Artikuj




HISTORIA E SHIRKUT


Teuhidi është nga natyra e bijve të Ademit, kurse shirku është i jashtëm:


Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Ndërmjet Ademit  dhe Nuhut


 kishte dhjetë gjenerata, që të gjithë ishin në Teuhid.”


Kur ndodhi shirku për herë të parë në tokë?


Shirku, për herë të parë ndodhi në popullin e Nuhut  kur e tepruan kundrejt të


devotshmëve. Ata pikturuan figurat e disa njerëzve të devotshëm (për të kujtuar


adhurimin e tyre të madh ndaj Zotit), mirëpo çështja nuk mbaroi me kaq, pas një kohe


ata filluan t’i adhuronin ata në vend të Allahut. Për këtë shkak, Allahu ua dërgoi atyre


Nuhun  për t’i thirrur në Teuhid.


Shirku te populli i Musait :


Shirku te populli i Musait, paqja e Allahut qoftë mbi të, ndodhi atëherë kur ata morën


viçin për ta adhuruar në vend të Allahut.


Shirku tek të krishterët:


Shirku tek të krishterët ndodhi pas ngritjes së Isait  në qiell kur erdhi Pali (shën Pali,


siç e quajnë të krishterët), i cili u shfaq si besimtar i Mesisë (Isait ) për t’i mashtruar


të krishterët, dhe futi në fenë e krishterë trinitetin, adhurimin e kryqit dhe shumë gjëra


tjera pagane.


Shirku tek arabët:


Shirku tek arabët ndodhi kur Amër Ibën Luhej El-Huzaiju, i cili ndryshoi fenë e Ibrahimit,


alejhis-selam, i solli idhujt në tokën e Hixhazit dhe urdhëroi njerëzit t’i adhuronin ata


në vend të Allahut.


Shirku në umetin e Muhamedit :


Shirku në këtë umet ndodhi pas shekullit të katërt, sipas kalendarit hixhrik, nëpërmjet


shiave fatimijë, kur filluan të ndërtonin tyrbe mbi varre, shpikën mevludin dhe e


tepruan kundrejt njerëzve të devotshëm (duke i adhuruar ata pos Allahut).


Historia e shirkut  2 


Shirku ndodhi, gjithashtu, kur u shfaqën sufitë e devijuar, të cilët e tepruan kundrejt


shehlerëve të tyre dhe formuesve të tarikateve.


Historia e shirkut  1 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL