Artikuj




Gusli


Larja e tërësishme e trupit


Kur detyrohemi të bëjmë gusël?


Është detyrë të bëjmë gusël në këto raste:


1. Kur del sperma vrullshëm, me epsh, përmes marrëdhënieve


intime, përkëdheljes a përfytyrimit.


2. Kur ndodh ejakulimi në gjumë, gjegjësisht dalja e spermës nga


i fjeturi, pa marrë parasysh a e ka vërejtur ai këtë gjë apo jo.


- Nëse ndokush sheh ndonjë ëndërr, mirëpo kur zgjohet nuk


gjen gjurmë të spermës nuk detyrohet të bëjë gusël.


3. Kur bashkohen organet gjenitale. Me këtë nënkuptohet futja


e kokës së organit të mashkullit në organin e femrës.


4. Kur ndërpritet gjaku i të përmuajshmeve.


5. Kur ndërpritet gjaku i lehonisë.


Kur është sunet të bëjmë gusël?


Është sunet të bëjmë gusël për gjërat në vijim:


1. Për namaz të xhumasë.


2. Për namaz të bajramit.


3. Për ihram të haxhit a të umres.


Gusli  2 


Gjërat që i ndalohen atij që është me hadeth1 të madh:


1. Namazi i detyrueshëm a vullnetar, duke përfshirë edhe


namazin e xhenazes.


2. Tavafi rreth Qabesë.


3. Prekja e Mus’hafit me dorë, pa ndonjë pengesë.


4. Qëndrimi në xhami. Ndërsa, kalimi nëpër xhami për ndonjë


nevojë, si p.sh. për të marrë a për të lënë ndonjë send nuk


është i ndaluar.


5. Leximi i Kuranit Fisnik. Nga kjo rregull përjashtohen: gruaja


me të përmuajshme dhe lehona, meqë sipas mendimit më të


saktë të dijetarëve atyre u lejohet të lexojnë Kuran pa e


prekur Mus’hafin.


Normat e guslit


1. Nëse një njeri është me hadeth të madh, por harron dhe i fal


në atë gjendje disa namaze, ky njeri detyrohet të bëjë gusël


posa t’i kujtohet dhe t’i përsërisë të gjitha ato namaze pa i


vonuar dhe sipas renditjes.


2. Ai që gjen gjurmë të spermës në rrobat e tij detyrohet të bëjë


gusël dhe t’i përsërisë menjëherë dhe sipas renditjes namazet


që i ka falur pas fjetjes së tij të fundit, pa marrë parasysh a i


kujtohet se ka ejakuluar apo jo.


3. Ai që është me hadeth të madh dhe bën gusël, ai gusël i


mjafton edhe për abdes. Por, ai i cili bën gusël që është sunet,


siç është gusli për namaz të xhumasë a për ihram, ose bën


gusël mubah (të lejuar), gusli i tillë nuk e zëvendëson abdesin.


1 Hadeth i madh quhet papastërtia kuptimore për të cilën jemi të detyruar të bëjmë


gusël, ku hyjnë: xhunubllëku, lehonia dhe të përmuajshmet, kurse hadeth i vogël


quhet papastërtia për të cilën jemi të detyruar të marrim abdes. Shënim i


përkthyesit.


Gusli


 3  4. Nëse ndokujt i del medhji2 ai nuk detyrohet të bëjë gusël, por duhet ta lagë kokën e organit gjenital me ujë dhe t’i lagë me ujë edhe rrobat (pjesën që e ka prekur medhji). Mirëpo, sunet është të lahet i tërë organi, duke përfshirë edhe herdhet. Dalja e medhjit e prish abdesin. Marrë nga libri "Et-tuhfe el-islamijje li talibi'l-hidaje er-rabbanijje" i autorëve Ibrahim El-Ued'an, Muhammed El-Ued'an dhe Abdurrahman El-Ued'an 2 Medhj quhet lëngu që del pa vrull nga organi gjenital i mashkullit për shkak të epshit. Shënim i përkthyesit.





Çka quajmë tejemum?


Tejemum quajmë fshirjen e fytyrës dhe të duarve me dhé të pastër,


me qëllim pastrimi.


Tejemumi bëhet në disa raste, prej tyre:


1. Kur nuk kemi ujë.


2. Kur nuk kemi mundësi ta përdorim ujin.


3. Kur kemi frikë se përdorimi i ujit do të na bëjë dëm.


Mënyra e tejemumit


1. Në fillim thua “bismilah”.


2. Pastaj e godet tokën (dheun) me të dy duart një herë, pa


marrë parasysh a i ke gishtat e duarve të ndarë a të


bashkuar.


3. Pas kësaj i fryn duarve për të pakuar pluhurin.


4. Mandej e fshin me to fytyrën.


5. Më pas e fshin shpinën e dorës së djathtë me shuplakë


(pëllëmbë) të dorës së majtë.


6. Pastaj e fshin shpinën e dorës së majtë me shuplakë të dorës


së djathtë.


Tejemumi  2 


Ai që nuk gjen as ujë e as dhé:


Nëse ndokush nuk ka mundësi të përdorë as ujin e as dheun për ndonjë


arsye të caktuar, falet në atë gjendje që është. Namazi i tij është në


rregull dhe nuk duhet ta përsërisë.


Marrë nga libri "Et-tuhfe el-islamijje li talibi'l-hidaje er-rabbanijje" i autorëve


Ibrahim El-Ued'an, Muhammed El-Ued'an dhe Abdurrahman El-Ued'an



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL