Vetëm për të rinjtë në Ramazan
O djalosh!
Para disa ditëve e pritëm muajin e bekuar të Ramazan. Ky muaj
ka domethënie të madhe te unë dhe te ti. Ti sikurse edhe mbarë
myslimanët, pa dyshim se je gëzuar me ardhjen e këtij muajit të
ndershëm.
Më gëzon pa masë fakti se në këtë muaj të bekuar kam
mundësinë që të drejtohem me gjërat më të shtrenjta që i posedoj
dhe me gjërat më të ndershme që i kam, duke ecur rrugës së
çiltërsisë dhe bisedës nën dritën e diellit.
Çiltërsia mundet të jetë e hidhur, mirëpo frytet i ka të ëmbla. Të
gjithë ne i kemi përjetuar këto momente të hidhura nga shkaku i
mbulimit të metave dhe kemi përjetuar fatkeqësinë e varrosjes së
gabimeve me pretekst të sjelljes së mirë. Kam shpresë se gjoksi juaj
do të jetë i gjerë që të dëgjojë atë që të them.
Devotshmëri, mirëpo ...
Vëllai im, djalosh!
Të gjithë e shohim një pamje të caktuar në muajin e Ramazanit.
Vërejmë djelmoshat, të cilët janë larguar nga rruga e Zotit, të
fundosur në kënetën e epsheve, i bën mëkatet e mëdha, nuk i
kryen obligimet e domosdoshme, ky djalosh fillon e interesohet
për gjërat shumë të imta që kanë të bëjnë me agjërimin. p.sh: nëse
duke marrë abdes i rrjedhin nga hunda disa pika gjak, pa qëllim, a
ndikon kjo në agjërimin e tij ose jo? Duke ecë në rrugë, më hyri në
fyt pluhur, a e prish kjo agjërimin ose jo? Ai këto pyetje i bën me
seriozitet dhe është i gatshëm që të merr përsipër përgjegjësinë e
pyetjes, qoftë kompensimi ose shpagimi.
Vetëm për të rinjtë në Ramazan
4
Të pyesësh për gjëra të cilat janë të paqarta për ty në çështjet e
adhurimit është princip të cilin ne nuk duhet ta refuzojmë dhe se
rënia e ndokujt në mëkate nuk është arsyetim që ai mos të
interesohet për adhurimet dhe mos të pyet për to.
Mirëpo, a nuk pajtohesh me mua se shembulli i këtij djaloshi
jeton në kundërthënie, të cilës nuk mundesh ti gjesh sqarim?!
Pse tregohet i devotshëm këtu, pyet dhe sigurohet për gjërat e
dyshimta, kurse me qëllim dhe me insistim e bën atë që e di me
siguri se është e ndaluar, madje edhe mëkat prej mëkateve të
mëdha?!
Disiplinë e çuditshme
Disa djelmosha kur t’i ndalosh prej mëkateve ose kur t’i
urdhërosh për ndonjë adhurim, ata arsyetohen duke thënë se ne
jemi plotësisht të bindur në këtë qe e thua, mirëpo epshi e ka
sunduar dhe nuk ka mundësi ta disiplinon vetveten. Disa herë, në
shikim të parë, ky arsyetim duket i logjikshëm, mirëpo kur të
shohësh gjendjen e këtij djaloshi me agjërimin, sheh një logjikë
tjetër.
Në momentin kur thërret ezani i namazit të sabahut, ai
përnjëherë ndalet nga ushqimi edhe në qoftë se në dorë ka
kafshatën e parë, pasi që është ngritur vonë. Ose mbetet në sofrën
e iftarit dhe nuk ka guxim që ta zgjas dorën para se ta dëgjon
ezanin, e gjatë ditës pa marrë para sysh se sa e ka lodhur agjërimi,
se sa është etur, ai as që mendon ta prish agjërimin dhe të tejkalon
kufijtë. A nuk mendon se kjo sjellje është shumë e pëlqyer dhe pa
dyshim se tregon se ai ka forcë për të kontrolluar vetveten dhe për
të ngadhënjyer ndaj epshit të tyre? Agjërimi, djelmosha, na jep
mësim se ne kemi mundësi, me lejen e Allahut, që ta disiplinojmë
vetveten dhe të ngadhënjejmë mbi epshin tonë.
Vetëm për të rinjtë në Ramazan
5
A i ke parë ata?
Vëlla, pse nuk urdhëron një herë, e të vizitosh xhamitë, ku
imamët e kanë zërin e bukur dhe me ndikim, e të shohësh
grumbullin e djelmoshave të rinj?! Ata janë të vendosur për të
qëndruar para Allahut [subhanehu ve teala] në atë namaz edhe po
që se zgjat deri në syfyr, kurse në anën tjetër kemi djelmosha të
cilët tërësisht e kanë lënë namazin me xhemat. Këta djem të
xhamisë, vazhdimisht i sheh në adhurime të llojllojshme dhe të
ndryshme, në kohë kur të tjerët i kalojnë netët e Ramazanit në
gjëra krejtësisht pa vlerë.
Pse nuk ia parashtron vetvetes këtë pyetje, ti që e humb kohën
duke shëtitur nëpër qytet, nga kafeneja në tjetrën: A nuk mundem
të jem edhe unë njëri prej tyre? Si arritën këtë sukses ata? Edhe ata
jetojnë në këtë shoqëri ku jetoni edhe ju, edhe ata kanë epshe sikur
ju, edhe ata ballafaqohen me pengesa sikurse ju!
A nuk mund të durojmë atë që duruan ata?
Vëlla i nderuar!
Të shumtë janë ata djelmosha që ishin të lajthitur, në rrugë të
neglizhencës, të dhënë pas mëkateve dhe epsheve, e pastaj Allllahu
i udhëzoi, e u ndryshua gjendja e tyre dhe u fut në karvanin e
burrave të mirë, të nënshtruar dhe që i frikohen Allahut,
[subhanehu ve teala].
Ndoshta ndonjëri prej tyre është shoku yt. Si ka mundësi që të
arrijnë sukses ata në kalimin e këtyre pengesave e të tjerët
dështojnë?! Pse ata mundën të pendohen, kurse të tjerët nuk
munden?!
Te shumë djelmosha pengesë nga pendimi dhe zbatimi i
urdhrave të Zotit nuk është mosbindja, por ndjenjat se nuk kanë
mundësi për ndryshim. A nuk është ky yrnek shembull i mirë për
Vetëm për të rinjtë në Ramazan
6
të dhe argument se mos mundja është vetëm iluzion, të cilin vet e
ka krijuar.
Para se të vyshket lulja
Vëllai im i nderuar, e ke pa atë që i është kërrusur shpina, e
shkopi është bë element i pandarë i jetës së tij, vitet e gjata i kanë
lënë mbresat e veta në fytyrën e tij, vallë kështu ka lindur? Ose një
ditë ka qenë i fuqishëm dhe aktiv? A nuk e di se edhe ne do të
arrijmë në këtë gjendje, nëse nuk na vjen exheli. Atëherë na shkon
ndriçimi dhe na dobësohet gjallërimi. Vëlla, çka mund të ndodh
nëse e shfrytëzojmë kohën e rinisë në adhurime para se të na kalon
kjo kohë dhe ta kërkojmë, mirëpo atëherë kot do të jetë.
Edhe për rininë, ku e kemi kaluar
Vëlla i dashur, sigurisht se e mban mend mirë fjalën e
Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Nuk do të lëvizin këmbët e robit në Ditën e Kiametit
derisa nuk pyetet për katër gjëra: për jetën e tij ku e ka
kaluar, për rininë ku e ke harxhuar, për pasurinë ku e ka fituar
dhe ku e ka shpenzuar”.
Nëse mendojmë seriozisht rreth realitetit tonë, a do të
mundemi të gjejmë përgjigje bindëse, shpëtuese para Atij që nuk
mund t’i fshehët asgjë. Jeta jonë në kohën e rinisë a është e atij
rangu që mundet të na ofroj sukses kalimtar në këtë provim?! A
nuk e shihni se para nesh kemi një mundësi të madhe për të
shfrytëzuar rininë dhe për tu përgatitur për këtë provim?
Njëri prej shtatë personave
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka lajmëruar se në
Ditën e Kiametit: “Dielli do të afrohet mbi njerëz sa një mile, e
Vetëm për të rinjtë në Ramazan
7
lodhja dhe djersa do të arrijnë kulmin”. Dhe se në këtë ditë ka
njerëz që do të jetojnë nën hije të Allahut, e prej tyre është edhe:
} *+ " , - . / ن 0) {
“I riu që është rritur në adhurim ndaj Allahut [subhanehu ve
teala]”.
Çka të pengon që të bëhesh ti njëri prej tyre?!
Çka qëndron mes teje dhe mes kësaj gjendjeje?!
Rishikoj llogaritë dhe përmirëso rrugën, e bëre këtë muaj shans
për të arritur në këtë gradë.
Gjëja më e madhe që mundesh ta ofrosh në këtë muaj
Vëlla, sigurisht se ke pa se si njerëzve u është ndryshuar gjendja
në këtë muaj. Xhamitë janë mbushur me njerëz, shumë njerëz janë
të preokupuar me leximin e Kuranit, vendet e shenjta janë përplot
me njerëz që bëjnë tavaf dhe itikaf, shumë pasuri jepet sadaka dhe
për bamirësi. Njëri lexon Kuran, tjetri fal namaz, i treti jep sadaka,
i katërti bën lutje…
Ku është vendi yt në mesin e tyre?
A nuk ke kërkuar vend në këtë hartë.
A nuk është puna më e mirë që e bën dhe realizimi më i mirë që
e ofron pendimi i sinqertë dhe lajmërimi se do të ecish në karvanin
e burrave të devotshëm?!
Para se të befasojë shkatërruesi i kënaqësive e t’ia japësh
lamtumirën kësaj bote, bëri vetvetes qëllim në këtë muaj të bekuar
të Ramazanit, sepse ti ke mundësi ta bësh këtë, me lejen e Allahut.
Pendimi dhe afati i imagjinuar
Shumë djelmosha janë të bindur me gabimet e veta dhe
shpreson ndryshimin, mirëpo prêt kohën e përshtatshme, e ajo
Vetëm për të rinjtë në Ramazan
8
është vdekja e ndonjë të afërmit ose ndodhia e ndonjë fatkeqësie,
ose ta tronditë ndonjë moment, i cili e thërret në pendim. Mirëpo
çka do të bëhet gjendja kur i vdekuri do të jetë vet ky njeriu, nga i
cili do të marrim mësim të tjerët?!
Paska qenë me të vërtetë ajo ndodhia të cilën e ka pritur, por
me te i erdhi edhe fundi!
Vëllai im, dije se në këtë botë e ke vetëm një mundësi, andaj kjo
çështje nuk ofron mundësi për të rrezikuar!
Pse nuk vendosim që tani të pendohemi dhe të ecim rrugës së
përqendrimit?
Vendimmarrja mundet të jetë i rëndë dhe i vështirë për
shpirtin, ka pasoja dhe flijim, mirëpo fundin e ka të lavdëruar dhe
frytet i ka të bollshme, me lejen e Allahut.
Për këtë të vendosim në këtë muaj që të pendohemi dhe të
nisemi rrugës së adhurimit dhe ngjitjes në shkallët e ngritjes tonë
dhe arritjes së lartësirave të xhenetit.
All-llahu na bëftë nga të tillët. Amin.
Gjendja e Selefit pas përfundimit të Ramazanit
Ja përfundoi edhe muaji i Ramazanit. Këto janë ditët dhe netët
e tij që iu afruan largimit. U krye muaji i agjërimit dhe namazit të
natës. Përfundoi muaji i mëshirës dhe faljes si dhe lirimit nga zjarri.
Përfundoi pasi që fryu drejt zemrave një erë e lehtë prej erërave të
afërsisë ndaj Allahut të lartësuar. U lidh përgëzimi për ata që ishin
shkëputur më parë, falja për ata që kishin bërë mëkate dhe u liruan
ata që e kishin merituar zjarrin, tërë kjo atëherë kur u prangosën
djajtë në muajin e Ramazanit dhe u zbehën zjarret e epsheve me
agjërimin.
Të përshëndeturit me këtë muaj nxit në shpirt pikëllimin. E si
të ndahet nga i dashuri i tij që frikësohet që takimi me të ketë qenë
për herë të fundit. A ta përcjellim me atë që e shfaqin disa nga ne
prej vullnetit të dobët dhe vendosmërisë së zbehët apo ta
përcjellim ashtu si e përcillnin robërit e mençur të Allahut dhe të
zgjedhurit prej krijesave të Tij – paraardhësit e këtij umeti dhe më
të mirët e tij. Ata të cilën bashkuan mes zellit në kryerjen e veprave
dhe përsosjen e tyre si dhe dertin për pranimin e tyre dhe frikën se
mos po ju refuzohen.
Paraardhësit e tanë – Allahu qoftë i kënaqur me ta – shfaqnin
sjellje të mahnitëse ndaj këtij muaji edhe para se të fillonte ku “E
lusnin Allahun gjashtë muaj që t’iu mundësojë ta arrijnë muajin e
Ramazanit pastaj e lutnin gjashtë muaj që ta pranonte atë prej tyre.”
1
Pas daljes së muajit të begatshëm shfaqnin pikëllimin dhe
dhembjen për daljen e tij dhe kujdeseshin të porositnin njëri tjetrin
për vazhdimësi në adhurim gjatë tërë vitit, sepse të gjithë muajt për
myslimanit janë sezon për adhurime bile e tërë jeta është sezon për
respekt ndaj Allahut.
“Umer b. AbdulAzizi (Allahu e mëshiroftë) tha në hutben e tij
të bajramit të fitrit: O ju njerëz ju agjëruat tridhjetë ditë, u falët
1 Letaiful Mearif: 1/232.
3
natën tridhjetë ditë e sot keni dalën të kërkoni nga Allahu t’i
pranon prej juve e disa pres Selefit shfaqte pikëllimin ditën e
Bajramit e i thuhej atij: kjo është ditë gëzimi dhe hareje! Ai thoshte:
Ia qëlluat por, unë jam një rob të cilin e ka urdhëruar Allahu të
punojë për të një punë e nuk e di a e ka pranuar prej meje apo jo?
Vehb b. El Verd i ka parë disa njerëz duke qeshë ditën e
Bajramit e ka thënë: Nëse këtyre iu janë pranuar veprat kjo nuk
është sjellja e atyre falënderuesve e nëse nuk iu kanë pranuar veprat
kjo nuk është sjellja e atyre që frikësohen.
Hasen El Basriu ka thënë: Allahu i lartësuar e ka bërë muajin e
Ramazanit mejdan për krijesat e Tij ku garojnë me adhurimet ndaj
Allahut për të arritur kënaqësinë e Tij e disa njerëz kanë triumfuar
në këtë garë e disa të tjerë kanë mbetur prapa dhe kanë humbur e
është për t’u çuditur me atë i cili luan dhe qesh në ditën në të cilën
triumfojnë bamirësit dhe humbin ata që nuk punuan.
Është transmetuar nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai
thërriste në natën e fundit të muajit të Ramazanit: Ah i mjeri unë!
Kujt iu kanë pranuar që ta përgëzojmë dhe kujt nuk iu janë
pranuar që ta ngushëllojmë.
Abdullah b. Mesudi thoshte: Kujt iu janë pranuar veprat e mira
nga ne që ta përgëzojmë dhe kush është privuar ta ngushëllojmë.
O ti që u janë pranuar nga ti të lumtë dhe o ti që je refuzuar Allahu
ta lehtësoftë fatkeqësinë tënde.” 2
O ti vëlla që po agjëron: Shiko paraardhësit e tu se si ka qenë
gjendja e tyre gjatë përfundimit të Ramazanit dhe si ka qenë
pikëllimi i tyre për lamtumirën që ia kanë dhënë këtij muaji të
begatshëm. Ti në ta e ke shembullin më të mirë, prandaj tregohu i
zellshëm në këtë muaj. Ky zell i yti le të ndikon në pjesën tjetër të
jetës tënde dhe pyete veten: Çka ke përfituar prej Ramazanit? Dhe
a ka sjell Ramazani ndryshim në shpirtin dhe sjelljet e tuaja?
E lusim Allahun ta pranojë nga ne agjërimin dhe namazin e
natës dhe të na pranon veprat e tona të pakta, e të na falë shumë.
Ai është meritor për këtë dhe i vetmi që ka mundësi. E paqja dhe
2 Letaiful Mearif: 1/234 (e shkurtuar)
4
mëshira qofshin për zotërinë tonë Muhamedin, familjen dhe
shokët e tij gjer në ditën e Gjykimit. E falënderimi i takon Allahut,
Zotit të botëve.