Artikuj

Gradualiteti në thirrjen e muslimanit të ri


Ai që hyn në Islam është sikurse një i porsalindur dhe siç dihet


gjendja e të porsalindurit ka nevojë për përkujdesje dhe vëmendje të


shtuar. Islami është fe e fuqishme dhe askush nuk hyn në të vetëm se


me butësi. Për këtë, nuk duhet që njeriu të ngarkohet me obligime që


nuk ka mundësi t’i praktikoj apo qysh në fillim të orientohet drejt


gjërave më të vështira.


Buhariu në “Sahihun” e tij shënon hadithin e Talha b. Ubejdil-lahit


(Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili ka thënë: Një njeri flokëshprishur,


prej banorëve të Nexhdit, erdhi te i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe


shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ne e dëgjonim zhurmën e zërit të


tij por, nuk kuptonim se ç’po fliste! Gjersa iu afrua të Dërguarit të


Allahut, atëherë kuptuam se po pyeste për kushtet e Islamit. I


Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)


iu përgjigj:


- “Pesë namaze gjatë ditës dhe natës.”


- Ai i tha: A e kam obligim të fal ndonjë namaz tjetër?


- Pejgamberi i tha: “Jo, përveç nëse donë të falësh namaz vullnetar.”


- I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)


shtoi: “Edhe agjërimi i Ramazanit.”


- Ai i tha: A kam obligim të agjëroj ditë të tjera?


- Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i tha:


“Jo, përveç nëse donë të agjërosh vullnetarisht.”


- Pastaj, Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)


ia përmendi atij zekatin.


- E ai i tha: Përveç kësaj që përmende, a kam për obligim të jap diçka


tjetër zekat?


- Ai iu përgjigj: Jo, përveç nëse donë të japësh nga pasuria jote


vullnetarisht.


Talha tha: Njeriu u largua duke thënë: Pasha Allahun, nuk do të


shtoj më tepër se kaq e as nuk do të pakësoj! Atëherë, i Dërguari i


Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) tha: “Nëse


është i sinqertë në fjalët e tij do të jetë i shpëtuar.”


٤


Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i


përgjigjej muslimanit të ri sikur që e diktonte rasti, dhe duke filluar


nga ajo që është më e rëndësishme pastaj me atë që është më pak e


rëndësishme. Këtë e vepronte pasi që është e pamundur të


shpjegohet sheriati përnjëherë, e sidomos për atë që është i ri në


Islam, andaj kjo është metodologjia që duhet ta ndjek thirrësi ndaj


muslimanit të ri.


E prej dëshmive të përkujdesjes së Pejgamberit (lavdërimi dhe


shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që t’i përmbahet gradualitetit në


thirrjen e muslimanit të ri është edhe hadithi i transmetuar nga Ebu


Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) ku thotë: “Një beduin erdhi te


Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe i


tha: Më trego ndonjë vepër, që nëse e kryej do të hyj në Xhenet? Ai i


tha: “Adhuroje Allahun dhe mos e adhuro dikë tjetër me Të, fali namazet


e obliguara (farzet), jepe zekatin e obliguar dhe agjëroje Ramazanin.” Ai


i tha: Pasha Atë që në dorën e Tij ka shpirtin tim, unë nuk do të shtoj


më tepër se kjo! E kur u largua, Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i


Allahut qofshin mbi të) tha: “Ai që dëshiron ta sheh një njeri prej


banorëve të Xhenetit, le ta shikoj këtë njeri.”


Dijetarët kanë thënë: “Ky hadith dhe të ngjashëm me të iu janë


thënë beduinëve që vetëm sa e kanë pranuar Islamin. Në rastin e tyre


Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i


mjaftonte që ata të kryenin vetëm obligimet, ashtu që të mos ju vinte


rëndë e pastaj të mërziteshin. Kjo në mënyrë që kur të gjenin kurajë


në veten e tyre për të kuptuar më shumë prej tij dhe kur të shprehin


interesimin për të arritur shpërblimin e adhurimeve vullnetare, do


t’ju dukej diçka e lehtë.”


Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Obligimet Islame me të


cilat ngarkoheshin njerëzit zbritnin gradualisht. Kurdo që i


lehtësohet atij që sapo ka filluar adhurimin apo atij që dëshiron ta


filloj atë, atëherë adhurimi do t’i duket i lehtë dhe zakonisht si


rezultat i kësaj ai do ta shtoj adhurimin e tij. Në të kundërtën, sa më


shumë që t’i vështirësohet është më afër që ai mos të hyj në Islam, po


edhe nëse hynë më afër është se nuk do të vazhdoj apo nuk do të


ndjej kënaqësi në të.”


٥


Gradualiteti në mësimin e gjërave ishte metodologjia që e ndoqën Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Në librin e Imam Ahmedit “El Musned” shënon se: “Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) i mësonin nga Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhjetë ajete dhe nuk fillonin t’i mësonin dhjetë të tjerat përderisa nuk përfitonin njohuritë dhe dispozitat që përmbanin dhjetë të parat. Ata thoshin: “Kësisoj mësuam dijen dhe të vepruarit me të.”


Ngarkimi i muslimanit të ri me atë që nuk ka mundësi ta bëjë dhe mosmarrja parasysh e gradualitetit në thirrjen e tij mund të bëhet shkak në largimin e tij nga Islami, apo në dobësimin e të kapurit e tij për të dhe kësisoj e bën të heqë dorë nga pranimi i obligimeve Islame.


Gjithashtu, muslimanin e ri nuk duhet ta ngarkojmë tepër gjatë mësimit, nëse ai has në vështirësi. Prej rregullave të njohura te dijetarët është se nëse muslimani i ri nuk ka mundësi ta mësoj Kuranin për shkak të paaftësisë, ai ka mundësi që gjatë namazit në vend të leximit të Kuranit ta përmend Allahun (të bëjë dhikër).


Hattabiu ka thënë: “Nëse është person i cili nuk ka aftësi që të mësoj diç prej Kuranit për shkak të ndonjë dobësie në natyrshmërinë e tij, mbamendjes së dobët, për shkak të beblbëzimit gjatë të folurit, apo edhe për ndonjë të metë që i shfaqet ndërkohë atij, atëherë pas Kuranit dhikri më meritor për t’u thënë është ai që na e ka mësuar Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) si: Tesbihi (thënia: SubhanAllah), Tahmidi (thënia: Elhamdulil-lah), Tehlili (thënia: La ilahe il-lAllah) dhe Tekbiri (thënia: Allahu Ekber).”


Ai që merr përgjegjësinë t’ua mësoj Islamin muslimanëve të rinj e


ka obligim t’i kushtoj rëndësi të veçantë gradualitetit dhe të njihet me


udhëzimin e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin


mbi të) në këtë çështje, në mënyrë që daveti i tij në mesin e tyre të jep


frytet e dëshiruara në vazhdimësi – me lejen e Allahut.








Metodologjia e lehtësimit në thirrjen e muslimanit të ri


Ndër karakteristikat kryesore në metodologjinë profetike rreth


daves (thirrjes islame) drejtuar muslimanit të ri është: Parimi i


lehtësimit gjatë thirrjes drejtuar atij. Lehtësimi është prej veçorive më


të mëdha të fesë Islame dhe askush nuk e shtrëngon fenë, e që ajo të


mos e mposhtë atë, sikurse që është transmetuar në “Sahihun” e


Buhariut nga Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin


mbi të) se ka thënë: “Vërtet feja është lehtësim dhe kushdo që mundohet


ta shtrëngon fenë (përmes shfaqjes së ekstremizmit në adhurim), ajo do


ta mposhtë atë. Andaj, përmbajuni mesatares dhe përpiquni sipas


mundësisë dhe përgëzoni njëri tjetrin me shpërblimin për veprat e mira.


Ndihmohuni në udhëtimin tuaj0F


1 me ecje gjatë mëngjesit të hershëm,


pasdites dhe një pjese të natës.” Feja Islame nuk ka ardhur që


pasuesve të saj t’ju vendos barrë të rënda1F


2 dhe pranga por, ka ardhur


që t’i liroj ata prej tyre dhe i ka ngarkuar me ato vepra të cilat kanë


mundësi t’i kryejnë.


Lehtësimi në ligjet e Islamit, urdhrat dhe ndalesat e tij është diçka


që vërehet qartë. Allahu i lartësuar thotë: “Dhe nuk ju ka bërë juve në


fé kurrfarë vështirësie” (El Haxh: 78) dhe ka thënë qoftë i lartësuar:


“Allahu dëshiron që t"jua lehtësojë dhe jo që t"jua vështirësojë.” (El


Bekare: 185). Islami e ka ndaluar tejkalimin e kufijve (në adhurime),


teprimin (në vepra dhe fjalë) dhe ekstremizmin në fe. Allahu i


lartësuar thotë: “Thuaj (o Muhammed!): "Unë prej jush nuk kërkoj


kurrfarë shpërblimi për të (Kur'anin), e as nuk jam nga ata që paraqiten


të atillë (çfarë nuk janë)” (Sad: 86) dhe Pejgamberi (lavdërimi dhe


shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Janë shkatërruar


ekstremistët”.


Dijetarët kanë thënë: “Ata që thellohen dhe e shtrëngojnë në ato raste


që nuk bën dobi shtrëngimi.”


1 Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e ka krahasuar përpjekjen e


njeriut për kryerjen e veprave të mira në kohët më të përshtatshme me udhëtarin i cili zgjedh


kohët më të përshtatshme për udhëtimin e tij. (Fethul Bari: 1/68, hadithi me nr: 38) (sh.p.)


2Barra e rëndë: Janë obligimet, zbatimi i të cilave përbënte vështirësi të mëdha. Allahu i


lartësuar kishte urdhëruar me obligime të tilla Beni Israilët për shkak të rebelimit dhe


padëgjueshmërisë ndaj urdhrave të Tij. Por, këto obligime i ka anuluar me shpalljen e


Islamit. (sh.p.)


٤


Kur Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)


e dërgoi Muadhin dhe Ebu Musa El Eshariun (Allahu qoftë i kënaqur


me ta) në Jemen, ju tha atyre: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni dhe


përgëzoni e mos i trembni (mos i largoni njerëzit nga Islami) dhe


ndihmohuni mes vete e mos u përçani.” Ai nuk u mjaftua me


përmendjen e lehtësimit, përgëzimit dhe bashkëpunimit por, ia


bashkëngjiti edhe ndalimin nga e kundërta e saj, e që është:


vështirësimi, shkaktimi i neverisë (që dikton largimin e tyre nga


Islami) dhe përçarja.


Lehtësimi zinte një vend të posaçëm nëpër të gjitha periudhat e


thirrjes së tij (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ai, në


të gjitha çështjet, e zgjidhte atë më të lehtën për umetin e tij. Ai


(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) urdhëronte të


përdorej lehtësimi në të gjitha çështjet dhe i përmbahej praktikisht


asaj me të cilën i urdhëronte të tjerët, e në veçanti gjatë thirrjes së


njerëzve në Islam dhe nxitjes së tyre në përqafimin e tij. Qartësia,


elokuenca dhe thjeshtësia e shprehjeve dhe kuptimeve që përmbanin


fjalët e tij ishin shkak i përqafimit të Islamit nga ana e Sahabëve


(Allahu qoftë i kënaqur me ta). Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i


Allahut qofshin mbi të) e përmblidhte thirrjen e tij në disa fjalë të


cilat i kuptonin si njerëzit e thjeshtë ashtu edhe ata që ishin


autoritativ.


Kur vinin delegacionet te Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i


Allahut qofshin mbi të) ai nuk i mbante shumë gjatë por, vetëm aq sa


ua prezantonte Islamin dhe ua mësonte parimet e fesë dhe bazat e


saj. Për këtë, nuk është urtësi që thirrësi (davetxhiu) ta sqaroj tërë


fenë përnjëherë para atij që e thërret në Islam, por e sqaron


gradualisht që mos t’i duket e rëndë. Kjo mënyrë është në pajtim me


metodologjinë e lehtësimit gjatë daves, përgëzimin me të dhe


mostrembjen nga ajo.


Kuptimi i thelbit të lehtësimit është prej syçeltësisë (metodologjisë


së mbështetur në argumente) në dave dhe llogaritet si pjesë e urtësisë


me të cilën Allahu ka urdhëruar që të tjerëve t’u bëhet dave.


Lehtësimi nuk nënkupton veprimin sipas epshit dhe dëshirave të


verbra por, pasimi i më të lehtës gjatë daves, në përputhje me


sheriatin.


٥


Ndodh që disa muslimanë të rinj qëllimisht i veprojnë disa


adhurime të cilat ju vinë të rënda, në fillim të udhëzimit. Ata


mendojnë se muslimani i ri duhet që t’ia vështirësoj vetes në fillim të


pranimit të Islamit apo ta dënoj veten e tij me lloje të ndryshme të


adhurimit në mënyrë që t’i shpaguaj mëkatet e mëparshme.


Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thënë: “Ajo që duhet të dihet është se


dashuria dhe kënaqësia e Allahut nuk janë të lidhura me dënimin e


shpirtit dhe sfidimin e tij me vështirësi, sa që të ngulitet koncepti se


sa më e rëndë puna aq më e vlefshme është, sikurse që mendojnë


shumë injorantë se shpërblimi është sipas vështirësisë në çdo gjë. Jo,


por, shpërblimi është sipas dobisë së veprës, interesit dhe përfitimit


prej saj si dhe aq sa gjatë veprimit respektohet urdhri i Allahut dhe të


Dërguarit të Tij. Prej dy veprave, nëse njëra prej tyre është më e mirë


dhe vepruesi i saj është më i bindur dhe e pason sunetin, atëherë ajo


është vepra më e vlefshme. Ngase veprat nuk maten përmes


kuantitetit të tyre por, maten sipas ndikimit të tyre në zemra gjatë


veprimit. Për këtë kur u zotua motra e Ukbetu b. Amir që ta kryente


haxhin duke ecur dhe këmbëzbathur Pejgamberi (lavdërimi dhe


shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i tha: “Allahu nuk ka nevojë që


motra jote ta dënojë veten e saj, urdhëroje që të hip.” dhe është


transmetuar: “E ka urdhëruar të prej kurban”, si dhe është


transmetuar: “të agjëroj”


Marrja për bazë e lehtësimit në daven drejtuar muslimanit të ri


është marrë nga udhëzimi i Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i


Allahut qofshin mbi të) kur e dërgonte dikë për të thirrur në fenë e


Allahut. Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi


të) kur e dërgonte dikë i thoshte: “Lehtësoni e mos vështirësoni”


Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Prej hadithit


nënkuptohet se duhet t’ia përfitojmë zemrën atij që është afër ta


pranoj Islamin dhe nuk duhet t’ia vështirësojmë (përqafimin e


Islamit). Kësisoj duhet vepruar me fëmijët të cilët janë në prag të


moshës së pjekurisë apo kanë hyrë në të, si dhe me ata që janë


penduar nga mëkatet. Me secilin prej tyre duhet të sillemi me butësi


dhe duhet gradualisht t’i thërrasim në veprimin llojeve të ndryshme


të adhurimeve.”



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL