Artikuj




Hyrje


Thirrja e jo myslimanëve në Islam 2009


1


Thirrja e jomyslimanëve në Islam


[ Shqip – Albanian –  ]


Muhamed Hasen Jusuf


Përktheu : Omer Berisha


Redaktoi : Redaksia e albislam.com


2009 - 1430


Thirrja e jo myslimanëve në Islam 2009


3


Thirrja e jomyslimanëve në Islam


Nga: Muhamed Hasen Jusuf


Vlera e thirrjes në Islam:


Thirrja në fe zë një pozitë tejet të lartë në fenë Islame. Duhet ditur se


thirrja është kumtim i porosisë së Allahut te njerëzit. Kjo ishte detyra e


pejgamberëve dhe vazhdon të jetë angazhimi i atyre njerëzve, të cilët Allahu


i nderoi me dije.


Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për të, ishte ai që mbajti


flamurin e thirrjes dhe e kreu atë detyrë ashtu si i ka hije. Allahu i Lartësuar


na tregon: "O Pejgamber, Ne të dërguam ty si dëshmues, lajmëtar,


përgëzues, qortues dhe thirrës në Allah, me lejen e tij. Ty të bëmë dhe


pishtar ndriçues". (Ahzab 45-46).


Ai, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për të, vërtetë kumtoi porosinë, çoi


amanetin në vend, këshilloi njerëzimin dhe u mundua për Allahun aq sa


mundi derisa e takoi Allahun, kur më gadishulli Arabik tërësisht kishte hyrë


në Islam.


Pas tij, këtë flamur e morën shokët e tij, të cilët e kryen me sukses këtë


detyrë, duke dhënë tërë mundin për ta kumtuar thirrjen në Allah te të gjithë


njerëzit, në lindje dhe perëndim. Pas tyre, flamurin e morën tabiinët


(gjenerata e dytë), të cilët çliruan shumë vende dhe shumë të tjera u


nënshtruan.


Thirrja e jo myslimanëve në Islam 2009


4


Ja sot, ne po shohim përreth gjurmën e punës së tyre. Jemi duke parë se


Islami është përhapur kudo, në lindje e perëndim dhe në jug e veri. Kjo nuk


do të ndodhte sikur ata, të mos jepnin mundin dhe sakrificat e shumta në


rrugën e thirrjes për në fenë e Allahut.


Kur e shohim këtë, mësojmë se sa e madhe është përgjegjësia jonë për


Islamin, mësojmë se e kemi detyrë fetare që ta realizojmë atë që e kanë


filluar të parët tanë dhe mësojmë se edhe ne duhet thirrur njerëzimin në


këtë fe madhështore.


Gjithë kësaj i bashkëngjitet bindja se Islami është fe botërore, e cila


duhet kumtuar tërë njerëzimit. Islami është feja me të cilën është i kënaqur


Allahu për njerëzimin. Ai ka thënë: "Fe e pranuar tek Allahu është Islami".


(Ali Imran 19). "Kush kërkon fe tjetër nga Islami, ajo është e papranuar...".


(Ali Imran 85). "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë


Time, zgjodha për ju Islamin si fe...". (Maide 3).


Pra, nuk ka fe të pranuar përveç Islamit, kjo d.m.th. të kemi bindjen se


të gjithë jomyslimanët duhet të thirren në Islam dhe ngarkesa e kësaj thirrje


është mbi supet tona.


Po ashtu, me thirrjen tonë në këtë fe realizojmë mirësinë, të cilën Allahu


ia përshkroi besimtarëve që thërrasin në fe: "Ju jeni populli më i mirë, i


ardhur për njerëzimin, kur të urdhëroni në të mira, të ndaloni nga të këqijat


dhe të besoni Allahun". (Alu Imran 110).


Që këtu, shohim se nga të gjithë pjesëtarët e kësaj feje kërkohet


përhapja e Islamit. Të gjithë e kanë detyrë që në këtë çështje, ta kenë


shëmbëlltyrë Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për të. Ata


gjithashtu duhet të përgatiten për dhënie dhe sakrificë në rrugëtimin e


përhapjes së kësaj feje në çdo pjesë të tokës.


Thirrja e jo myslimanëve në Islam 2009


5


Themelet e thirrjes në Islam:


Mirë ama, cilat janë themelet mbi të cilat mund ta bëj këtë thirrje?


Vërtetë ka disa themele, të cilave duhet dhënë shumë rëndësi gjatë


thirrjes në Islam. Shkurtimisht mund t'i numërojmë:


1. Mbjellja e dashurisë së Allahut në zemrën e atij të cilin e thërret dhe


të kujdesesh sinqerisht për këtë farë të besimit derisa të rritet dhe të piqet.


Kjo është e nevojshme sepse, përqendrimi në Islam kërkon realizim


detyrash dhe bartje përgjegjësi, të cilat nuk mund t'i bëjë njeriu përveç nëse


zemrën e ka të mbushur me dashuri të Allahut, dëshirë të shpërblimeve dhe


frikë nga dënimi. Këndi që më tepërmi ndihmon këtë aspekt është thellimi


në kapitullin: emrat e bukur dhe cilësitë e larta të Allahut. Gjithashtu


koncentrim të veçantë kërkon edhe mësimi se kjo jetë nuk është asgjë


përpos një botë kalimtare për në botën e përhershme, se atje është jeta pas


vdekjes dhe atje bëhet llogaritja e të mirave dhe të këqijave: bamirësi do të


shpërblehet për të mirat që i ka bërë, ndërsa mëkatari do të dënohet për të


zezat që i ka bërë.


2. Dhënia shembull dhe shëmbëlltyra prej anës tënde. Dije bindshëm se,


vepra ka ndikim më të madh se fjala dhe fjala e shoqëruar me vepër


vendoset thellë në zemër dhe shpirtin e tjetrit. Dije se, Islami nuk është


përhapur në botë me asgjë më shumë sesa me moral, me të cilin kanë qenë


të zbukuruar tregtarët, që kanë udhëtuar anekënd botës. Gjithashtu,


përkujto sa i ka qortuar Allahu njerëzit të cilët veprojnë ndryshe nga ajo që


flasin: "A po urdhëroni të tjerët në mirësi, e veten tuaj po e harroni ndërsa


ju jeni ata që e lexoni Librin, a nuk po mendoni". (Bekare 44). Pra,


detyrimisht fjalët dhe veprat tua duhet të jenë në pajtim, kur thërret në


Islam.


3. Ndjekja e metodës më të bukur gjatë thirrjes në Islam dhe shfaqja e


afërsisë me atë që je duke e thirrur. Bindu se prej natyrshmërisë se njeriut


Thirrja e jo myslimanëve në Islam 2009


6


është ta dojë secilin që na bën mirësi. Ndërsa, vrazhdësia gjatë thirrjes


shpesh herë mund të shkaktojë mendjemadhësi, këmbëngulje dhe inat. Po


veprove ashtu, do të kesh rezultate krejtësisht të kundërta nga ato që


shpreson.


4. Të dish se çdo rast kërkon sjellje të veçantë. Ndodh që, një metodë të


jetë e suksesshme me një person por e dështuar me tjetrin. Madje ndodh të


ketë sukses një metodë të një person në një kohë të caktuar, por e njëjta


metodë te i njëjti person do të dështojë në kohë tjetër. Nga kjo mësojmë se


patjetër duhet ta njohim personin që jemi duke e thirrur në Islam. T'i


njoftojmë mendimet e tij, kuptimet dhe paragjykimet eventuale.


5. Mos i përshpejto rezultatet. Ti je i urdhëruar të thërrasësh në Islam e


nuk je i detyruar ta presësh frytin e kësaj thirrje në këtë dynja. Nëse ka


rezultate të shpejta nga thirrja jote, falënderoje Allahun për këtë. Mirëpo,


nëse vonohen rezultatet e thirrjes tënde dhe nuk sheh asnjë fryt, mos lejo


dëshpërimin të depërtojë në zemrën tënde. A e di se ditën e Kiametit, do të


ketë pejgamberë që do të vijnë vetmas, pa asnjë pasues. Pra, e rëndësishmja


është të japësh mundin tënd, e jo të presësh rezultatin.


6. Durimi gjatë vështirësive të davetit. Vazhdimisht përkujtoje fjalën e


Llukmanit, që ia tha birit të vet: "O biri im, fale namazin, urdhëro në të


mira, largo nga të këqijat dhe duroje atë që të godet, vërtet, këto janë


çështjet më të preferuara". (Lukman 17) Këtu shihet qartë se pas urdhrit


për të porositur në të mira dhe për të ndaluar nga të këqijat, e urdhëroi që


të ketë durim. Rruga e davetit nuk është e shtruar me trëndafila, andaj


duhet kalitur shpirtin në këtë gjë që nga fillimi, ashtu që mos të të ndodhë


të ikësh nga kjo rrugë, që nga sprova e parë.


7. Sakrifikimi me pasuri dhe kohë në rrugën e kësaj thirrje. E ke detyrë


që, dobisë fetarë ti japësh përparësi para çdo dobie tjetër. Duhet ta


kundërshtosh thënien: "Ai që është i mirë për shtëpi, është edhe për


Thirrja e jo myslimanëve në Islam 2009


7


komshi". Kjo thënie në shikim të parë nuk ka të keqe, mirëpo ajo synon që


njeriu të kujdeset vetëm për gjërat personale, e të mos interesohet për të


tjerët. Në kokën tënde le të thellohet kjo thënia: "Kush është i mirë me


Allahun, është edhe me të gjithë".


Si fund... këto janë vetëm disa pika, me të cilat desha të zgjoj kureshtjen


e atyre që duan të thirrin në fe. Gjithë ne duhet të vetëdijesohemi se rolin


më të madh për këtë e kemi ne, më shumë se çdokush tjetër. Sepse, nga ne


që dimë më tepër se një gjuhë është më se e kërkuar të ecim rrugës së


thirrjes në Islam, t'i njoftojmë njerëzit me të, t'i njoftojmë me Muhamedin,


paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për të, etj.


Në këtë kohë të internetit dhe përparimit të madh teknologjik është


bërë shumë i lehtë dhe i shpejtë kontaktimi me të tjerët. Pse, secili nga ne të


mos merr përgjegjësinë për një person, të cilin do ta njoftojë me Islamin


duke këmbyer letra në vazhdimësi, me qëllim të realizimit të këtij qëllimi


madhor?!


Po ashtu shpresoj që, secili që ka ndonjë përvojë të suksesshme në këtë


sferë, të na shkruajë, me qëllim të përhapjes së përvojës dhe dobive. Kjo


është me rëndësi dhe kështu ndihmojmë njëri-tjetrin në të mira dhe


devotshmëri...


Përshtati: Omer Berisha


35


mëkat, porse është e dobishme për ta, është e rekomandueshme në qoftë se i zgjidh mosmarrëveshjet dhe u jep fund zënkave.


Islami ka vënë barazi mes të fortit dhe të dobëtit, mes pushtetarit dhe qytetarit në të gjitha të drejtat, kurse armiqësinë përpiqet ta shuajë nëpërmjet rrugëve të drejtësisë dhe shmangies së padrejtësisë.


36


Shembulli i gjashtëmbëdhjetë: Kuvendimi dhe vendimmarrja e përbashkët


Legjislacioni islam e ka sanksionuar shuran, parimin e kuvendimit dhe vendimmarrjes së përbashkët. Ai i lavdëron besimtarët të cilët të gjitha punët fetare e jetësore, të brendshme e të jashtme, i kryejnë me këshillim midis tyre. Ky është një parim madhor, i pranuar nga të gjithë njerëzit e mençur si rruga e vetme për të zgjedhur atë që është më e mira, më e duhura dhe më e drejta. Popujt që e zbatojnë atë përparojnë më shpejt në arritjen e çdo gjëje të mirë e të dobishme. Sa më shumë që njerëzimi i shton e i zgjeron njohuritë dhe idetë e tij, aq më shumë e kupton dhe e vlerëson nevojën e madhe që ka për këtë parim.


Kur muslimanët e zbatuan këtë parim në periudhën e parë të Islamit, si në çështjet jetësore, ashtu edhe në ato fetare, punët e tyre ecnin mbarë dhe mirëqenia vetëm sa rritej e shtohej. Kur ata e mënjanuan atë, pësuan rënie të vazhdueshme në fenë dhe në jetën e tyre, derisa arritën në gjendjen që shohim. Nëse ata i referohen fesë së tyre për këtë parim dhe për parimet e tjera, me siguri që do të shpëtojnë nga kjo situatë dhe do t’ia dalin me sukses.


37


Shembulli i shtatëmbëdhjetë: Ligj që përmirëson fenë dhe jetën e njeriut


Legjislacioni islam synon ta përmirësojë fenë dhe jetën e njeriut, ta harmonizojë interesin e shpirtit me interesin e trupit. Ky objektiv mbështetet në shumë argumente të teksteve të shenjta të Kuranit dhe Sunetit. Zoti dhe i Dërguari i Tij e nxisin realizimin e këtyre dy aspekteve, duke i konsideruar ata si ndihmës të njëri-tjetrit.


Allahu i ka krijuar njerëzit që ta adhurojnë e ta nderojnë Atë. Dhe, për t’ua lehtësuar adhurimin, Ai ua ka siguruar furnizimin (riskun), u ka krijuar mundësi të shumta për ta fituar jetesën, me qëllim që kjo t’u ndihmojë për realizimin e nevojave shpirtërore dhe fizike.


Islami nuk urdhëron që vetëm shpirti të ushqehet, ndërsa trupi të lihet pas dore, por e ndalon lëshimin pas kënaqësive e epsheve dhe urdhëron forcimin e interesave shpirtërore. Kjo bëhet e qartë nëpërmjet një parimi tjetër, që shpjegohet në shembullin e mëposhtëm.


38


Shembulli i tetëmbëdhjetë: Lidhja mes dijes, fesë dhe pushtetit


Dijen e fenë, nga njëra anë, dhe autoritetin e pushtetin, nga ana tjetër, sheriati i konsideron shtylla që e mbajnë njëra-tjetrën. Dija dhe feja e përmirësojnë pushtetin. Në to mbështeten autoriteti dhe ligjet. Të gjitha pushtetet janë të lidhura me dijen dhe fenë, që është vetë urtësia dhe rruga e drejtë, rruga e shpëtimit dhe suksesit.


Aty ku feja dhe pushteti lidhen dhe mbështeten në mes vete, punët ecin mirë e mbarë, rrjedhimisht, aty ku ndahen, sistemi prishet dhe mirësia humbet; ndodh përçarja, zemrat largohen prej njëra-tjetrës dhe fillon rrënimi.


Këtë e mbështet fakti se feja nuk bie ndesh me diturinë. Sado që shkenca dhe njohuritë të përparojnë, sado që teknologjia e shpikjet të shtohen, konkluzionet e tyre nuk bien ndesh, nuk bie ndesh me mësimet kuranore dhe me ligjet fetare. Kjo për faktin se sheriati nuk sjell asgjë që mendja e quan të pamundur, por përmban vetëm atë çka logjika e shëndoshë e pranon për të mirë apo atë që vetë mendja nuk arrin ta njohë në tërësi apo në hollësi. Pikërisht ky pohim është shembulli i radhës.


39


Shembulli i nëntëmbëdhjetë: Mospërplasja mes fesë dhe mendjes


Sheriati nuk sjell diçka që është e pamundur për mendjen apo që bie ndesh me dijen e saktë. Ky është një nga argumentet më të mëdha që, çfarë vjen prej Zotit, është e përkryer, e qëndrueshme dhe e vlefshme për çdo kohë e çdo vend.


Sigurisht që këto sentenca të shkurtra njihen hollësisht pas ekzaminimit të të gjitha dukurive natyrore dhe shoqërore, për të parë përputhjen e tyre me të vërtetat e sakta që ka shpallur sheriati. Në këtë mënyrë kuptohet se Kurani jep sqarime për çdo gjë dhe nuk ka lënë pa llogaritur asgjë, qoftë ajo e madhe apo e vogël.


40


Shembulli i njëzetë: Vështrim panoramik mbi ekspansionin e shpejtë të Islamit


Për të konstatuar madhështinë e Islamit, mjafton një vështrim panoramik mbi ekspansionin e tij të shpejtë e të pazakontë, të pasuar nga fakti që Islami nuk u tërhoq më nga ato toka, por qëndroi i respektuar, pavarësisht intrigave të armiqve dhe kundërshtimit të tyre të dhunshëm.


Mjafton të shihet zanafilla e kësaj feje, mënyra se si e bashkoi Gadishullin Arabik dhe i zëvendësoi armiqësitë shekullore me vëllazërinë e besimit. Më pas i shtyu arabët që të përhapen anembanë botës, duke i marrë vendet njërin pas tjetrit, me në krye territoret e persëve dhe të bizantinëve, dy perandoritë më të fuqishme dhe më të mëdha të kohës. Arabët i thyen këto dy shtete falë fuqisë së fesë dhe të besimit të tyre, si dhe falë ndihmës së Allahut, duke e çuar Islamin në skajet e Lindjes dhe Perëndimit.


Këto fakte mund të konsiderohen shenja të Allahut, argumente të fesë së Tij dhe mrekulli të Profetit. Për shkak të këtij zgjerimi të shpejtë, kombet e reja e pranuan Islamin masivisht, me dije e vetëdëshirë dhe jo me dhunë e mospëlqim.


41


Pra, një vështrim i përgjithshëm i rrjedhës së ngjarjeve sjell në përfundimin që Islami është e vërteta, së cilës nuk mund t’i rezistojë asnjë e pavërtetë, sado e madhe dhe e fuqishme qoftë. Mendja e kupton këtë vetiu, pasi është shumë e qartë dhe asnjë njeri objektiv nuk mund ta vërë në dyshim.


Në kundërshtim me sa më sipër, një grup shkrimtarësh të kësaj kohe, të nxitur nga nënshtrimi ideor, mëtojnë se përhapja e Islamit dhe ekspansioni i tij i pazakontë kanë qenë rrjedhojë vetëm e kushteve materiale. Nën dritën e këtij pretendimi ata kanë analizuar situatën e kohës, duke dalë në përfundimin se faktorët e ekspansionit të muslimanëve kanë qenë dobësia e Persisë dhe Bizantit, kombinuar me fuqinë materiale të arabëve.


Vetëm ky përfundim mjafton për ta hedhur poshtë pretendimin. Arabët nuk zotëronin fuqi që t’i bënte të aftë për t’i rezistuar ndonjërës prej principatave lokale të kohës, aq më pak qeverive të mëdha qendrore, sidomos dy perandorive më të mëdha, me ushtritë më të shumta në numër e të armatosura më mirë. Jo vetëm kaq, në të njëjtën kohë luftonin kundër të dy perandorive dhe ngadhënjenin tërësisht, duke i zëvendësuar ligjet e perandorit me ligjet e drejta të


42


Kuranit dhe të fesë, të cilat u mirëpritën nga kushdo që ishte objektiv dhe kërkues i drejtësisë e i së vërtetës.


A mund të shpjegohet një ekspansion i tillë vetëm me epërsinë materiale të arabëve?! Kështu flet vetëm ai që synon t’ia ulë vlerat fesë islame ose dikush që i përhap fjalët e armiqve, nga mosnjohja e fakteve të vërteta.


Mirëpo, vetë fakti që Islami qëndron i patundur përgjatë shekujve në trojet ku u përhap, pavarësisht përpjekjeve armiqësore për zhdukjen e tij të plotë, është një nga mrekullitë e kësaj feje dhe argument se ajo është feja e vërtetë e Zotit. Nëse Islami do të kishte përkrahje të mjaftueshme për ta larguar agresionin e vazhdueshëm të armiqve, nuk do të kishte mbetur në botë fe tjetër përveç tij dhe njerëzit do ta kishin pranuar atë pa asnjë shtrëngim, sepse ai është feja e vërtetë, feja e natyrshmërisë njerëzore, feja e bamirësisë. Mirëpo mangësia, dobësia dhe përçarja e muslimanëve, nga njëra anë, dhe presioni i madh i armiqve të tyre, nga ana tjetër, janë faktorët që e ndalën përparimin e Islamit.


43


Shembulli i njëzetenjëtë: Universaliteti i Islamit


Feja islame bazohet në besimin e drejtë e të dobishëm; në moralet e larta që e fisnikërojnë shpirtin e mendjen; në veprat e bamirësisë dhe argumentet e qarta; në asgjësimin e paganizmave dhe varësisë nga krijesat; në përkushtimin e pastër ndaj Allahut, Krijuesit të gjithësisë; në braktisjen e miteve dhe bestytnive, që bien ndesh me realitetin dhe arsyen; në realizimin e përfitimit absolut dhe mënjanimin e çdo dëmi; në përmbushjen e drejtësisë dhe zhdukjen e padrejtësisë me çdo mjet; në lartësimin drejt përkryerjes. Shtjellimi i këtyre sentencave zgjat. Kushdo që zotëron sadopak njohuri, mund t’i zbërthejë ato qartë e bukur.


Le të mjaftohemi me kaq, sepse kjo trajtesë përmban parimet dhe rregullat bazë që nxjerrin në pah përkryerjen, madhështinë dhe mirësinë e vërtetë të Islamit.


Abdurrahman ibn Nasir Es Sadi


Prill-maj, 1945/Xhumadel ula, 1364 h



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL