Dy tre fjale rreth agjërimit të Ashures
Definicioni i Ashurasë
Është dita e dhjetë e muajit Muharrem, për çdo vit.
Falje për vitin e kaluar
Nga Ebi Katade (Zoti qoftë i kënaqur me të!) është
transmetuar se është pyetur Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit
qoftë mbi të!) për agjërimin e ditës së ashures, dhe ka thënë:
“Unë, me të vërtetë, e llogaris falje nga Allahu për vitin e kaluar.”
Gradat e agjërimit të ditës së Ashurasë
- Më e larta është agjërimi një ditë para saj dhe një ditë pas saj.
- Pastaj vijon agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë.
- Pastaj vjen vetëm agjërimi i ditës së dhjetë.
Shkaku i agjërimit të ditës së Ashurasë
Është falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain
(alejhi selam) dhe popullin e tij nga Faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo
ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem.
Dobitë e agjërimit të kësaj dite
1. Agjërimi i ditës së Ashurasë është synet dhe i preferuar, me
që është praktikuar, gjithashtu, nga Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi
i Zotit qoftë mbi të!).
2. Këtë ditë e kanë agjëruar edhe shokët e Pejgamberit (paqja
dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) si dhe Musai (alejhi selam) para
tyre, në shenjë falënderimi, ndaj madhërisë së Zotit.
3
3. Edhe historikisht kjo ditë ka vlerë madhështore.
4. Preferohet agjërimi i një dite para ose pas saj; d.m.th.: (9-10
ose 10-11 Muharrem) për t’u dalluar nga hebrenjtë, sepse këtë e ka
urdhëruar Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).
5. Në të shihet qartë se llogaritja e kohës tek popujt e kaluar,
ishte me anë të hënës e jo me muaj gregorian, sepse Pejgamberi
(paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) na ka lajmëruar që dita e
dhjetë e muajit Muharrem është e njëjta ditë që Allahu i Lartësuar e
shkatërroi popullin e Faraonit dhe e shpëtoi Musain me ithtarët e
tij.
6. Kjo është çka u përmend në Synet, sa i përket kësaj dite, e
çdo gjë tjetër që bëhet në të, është risi (bidat) dhe në kundërshtim
me udhëzimin e Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi
të!).
Kjo është prej mirësisë së Allahut të lartësuar ndaj nesh, sepse
na e mundësoi që nëpërmjet agjërimit të një dite, të na falen
mëkatet e një viti të plotë; e Allahu është pronar i mirësisë së
madhe. Kështu që shpejto, o vëlla, dhe shfrytëzoje këtë mirësi!
Filloje vitin tënd të ri me adhurim dhe punë të mbara, sepse punët
e mira i shlyejnë ato të ligat (të këqijat).1
1 Këto fjalë janë të përmbledhura nga fjalët e dijetarëve si Ibn Bazi në librin e tij:
Mexhmuul Fetava, Ibn Uthejmini në librin e tij Ed Dijaul Lami dhe Salih El Fevzani
në librin e tij: El Hutabul Minberije.