Artikuj




Falli dhe parashikimi i fatit  1 


FALLI DHE PARASHIKIMI I FATIT


EL-KEHANE UE’L-‘IRAFE ( (الكهانة والعرافة


Përkufizimi i fjalës kahin ( كاهن ) dhe i fjalës arraf ( :(عرّاف


Kahin quhet ai që tregon nëpërmjet xhinëve dhe shejtanëve për gjërat që do të


ndodhin në të ardhmen.


Arraf quhet ai që pretendon se i di çështjet e së tashmes, siç është njohja e vendit të


diçkaje të vjedhur a të humbur, përmes disa metodave të fshehta.


Pretendimi për njohjen e gajbit (të fshehtës):


Kushdo që pretendon se e njeh gajbin (të fshehtën) bën kufër, sepse një gjë e tillë është


përgënjeshtrim i Kuranit. Allahu i Madhërishëm thotë:





Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell ose në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk


do ta dijë se kur do të ringjallen”.1


Llojet e atyre që flasin për gjëra të fshehta:


1. Ai që tregon për gjëra të fshehta nëpërmjet xhinëve quhet kahin ( .(كاهن


2. Ai që tregon për gjëra të fshehta nëpërmjet bërjes së vijave në tokë quhet rammal


.(رمّال)


3. Ai që tregon për gjëra të fshehta nëpërmjet yjeve quhet munexhxhim ( (منجّم


(astrolog).


4. Ai që tregon për gjëra të vjedhura a të humbura nëpërmjet metodave të fshehta


quhet arraf ( .(عرّاف


1 Sureja en-nemël, 65.


Falli dhe parashikimi i fatit  2 


Vendimi për shkuarjen te falltarët dhe magjistarët:


1. Shkuarja te falltarët dhe magjistarët për t’i pyetur, por pa u besuar atyre:


Kjo gjë ndalohet rreptësisht dhe është prej mëkateve të mëdha, madje namazi i atij që


e bën këtë nuk pranohet për dyzet ditë.


Argument për këtë e kemi thënien e të Dërguarit të Allahut : “Atij që shkon te falltari


dhe e pyet për ndonjë gjë, nuk do t’i pranohet namazi për dyzet ditë.”2 Këtu është për


qëllim që ai njeri nuk merr shpërblim për namazin që e bën.


2. Shkuarja tek ata për t’i pyetur dhe duke u besuar atyre:


Kjo gjë është përgënjeshtrim i Kuranit që i ka zbritur Muhamedit .


Argument për këtë e kemi thënien e të Dërguarit të Allahut : “Ai që shkon te falltari


dhe i beson në atë që e thotë, veçse e ka përgënjeshtruar atë që i ka zbritur Muhamedit


.”3


2 Muslimi.


3 Të katërtit dhe Hakimi.


Falli dhe parashikimi i fatit  1 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL