Falli dhe parashikimi i fatit 1
FALLI DHE PARASHIKIMI I FATIT
EL-KEHANE UE’L-‘IRAFE ( (الكهانة والعرافة
Përkufizimi i fjalës kahin ( كاهن ) dhe i fjalës arraf ( :(عرّاف
Kahin quhet ai që tregon nëpërmjet xhinëve dhe shejtanëve për gjërat që do të
ndodhin në të ardhmen.
Arraf quhet ai që pretendon se i di çështjet e së tashmes, siç është njohja e vendit të
diçkaje të vjedhur a të humbur, përmes disa metodave të fshehta.
Pretendimi për njohjen e gajbit (të fshehtës):
Kushdo që pretendon se e njeh gajbin (të fshehtën) bën kufër, sepse një gjë e tillë është
përgënjeshtrim i Kuranit. Allahu i Madhërishëm thotë:
Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell ose në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk
do ta dijë se kur do të ringjallen”.1
Llojet e atyre që flasin për gjëra të fshehta:
1. Ai që tregon për gjëra të fshehta nëpërmjet xhinëve quhet kahin ( .(كاهن
2. Ai që tregon për gjëra të fshehta nëpërmjet bërjes së vijave në tokë quhet rammal
.(رمّال)
3. Ai që tregon për gjëra të fshehta nëpërmjet yjeve quhet munexhxhim ( (منجّم
(astrolog).
4. Ai që tregon për gjëra të vjedhura a të humbura nëpërmjet metodave të fshehta
quhet arraf ( .(عرّاف
1 Sureja en-nemël, 65.
Falli dhe parashikimi i fatit 2
Vendimi për shkuarjen te falltarët dhe magjistarët:
1. Shkuarja te falltarët dhe magjistarët për t’i pyetur, por pa u besuar atyre:
Kjo gjë ndalohet rreptësisht dhe është prej mëkateve të mëdha, madje namazi i atij që
e bën këtë nuk pranohet për dyzet ditë.
Argument për këtë e kemi thënien e të Dërguarit të Allahut : “Atij që shkon te falltari
dhe e pyet për ndonjë gjë, nuk do t’i pranohet namazi për dyzet ditë.”2 Këtu është për
qëllim që ai njeri nuk merr shpërblim për namazin që e bën.
2. Shkuarja tek ata për t’i pyetur dhe duke u besuar atyre:
Kjo gjë është përgënjeshtrim i Kuranit që i ka zbritur Muhamedit .
Argument për këtë e kemi thënien e të Dërguarit të Allahut : “Ai që shkon te falltari
dhe i beson në atë që e thotë, veçse e ka përgënjeshtruar atë që i ka zbritur Muhamedit
.”3
2 Muslimi.
3 Të katërtit dhe Hakimi.
Falli dhe parashikimi i fatit 1