Duaja (lutja)
الدعاء
> ألباني Shqip – Albanian – >
Abdullah Ahmed El-Huvejl
عبد الله بن أحمد الحويل
Përktheu: Jusuf Kastrati
ترجمة: يوسف كاستراتي
Duaja 1
DUAJA (LUTJA)
Duaja është ibadet:
Duaja ) دعاء ( është prej llojeve më të rëndësishme të ibadetit, sepse i Dërguari i Allahut,
Muhamedi ka thënë: “Duaja është vetë ibadeti.”1
Po ashtu, Allahu i Madhërishëm thotë:
Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas
Allahut!2
Llojet e duasë:
1. Dua që është ibadet ) :)دعاء عبادة
Me këtë nënkuptojmë çdo vepër me të cilën e adhuron njeriu Zotin e vet.
Këtu bëjnë pjesë: namazi, haxhi, sadakaja (lëmosha), agjërimi etj.
Cili është shkaku i emërtimit të këtyre veprave dua?
Këto vepra janë quajtur dua, sepse në to ekziston kuptimi i kërkesës, ngaqë kur i bën
njeriu këto vepra sikur kërkon nga Allahu ta mëshirojë dhe ta fusë në Xhenet për shkak
të tyre.
2. Dua që është kërkesë ) :)دعاء مسألة
Kjo është kur duaja përmban në vete kërkesë.
Shembull: Thëniet “o Allah më mëshiro” dhe “o Zoti im, më fal”.
Duaja që i bëhet dikujt tjetër pos Allahut:
Duaja është ibadet, prandaj kushdo që ia drejton atë dikujt tjetër përveç Allahut është
politeist, jobesimtar.
1 Tirmidhiu.
2 Sureja el-xhin, 18.
Duaja 2
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me
siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për
mohuesit.3
3 Sureja el-muminunë, 117.
Duaja 1