Artikuj




Pyetja: A dallon zekati i cili është shtyllë e Islamit dhe që është


obligim për çdo mysliman nga zekati i fitrit?


Përgjigja:


Falënderimi i takon Allahut ..


Po, zekati i cili është një nga pesë shtyllat e Islamit dallon nga


zekati i cili jepet me rastin e përfundimit të agjërimit të muajit


Ramazan.


E para: e që është zekati që jepet nga pasuria në lloje të


pasurisë e që janë:


1- Kafshët shtëpiake(Devetë, lopët dhe delet)


2- Ari dhe Argjendi: e njëjta dispozitë vlen edhe për paratë.


3- Malli i ekspozuar për tregti.


4- Ajo që del nga toka dhe kjo përmban dy gjëra:


E para: Të mbjellurat dhe frytet. Dijetarët kanë konsensus se


zekati është i obliguar në katër lloje, e ato janë: Gruri, elbi, hurmat


dhe rrushi i terur. Ndërsa përveç këtyre llojeve kanë mospajtim


mes vete.


E dyta: Err Rrikaz – e që është pasuria e jo besimtarëve e cila


është e varrosur (groposur) në tokë dhe e gjen një mysliman.


Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka transmetuar nga Ibn


Mundhiri (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Mexhmuul Fetava”1,


i cili ka thënë: “ “Dijetarët kanë konsensus se zekati jepet në nëntë gjëra:


Për devetë, lopët, delet, ari, argjendi, gruri, elbi, hurmat dhe rrushi i thatë. Kur


të arrin secili lloj prej tyre sasinë e obliguar për të dhënë zekat.”


Ndërsa kanë mospajtim në llojet e tjera të pasurisë.


Zekati në këto pasuri obligohet sipas kushteve të caktuara, e


obligim është nxjerrja e një sasie të pasurisë të cilën e cakton


sheriati.


Ky lloj i zekatit është shtyllë prej shtyllave të Islamit ku ai që e


mohon del nga Islami dhe ai që nuk e jep është gjithsesi fasik


(mëkatar).


Udhëheqësi mysliman e ka për obligim t’ia merr me dhunë e


nëse insiston në mos dhënien e tij dhe mbrohet me fisin apo diç


tjetër luftohet për këtë.


1 Mexhmuul Fetava: 25/10.


3


Abdullah b. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) thotë se e


kam dëgjuar Pejgamberin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin


mbi të) duke thënë:


“Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): Dëshminë se nuk meriton


askush adhurimin, faljen e Namazit, dhënien e Zekatit, agjërimin e


Ramazanit dhe Haxhin.” 2


Gjithashtu Ibn Umeri transmeton se Pejgamberi (paqja dhe


shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:


”Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit përderisa të dëshmojnë se nuk


meriton askush adhurim pos Allahut dhe se Muhamedi është i


dërguar i Tij dhe të falin namazin e të japin zekatin. E kur ta bëjnë


këtë, atëherë gjaku dhe pasuria e tyre janë të mbrojtura nga unë


përveç me të drejtë të Islamit dhe llogaria e tyre i takon Allahut.” 3


Sahabët kanë konsensus se ata që nuk e japin zekatin duhet të


luftohen. Për këtë transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i


kënaqur me të) se ka thënë: “Kur vdiq Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i


Allahut qofshin mbi të) dhe u zgjodh Ebu Bekri si dhe dolën nga feja ata që


dolën prej arabëve, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i tha Ebu Bekrit:


“Si po i lufton njerëzit kur Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin


mbi të) ka thënë:


“Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit gjersa të thonë: La ilahe il-lAllah


(nuk meriton askush adhurim pos Allahut) dhe ai që e thotë këtë e ka


të mbrojtur nga unë pasurinë dhe veten e tij përveç me të drejtën


islame dhe llogaria e tij i takon Allahut.” Ebu Bekri i tha: Pasha


Allahun, do ta luftoj çdokënd që bën dallim mes namazit dhe zekatit, ngase


zekati është e drejtë në pasuri. Pasha Allahun nëse nuk ma japin një “anak”


(dele të vogël) të cilën ia kanë dhënë Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut


qofshin mbi të) do t’i luftoja për këtë gjë. Atëherë Omeri tha: Pasha Allahun,


e vërejta se Allahu ia kishte hapë gjoksin Ebu Bekrit (Allahu qoftë i


kënaqur me të) dhe e kuptova se kjo ishte e vërteta.


E dyta: Ndërsa zekati i cili obligohet në fund të Ramazanit


është zekati i Fitrit. Dijetarët kanë konsensus për obligimin e tij


përveç ndonjë mospajtimi të rrallë.4


Ajo është në gradë më të ulët se sa zekati i obliguar në pasuri si


në obligim ashtu edhe në pozitë. Zekati i Fitrit nuk është shtyllë


prej shtyllave të Islamit si dhe nuk del nga feja ai që e mohon atë.


Zekati i Fitrit është obliguar në hadithe të shumta e prej tyre:


2 Buhariu me nr: 8 dhe Muslimi me nr: 16.


3 Buhariu me nr: 25 dhe Muslimi me nr: 22.


4 Shiko Tarhu Et tethrib: 4/46.


4


- Abdullah b. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta) thotë:


“I Dërguari i Allahut e ka bërë obligim sadaktul Fitrin një sa’a hurma


apo një sa’a elbi për: Robin dhe të lirin, mashkullin dhe femrën, të


voglin dhe të madhin, prej myslimanëve dhe ka urdhëruar të jepet


para se të dalin njerëzit për në namaz të Bajramit.” 5


- Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me ta) i cili ka thënë:


“Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) e ka obliguar


sadakatul Fitrin si pastrim për agjëruesin prej fjalëve dhe veprave të


kota dhe ushqim për të varfëritë. Ai që e jep para namazit atij i


pranohet si zekat i Fitrit e nëse e jep pas namazi,t atëherë është


sadakë (lëmoshë) prej sadakave.”6


5 Buhariu me nr: 1503 dhe Muslimi me nr: 984.


6 Ebu Davudi me nr: 1609 dhe Shejh Albani e konsideron të saktë në Sahih Sunen


Ebi Davud.



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL