Pyetja: Dua që të bëj itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit për këtë
duhet të di kur të hyj në xhami dhe kur të dal prej saj?
Përgjigja:
E para: Për sa i përket hyrjes në itikaf mendimi i shumicës së
dijetarëve – e prej tyre katër imamët: Ebu Hanife, Maliku, Shafiu
dhe Ahmedi Allahu i mëshiroftë – është se ai që dëshiron të hyn
në itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, atëherë hynë para se
të perëndon dielli i natës njëzet e një. Dhe për këtë janë
argumentuar me disa argumente:
1. Është vërtetuar se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut
qoftë mbi
të) ka hyrë në itikaf në dhjetë ditët e fundit.1
Dhe kjo tregon se ai ka hyrë gjatë netëve e jo ditëve, sepse
dhjetëshi është veçori e netëve. Allahu i lartësuar thotë: “Pasha
dhjetë netët!” (El Fexhr: 2). Dhejtë ditët e fundit fillojnë nga nata e
njëzet e një. Prandaj hynë në xhami para perëndimit të diellit në
natën e njëzet e një.
2. Dhe Kanë thënë: Prej synimeve më të mëdha të itikafit është
nata e
Kadrit. E nata e njëzet e një është prej netëve tek në dhjetë netët
fundit kështu që ka mundësi të jetë nata e Kadrit për këtë duhet të
jetë në itikaf gjatë saj.2
Por, është transmetuar nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me
të) se ka thënë:
“Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) kur dëshironte
të hynte në itikaf e falte namazin e sabahut e pastaj hynte në vendin e
posaçëm për itikaf.”3
1 Buhariu me nr: 1930 dhe Muslimi me nr: 2175.
2 Këtë e ka thënë Es Sindi në komentin e tij të Sunen En NEsaijj: 2/44 dhe shiko El
Mugni: 4/489.
3 Buhariu me nr: 1928 dhe Muslimi me nr: 1172 dhe transmetimi është prej tij.
3
Kuptimit sipërfaqësor të këtij hadithi iu janë përmbajtur disa
nga Selefët d.m.th. se hynë për itikaf pas namazit të sabahut.4 Por,
shumica e dijetarëve iu përgjigjën këtij hadithi me njërën nga këto
dy përgjigje:
E para: Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)
ishte në itikaf para se të perëndonte dielli por nuk kishte hyrë në
vendin e posaçë për itikafin vetëm se pas namazit të sabahut.
Imam Neveviu thotë: “Kur dëshironte të hynte në itikaf e falte
namazin e sabahut e pastaj hynte në vendin e posaçëm për itikaf.”
Është argumentuar me këtë ai që thotë: E fillon itikafin prej fillimit
të ditës dhe këtë e thotë edhe Evzai, Eth Thevrij dhe El Lejth në
njërn nga dy mendimet e tij, ndërsa thotë Maliku, Ebu Hanife,
Shafiu dhe Ahmedi: Hynë në të para se të perëndon dielli nëse
dëshiron të rrinë në itikaf një muaj apo dhjetë ditë. E hadithin e
kanë komentuar me atë se ai ka hyrë në mutekef (vendi i posaçëm
për itikaf), është izoluar në të dhe është vetmuar pas namazit të
sabahut e jo se kjo ishte koha e fillimit të itikafit. Mirëpo, ai kishte
hyrë në itikaf para namazit të akshamit duke qëndruar në xhami e
kur e fali sabahun u vetmua.”5
Përgjigja e dytë: Është përgjigjur me këtë El Kadi Ebu Jala
prej mehdhebit hanbelijj duke e komentuar hadithin në atë se
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e bënte këtë
në ditën e njëzetë.
Es Sindi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: E kjo përgjigje është të
cilën mund ta përfitojmë logjikisht dhe është me meritore dhe
parimore të mbështetet.
E dyta: Për sa i përket daljes prej tij: Ai del nga Itikafi kur të
perëndon dielli në ditën e fundit të ditëve të Ramazanit.
4 Ky është mendimi i Dijetarëv të Komisionit të Përhershëm për Fteva: 10/411 dhe i
Shejh Ibn Bazit: 15/442.
5 Sherhu Muslim : 6/89 dhe shiko: Fetava Es Sijam li bni Uthejmin: 501,503.
4
Është pyetur Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): Kur del ai
që është në itikaf pas perëndimit të diellit të natës së bajramit apo
pas agimit të bajramit?
Është përgjigjur: Ai që është në itikaf del nga itikafi i tij kur të
përfundon Ramazani. E Ramazani përfundon me perëndimin e
diellit të natës së bajramit.6
Dhe është regjistruar në fetvatë e Komisionit të Përhershëm
për Fetva: “Koha e itikafit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
përfundon me perëndimin e diellit të ditës së fundit të tij.” 7
Nëse e zgjedh qëndrimin derisa ta falë sabahun dhe pastaj të del
nga vendi i posaçëm për itikaf për në namaz të bajramit nuk është
problem dhe disa prej Selefit e kanë pëlqyer këtë.
Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Disa dijetarë
kanë mendimin se nëse rrinë në itikaf dhjetë ditët e fundit të
Ramazanit atëherë të mos kthehen te familjet e tyre përderisa mos
ta falin bajramin me njerëzit. Imam Maliku thotë: Dhe më ka
arritur kjo nga disa njerëz të mirë të cilët kanë shkuar dhe kjo është
më e dashura te unë prej asaj që kam dëgjuar.
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Shafiu dhe
dijetarët e tjerë të medhhebit thonë: Ai që donë ta pasojë
Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) në itikafin
e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit duhet të hynë në xhami para
perëndimit të diellit të natës së njëzet e një që mos t’i kalojë asgjë
prej tij. Dhe del pas perëndimit të diellit natën e bajramit qoftë
nëse plotësohet muaji në tridhjetë ditë apo të jetë mënguar. Më
mirë është të qëndron në xhami natën e bajramit derisa ta falë në
të namazin e bajramit apo të del në musal-la (vend i posaçëm për
faljen e bajramit) nëse e falin atë në musal-la.”8
6 Fetava Es Sijam: 502.
7 Fetava El Lexhnetid Daime: 10/ 411.
8 El Mexhmu: 6/475.
5
Nëse del prej Itikafit drejtpërdrejt në namaz të bajramit është e
pëlqyer të pastrohet para se të dal dhe të zbukurohet, sepse kjo
është prej syneteve të bajramit.
E Allahu e dinë më së miri.