Artikuj




Parathënie


Lavdërimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje te Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona! Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmojmë se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.


Në këtë libërth të dobishëm, autorët e nderuar kanë përmbledhur ajete, hadithe, fjalë të dijetarëve, vargje dhe këshilla të rëndësishme që kanë të bëjnë me muajin e bekuar ramazan në veçanti dhe me çështje tjera të rëndësishme për muslimanin në përgjithësi, të cilat e ndihmojnë atë në përmirësimin dhe zhvillimin e vetes dhe e bëjnë të dobishëm për shoqërinë. Ndaj, duke marrë parasysh rëndësinë që ka ky libër, ju këshillojmë ta lexoni me vëmendje dhe t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme këshillat që gjenden në të.


Përkthyesi


Ditët e agjëruesit


 2 


1 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini. [Kuran, 2: 183, 184]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur të vijë nata e parë e muajit të Ramazanit prangosen shejtanët dhe xhinët rebelë, mbyllen portat e zjarrit dhe nuk hapet asnjëra nga to, hapen portat e Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjëra nga to, pastaj thërret një thirrës: O ti që e do të mirën nxito, o ti që e do të keqen ndalo! Allahu liron njerëz nga zjarri, madje për çdo natë (të Ramazanit).”1


1 Këtë hadith e shënon Tirmidhiu, ndërsa Albani e cilëson si “hasen” (të mirë).


Ditët e agjëruesit


 3 


Synimi


Le të jetë synimi yt që të dalësh nga ky muaj me mëkate të falura dhe të shndërruara në sevape (shpërblime)!


Shtesë


Selefët, gjashtë muaj e lutnin Allahun ta arrinin Ramazanin dhe gjashtë të tjerë t’ua pranonte atë.


Ditët e agjëruesit


 4 


2 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë. [Kuran, 2: 185]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të vijë Ramazani hapen portat e Xhenetit, mbyllen portat e zjarrit dhe prangosen shejtanët.”2


Lot


Këta lot i derdh për ata njerëz që nuk e njohin vlerën dhe shenjtërinë e këtij muaji të bekuar, e pritën atë si të gjithë muajt tjerë, me mëkate e mosbindje ndaj Allahut të


2 Muttefekun alejhi.


Ditët e agjëruesit


 5 


Madhërishëm, madje ata vetëm sa u larguan edhe më shumë nga Allahu me mosbindjen e tyre, me bidatet që i shpikën, me gjynahet dhe të këqijat që i vepruan.


Vargje


O njeri i hutuar, ndalu pak dhe mendo


Ta marrësh të keqën për të mirë, kështu mos vazhdo


Vërtet është çudi kur njeriu që shikon


Nga rruga e vërtetë kaq lehtë devijon!


Ditët e agjëruesit


 6 


3 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë. [Kuran, 2:186]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Atij që e agjëron Ramazanin me besim dhe duke llogaritur në shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”3


Shkreptimë


A e dini se lutjet e agjëruesit nuk kthehen mbrapsht?!


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Tre vetëve lutjet nuk u kthehen mbrapsht: agjëruesit deri sa të bëjë iftar, prijësit të drejtë dhe atij që i është bërë zullum (padrejtësi).”4


3 Muttefekun alejhi.


4 Këtë hadith e shënon Tirmidhiu dhe e cilëson si “hasen” (të mirë).


Ditët e agjëruesit


 7 


I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, po ashtu ka thënë: “Vërtet, agjëruesi ka një lutje në kohën e iftarit e cila nuk kthehet mbrapsht.”5


Ide


Caktoje një kohë në të cilën do t’i bësh lutje Zotit tënd Bujar për çdo ditë të Ramazanit.


Shtesë


Ebu Abdullah El-Bunaxhi thoshte: “Është për t’u çuditur me njeriun që e gjen te Zotëria i vet gjënë për të cilën ka nevojë, ndërsa e kërkon atë nga robërit.”


5 Transmeton Ebu Ja’la.


Ditët e agjëruesit


 8 


4 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. [Kuran, 2: 187]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai që e ushqen një agjërues e ka shpërblimin e njëjtë me të, pa iu zvogëluar agjëruesit aspak shpërblimi.”


Solidarësi


Dikush nga selefët është pyetur: “Përse është ligjëruar agjërimi?” Ai është përgjigjur: “Që i pasuri ta shijojë urinë e të mos e harrojë të uriturin.”


Vëlla i dashur dhe motër e nderuar, sa herë ju bie ndërmend për nevojtarët?!


Ditët e agjëruesit


 9 


Garoni për te i Gjithmëshirshmi


Haseni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu e bëri muajin e Ramazanin maratonë për robërit e Vet, në të cilën ata garojnë të nënshtruar ndaj Allahut për të fituar kënaqësinë e Tij. Disa njerëz garuan dhe fituan, ndërsa disa të tjerë mbetën mbrapa dhe humbën. Sa e çuditshme është puna e atij që qesh e dëfrehet në ditën kur fitojnë të devotshmit dhe humbasin dështakët.”


Ditët e agjëruesit


 10 


5 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat. [Kuran, 2:187]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk mbush i biri i Ademit enë më të keqe sesa barkun e tij. I mjaftojnë atij disa kafshata sa për ta mbajtur veten. Por, nëse e mund egoja, atëherë le ta lë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”6


Pikëpyetje


Nëse Ramazani është muaj i agjërimit, atëherë përse llogaritet në mesin e muajve në të cilët ka më së shumti


6 Këtë hadith e shënon Ibn Maxhe, ndërsa Albani e cilëson si “sahih” (të shëndoshë).


Ditët e agjëruesit


 11 


harxhime? Dhe përse dalin njerëzit nga ky muaj me peshë të shtuar?


Ide


Bëje Ramazanin, muaj në të cilin harxhon më së paku ushqim dhe pije!


Ndriçim


Ka shumë familje që vdesin nga uria, që nuk kanë as një copë bukë për të ngrënë, atëherë përse vallë nuk ua japim të tillëve atë që i mban të gjallë dhe ta kursejmë veten nga gjërat që na mbysin?!


Ditët e agjëruesit


 12 


6 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun. [Kuran, 33:41]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuk e përmend Atë është sikurse shembulli i të gjallit dhe i të vdekurit.”7


Thënie nga brezat e parë


Ebu Derdaja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Për çdo gjë ka ngushëllim, e ngushëllimi i zemrave është dhikri (përmendja e Allahut të Lartësuar).”


Thënie e urtë


Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Zemrën e ngurtësojnë dy gjëra: pakujdesia dhe mëkatet, kurse e ngushëllojnë dy të tjera: kërkimi i faljes dhe përmendja e Allahut.”


Dobi


Dhikri (përmendja e Allahut) ka të mira të shumta, prej tyre: e përzë shejtanin, e gëzon të Gjithëmëshirshmin, i


7 Muttefekun alejhi.


Ditët e agjëruesit


 13 


largon brengat dhe mërzinë, e tërheq gëzimin dhe lumturinë dhe shkakton dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut.


Ditët e agjëruesit


 14 


7 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm. [Kuran, 2:187]


Hadith


Nga ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ishte njeriu më bujar, e veçanërisht në Ramazan, kur e takonte Xhibrili e ia mësonte Kuranin. I Dërguari i Allahut ishte më bujar në mirësi sesa flladi i erës.”8


Ndodhi nga brezat e parë


Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur agjëronte gjithherë hante iftar me skamnorët, madje nëse e pengonte ndonjëherë familja e tij nga ta, atë natë nuk hante ushqim!


Shndritje


Imam Shafiu thoshte: “Kam dëshirë që njeriu ta shtojë bujarinë gjatë Ramazanit, që ta ndjekë kështu rrugën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin


8 Muttefekun alejhi.


Ditët e agjëruesit


 15 


mbi të, dhe ngaqë njerëzit kanë nevojë të bëjnë vepra që janë në të mirën e tyre dhe gjithashtu për shkak se njerëzit janë të angazhuar me agjërim e me namaz, duke i lënë anash fitimet e dunjasë.”


Ditët e agjëruesit


 16 


8 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu). [Kuran, 51: 17,18]


Hadith


I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Atij që falet në Ramazan me besim dhe duke llogaritur në shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”9


Krahasim


Në kohën e tabi’inëve këndohej sureja el-bekare në tetë rekate të teravive, po qe se imami e lexonte atë në dymbëdhjetë rekate, iu dukej se ka lexuar pak Kuran.


Gjithashtu, disa nga selefët bënin hatme (e lexonin tërë Kuranin) në namaz çdo tri net, disa të tjerë çdo shtatë net e disa të tjerë çdo dhjetë net, kurse në shumicën e xhamive tona nuk bëhet asnjë hatme.


9 Muttefekun alejhi.


Ditët e agjëruesit


 17 


9 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Kanë shpëtuar besimtarët. [Kuran, 2:187]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtet robi e fal namazin, kurse nuk i shkruhet atij më shumë se një e dhjeta, një e nënta, një e teta, një e shtata, një e gjashta, një e pesta, një e katërta, një e treta ose gjysma e tij.”10


Ndodhi nga brezat e parë


Kur binte në sexhde Rabi’ë ibn Hajthem dukej si rrobë e shtrirë, saqë edhe zogjtë qëndronin mbi të.


Tregim


Ismail Et-Tusi thoshte: “Njëherë, derisa ishim duke e falur namazin e sabahut, me ne ishte edhe Ali ibn Fudajli, imami lexoi suren Rrahman, ku është edhe ajeti: “Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhin.” (Sureja Er-Rrahman: 56). Pasi dha selam imami, e pyeta atë: “Ali, a e dëgjove ajetin që e lexoi imami?” Më tha: “Cilin?” i thashë: “(Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.” (Sureja Er-Rrahman: 72). Ma ktheu: “Më preokupoi ajeti 35 i kësaj sureje, të cilin


10 Këtë hadith e shënojnë Ahmedi dhe Ebu Davudi, ndërsa Albani e cilëson si “sahih” (të shëndoshë).


Ditët e agjëruesit


 18 


e lexoi imami: “Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.””


Ditët e agjëruesit


 19 


10 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh. [Kuran, 17:9]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: Zoti im, unë e kam privuar atë nga ushqimi dhe epshet gjatë ditës, kështu që ma mundëso të ndërmjetësoj për të. Kurse, Kurani do të thotë: Unë e kam privuar atë nga gjumi natën, kështu që ma mundëso të ndërmjetësoj për të. Atëherë, do të ju lejohet të ndërmjetësojnë.”11


Thënie nga brezat e parë


Kur vinte muaji i Ramazanit Zuhriu thoshte: “Vërtet, Ramazani është lexim Kurani dhe dhënie e ushqimit.”


Këshillë


Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Mbajtësi (hafëzi) i Kuranit duhet të shquhet natën kur njerëzit flenë, ditën kur njerëzit hanë, të dallohet me të


11 Këtë hadith e shënon Ahmedi.


Ditët e agjëruesit


 20 


qarë kur njerëzit qeshin, me devotshmëri kur njerëzit zhyten në mëkate, me heshtje kur njerëzit thellohen në biseda të kota, me përulësi kur njerëzit shkujdesen dhe me pikëllim kur njerëzit gëzohen.”


Ditët e agjëruesit


 21 


11 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët. [Kuran, 38:29]


Hadith


Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i tha njëherë të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “O i Dërguar i Allahut, ke filluar të thinjesh”, kurse ai tha: “Më kanë thinjur suret: hud, el-uakia, el-murselat, amme jetesa’elune dhe sureja idhe’sh-shemsu kuuiret.”12


Thënie nga brezat e parë


Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Mos e recitoni Kuranin sikur të ishte poezi, as mos e lexoni atë sikur të ishte prozë, por ndaluni në çudirat e tij, tundni zemrat me të dhe mos synoni mbarimin e sures!”


Ide


Bëje një hatme të veçantë, të cilën unë do ta quaja “hatmeja e përsiatjes”, duke mos e kaluar asnjë ajet pa e mësuar diturinë dhe punën që gjendet në të! Nuk ka të keqe edhe nëse kjo hatme zgjat një vit ose edhe më shumë.


12 Këtë hadith e shënon Tirmidhiu.


Ditët e agjëruesit


 22 


Shndritje


Ibn Kajimi thoshte: “Ta lexosh një ajet me përsiatje dhe duke e kuptuar është më mirë sesa ta bësh një hatme pa përsiatje dhe pa e kuptuar.”


Ditët e agjëruesit


 23 


12 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


“Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; ...” [Kuran, 3:96-97]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Umreja në Ramazan është e barabartë me një haxh.” [Muttefekun alejhi] Ndërsa, në një transmetim tjetër thuhet: “është e barabartë me një haxh së bashku me mua.” [Muslimi]


Thesar


Prej thesareve që i arrin njeriu kur e bën umren në Ramazan është namazi në Qabe, sepse siç ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “Një namaz në Qabe është më i mirë se njëqindmijë namaze në vende tjera.” 13


13 Këtë hadith e shënon Ahmedi, ndërsa Mundhiriu e cilëson si “sahih” (të shëndoshë).


Ditët e agjëruesit


 24 


Thënie nga brezat e parë


Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Nuk ka vend në të cilin do të llogaritet njeriu për atë që i shkon ndërmend ta bëjë, edhe nëse nuk e bën atë, përveç Mekes.” Pastaj lexoi fjalën e Allahut: “ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.” [Kuran, 22:25]


Ditët e agjëruesit


 25 


13 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik. [Kuran, 25: 27, 28]


Hadith


I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njeriu është në fenë e mikut të vet, kështu që shikoni se me kë po shoqëroheni!”14


Thënie nga brezat e parë


Shekiku thoshte: “Shoqërohu me njerëzit siç shoqërohesh me zjarrin, përfiton nga ai, duke u ruajtur mos të të djegë.”


Poezi


Mos e shiko personin, por atë që e shoqëron


Sepse çdo njeri rrugës së mikut shkon


Zgjidhe për shoqërim atë që është më i mirë


E mos shoqëro të keqin, të biesh në mynxyrë.


14 Këtë hadith e shënon Tirmidhiu.


Ditët e agjëruesit


 26 


Mesazh


El-Ahnef ibn Kajsi i shkroi një mikut të vet: “Kur ta gjesh mikun e përshtatshëm ruaje si sytë e ballit, ngase shoku i përshtatshëm është më i mirë se fëmija i papërshtatshëm, sepse Allahu i Lartësuar i tha Nuhut, paqja e Allahut qoftë mbi të, për të birin e tij: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe.” [Kuran, 11:46]”


Ditët e agjëruesit


 27 


14 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre. [Kuran, 24:31]


Hadith


I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dy grupe të banorëve të zjarrit nuk i kam parë ende; disa njerëz me kamxhikë si bishta të lopëve, me të cilët i godasin njerëzit dhe disa gra të veshura të zhveshura, joshëse e që lakohen, kokat e tyre duken si gunga devesh. Ato nuk do të hyjnë në Xhenet e as që do ta ndiejnë aromën e tij.”15


Shndritje


Të durosh duke ulur shikimin nga gjërat e ndaluara është më lehtë sesa t’i durosh pasojat e shikimit të ndaluar.


15 Këtë hadith e shënon Muslimi.


Ditët e agjëruesit


 28 


15 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës! [Kuran, 59:2]


Hadith


I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtet, Allahu shtrin dorën e Tij natën që të pendohet ai që ka bërë keq ditën dhe e shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet ai që ka bërë keq natën, derisa të lindë dielli nga perëndimi.”16


Këshillë


Vëlla dhe ti, motër! Kaloi pjesa më e madhe e këtij muaji të bekuar, cili nga ne llogariti vetveten në të dhe shpëtoi?! Cili nga ne ia diti rëndësinë këtij muaji dhe ia dha hakun?! Kush nga ne vendosi që t’i ndërtohen dhoma shumëkatëshe në Xhenet para se të mbyllen portat? Çdo muaj mund të jetë i zëvendësueshëm, përveç muajit të bekuar të Ramazanit.


16 Këtë hadith e shënon Muslimi.


Ditët e agjëruesit


 29 


16 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! [Kuran, 59:18]


Hadith


I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit Ditën e Kijametit pa u pyetur për katër gjëra: për jetën e tij si e ka kaluar; për diturinë e tij, çfarë ka vepruar me të; për pasurinë e tij, nga e ka marrë dhe ku e ka shpenzuar dhe për trupin e tij ku e ka përdorur.”17


Thënie nga brezat e parë


Haseni thoshte: “Besimtarin sa herë që e takon e gjen duke e llogaritur veten: Çfarë deshe të bësh, çfarë deshe të hash, çfarë deshe të pish... Ndërsa, të keqit i kalon jeta pa e llogaritur veten.


Ide


Para se t’i mbyllësh sytë për të fjetur, silli ndërmend ndodhitë e ditës së sotme, analizoji punët që i ke bërë,


17 Këtë hadith e shënon Tirmidhiu dhe e cilëson si “hasen-sahih.”


Ditët e agjëruesit


 30 


çfarë ke lënë anash dhe llogarite vetveten, pastaj përmirësoji gabimet në ditën që vjen.


Ditët e agjëruesit


 31 


17 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” [Kuran, 17:23,24]


Hadith


Një njeri erdhi te i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe kërkoi leje prej tij për të shkuar në xhihad, ndërsa i Dërguari e pyeti atë: “Gjallë i ke prindrit?


-“Po.” – u përgjigj njeriu.


Atëherë, i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Me ta bëj xhihad (jepe mundin tënd në mirësjellje ndaj tyre).”


Thënie nga brezat e parë


Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, pa një njeri që bënte tavaf rreth Qabesë, duke e mbajtur nënën e tij në shpinë. Ky njeri e pyeti atë: “O Ibn Omer, a mendon se ia kam dhënë hakun?” Ibn Omeri ia ktheu: “Jo, madje as edhe për një sëmbim që ka përjetuar gjatë lindjes sate,


Ditët e agjëruesit


 32 


mirëpo ke bërë punë të mirë, e Allahu shpërblen edhe për punë të vogla.”


Shkëndijë


Kush bën mirë gjen mirë! Ashtu si sillesh ndaj prindërve, do të sillen ndaj teje fëmijët tu. Shpërblimet janë sipas veprave.


Ditët e agjëruesit


 33 


18 Ramazan


Ajet Kuranor


Allahu i Madhërishëm thotë:


“dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë.” [Kuran, 13:21]


Hadith


I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Nuk është mbajtës i lidhjeve farefisnore ai që i mban ato këmbyerazi, por ai që i lidh ato kur shkëputen.”


Thënie nga brezat e parë


Ali ibn Husejni i tha të birit: “O bir im! Mos u shoqëro me atë që i shkëput lidhjet farefisnore, sepse, me sa e kam parë unë, ai është i mallkuar tri herë në Librin e Allahut.”


Shndritje


Ibn Ebi Hamza thoshte: “Kuptimi gjithëpërfshirës i lidhjes farefisnore është: lidhja e çdo gjëje të mirë dhe shmangia nga të këqijat aq sa është e mundur.”


Si mbahen lidhjet farefisnore


Lidhjet farefisnore mbahen nëpërmjet vizitave, ndihmës me pasuri, përgjigjes ndaj ftesave, urimeve, ngushëllimeve, ndihmesës në larjen e borxheve,


Ditët e agjëruesit


 34 


telefonatave, mesazheve telefonike dhe elektronike e kështu me radhë.


Ditët e agjëruesit


 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL