Dita e Ashurasë - normat dhe dispozitat e saj
Falënderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala], Zotit të
botëve, ndërsa paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të
Dërguarin tonë Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] familjen
dhe shokët e tij.
- Ditët e Ashurëve në histori:
Transmetohet nga Ibën Abasi [radijallahu anhuma] se ka
thënë:
“Erdhi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në Medine dhe i pa
Jehudët tek agjëronin këtë ditë (ditën e ashureve). Tha: ç’është kjo?
Thanë: Kjo është ditë e mirë. Në këtë ditë i ka shpëtuar Allahu i
lartësuar. Beni Israilët (popullin e Musës alejhi selam) nga armiku i
tyre (Faraoni) dhe ka agjëruar Musau. Atëherë Pejgamberi [sallallahu
alejhi ve sel-lem] tha: “Unë kam të drejtë te Musa më shumë se
ju, e agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi për agjërimin e kësaj dite.” 1
Agjërimi i ashureve ka qenë i njohur edhe në kohën e
injorancës para dërgimit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sellem].
Është vërtetuar nga Aishja [radijallahu anhu] se ka thënë: “Me
të vërtetë populli injorant-para islamit e kanë agjëruar këtë ditë.”
Thotë Kurtubiu: “Ndoshta Kurejshët kanë pasur në agjërimin e
tyre ligjin i cili ka kaluar si Ibrahimi alejhi selam."
Po ashtu është vërtetuar se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sellem]
e ka agjëruar këtë ditë në Mekke para emigrimin për në
Medine.
Kur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] emigroi në Medine
i gjeti Jehudët e kremtonin këtë festë e i pyeti ata për shkakun e iu
përgjigjën në hadithin e lartpërmendur, atëherë Pejgamberi [sallallahu
alejhi ve sel-lem] urdhëroi për kundërshtimin e tyre në
1 Transmeton Buhariu me nr:1865.
3
marrjen e kësaj dite festë ashtu siç ka urdhëruar në hadithin të cilin
e transmeton Ebu Musa [radijallahu anhu], i cili thotë:
“Ka qenë dita e ashureve, të cilën e konsideronin Jehudët festë, kurse
në transmetimin e Muslimit: “Ka qenë dita e ashureve e madhëruar
ndër Jehudët dhe festë, në një transmetim tjetër: “Kanë qenë populli i
Hajberit (Jehudët) e konsideronin këtë ditë festë po ashtu në këtë ditë
i vishnin gratë bukur dhe i zbukuronin.”
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjëroni këtë ditë
ju!” 2
- Vlera e agjërimit të ashureve
Transmetohet nga Ibën Abbasi [radijallahu anhuma] se ka
thënë: “Nuk e kam parë Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që
e ka agjëruar ndonjë ditë dhe e ka vlerësuar ndaj të tjerave përveç
ditën e ashureve dhe këtë muaj (ka për qëllim muajin e Ramazanit).”
3
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Unë konsideroj
se agjërimi i ashureve i shlyen mëkatet e vitit të kaluar.” 4
Kjo është nga vlera dhe bamirësia e Allahut [subhanehu ve
teala] ndaj nesh, i Cili na ka dhënë me një ditë agjërim shlyerjen e
mëkateve të një viti të plotë.
- Cila ditë është Ashura:
Neveviu (Allahu e mëshiroftë) thotë: Dijetarët tanë thonë:
Ashura është dita e dhjetë e muajit Muharrem ndërsa Tasua’ është
dita e nëntë e muajit Muharrem .. E këtë e thonë edhe shumica e
dijetarëve si dhe kjo kuptohet nga hadithet, shprehjet e
përgjithshme të përdorura në to dhe kjo është e njohur ndër
gjuhëtarët.
2 Transmeton Buhariu.
3 Transmeton Buhariu me nr: 1867.
4 Transmeton Muslimi me nr: 1976.
4
Ashura është emër islam dhe nuk ka qenë i njohur në
periudhën e injorancës – para islame.5
Ibn Kuddame (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Ashura është
dita e dhjetë e muajit Muharrem. E ky është mendimi i Seid b.
Musejjibit dhe Hasen El Basriut, ngase është transmetuar nga Ibn
Abasi se ka thënë:
“I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka
urdhëruar të agjërohet Ashura – dita e dhjetë e muajit Muharrem.” 6
Preferohet agjërimi i ditës së nëntë së bashku me Ashuranë – ditën e
dhjetë:
Abdullah b. Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Kur
i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e
agjëroi Ashuranë dhe urdhëroi të agjërohet, shokët e tij i thanë: O i
Dërguar i Allahut: ajo është një ditë që madhërohet nga Jehudët dhe të
Krishterët? Atëherë ai tha: Në vitin e ardhshëm – inshAllah – do ta
agjërojmë ditën e nëntë. Ibn Abasi tha: Por, i Dërguari i Allahut vdiq
ende pa ardhur viti i ardhshëm.” (Muslimi: 1916)
Imam Shafiu dhe dijetarët e medh-hebit të tij si dhe Ahmedi,
Is-haku dhe të tjerë thonë: Preferohet agjërimi i ditës së nëntë dhe
të dhjetë, ngase i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut
qofshin mbi të) e ka agjëruar të dhjetën dhe e ka bërë nijet ta
agjërojë në të ardhmen ditën e nëntë.
Sipas kësaj kuptojmë se agjërimi i Ashurasë është në disa grada:
- Më e ulëta është të agjërohet vetëm dita e dhjetë.
- Më e lartë se ajo është të agjërohet së bashku me të edhe dita e
nëntë.
E njeriu sa më shumë të shton agjërimin në muajin Muharrem
kjo është më mirë dhe më e vlefshme.
5 Keshaful Kanna’: 2/ Agjërimi i Muharremit
6 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hadith hasen sahih.
5
- Urtësia e agjërimit të ditës së nëntë:
Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Dijetarët për sa i
përket urtësisë së agjërimit të ditës së nëntë kanë përmendur disa
shkaqe:
E para: Qëllimi prej kësaj është kundërshtimi i Jehudëve të
cilët agjëronin vetëm ditën e dhjetë.
E dyta: Qëllimi prej kësaj është lidhja e agjërimit të Ashurasë
me agjërim tjetër sikurse që e ka ndaluar të agjërohet dita e
Xhumasë e vetme. Këtë e ka përmendur Hatabiu dhe të tjerë.
E treta: Kujdesi për agjërimin e ditës së dhjetë nga frika se mos
ka ndodh ndonjë gabim në përcaktimin e hënës së re, kështu që
dita është sipas renditjes e nënta ndërsa në realitet është e dhjeta.
Shkaku më i fortë është kundërshtimi i Jehudëve dhe
Krishterëve. Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka
thënë: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin
mbi të) e ka ndaluar përngjasimin me ithtarët e Librit në hadithe të
shumta, e prej tyre fjalët e tij me rastin e Ashurasë: “Nëse kam jetë
gjer në vitin e ardhshëm do ta agjëroj të nëntën.”7
Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) thotë në komentin e hadithit:
“Nëse kam jetë gjer në vitin e ardhshëm do ta agjëroj të nëntën.”
Synimi i tij ta agjëron ditën e nëntë nuk ka për qëllim të
përkufizohet në të por, t’ia shton atë ditës së dhjetë qoftë në shenjë
kujdesi për ditën e dhjetë apo për shkak të kundërshtimit të
Jehudëve dhe Krishterëve. E kjo e dyta është më e saktë dhe
kuptohet nga disa transmetime të Muslimit.” 8 (Fet-hul Bari:
4/245).
7 El Fetava El Kubra: 6/ Sed-du Dherai.
8 Fet-hul Bari: 4/245
6
- Dispozita e veçimit të Ashurasë me agjërim:
Shejhul Islam Ibn Tejmije thotë: “Agjërimi i ditës së Ashurasë
shpaguan mëkatet e një viti dhe veçimi i saj me agjërim nuk është i
urrejtur (mekruh).”9
Ibn Haxher El Hejtemi në librin e tij Tuhetul Muhtaxh thotë:
“S’ka gjë nëse Ashura – dita e dhjetë agjërohet e vetme.”10
- Ashura agjërohet edhe nëse bie të xhumanë apo të shtunën
Është transmetuar ndalimi i veçimit të ditës së Xhuma me
agjërim si dhe ndalimi i agjërimit të ditës së shtune vetëm se në rast
agjërimi të obliguar por, kjo normë anulohet nëse kur i agjëron
këto dy ditë ua shton nga një ditë tjetër. Gjithashtu nëse agjërimi
në këto ditë bëhet për shkak të një tradite të preferuar sikurse
agjërimi i një dite dhe prishja e tij ditën tjetër, agjërimi për shkak të
zotimit (nedhrit), kompensimit apo një agjërim të cilin e ka
preferuar sheriati sikurse agjërimi i ditës së Arafatit dhe Ashurasë
..11
Behuti (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është mekruh që
qëllimshëm të veçohet dita e shtunë me agjërim për shkak të
hadithit të Abdullah b. Bishrit që e transmeton nga motra e tij se
ka thënë:
“Mos agjëroni ditëne shtunë përveç nëse agjërimi është obligativ”12
Gjithashtu këtë ditë e madhërojnë Jehudët prandaj veçimi i saj
është përngjasim me ta .. (Përveç nëse rastis) d.m.th. ditën e
Xhuma dhe ditën e Shtune (në një traditë të vepruar më herët).
Sikurse të ndodh në të dita e Arafatit apo dita e Ashurasë dhe
9 El Fetava Kubra: 5
10 Tuhfetul Muhtaxh: 3/Kaptina e Agjërimit nafile.
11 Tuhfetul Muhtaxh: 3/Kaptina e Agjërimit vullnetar, Mushkilul Athar: 2/Kaptina e
agjërimit të ditës së shtune.
12 E transmeton Ahmedi dhe senedi i tij është i mirë- xhejjid si dhe Hakimi i vili ka
thënë: Ky hadith e plotëson kushtin e Buhariut.
7
traditë e tij është t’i agjëron këto dy ditë, sepse tradita ka ndikim në
këtë.13
- Si të veprojmë nëse dyshojmë për ditën e fillimit të muajit?
Imam Ahmedi ka thënë: “Nëse dyshon se cila prej ditëve është
i agjëron tre ditë. Këtë e bën për shkak që të sigurohet për
agjërimin e ditës së nëntë dhe të dhjetë.”14
Ai që nuk e dinë kur ka dalë hëna e re e muajit Muharrem dhe
dëshiron të kujdeset për të arritur Ashuranë, atëherë e llogaritë
muajin Dhul Hixhe të plotë sikurse që ekziston rregulli (me rastin e
Ramazanit) e më pas e agjëron ditën e nëntë dhe ditën e dhjetë. Ai
që donë të ketë kujdes të shtuar dhe ta agjëron edhe ditën e nëntë
gjithashtu e agjëron ditën e tetë, të nëntë dhe të dhjetë. ( E nëse
muaji Dhul Hixhe ka qenë i mangët d.m.th. 29 ditë atëherë e ka
qëlluar ditën e nëntë dhe të dhjetë bindshëm).
Përderisa agjërimi i Ashurasë është i preferuar dhe nuk është
obligim, njerëzit nuk obligohen të kujdesen për shikimin e hënës së
re të muajit Muharrem sikurse që urdhërohen të kujdesen për
shikimin e hënës së re të muajit Ramazan dhe Sheval.
- Çka shlyen agjërimi i ashureve?
Thotë Imam Neveviu Allahu e mëshiroftë:”I shlyen mëkatet e
vogla dhe i falë ato përveç të mëdhave. Pastaj thotë Allahu e
mëshiroftë : Agjërimi i ditës së Arafatit i shlyen mëkatet e dy
viteve, kurse dita e ashureve i shlyen mëkatet e një viti e nëse
përputhen të thënët “Amin” kur të thonë edhe melaqet “Amin", i
janë falur atij mëkatet e mëparshme. Të gjitha këto ditë që i
përmendëm janë të mira në shlyerjen e mëkateve. Pra, nëse gjejnë
të vogla i shlyejnë ato e nëse nuk gjejnë as mëkat të vogël e as të
madh i janë shkruar atij të mira dhe janë ngritur shkallë (derexhe)
për të.
13 Keshaful Kanna’: 2/Kaptina e agjërimit vullnetar.
14 El Mugni i Ibn Kudames: 3/ Agjërimi i Ashurasë.
8
- Keqkuptim lidhur me shpërblimin e agjërimit të Ashurasë:
Disa njerëz mashtrohen dhe mbështeten në agjërimin e ditës së
Ashurasë apo Arafatit, sa që disa nga ata thonë: Agjërimi i
Ashurasë i shlyen mëkatet e tëra brenda vitit dhe mbetet agjërimi i
Arafatit për ta shtuar shpërblimin. Ibn Kajjimi ka thënë: “Ky i vet
mashtruar nuk e dinë se agjërimi i Ramazanit dhe pesë namazet
ditore janë më të mëdha se sa agjërimi i Arafatit dhe ditës së
Ashurasë. Në të vërtetë agjërimi i tyre i falë mëkatet e vitit nëse
njeriu iu largohet mëkateve të mëdha. Agjërimi i Ramazanit gjer në
Ramazanin tjetër dhe Xhumaja gjer në Xhumanë tjetër nuk mund
t’i shlyejnë mëkatet e vogla përveç se nëse i bashkohet kësaj lënia e
mëkateve të mëdha, kështu që të dyja së bashku i shlyejnë mëkatet
e vogla.
Disa njerëz të vet mashtruar mendojnë se adhurimet që i kryen
janë më shumë se sa mëkatet e tij, ngase ai nuk e llogarit veten e tij
për të këqijat dhe nuk i hulumton mëkatet. Ai kur ta vepron një
punë të mirë e ruan në kujtesën e tij dhe e llogaritë në të, sikurse ai
që i kërkon falje Allahut me gjuhën e tij apo bën tesbih Allahun
gjatë ditës njëqind herë por, gjatë ditës i përgojon myslimanët dhe
e shkel nderin e tyre si dhe flet atë që nuk e donë Allahu. Ky
person vazhdimisht mediton në vlerën e tesbihëve (Thënia:
SubhanAllah) dhe tehlilëve (thënia: La ilahe il-lAllah) dhe nuk çan
kokën për atë që është transmetuar si ndëshkim për ata që
përgojojnë dhe gënjejnë dhe në raste tjera të metave të gjuhës. E
ky është një mashtrim i pastër.” 15
- Agjërimi i Ashurasë për atë që ka për të kompensuar ditë prej
Ramazanit:
Dijetarët kanë mospajtim për dispozitën e agjërimit vullnetar
para kompensimit të agjërimit të Ramazanit.
15 El mevsuatul Fikhije: 31/Gurur – Vetëmashtrimi.
9
Hanefinjtë e kanë mendimin se lejohet agjërimi vullnetar para
kompensimit të agjërimit të Ramazanit dhe kjo nuk është mekruh
për atë se kompensimi nuk është obligim të kryhet menjëherë.
Malikinjtë dhe Shafinjtë e konsiderojnë të lejuar por, mekruh.
Kjo për shkak të vonimit të vaxhibit, Desuki ka thënë: “Është
mekruh agjërimi nafile për atë që duhet të kryejë një agjërim të
obliguar sikurse agjërimi i zotimit, kompensimit dhe shpagimit
qoftë nëse agjërimi vullnetar të cilit i jep përparësi ndaj agjërimit të
obliguar është synet jo i fortë apo synet i fortë sikurse agjërimi i
Ashurasë dhe ditës së Arafatit.
Hanbelinjtë kanë mendimin se ndalohet agjërimi vullnetar para
kompensimit të Ramazanit si dhe agjërimi vullnetar me këtë rast
nuk është i saktë edhe pse koha për kompensim është e hapur. Ai
patjetër duhet të fillon me agjërimin e obliguar gjersa ta kryen atë.16
Myslimani duhet të ngutet me kompensimin pas Ramazanit që
të ketë mundësi ta agjëron ditën e Arafatit dhe Ashurasë pa ndonjë
vështirësi. E nëse e agjëron ditën e Arafatit dhe Ashurasë dhe gjatë
natës e bën nijet për kompensim, atëherë kjo i vlen atij për
kompensimin e agjërimit të obliguar. E mirësia e Allahut është e
madhe.
- Bidatet në ditën e Ashurasë:
Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) është pyetur
për atë që e veprojnë disa njerëz në ditën e Ashurasë si: lyerja e
syve me kuhl (bojë), larja, këna , përshëndetja dorë më dorë, zierja
e drithërave, shfaqja e gëzimit dhe të tjera ... A kanë këto gjëra
bazë apo jo?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve ..
16 El Mevsua El Fikhije: 28/Agjërimi vullnetar.
10
Për këtë nuk është transmetuar as nga Pejgamberi (paqja dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe as nga shokët e tij ndonjë
hadith i vërtetë dhe këtë nuk e ka preferuar askush prej dijetarëve
të Islamit qofshin ata katër imamët apo edhe të tjerët dhe as që
kanë transmetuar autorët e librave të besueshëm për këtë diçka nga
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e allahut qofshin mbi të), shokët e
tij apo nga tabi-inët qoftë transmetim të saktë apo të dobët.
Por disa të mëvonshëm i kanë transmetuar për këtë disa
hadithe sikurse që kanë transmetuar se: “Ai që i lyen sytë e tij me
kuhl ditën e Ashurasë nuk do t’i lëndohen sytë atë vit. Ai që lahet
ditën e Ashurasë nuk do të sëmuret atë vit” e të ngjashëm me këtë
... Dhe kanë transmetuar një hadith të rrejshëm për Pejgamberin
(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se kinse ka thënë: “Ai
që ditën e Ashurasë shpenzon më tepër për familjen e tij Allahu do
ta furnizojë atë më tepër gjatë tërë vitit.” Tërë këto transmetime
janë gënjeshtër që iu është mveshur Pejgamberit (paqja dhe
mëshira e allahut qofshin mbi të).
Pastaj ka përmendur – Allahu e mëshiroftë – një rezyme të
shkurtë rreth asaj që ka kaluar në fillim ky ymet prej fitneve dhe
ngjarjeve si dhe vrasjes së Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur me të)
dhe se çka kanë vepruar grupacionet e ndryshme për këtë? Dhe ka
thënë:
“Një nga grupet u bë injorante dhe e padrejtë: apo ateiste dhe
dyfytyrëshe apo e humbur dhe e devijuar të cilët e shfaqnin
miqësinë ndaj tij dhe ndaj familjes së tij dhe të cilët e morën ditën e
Ashurasë si një ditë të pikëllimit dhe vajtimit ku shfaqnin në të
simbolet e injorancës si goditjen e faqeve, shqyerjen e rrobave dhe
të ngushëlluarit sipas traditave të periudhës së injorancës ..
këndimit të elegjive dhe transmetimit të lajmeve në të cilat ka
gënjeshtër të shumtë dhe realiteti nuk gjendet në to. Në to nuk ka
veçse ripërtëritje e pikëllimit, fanatizmi, nxitje të urrejtjes dhe
luftërave dhe shpërndarja e fitneve mes myslimanëve dhe arritja
përmes kësaj të ofendohen gjeneratat e para ..
11
E të keqen dhe dëmin e këtyre ndaj myslimanëve nuk ka
mundësi ta përshkruajë as ndonjë orator i rrallë.
E kundër tyre kanë reaguar ose disa njerëz prej En Nevasib –
ata që flasin kundër Husejnit dhe familjes së tij ose nga disa
injorantë të cilët e kanë kthyer të keqen me të keqe tjetër,
gënjeshtrën me gënjeshtër tjetër, dhe bidatet me bidate tjera kështu
që kanë shpifur transmetime për shfaqjen e gëzimit dhe dëfrimit
ditën e Ashurasë sikurse lyerja e syve me kuhl apo lyerja e mjekrës,
shpenzimi shtesë për familjen, zierja e ushqimeve jo të zakonshme
dhe gjëra të tjera të cilat veprohen në raste të mëdha dhe festa.
Kësisoj këta e marrin ditën e Ashurasë festë sikurse festat e tjera
dhe gëzimet ndërsa ata e marrin atë si ceremoni varrimi në të cilën
ngjallin pikëllimin dhe mërzinë e që të dyja grupet kanë gabuar dhe
kanë dalë prej Synetit ...” 17
Ibn Haxh (Allahu e mëshiroftë) se prej bidateve të Ashurasë
është nxjerrja e zekatit në të qëllimshëm qoftë më herët apo më
vonë se afati i caktuar si dh veçimi i saj me prerjen e pulave dhe
përdorimin e kënasë për gratë.18
E lusim Allahun të na bëjë prej atyre që e pasojnë synetin
Pejgamberit të Tij fisnik. Të na bëjë të jetojmë me islam dhe të
vdesim me iman dhe të na jep sukses në atë që e donë dhe e
pëlqen. Sikur që e lusim që të na ndihmoj ta përmendim Atë dhe ta
falënderojmë dhe ta dhurojmë në mënyrën më të mirë si dhe t’i
pranon të mirat nga ne dhe të na bëjë nga të devotshmit.
E paqja dhe mëshira qofshin për Pejgamberin tonë
Muhamedin dhe mbi familjen dhe tërë shokët e tij.
17 El Fetava El Kubra Li Ibni Tejmije.
18 El Med-hal: 1/Dita e Ashurasë.