Pyetja: Cila është dispozita për atë që harron ta
kompenson agjërimin gjersa të arrin Ramazani tjetër?
Përgjigja: Dijetarët e Fikhut janë të pajtimit se harresa është
arsye e cila e eliminon mëkatin dhe ndëshkimin, në të gjitha
shkeljet për shkak të argumenteve të shumta nga Kurani dhe
Syneti por, ata kanë mospajtim për atë që pason pas shkeljes si
shpagim e të ngjashme.
E për sa i përket kompensimit të Ramazanit gjersa të hynë
Ramazani tjetër dijetarët janë pajtuar se kompensimi është i
domosdoshëm pas Ramazanit tjetër dhe nuk anulohet për shkak të
harresës.
Por, ata kanë mospajtim rreth shpagimit (e që është ushqimi i
një të varfëri) a i shtohet kompensimit dhe këtë në dy mendime:
Mendimi i parë: Nuk obligohet me shpagim, ngase harresa është
arsye e cila eliminon si mëkatin ashtu edhe shpagimin.
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve të medhhebit Shafi
dhe një pjesë të atyre Malikij.1
Mendimi i dytë: Obligohet me shpagim, sepse harresa është arsye
e cila eliminon vetëm mëkatin.
Këtë mendim e ka El Hafidh Esh Sherbini nga Shafinjtë i cili ka
thënë: Më afër është se anulohet për të mëkati por jo edhe
shpagimi.2
E këtë e theksojnë edhe disa dijetarë Malikij, gjithashtu.3
Më i saktë është mendimi i parë inshAllah dhe këtë për shkak të
tre argumenteve:
1 Shiko: Tuhftetul Muhtaxh: 3/445, Nihajetul Muhtaxh: 3/196, Minehul Xhelil: 2/154
dhe Sherhul Muhtesaru El Halil: 2/263.
2 Mugni El Muhtaxh: 2/176.
3 Mevahibul Xhelil: 2/450.
3
I pari: Kuptimi i përgjithshëm i ajeteve dhe haditheve të cilat e
eliminojnë nga ai që harron ndëshkimin, sikurse fjala e Allahut të
lartësuar: “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” (El
Bekare: 286)
I dyti: Parimisht njeriu është i lirë nga detyrimet prandaj nuk
lejohet ngarkimi i tij me shpagime vetëm se me argument, e nuk ka
argument të fortë në këtë çështje.
E treta: Për këtë shpagim ka mospajtim në obligimin e tij edhe
për atë që e vonon kompensimin me qëllim ku dijetarët e
medhhebit Hanefij dhe Dhahirij kanë mendimin se nuk iu
obligohet si dhe Shejh Ibn Uthejmin e ka zgjedhur se ajo është e
preferuar vetëm, ngase për ligjësimin e tij nuk janë transmetuar
vetëm se veprat e disa Sahabëve. E kjo nuk mjafton për t’i obliguar
njerëzit me të nëse e bëjnë me qëllim e assesi nuk mjafton për t’i
obliguar ata kur kjo iu ndodh me arsye të cilën Allahu e ka
llogaritur (pranuar) si arsye.
Rezyme e përgjigjes: Ai e ka obligim vetëm kompensimin dhe jo
edhe shpagimin. Dhe i kompenson ato ditë pas kalimit të
Ramazanit të tashëm.
E Allahu e dinë më së miri.