dërguarve, Pejgamberin tonë Muhammedin
dhe mbi familjen, shokët e tij, e pasuesit. Në
vijim:
ISLAMI: Është dëshmia “La ilahe
il-lall-llah, Muhamedun resulull-llah” (Nuk
ka të Adhuruar i Cili meriton adhurimin
përveç All-llahut, dhe se Muhammedi është
i Dërguari i Tij), me zemër, gjuhë e
gjymtyrë. Islami përfshinë besimin në
gjashtë shtyllat e besimit, zbatimin i pesë
shtyllave të Islamit e të gjitha këto me
bamirësi.
ISLAMI: Është vula e dërgesave të
All-llahut e shpallur mbi vulën e të
dërguarve të Tij Muhammedit birit të
Abdull-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sellem)
1. Islami është feja e vërtetë, që nuk
pranon All-llahu prej askujt fe tjetër përveç
tij. Të cilën e ka bërë All-llahu fe të lehtë pa
asnjë veshtirësi, ithtarët e të cilës All-llahu
1 Shprehja (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), do të
thotë paqa dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
4
nuk i ka ngarkuar me diçka që nuk mund ta
kryejnë, e nuk i ka detyruar muslimanët të
bëjnë të pamundurën.
FE: Baza e së cilës është tevhidi
(monoteizmi)2, simboli i së cilës është
besnikëria, boshti i saj është drejtësia, lënda
ushqyese e saj është e vërteta, e shpirti i saj
është mëshira.
FE madhështore që i drejton robët
në çdo të mirë që u bën dobi atyre në këtë
botë dhe tjetrën, u tërheq vërejtjen atyre prej
çdo gjëje që i dëmton në fe, këtë botë dhe
tjetrën. All-llahu me këtë fe ka përmirësuar
besimet, e përsosur moralet, e me të ka
përmirsuar jetën e kësaj bote dhe ahiretin
3, (botën e ardhshme).
Me këtë fe All-llahu ka bashkuar
ndërmjet zemrave të përçara, e
2 Tevhid don të thotë: Besimi e veçimi i All-llahut
në adhurim, të vetëm, pa shok.
3 Bota e përjetshme pas vdekjes e deri në
përfundim në xhennet ose në ixhehenem përjetësisht.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
5
mendimet i filtroi nga errësira dhe e kota, e i
drejtoi drejt të vërtetës e i udhëzoi në
rrugë të drejtë.
Fe e përpiktë e ruajtur në gradën më
të lartë, e sigurtë në lajmet që ka sjellë, e
në të gjitha ligjet. Kështu që nuk ka
lajmëruar vetëm se me besnikëri e drejtësi.
E nuk ka gjykuar vetëm se me mirësi e
drejtësi, me besimet e drejta,veprat
epërpikëta e moralet larta. Qëllimi i
dërgesës islame është arritja e pikave të më
poshtme:
1- Njohja e njerëzve me Zotin e
tyre, Krijuesin e tyre, me emrat e Tij të
bukur në të cilat nuk i përgjason askush
Allahut, cilësitë e Tij të larta e veprat e Tij
të urta e të plota.
2- Thirrja e robërve në adhurimin e
All-llahut të vetëm e pa shok duke zbatuar
çdo ligj të Librit të Tij e Synetit (traditës) të
Dërguarit të Tij e çdo obligim, urdhëresë,
ndalesë në të cilat është mirësia në këtë
botë dhe në botën e ardhshme (ahiret).
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
6
3- Përkujtimi i tyre me gjendjen që
jetojnë në të e me vendkthimin e tyre pas
vdekjes, çfarë do tu ndodhë në varre,
rringjalljen, dhënien e llogarisë, e së
fundi në xhennet 4 ose në xhehenem 5, e kjo
sipas veprave të kryera,nëse ka bërë mirësi
do të gjej mirë, nëse ka bërë keq do të gjejë
keq.
Bazat më të rëndësishme që thërret
Islami në to mund ti paraqesim në vijat e
mëposhtme:
Së pari: THËRRET NË BESIM (AKAID)
I cili plotësohet duke besuar në gjashtë
shtyllat e besimit.
1- Besimi në All-llahun,
4 Xhenneti është vendi ku do të jenë besimtarët.
5 Xhehenemi është vendi ku do të jenë
mosbesimtarët.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
7
a- Duke besuar se All-llahu është
Zot, Krijues, Sundues, Rregullues i
çështjeve (Rububije).
b- Veçimi i All-llahut në adhurim,
duke besuar se All-llahu është Zoti i
adhuruar i vërtetë e çdo gjë që adhurohet
pëveç Tij është e kotë (Uluhije).
c- Besimi në emrat e cilësitë e Tij
që do të thotë se All-llahu ka emra të bukur
e cilësi të larta në dritën e asaj që ka ardhur
në librin e Tij e synetin e të Dërguarit të
Tij Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem)-(Esmai ue Sifat).
2- Besimi në melaiket (engjujtë).
Melaiket janë robër të nderuar të
All-llahut. All-llahu i ka krijuar për ta
adhuruar Atë. I janë nënshtruar e bindur
Atij. All-llahu i ka ngarkuar me punë nga
më të ndryshmet, prej tyre:
Xhibrili- të cilin, e ka ngarkuar me
sjelljen e shpalljeve të dërguarve të Tij. I
cili e zbret dhe e renditë, e ja kumton
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
8
shpalljen nga All-llahu kujt të dojë All-llahu
prej të dërguarve të Tij.
Mikaili- është i ngarkuar me
sjelljen e shiut, e bimët.
Israfili- është i ngarkuar me
fryerjen e bririt kur të vdesin të gjitha
krijesat për ringjallje.
Meleku i vdekjes- 6 (ose melekulmeuti),
është i ngarkuar me marrjen e
shpirtërave.
3- Besimi në librat
All-llahu i Lartëmadhëruar ka
zbritur mbi të dërguarit e Tij libra në të
cilat gjendet udhëzim, mirësi, e rregullim.
Prej librave që dimë janë:
a- Tevrati 7, të cilin All-llahu i
Madhëruar ia ka zbritur Musait (sal-llal-
6 Të quajturit e tij me emrin “Azrail” nuk ka
argument. Por në Kur’an e sunnet e gjejmë me emrin
Melekul-meut (meleku i vdekjes).
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
9
llahu alejhi ve sel-lem) e ky libër
konsiderohet si libri më i madh i Israilitëve.
b- Inxhili, të cilin All-llahu i
Madhëruar ia ka zbritur Isait (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem).
c- Zeburi, të cilin All-llahu i
Madhëruar ia ka zbritur Daudit (sal-lallllahu
alejhi ve sel-lem).
ç- Fletushkat e Ibrahimit e
Musait.
d- Kur’ani i Madhëruar, të cilin
All-llahu i Madhëruar ia ka zbritur vulës së
të dërguarve, Muhammedit (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem). All-llahu me zbritjen e
Kur’anit i ka shfuqizuar librat e tjerë
përpara tij. Gjithashtu All-llahu e ka marrë
7 Besimtarët muslimanë besojnë përgjithësisht se
këto libra janë zbritur mbi këta të Dëguar (sal-lall-llahu
alejhim ve sel-lem). Porse nuk do të thotë kjo se librat e
tanishëm me këto emra (Dhjata e vjetër, Dhjata e re,
Psalmet) të jenë mbetur ashtu si kanë zbritur porse kanë
ndryshuar e janë devijuar e të mbushura me trillime që janë
mëse të qarta për mendjet e thjeshta. Shih “50 mijë gabimet
e Biblës”, “A është Bibla fjalë e Zotit”? (A. Didat).
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
10
përsipër ruajtjen e Kur’anit prej çdo
devijimi sepse Kur’ani është argument për
të gjitha krijesat deri në ditën e gjykimit.
4- Besimi në të dërguarit
All-llahu i Madhëruar ka dërguar te
robërit e Tij të dërguar, i pari i tyre Nuhu
(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e i fundit
Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem). E të gjithë të Dërguarit ndër ta Isai
i biri i Merjemes dhe Uzejri (sal-lall-llahu
alejhima ve sel-lem) janë robër prej robërve
të All-llahut, askush prej tyre nuk ka veçori
hyjnore (të Zotit).
Janë robër prej robërve te tij dhe
All-llahu i ka nderuar me shpalljet. Dërgesat
janë të vulosura me dërgimin e të dërguarit
tonë Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem) të cilin e ka dërguar për të gjithë
njerëzit mbarë dhe nuk ka të dërguar tjetër
pas tij.
5-Besimi në ditën e gjykimit
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
11
E kjo është dita e kijametit
(Katastrofës) pas së cilës nuk do të ketë më
ditë pas saj. Atë ditë All-llahu do ti ringjallë
njerëzit pas vdekjes të gjithë për të dhënë
llogari për çdo vepër të kryer në këtë botë
përpara Gjykatësit, Fuqiplotit, Supremit, të
Drejtit, Krijuesit të qiejve e të tokës, Allllahut
i cili din atë që është e dukshme e që
fshihet në zemra., të gjallë (me trup e shpirt)
për të qenë përjetësisht (pavdekje) ose në
vendin e begative (të përhershme e të
pashtershme) xhennet, ose në vendin e
dënimeve të dhimbshme (të përhershme e të
pashtershme) xhehenem.
Besimi në ditën e gjykimit përfshin
edhe besimin në çdo gjë që do të ndodhë
pas vdekjes, duke përfshirë sprovën në
varr, dënimin e begatimin në të, ringjalljen,
tubimin, llogarinë e në fund përfundimi në
xhennet ose xhehenem.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
12
6- Besimi në kaderin 8(parapërcaktimin).
E besimi në kader përfshinë besimin
se All-llahu e ka përcaktuar rrjedhën e
gjithëçkaje e i ka gjendur konform dijes së
Tij të hershme e sipas Urtësisë së Tij të
plotë. Gjithçka është e ditur dhe e njohur
për sa i përket All-llahut të Madhëruar, e
shkruajtur në Lehvi Mahfudh (“Libri i
ruajtur” libri në të cilin është shkruajtur
gjithçka deri në Ditën e Gjykimit), e të
gjitha këto me dëshirën e Tij, e më pas
krijimi i tyre e nuk ka ndodhur e ekzistuar
asgjë vetëm se me dëshirën e Tij e krijimin
e Tij.
8 Besimi në kader (paracaktimin) për çdo gjë që
ka qenë, është e do të jetë.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
13
Së dyti: Shtyllat e Islamit.
Islami është ndërtuar mbi pesë baza,
nuk është njeriu musliman i vërtetë
derisa ti besojë dhe ti kryejë këto shtylla, e
këto shtylla janë:
Shtylla e parë: Shehadeti, e që
është: La ilahe il-lall-llah, Muhammedun
resulull-llah 9.
Dëshmia: Se nuk ka Zot që meriton
adhurimin veç All-llahut dhe se
Muhammedi është i dërguar i All-llahut.
Kjo dëshmi është çelësi i islamit dhe baza e
tij mbi të cilën ndërtohet islami.
9 Këshilloj ti kushtohet shumë rëndësi kuptimeve
të këtyre dëshmive se shumë i shohim njerëzit që u thonë me
gjuhët e tyre porse vijnë me vepra që i bëjnë këto dëshmi të
pavlera. Shih për sqarime të mëtejshme:” Tevhid” (Botimi i
Komunitetit musliman përgaditur nga shoqata e vakëfit).”
Tri parimet” “Kitabut-tevhid” etj…
Nëse dikush do të pranojë fenë islame patjetër
duhet të thotë këtë fjalë.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
14
” La ilahe il-lall-llah” do të thotë: se
nuk ka Zot, që me të vërtetë e meriton
adhurimin veç All-llahut, të vetëm e të pa
shok.
All-llahu është Zoti, i Adhuruari i
vërtetë e çdo zot, i adhuruar tjetër përveç Tij
është i kotë.
Fjala “ilah” do të thotë:“ i
adhuruar”.
“Muhammedun resulull-llah” do të
thotë: se Muhamedi (sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem) është i Dërguari i All-llahut e ti
besojmë Muhammedit (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem) në çdo gjë që na ka
lajmëruar, e ti bindemi në çdo gjë që ka
urdhëruar e të largohemi prej çdo gjëje që
ka ndaluar.
Shtylla e dytë: Salati (falja) 10
10 Që njihet me emrin namazi, namazet.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
15
Ato janë pesë namaze të cilat
përsëriten çdo ditë nga pesë herë. Këto
falje i ka obliguar All-llahu që të jenë si
lidhje ndërmjet robit dhe Zotit, ti lutet Atij
në to fshehurazi e ti lutet (për çdo gjë), e
janë ndaluese për muslimanin nga punët e
këqija e veprat e turpshme 11.
All-llahu ka pregaditur për ata që i
kryejnë faljet mirësi fetare, përmirësim të
imanit e shpërblim prej Tij të hershëm e të
vonshëm. Robi me kryerjen e faljes gjen
kënaqësi shpirtërore e trupore që e bënë atë
të lumtur në këtë botë dhe në tjetrën.
Shtylla e tretë: Zeqati (dhënia e
lëmoshës)
11 Duke menduar pra besimtari i vërtetë, se kohë
pas kohe do të qëndrojë para All-llahut, Krijuesit të tij, do ti
lutet e do ti falet. E qysh do të rrijë para Tij, kur ka bërë
mëkate? Apo nëse ka bërë, kërkon falje e pendohet me
kushtet e pendimit, shih (Dua të pendohem por…)
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
16
Kjo është lëmoshë të cilën e jep
kush mbizotëron nisabin 12 çdo vit atij që e
meriton 13 prej të varfërve etj… Zeqati nuk
është obligim për të varfërin që nuk
zotëron nisabin e zeqatit por është obligim
ndaj të pasurve që tu plotësohet feja e
islami, e i pasuron gjendjet e moralet e
tyre. Zeqati i shmang mangësitë e tyre, të
pasurisë së tyre. Gjithashtu zeqati i pastron
nga të këqiat, e ashtu njëkohësisht është
ndihmesë për të nevojshmit, për të varfërit
ndaj besimtarëve të pasur.
Për ti rregulluar gjendjet e tyre
përgjithësisht, me gjithë këto dobi zeqati në
vetvetën e tij është një pjesë tepër e vogël
për sa i përket asaj që u ka dhënë All-llahu
prej pasurisë e furnizimit të pasurve.
Shtylla e katërt: Sijami (Agjërimi).
12 Sasi e caktuar e cila ndryshon nga një lloj i pasurisë në
tjetrën. Për sqarime më të hollësishme shih librat e fikhut.
13 Te cilët i ka përmendur All-llahu në Surën Et-Tevbe,ajeti
60.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
17
Agjërimi kryhet në një muaj të çdo
viti e ky muaj është muaji i Ramazanit
të begatshëm, muaji i nëntë i vitit hënor
(vitit el-hixhrij). Muslimanët të gjithë
bashkohen në lënien e epsheve esenciale, si
pirjes, ngrënies dhe kryerjes së
marrëdhënieve gjatë ditës, prej agimit e deri
në perëndim të diellit.
All-llahu i Lartëmadhëruar ua
zëvendëson këtë me mirësinë e begatinë e
Tij, e u plotëson fenë e besimin dhe i
përsosë virtytet, e dobi të tjera të ndërtuara
mbi agjërimin prej mirësive të mëdha në
këtë botë dhe në tjetrën.
Shtylla e pestë: Haxhi 14
Haxh-xhi është qëllimi, vizita e
shtëpisë së All-llahut, për të kryer një
adhurim të caktuar në kohë të caktuar sipas
rregullave të Sheriatit (Legjislacionit) islam.
14 Vizita e Qabes një herë në jetë në një kohë të
caktuar të vitit.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
18
All-llahu e ka bërë obligim për ata që kanë
mundësi një herë në jetë.
Në këtë manifestim bashkohen
muslimanët prej të gjitha vendeve në
vendin më të mirë të rruzullit tokësor, e
adhurojnë aty një Zot, All-llahun e vetëm,
veshin një rrobe të vetme, nuk ka dallim
ndërmjet kryetarit e vartësve, të
varfërve e të pasurve, të bardhit me te ziun,
kryejnë adhurime të caktuara e të
kufizuara.
Adhurimi më i madh është qëndrimi
në Arafat 15, tavafi 16 në Qaben e nderuar e
cila është kibël 17 e muslimanëve dhe ecja
ndërmjet Safës dhe Merves.
Në Haxh-xh ka dobi e përfitime
fetare, e të kësaj bote, sa që nuk mund ti
përbledhim e ti numërojmë. (Të cilat i din e
15 Vende në Mekke.
16 Rrotullimi rreth Qabes 7 herë.
17 Vend që i drejtohen besimtarët në falje nga të
gjitha anët e botës.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
19
i ndien vetëm ai që e ka kryer këtë
obligim të madhërueshëm).
Së treti: Ihsani (Bëmirësia)
Që do të thotë: ta adhurosh Allllahun
me besim të plotë e duke zbatuar
Islamin sikur po e sheh, megjithëse nuk e
sheh Ai në të vërtetë të sheh, e kjo ndjehet e
mësohet duke njekur Synetin e të Dërguarit
të Tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e duke
mos e kundërshtuar.
Islami e ka rregulluar jetesën e
ithtarëve të tij në veçanti e përgjithësi duke
u siguruar atyre lumturi në këtë botë dhe në
ahiret. U ka lejuar islami atyre që e
shtrëngojnë këtë fe të martohen dhe ka
nxitur për të dhe i ka ndaluar prej
imoralitetit (zinas), homoseksualizmit dhe
prej të gjitha veprave të fëlliqura. Islami e
ka bërë obligim ndërlidhjen e farefisit duke
qenë pranë tyre me vizita siç u ka bërë
obligim sjelljen butë me të varfërin, të
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
20
vobektin dhe mbrojtjen e tyre. Ashtu siç ka
bërë obligim e nxitur çdo musliman, të
arrijë e përsosë çdo moral të lartë e i ka
ndaluar e tërhequr vërejtjen prej çdo morali
të poshtër dhe të ulët.
Gjithashtu u lejon fitimin e mirë
prej hallallit, qoftë kjo prej tregtisë, qirasë
etj, e u ka ndaluar kamatën (faiden) dhe çdo
tregëti të ndaluar e çdo gjë që është ndërtuar
mbi mashtrime.
Siç ka vënë re gjithashtu luhatjen e
njerëzve në shtrëngimin sipas rregullave të
islamit dhe zbatimin e të drejtave të të
tjerëve. Për këtë arsye ka bërë dënime
frenuese, për disa tejkalime që kanë të bëjnë
me të drejtat e All-llahut; si (er-ridde) të
lënit e fesë islame, imoraliteti, pijet
alkoolike etj, siç ka vënë dënime të ashpra
për çdo cënim të të drejtave të njerëzve, në
gjakun, pasurinë, e nderin, si vrasja,
vjedhja, shpifja, ose cënimi me goditje e
dëmtim.
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
21
E të gjitha këto janë dënime të
përshtatshme me krimin; mesatare, pa e
lënë mangut e pa e tepruar. Siç ka rregulluar
Islami lidhjet ndërmjet vartësve dhe
kryetarit dhe i ka bërë obligim vartësve
bindjen ndaj kryetarit me përjashtim të rastit
kur bie në kundërshtim me ligjet e Allllahut
apo urdhëron në mëkat, e u ka ndaluar
rreptësisht të ngrihen kundër tij, sepse një
vepër e tillë përmbledh në vetveten e saj
prej të këqiave të përgjithshme e të veçanta.
E në mbyllje theksojmë se islami ka
përfshirë mënyrën me të përsosur për
ndërtimin e shoqërisë në hapat të duhura
duke gjetur lidhjet e duhura e të drejta
ndërmjet robit dhe Zotit të Tij dhe ndërmjet
robit e bashkësisë së tij në të gjitha fushat e
jetës.
Nuk gjendet diçka e vyer dhe e
shtrenjtë prej moralit, ndërthurrjeve të
marrëdhënieve (Muamelat), vetëm se Islami
e ka udhëzuar popullin dhe e ka nxitur në
arritjen e tyre. E nuk gjindet diçka e urrejtur
PDF created with pdfFactory trial version www.pdffactory.com
22
dhe e ulët prej moralit, ndërrthurjeve të
marrëdhënieve, vetëm se Islami i ka
tërhequr vërejtjen popullit dhe e ka ndaluar
prej saj (madje dhe rrugët që çojnë në të) e
kjo e paraqet madhështinë, virtytet e larta,
mirësinë, e kësaj feje në të gjitha lëmitë.
Dhe së fundi falënderimi i takon
All-llahut Zotit të botëve.