Artikuj




Ndarja e dispozitave dhe veprave në të Drejtën Islame


Të gjitha veprat e njeriut mund të ndahen në disa lloje, derisa të


bëhet e qartë se një vepër është e lejuar apo e ndaluar.


1. Vepër e obligueshme (Farz): Kjo është niveli më i lartë i


obligimit. Kjo përfshin atë që Ligjdhënësi e kërkon nga ne në


mënyrë decide të padyshimtë, siç është Namazi, Zekati, Agjërimi.


Ai i cili i kryen këta urdhëra shpërblehet, ndërsa ai i cili nuk i


kryen dënohet.


2. Vepra të pëlqyeshme (Mustehab): Janë të gjitha veprat që


Ligjdhënësi i kërkon nga ne, por jo në mënyrë të urdhërit, ashtuqë


ai i cili i kryen këta vepra shpërblehet, por nuk dënohet, siç është


për shembull përdorimi i misvakut (copë druri për pastrimin e


dhëmbëve) përpara faljes së namazit dhe ngjashëm.


3. Vepra të lejuara (Mubah): Janë të gjitha veprat të cilat njeriu i


kryen, por nuk ka as dënim, e as shpërblim, siç është për shembull:


ecja, kalërimi dhe shumë vepra tjera të lejuara që i kryejmë në


jetën e përditshme.


4. Vepra të papëlqyeshme (Mekruh): Janë të gjitha veprat të cilat i


ka ndaluar Ligjdhënësi, por që nuk nuk janë ndalesa në formë


decide urdhërore. Ai i cili e len këtë vepër shpërblehet, por nuk


dënohet. Prej njeriut është e kërkuar që të largohet prej këtij lloji të


veprave dhe prej veprave që rezultojnë prej saj. Vazhdimësia e


njeriut në kryerjen e këtyre veprave, shpesh shpien deri te thyerja e


kufijëve të Allahut dhe hyrje në atë që Allahu e ka ndaluar. Shkaku


se pse vepruesi u kësaj vepre nuk dënohet qëndron te fakti se


ndonjëherë situatat dhe nevojat e skajshme të jetës imponojnë që


njeriu të bie në Mekruh. Për shembull, divorcin (ndarjen) Allahu e


ka cilësuar Allahu si të papëlqyeshëm, por nuk e ka ndaluar për


robërit e tij, ashtuqë t’ua lehtësojë atyre nëse ata kanë nevojë për


një gjë të tillë.


5. Ndalesa decide (Haram): Janë të gjitha veprat që Ligjdhënësi i ka


ndaluar në mënyrë decide në të cilat s’ka dyshim. Vepruesi i kësaj


vepre dënohet, ndërsa ai që heq dorë shpërblehet, sepse i


nënshtrohet urdhërit të Allahut. I këtij lloji është ndalesa e pirjes së


alkoolit etj.


Dallimi në mes Hallallit dhe Haramit


Njohja e Hallallit dhe dallimi i tij prej Haramit është shtyllë e


Islamit dhe është dëshmi e Imanit. Kjo njohje është e lidhur me


veprat e zemrës dhe me veprat e gjymtyrëve. Esenca e veprave


është se ata janë të lejuara, derisa nuk vjen tekst i qartë për të


kundërtën. Pra, ndalesa e veprave dhe lejesa është e drejtë


ekskluzive vetëm e Allahut të Lartësuar, sepse Ai është Krijuesi


dhe Rregulluesi i tyre, Ai është që furnizon dhe vetëm Ai është që


lehtëson. Ai u lejon robërve të vet atë që dëshiron dhe u ndalon


atyre atë çka dëshiron. Prej bujarisë dhe mëshirës së tij është fakti


se i ka bërë veprat e ndaluara të kuptueshme dhe të arsyeshme, të


cilat janë vetëm në dobinë e njeriut. Pra, Allahu i Lartësuar ka


lejuar vetëm vepra të mira dhe i ka ndaluar vetëm të këqijat.


Kalimi i veprave prej një kategorie në tjetrën


1. Kalimi i veprave të lejuara prej kategorisë së veprave të


lejuara në kategorinë e veprave të ndaluara dhe e kundërta:


Veprat e lejuara ndonjëherë bëhen të ndaluara kur paraqiten shkaqe


për një gjë të tillë, ashtuqë vepra kalon prej veprës së mirë, në


vepër që është e dëmshme për njeriun. Për shembull, ecja apo


shëtitja nëpër rrugë është gjë e lejuar, mirëpo kjo dispozitë


ndonjëherë mund të kaloj në ndalesë. Kjo mund të ndodh kështu


kur për shembull, Udhëheqësi Sheriatik sjell vendim për rreziqet


që mund të rezultojnë nga dalja në rrugë pas mesnate në ndonjë


rrugë apo ndonjë qytet dhe që mund të rezultojë në humbjen e


jetës.


Vepra e ndaluar kalon në vepër të lejuar kur ekzistojnë arsye të


cilat e bëjnë të patjetërsueshme atë vepër për ta ruajtur jetën.


Alkooli është i ndaluar në Islam, por ndonjëherë mund të lejohet.


Për shembull kur njeriu është në buzë të greminës së vdekjes nga


etja dhe me veti nuk ka gjë tjetër përveçse alkool, në këtë rast i


lejohet atij që të pin, aq sa i mjafton për të mbijetuar dhe jo më


tepër se kaq.


2. Kalimi i një vepre që është Farz në vepër të ndaluar dhe e


kundërta:


Vepra që është obligim i patjetërsueshëm, ndonjëherë mund të


bëhet vepër e ndaluar, dhe e ndaluara mund të bëhet obligative për


t’u kryer. Për shembull, Namazi që është Farz, mund të bëhet i


ndaluar, si për shembull nëse njeriu gjindet në shtëpi në kohën kur


ka tërmet të fuqishëm dhe kur vet është i bindur se do të pësojë


nëse nuk del nga shtëpia menjëherë!!!


Prerja e këmbës së dikujt është gjë e ndaluar, mirëpo nëse doktori


nuk është në gjendje ta mjekojë pacientin, përveçse me prerjen e


këmbës, ose në të kundërtën vdes i sëmuri, në këtë rast prerja e


këmbës së tij bëhet obligim. Nëse mjeku nuk e kryen këtë vepër


është gabimtar dhe do t’i bartë pasojat e veprës së tij.


3. Kalimi i një vepre prej kategorisë së veprave të papëlqyeshme,


në vepër të pëlqyeshme dhe kalimi i një vepre Mubah në


kategorinë Haram:


Për shembull divorci është vepër e papëlqyeshme, por ndonjëherë


mund të vijnë situata të palakmueshme të cilat nuk mund të


zgjidhen ndryshe, përveçse me divorc. Kur gruaja është e


pamoralshme, ndërsa bashkëshorti e ka humbur shpresën se ajo do


të përmirsohet, në këso raste është më mirë dhe e preferuar që ai të


ndahet prej saj.


Ndonjëherë një vepër që është e pëlyeshme, mund të bëhet e


ndaluar. Përdorimi i misvakut është i pëlqyeshëm, por kjo mund të


bëhet e ndaluar. Kur dhëmbët e tu do të vuanin nga një sëmundje


prej së cilës të bien dhëmbët, dhe ti e din se nëse përdor misvak, do


të përkeqësohet gjendja, në këtë rast përdorimi i misvakut bie në


kundërshtim me rregullën Islame:


“S’lejohet shkaktimi i dëmit, e as durimi i dëmit”.


Rrumbullaksim:


Thelbi i asaj që e thamë më lartë është se Islami nuk është fe e


verbër e cila nuk i ka parasysh gjendjet e njerëzve dhe mundësitë e


tyre në jetën e përditshme, por Islami është verbëri në zemrat e


armiqëve të cilët dëshirojnë të shpërndajnë gënjeshtra dhe të


pavërteta për Islamin dhe duke dëshiruar me këtë ta shuajnë dritën


e Allahut, por Allahu do ta plotësoj dritën e Tij, edhenëse këtë e


urrejnë jobesmitarët.


Shpresoj se ti lexues i nderuar deri tani ke mësuar se Islami nuk


është fe e padrejtësisë, por është fe e drejtësisë. Veprat e lejuara


dhe të ndaluara në Islam janë të ndërtuara mbi drëjtësi dhe jo mbi


verbëri, ndërsa sa i përket padrejtësisë, ajo në Ligjin e Sheriatit


është e ndaluar në të gjitha format.


Kaptina e dytë


Trajtimi i gruas nën hijen e Kuranit dhe Sunetit


Nën hijen e teksteve Kur’anore mund të shohim se Allahu i


Lartësuar urdhëron që të jetohet mirë me bashkëshorten dhe të


respektohet ajo. Urdhëron që të jetohet mirë me ata, edhenëse në


zemrën e bashkëshortit është ndërprerë dashuria ndaj saj.


Thotë Allahu: “Dhe jetoni mirë me ata, nëse tek ata (gratë)


urreni diçka, ndoshta mu tek ajo Allahu ka bërë ndonjë hajr të


madh”. (en Nisaa 19)


Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Besimtari nuk


e nençmon besimtaren, nëse ai nuk është i kënaqur me ndonjë


veti të saj, ai është i kënaqur më një (veti) tjetër”. (Transmeton


Muslimi)


Allahu ka qartësuar se gruaja i ka drejtat e saja tek bashkëshorti,


thotë Allahu: “Edhe ata kanë të drejta, aq sa kanë edhe detyra”


(el Bekare 228)


Prej emaneteve të fundit të Pejgamberit përpara se të shpërngulet


nga kjo botë është këshilla që burri të jetë i kujdësshëm ndaj gruas


së tij dhe t’i respektojë dhe mos t’i bëj asaj padrejtësi dhe as mos


t’i thej të drejtat e saja. Ka thënë: “Ju porosis që të jeni të mirë


me gratë”.


Ka urdhëruar që të durohen gabimet e saja dhe t’i falen gabimet që


i bën. Kur Pejgamberi e përshkruan natyrën e gruas thotë: “Me të


vërtetë gruaja është krijuar nga brinji. Ajo nuk do të qëndrojë


në një rrugë. Nëse ti kënaqesh me atë, do të kënaqesh edhenëse


nuk është e drejtë, ndërsa nëse mundohesh ta drejtosh do ta


thesh, thyerja e saj është divorci”. (Transmeton ibn Auane)


Dhe ka thënë: “Ju porosis të jeni të mirë me gratë, ato janë


krijuar nga brinji, ndërsa më e shtrembër tek brinji është


maja, nëse mundohesh ta drejtosh do ta thesh, ndërsa nëse e


lër ajo do të ngel e shtrembër. Ju porosis të jeni të mirë me


gratë”. (Transmeton Buhari)


A ka rrahur Pejgamberi ndonjëherë ndonjë grua të tij?


Pejgamberi (Paqja qoftë mbi të) është shembull për të gjithë


besimtarët. Allahu na ka urdhëruar që ta ndjekim praktikën e tij.


Thotë Allahu: “Ju keni shembull më të mirë në të Dërguarin e


Allahut, për atë që shpreson në shpërblimin e Allahut dhe


beson në Ditën e Fundit dhe që e përmend Allahun shumë”. (el


Ahzab 21)


Ky është shembulli më i mirë. Allahu e ka dërguar atë me Fenë e


pastër dhe e ka edukuar në mënyrën më të mirë, thotë Allahu i


Lartësuar: “Ti me të vërtetë je në moral të lartë”. (el Kalem 4)


Në jetën e tij praktikonte moral të lartë dhe i bëri edhe të tjerët që


këtë ta hetojnë. Thotë Pejgamberi: “Jam dërguar që t’i plotësoj


vlerat morale”. (Transmeton Maliku në el Muvetta)


Gruaja e tij, Aisha (radijAllahu anha) e cila e ka njohur


Pejgamberin më së miri në aspektin e sjelljes, thotë për atë:


“Sjellja e tij ishte Kur’ani”. (Transmeton Ahmedi)


Kjo don të thotë se Pejgamberi i ka ndjekur urdhërat e Tij dhe


është larguar prej ndalesave që ia ka ndaluar. Pejgamberi ka qenë i


pari i cili i ka ndjekur urdhërat e lavdëruara në Kur’an dhe nuk ka


ndonjë ndalesë në Kur’an, përveçse Pejgamberi ka qenë i pari që


më së shumti është larguar nga ajo.


Në jetën e tij asnjëherë nuk ka rrahur grua apo fëmijë!


Ai i cili e ndjek rrugën e tij dhe mendon rreth haditheve që na


transmetohen nga ai, qartë mund të shihet se ai ka ndaluar nga


rrahja e grave dhe fëmijëve dhe ka tërhequr vërejtjen nga ajo.


Thotë gruaja e tij, Aisha: “Pejgamberi asnjëherë nuk ka goditur


dikë me dorë, as grua, as rob, përveçse në luftë në rrugë të


Allahut. As që është hakmarë ndaj dikujt që i ka bërë


padrejtësi, përveç kur janë thyer kufijtë e Allahut, është


hakmarë për Allahun”.(Transmeton Muslimi)


Edhe armiqtë e tij të cilët dëshirojnë që ta shtrembërojnë thirrjen e


tij dhe t’i ndalin njerëzit nga pasimi i rrugës së tij, nuk kanë


mundësi që ta vërtetojnë të kundërtën e asaj që e thamë.


Tani të shohim se çka thonë për Pejgamberin më të afërmit që më


së shumti kanë kaluar kohë me atë.


Thotë Safije bint Hujej: “Nuk kam parë dikë me karakter më të


mirë sesa Pejgamberi”. (Transmeton Taberani)


Thotë shërbetori i tij, Enes bin Malik (radijAllahu anhu) i cili e ka


shërbyer Pejgamberin dhjetë vite “E kam shërbyer Pejgamberin


dhjetë vite, asnjëherë nuk më ka thënë “Uf” e as të më thotë


diçka që e kam bërë “Pse e ke bërë?” apo për diçka që nuk e


kam bërë “Pse nuk e ke bërë?” Ishte Pejgamberi me moral më


të mirë”. (Transmeton Tirmidhi)


Gjithashtu thotë Enesi: “E kam shërbyer Pejgamberin shumë


vite dhe asnjëherë nuk më ka sharë, as nuk më ka goditur, as


nuk më ka nënçmuar, asnjëherë nuk më ka shikuar me fytyrë


të mrolur dhe as që të më urdhëroj diçka e që unë ta vonoj atë


dhe si rezultat i kësaj të më kritikojë, kur dikush nga familja e


tij do të më kritikonte, ai do ta thërriste dhe do t’i thoshte:


“Lëreni atë, ajo që është e caktuar do të ndodhë”. (el Begavij)


Kaptina e tretë


Dispozita Islame për goditjen e gruas


Burim i Ligjit të Sheriatit është Kur’ani dhe Suneti autentik i


Pejagmberit. Prej këtyre dy burimeve do të vërtetojmë se në cilën


kategori hyn rrahja e grave: A është Farz, Mustehab, Sunet,


Mubah, Mekruh apo Haram. Në Hadithin të cilin e transmeton Ijas


bin Abdilah thuhet se Pejgamberi ka thënë: “Mos i goditni


robëreshat e Allahut (gratë). Më pastaj erdhi Omeri


(radijaAllahu anhu) tek Pejgamberi dhe i tha: “E kanë tepruar


gratë ndaj burrave të tyre”. Dhe Pejgamberi lejoi që të goditen


gratë pak. Në atë natë erdhën tek Pejgamberi shumë gra dhe u


ankuan për burrat e tyre dhe pas kësaj Pejgamberi tha: “Tek


familja e Muhamedit kanë ardhur shumë gra për t’u ankuar


për burrat e tyre. Ata (burra) nuk janë më të zgjedhurit (më të


mirët) në mesin tuaj”. (Transmeton ebu Davud, ibn Maxheh, ed


Darimij)


Nëse analizojmë Hadithin e mësipërm vijmë në konkluzat që


vijojnë:


Këta fjalë të Pejgamberit në Hadithin e cituar nuk janë të thëna në


të njëjtën kohë, por janë të thëna në tri periudha të ndryshme


kohore dhe në situata të ndryshme.


Periudha e parë kohore: Në këtë periudhë ka thënë pejgamberi


“Mos i goditni robëreshat e Allahut (gratë)” dhe me këtë është


kryer periudha e parë dhe situate e parë.


Sipas kësaj, secili që i ndëgjon këto fjalë të Pejgamberit e kupton


se goditja dhe rrahja e gruas është e ndaluar në Islam, përshkak të


ndalesës së Pejgamberit. Ai i cili e bën këtë vepër është gabimtar


dhe llogaritet si tejkalues i kufirit, sepse nuk e ka respektuar


urdhërin e Pejgamberit.


Periudha e dytë kohore: Ardhja e Omerit në kohën e cila nuk


është e njëjtë me kohën kur Pejgamberi ka thënë “Mos i goditni


robëreshat e Allahut (gratë)”, porse ka ardhur Omeri të ankohet


duke thënë “E kanë tepruar gratë ndaj burrave të tyre” që don


të thotë se gratë janë bërë të pandëgjueshme dhe të pabindura nda


burrave të tyre dhe duan që të dominojnë.


Në këtë situatë Pejgamberi ka lejuar që të goditet gruaja duke i


patur parasysh rrethanat jetësore pa të cilat bashkësia


bashkëshortore nuk mund të mbijetojë.


Mirëpo si është natyra e kësaj goditjeje?


Këtë do ta përmendim në vijim.


Periudha e tretë kohore: Pas faktit se Pejgamberi ka lejuar që pak


të goditet gruaja e cila është e pandëgjueshme dhe e pabindur ndaj


burrit të saj, kanë ardhur tek ai shumë gra për t’u ankuar për burrat


e vet, pas kësaj ju thotë Pejgamberi: “Tek familja e Muhamedit


kanë ardhur shumë gra për t’u ankuar për burrat e tyre. Ata


(burra) nuk janë më të zgjedhurit (më të mirët) në mesin tuaj”.


Në këtë periudhë të tretë dhe të fundit bëhet e qartë dispozita e


goditjes së gruas.


A mund të vijmë në përfundim prej tekstit të Hadithit se


Pejgamberi ka nxitur që gruaja të rrihet? Apo se Pejgamberi e ka


përshëndetur goditjen e tyre?


Në fjalët e Pejgamberit ka shprehje turpi dhe mohim të prezencës


të së mirës tek ai person që e godet gruan e tij.


Shokët e Pejgamberit (Allahu qoftë i kënaqur me ata) e kanë


kuptuar fjalën e Pejgamberit dhe kanë kuptuar se ai që e godet


gruan, nuk do ta arrijë kënaqsinë apo animin e Pejgamberit. S’ka


dyshim se diçka që nuk i pëlqen Pejgamberit me siguri është në


gradën më të lartë të papëlqyeshmërisë apo jo edhe Haram.


A ka mundësi që goditja (rrahja) e grave të kalojë prej


kategorisë së veprave të papëlqyeshme në kategorinë Haram?


Siç e pamë se dispozita fillimtare në çështjen e goditjes së grave


është ndalesa, pas kësaj bëhet e lejuar në raste kur ekzistojnë


shkaqe të arsyeshme për një gjë të tillë dhe prap së fundmi të fitojë


dispozitën si vepër e papëlqyeshme.


Por kur është e ndaluar rrahja e grave?


Goditja e grave është Haram kur burri e çon dorën e tij ndaj gruas


pa patur arsye. Secila dhunë pa arsye në Islam është e ndaluar kur


bëhet fjalë për padrejtësi ose për teprim ndaj dikujt pa arsye.


Thotë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij ku tërheq vërejtjen për


çdolloj padrejtësie: “Ai prej jush që bën padrejtësi do t’i japim


dënim të madh”. (el Furkan 19)


Thotë Pejgamberi: “Ruajuni prej padrejtësisë, sepse padrejtësia


është errësirë në Ditën e Gjykimit”. (Transmeton Bejheki)


Islami ndalon që t’i bëhet dëm dikujt, edhe nëqoftëse ai dëm është


vetëm me fjalë. Thotë Allahu: “Ata të cilët shpifin për


besimtaret e pafajshme dhe të ndershme, janë të mallkuar në


këtë botë dhe në tjetrën dhe do të kenë dënim të madh”. (en


Nur 23)


E ndaluar është që dëmi të jetë i natyrës fizike, trupore, përveçse


kur është me të drejtë.


Thotë Allahu i Plotfuqishëm: “Ata të cilët i maltretojnë


besimtarët dhe besimaret për diçka që nuk e meritojnë ata


kanë ngarkuar mbi vete shpifje dhe mëkat të vërtetë”. (el


Ahzab 58)


Është e ndaluar në Islam edhe padrejtësia kur i bëhet dikujt me


ngrënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Thotë Allahu: “Dhe


mos e hani pasurinë e njëri tjetrit në mënyrë të palejuar” (el


Bekare 188)


Në këtë janë të barabartë të gjitha krijesat: burra apo gra, të rinjë


apo pleq, musliman apo jomusliman.


Thotë Pejgamberi: “Musliman është ai prej gjuhës dhe dorës të


së cilit njerëzit janë të sigurtë”. (Transmeton Ahmedi 8086, en


Nesai 4995)


Dispozita e Sheriatit për atë që e godet gruan


Legjislativi Islam e merr seriozisht çështjen e rrahjes së gruas dhe


dhunën ndaj saj nga ana e burrit. Islami i jep rëndësi sakrificës për


të vendosur drejtësi, ashtuqë burri që është i dhunshëm dhe i


padrejtë ndaj gruas dënohet. Mbi atë do të praktikohen hapa


Sheriatike konkrete, kur të ngritet proces përpara drejtëisë, siç


është në rastin që vijon:


Gazeta “er Rijad” në faqen e saj të internetit me datë 12.12.2012 e


botoi këtë:


“Gjyqi Lokal në Katif në Arabinë Saudite solli vendim kundër


burrit i cili ka çuar dorë ndaj gruas së tij. Ai u dënua me dënim 30


goditje ma kamxhik, ekzekutim që do të kryhet në vend publik dhe


që do të jetë mësim për të gjithë që janë të dhunshëm ndaj grave të


tyre. Gjithashtu në kuadër të dënimit hyn edhe vendimi që ky


person është i obliguar që të kryej kurs special prej dhjetë ditëve në


institucion special për probleme familjare. Pas kësaj duhet të jep


provim me shkrim i cili do të shtohet në arkivin e lëndës


gjuqësore”.


Në Shtetin Islam me të cilin gjykohet me Sheriat, gratë kanë të


drejtë që të ngrejnë padi ndaj burrave të tyre dhe të dalin përpara


gjyqit, ashtuqë e drejta të del në pah.


Thelbi i kësaj është se muslimani i arsyeshëm i cili ec pas hapave


të Islamit nuk është i kënaqur që gruas t’i bëhet padrejtësi ose


dhunë. Ne jemi urdhëruar që të falim, të kalojmë mbi gabimet, të


jemi të butë, të durimshëm dhe të keqen ta kthejmë me të mirë.


Duhet të dihet se Islami nuk e lejon rrahjen e grave, por goditjen e


saj e ka lejuar në raste të ralla kur bëhet përjashtim dhe e gjithë kjo


me qëllim të ruhet martesa dhe normat e përgjithshme morale.


Kaptina e katërt


Dispozita e Sheriatit për gruan e pandëgjueshme ndaj burrit


Dikush ka të drejtë të thotë: A nuk është më mirë që burri ta


këshillon gruan e tij në vend që ta godas?


Ne themi: Po, edhe kjo është Ligj i Allahut i Cili në Librin e Tij


thotë: “Dhe ata gra nga mosbindja e të cilave druheni,


këshilloni ata, ndani ata në shtrat dhe rrihni. Nëse ata ju


binden, bëhen të ndëgjueshme ndaj jush, atëherë mos kërkoni


rrugë tjetër për ata. Me të vërtetë Allahu është i Lartësuar dhe


i Madhëruar”. (en Nisaa 34)


Ka thënë Pejgamberi në Haxhin e tij lamtumirës: “Ju këshilloj që


të silleni mirë ndaj grave. Ata janë ndihmësit tuaj, ju nuk


posedoni asgjë më tepër tek ata, përveç nëse ata vijnë me një


vepër të qartë të amoralitetit. Nëse kjo ndodh, atëherë ju ndani


ata në shtrat dhe (nëse kjo nuk korr sukses) goditni ata me


goditje që nuk len kurrfarë shenje. Nëse ata bëhen të


ndëgjueshme, atëherë ju mos u bëni atyre padrejtësi. Me të


vërtetë ju tek gratë tuaja keni të drejta dhe gratë tuaja tek ju


kanë të drejta”. (Hasen-Sahih, Tirmidhi)


Tani shohim se si Allahu i Lartësuar e ka qartësuar se si duhet të


veprojnë robërit e tij, ndërsa Pejgamberi i Tij e ka vizatuar rrugën


për zgjidhjen e problemeve me gruan e pabindur në tri etapa:


• Etapa e parë:


Burri e këshillon gruan me këshilla dhe më vërejtje me qëllim që të


përmirsohet gjendja e gruas së pandëgjueshme dhe kjo është


përpara se të filloj me ndarjen e saj nga shtrati. Sipas shumicës së


dijetarëve të Jurispondencës Islame, kjo renditje është obligative


(Vaxhib). Pra obligim i burrit është që të afrohet tek zemra e gruas


së tij me fjalë të bukura dhe me këshilla. Ta flet atë që ia zbut


zemrën asaj dhe me të cilën do t’i tregoj asaj rëndësinë që ajo e ka


për atë. Burri do të tregojë se i dëshiron asaj vetëm mirë dhe se ai


është këshilltar besnik i saj i cili e jep tërë aftësinë dhe mundin e tij


në këshillim dhe tërheqje vërejtje, vetëm me qëllim që ta përmirsoj


gjendjen e saj. Duhet të mirret parasysh se këshillimi nuk duhet të


del nga zemra e ftohtë, ose në mënyrë të vrazhdë, por të jetë me


fjalë të bukura dhe të buta, ose për shembull me blerjen e ndonjë


dhurate, me qëllim që gruaja ta pranojë këshillën me zemër të çelë


dhe tru të kthjellët. Padyshim gruaja e mençur e cila e vendos


përpara saj ardhmërinë e saj dhe të fëmijëve, e pranon këshillën e


burrit. Ndërsa nëse gruaja tregohet kokëfortë dhe që nuk i bën dobi


tërheqja e vërejtjes apo këshilla, në këtë rast burri kalon në hapin e


ardhshëm, ashtusiç ka urdhëruar Allahu i Plotfuqishëm, pra në


ndarjen e saj nga shtrati.


• Etapa e dytë:


Burri mundohet që ta përmirson bashkëshorten me bojkotim në


shtrat, në atë mënyrë që ai ia kthen shpinën asaj në shtrat dhe ia


mohon asaj të drejtën e marrdhënies intime, dhe kjo në afat prej


maksimum tri ditëve, duke u bazuar në thënien e Pejgamberit:


“Nuk i lejohet muslimanit që ta bojkotoj muslimanin për më


shumë se tri ditë”. (Buhari, Muslim, Malik)


Në këtë mënyrë burri i tregon gruas se nuk është i kënaqur me


veprimet e saj. Ky hap është edhe si shans i dytë për gruan që t’i


rishqyrtojë veprimet e saja brenda afatit prej tri ditëve dhe ky afat


është mundësi për gruan që të mendoj rreth sjelljes dhe veprimeve


të saja. Ndërsa ai i cili e bojkoton gruan më shumë se tri ditë,


vetëmse më llogaritet se është duke keqtrajtuar atë dhe kjo nuk


është më metodë përmirsimi. Nëse ajo përmirsohet dhe i kthehet


arsyes, është obligim i burrit që ta ndërpret bojkotin ndaj saj, të


pajtohet me atë dhe t’ia falin njëri tjetrit. Nëse ajo kundërshton,


tregohet kokëfortë dhe e pabindur dhe vazhdon me të veten dhe


kur as bojkoti në shtrat nuk ndihmon, në këtë rast burri kalon në


etapën vijuese.


• Etapa e tretë:


Kur burri mundohet që ta përmirsoj gruan më këshilla, me fjalë të


mira, dhurata dhe e gjithë kjo nuk sjell rezultat, ndërsa më pastaj


mundohet edhe me bojkot në shtrat duke i treguar asaj se ai nuk


është i kënaqur me sjelljen e saj dhe më pastaj edhe kjo mos të korr


sukses, në vijim i lejohet burrit që ta godet gruan me goditje me të


cilat nuk ngelin shenja në trup dhe që nuk kanë pasoja.


Dijetarët Islam pajtohen se është obligim që të pasohet renditja të


cilën e përmendëm në zgjidhjen e problemit me gruan e pabindur,


pra: këshillim, bojkot në shtrat dhe më pastaj goditje


Thotë Ataa: “E pyeta ibn Abbasin se si është ajo goditje e cila nuk


len gjurmë? Ai tha: “Goditje me misvak ose me diçka ngjashëm”.


Ndërsa thotë Hasan el Basri: “Goditje cila nuk ndjehet”.


Lexues i nderuar, çfarë dhimbje mund të shkaktoj goditja me


misvak, gjatësia dhe trashësia e të cilit është sa një laps?!


Dhe a meriton që një goditje këtillë të quhet “dhunë familjare?”


Nëse ti, goditjen me misvak e quan dhunë familjare, eja atëherë që


së bashku të shohim se si filmat perëndimorë të Holivudit na


shfaqin neve reagimin e dy personave të nevrikosur, ose se si


reagojnë burri dhe gruaja, ose si reagon drejtori i pakënaqur ndaj


nëpunësit. Gjatë bisedës mes dy palëve , njëri prej dy palëve e


vendos gishtin tregues në gjoksin e tjetrit duke iu kërcënuar, ose


lapsin të cilin e ka në dorë e vendos në gjoksin e tjetrit duke ia


tërhequr vërejtjen. Ose një gjë që shpesh mund të shihet në filmat e


Holivudit se si njëri e godet tjetrin, apo kur ka zënkë mes një burri


dhe një gruaje, e shohim se si gruaja e godet burrin me shuplakë të


fortë dhe si si e lëshon vendin, ose edhe e kundërta.


E gjithë kjo në perëndim nuk llogaritet dhunë familjare, por janë


thjeshtë emocione të cilat e kanë nxitur çiftin familjar që të godasin


njëri tjetrin. Kulmi i gjithë këtij mendimi të gabuar është se këta


ende llogariten bashkëshortë modern. Duhet të dihet se shuplaka


dhe goditja në fytyrë është rreptësisht e ndaluar në Islam, mirëpo


disa armiq të Islamit vazhdojnë të sulmojnë Islamin me akuza se


kinse Islami thërret në dhunë familjare.


Islami ka lejuar që burri t’i përdor tri etapat, por njëkohsisht Islami


i ka dhënë gruas të drejtën që gruaja të kërkoj divorc përpara se


burri të arrij në etapën e tretë dhe kjo në Sheriat quhet el Hul, dhe


gruaja ka të drejtë të zgjedh për veten e saj atë që e dëshiron


Sa i përket bojkotit në shtrat apo rrahjes, vlen të përmendet se këta


nuk janë zgjidhje për problemet e përditshme në mes çiftit


bashkëshortor, por këta janë zgjidhje për probleme të mëdha që


rrallë ndodhin.


Për shembull nëse burri i thotë gruas që të gatuaj oriz dhe peshk,


ndërsa ajo ka harruar dhe në vend të peshkut ka gatuar pulë dhe


oriz. Në këtë rast a zbatohet rregulla: këshillë, bojkot, goditje?!


Padyshim se jo. Këto janë gjëra të rëndomta të cilat duhet të


tejkalohen bile edhe fare pa u hetuar.


Mirëpo, nëse bashkëshortja është me moral të ulët, kokëfortë tek e


cila mund që të hetohen cilësi të këqija sikurse është aroganca,


gjunahet e tepërta, pandëgjueshmëria, ashpërsia, atëherë në këtë


rast kemi të bëjmë me një grua e cila është e pabindur ndaj burrit


dhe e cila kërkon që të përmirsohet dhe të udhëzohet, ashtuqë të


zgjidhet problemi i saj, ashtusiç është rasti i të sëmurit i cili kërkon


mjekim.


Paramando lexues i nderuar, të gjitha ata veti të këqija të gruas që


shkaktojnë përçarje në familje dhe që e shkatërrojnë martesën edhe


pas gjitha metodave që i përdor burri… prapseprap gruaja nuk


reagon pozitivisht ndaj atyre. Cila është më e mirë: shkatërrimi i


martesës, apo goditja që nuk len gjurma?


Nëse goditja shkakton humbjen e njërit sy dhe nëse divorci është


verbëri, atëherë më mirë është të keshë njërin sy, sesa të jesh i


verbër totalisht. Jo vetëm kaq, por nëse një grua me moral dhe


sjellje të keqe nëse ngel në atë gjendje, ajo sigurisht do të shkaktoj


përçarje në familje dhe shkatërrim më të gjerë në shoqëri!


Kaptina e pestë


Domethënia e fjalës “rrahje-goditje” në Islam


Islami e ka zgjedhur problemin e dhunës në familje shumë më


herët sesa organizatat e ndryshme botërore për të drejtat e njeriut.


Islami e ka ndaluar dhunën e padrejtë në familje, me ç’rast ai që i


tejkalon kufijtë dënohet me dënim në këtë botë dhe me dënim në


botën tjetër. Ndalesa nuk është e përkufizuar vetëm në veprën që


shkelësi e vepron, por në Islam ka edhe ndalesë edhe për


përdorimin e fjalëve të ndyta. Sipas kësaj, Ligji i Sheriatit është më


gjithpërfshirës, më i gjerë dhe më komplet sesa të gjitha ligjet


njerëzore. Përpara më tepër se 1400 vite ka thënë Pejgamberi:


“Musliman është ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit njerëzit


janë të sigurtë dhe besimtar është ai tek i cili njerëzit kanë


besim përsa i përket gjaqeve dhe pronës”. (Transmeton Ahmedi


7086, en Nesai 4995)


Mund dikush të pyet se si është e mundur që Islami të jetë kundër


dhunës, kur në të njëjtën kohë e ka lejuar goditjen e saj?!


Si përgjigje në këtë pyetje duhet që ta shpjegojmë domëthënien e


kuptimit të fjalës “goditje” apo “rrahje” në jetën tonë të përditshme


dhe kuptimin e saj në Sheriat.


Kur në jetën e përdithshme ndëgjohet se burri e ka goditur,


respektivisht rrahur gruan e tij, menjëherë na shkon mendja te


pamja e pahijshme e burrit dhunues dhe të padrejtë se si e sulmon


gruan duke i shkaktuar asaj goditje të dhimbshme dhe rrahje. Dhe


menjëherë na shkon ndërmend gruaja e gjorë e cila e duron


padrejtësinë dhe dëmin mbi trupin e saj të mbuluar me nishane,


prerje dhe thyejre. Kjo është pra kuptimi i rrahjes gjegjësisht


goditjes në jetën e përditshme, sipas asaj që e kemi parë.


Nëse të thotë dikush se e ka goditur zilen përpara derës, ti a


mendon se dikush i është vërsulur ziles dhe derës duke e goditur?!


Pra fjala “goditje” apo “rrahje” (Darb - ب) kuptimin e vet e


ndryshon varësisht prej përdorimit të saj në fjali, duke e patur


parasyshë se pse folësi e përdor këtë fjalë.


Fjala “goditje-rrahje” në Islam dallon plotësisht nga kuptimi i


fjalës së njëjtë në jetën e përditshme.


Nëse duam që të jemi të drejtë, atëherë mund të themi se s’ka


rrahje të gruas në Islam dhe se vet feja Islame ndalon nënçmimin e


grave ose ndaj të sillemi me sjellje të pahijshme ose t’u drejtohemi


atyre me fjalë të ndyta. Kuptimi i fjalës “goditje” në Islam është


sikurse goditja e ziles, ashtusiç e sqaruam. Qëllimi i gjithë kësaj


është që gruaja të kupton se ka gabuar ndaj burrit të saj dhe se ai ka


të drejtë ta përmirsoj.


Islami burrit i ka vendosur etapa të cilat duhet që t’i merr për ta


zgjidhur problemin me gruan e pandëgjueshme dhe ata etapa i


paraprijnë “goditjes”. Ndërsa rrahja është etapa e fundit për atë


grua tek e cila asgjë tjetër nuk ka sjellur rezultat.


Gjithashtu Sheriati ka sjellur disa ndalesa për burrin, ndalesa të


cilat nëse burri i shkel, atëherë ai bëhet prej gabimtarëve që i


shkelin kufijtë e Allahut.


Ata kufijë janë:


Rregullativa për edukimin me rrahje (goditje)


• Zgjidhja e problemit në mënyrë graduale. Në atë mënyrë që burri


jep mundin maksimal për ta zgjedhur problemin në etapat të cilat i


paraprijnë goditjes, e ato janë: këshilla, bojkoti në shtrat, goditja.


• Goditja të jetë me misvak ose ngjashëm, gjatësia dhe trashësia e të


cilit nuk është më e madhe sesa lapsi.


• Mos të goditet në fytyrë ose në pjesët e ndijshme të trupit. Islami


rreptësisht e ndalon goditjen në fytyrë, qoftë i godituri grua apo


burrë, ose qoftë edhe kafshë. Fytyra është e ndershme dhe secila


goditje, qoftë edhe e vogël shkakton problem. Gjithashtu ndalohet


që me qëllim të goditen pjesët e ndijshme të trupit. Këta janë


kufijtë e Allahut dhe kush i tejkalon ata, i ka bërë padrejtësi vetes


së vet.


• Edukimi me këtë metodë mos të jetë në prezencë të njerëzve që


shikojnë. Ashtuqë nuk i lejohet burrit ta godet gruan përpara të


tjerëve dhe në veçanti jo përpara fëmijëve, sepse kjo është


nënçmim për gruan dhe gjithashtu shërben si shembull i keq. Si do


të jetë edukata e fëmijëve nëse prindi e godet nënën e fëmijëve


përpara syve të tyre dhe fëmijët shikojnë apo ndëgjojnë!?


• Goditja mos të jetë e fortë dhe mos të len gjurma në lëkurë, siç


është gjakderdhja, plagët apo thyerje të eshtrave. Nëse burri i


shkakton asaj palgë, thyerje apo gjakderdhje në trup, atëherë ky


burrë hyn në grupin e gabimtarëve të cilët nuk dëshirojnë që gratë


e tyre të përmirsohen, por dëshirojnë që vetëm të hamirren. Ky lloj


burri sipas Drejtësisë Islame meriton të edukohet dhe të dënohet


me ligj.


Kaptina e gjashtë


Goditja (rrahja) e gruas në fetë tjera


Me të vërtetë rrahja e gruas nuk është çështje e cila është e


përkufizuar vetëm në një kohë ose në një vend, apo e lidhur me


ndonjë bashkësi të caktuar apo vetëm në një periudhë kohore. Kjo


çështje ka qenë dhe është prezente në të gjitha civilizimet dhe në të


gjitha shekujt.


Ai i cili dëshiron që të njihet me statusin e gruas në civilizimet e


mëparshme mund që të kthehet në veprat të cilat janë shkruar në


këtë lëmi dhe të cilat gjinden sot, si për shembull se si ka qenë


statusi i gruas tek grekët, romakët, kinezët, indusët etj. Si e sheh


feja krishtere dhe hebreje rrahjen e gruas? Kjo çështje ka qenë


prezente edhe në kohën e Mesihut (Isaut) dhe a ka folur ai diçka


rreth kësaj, apo a ka ndaluar që gruaja të goditet?


A ekziston ndonjë citat në librat krishtere, qoftë në Dhjatën e


Vjetër apo në Dhjatën e Re, citat i cili e ndalon që të goditen gratë,


ose që e cilëson këtë vepër si të papëlqyeshme?


A bëhet i krishteri mëkatarë sipas fesë së tij nëse ai i godet gruan e


tij?


Cili është dënimi për atë sipas teksteve Biblike?


Padyshim nuk është gabimtar, sepse nuk ekzistojnë citate që


aludojnë në ndalesë, as në Dhjatën e Vjetër e as në Dhjatën e Re!!!


Gjithashtu as nuk përndiqet penalisht përderisa nuk gjenden


shenjat e dhunës në mënyrë të dukshme në trupin e saj. Nëse


shenjat e dhunës nuk janë të dukshme, si mund që të dëshmohet se


ai e ka goditur atë!


Kjo don të thotë se goditja që nuk len gjurma nuk ka dënim tek ata,


as në aspektin fetar e as në aspektin ligjor!


Si është rregullimi i kësaj çështje tek hebrejtë dhe budistët? A


ekzistojnë tek ata tekste fetare që e ndalojnë rrahjen e gruas?


Padyshim se nuk ka kurrfarë tekste fetare që e ndalojnë goditjen e


grave në asnjë fe, përveçse në Islam!


Edhe kur goditja e gruas kalon prej kategorisë Haram në


kategorinë Mekruh? Prapëseprap Islami është feja e vetme e cila e


potencon faktin se goditja e gruas është e papëlqyeshme!


Sa u përket feve tjera, ata aspak nuk i qasen kësaj çështje, as


ndalesës e as papëlqyeshmërisë.


Për shembull kur i krishteri e humb kontrollin ndaj vetes së tij dhe


fillon ta godet gruan, cilët janë ata rregulla të cilat ai s’guxon t’i


tejkalojë?


Krishterizmi a i ka përcaktuar të krishterit kufijë se si ai s’guxon që


ta godet gruan në fytyrë, ose të mos i lej gjurmë rrahjeje në trup


ose ngjashëm?


Padyshim se jo.


Ai i cili mendon në realitetin e sodit në të cilin jetojmë, do të gjej


statistika të mëdha të rasteve të regjistruara të dhunës ndaj gruas,


nga ana e hebrejve, krishterëve dhe të tjerëve.


Ke mundësi të njihesh online me raportet policore në SHBA dhe


në Evropë dhe do të njihesh me përqindjen e madhe të burrave të


cilët kryejnë dhunë në familjet e tyre ndaj grave dhe ndaj fëmijëve!


Në kohën paraislamike ka qenë gjë normale që burri ta lidh gruan e


tij për shtylle dhe ta rrah atë. Kjo gjë nuk ka qenë e ndaluar në


asnjë fe (në fetë e pranishme në atë kohë) dhe në asnjë ligj, derisa


nuk është dërguar Pejgamberi Muhamed, i cili i ka deroguar këta


zakone kur ka thënë: “Dikush prej jush e lidh gruan për shtylle


dhe e godet atë me kamxhik, ashtusiç goditet me kamxhik robi,


ashtuqë në fund të ditës ai shkon në shtrat me atë”.


(Transmeton Buhariu)


Me këta fjalë Pejgamberi e ka anuluar çdo adet me të cilin burri


gjatë ditës e godet gruan, ndërsa në fund të ditës dëshiron që të


ketë marrdhënie intime me atë!!!


Me fjalë tjera: Si mund që burri gjatë ditës të jetë aq i ashpër,


ndërsa natën dëshiron që të jetë në afërsi të saj dhe i butë me atë!?


Shembuj rreth statusit të gruas në Dhjatën e Vjetër dhe


Dhjatën e Re


Pasuesit e Krishterizmit çdoherë mundohen që të na bindin se Isau


(Paqja qoftë mbi atë) ka qenë i pari i cili ka propaguar për të drejtat


e gruas dhe se ai i ka dhënë gruas të drejta që ajo nuk i ka në asnjë


fe dhe kjo don të thotë se Bibla e ka ngritur pozitën e gruas.


Mirëpo kjo a përputhet me realitetin?!


Të gjithë e dijnë se sipas Biblës, altari është i ndaluar për gratë dhe


njëherit paraqet vendin më të shenjtë në kishë. Altari ndalohet për


të gjitha femrat, të reja apo plaka. Kjo rregull nuk është e lidhur me


moshën por është e lidhur me gjininë. Kështuqë as në Dhjatën e


Vjetër apo në Dhjatën e Re nuk përmendet kurrfarë mundësie që


gruaja të ngjitet në altar ose që të mbajë meshë.


Gruas as nuk i lejohet që të flet apo të mësoj dikë në brendi të


kishës. Asaj nuk i lejohet që të kryej asnjë funksion kishtarë, por


vetëm i lejohet që të ketë rolin e motrës së nderit e cila është në


gradën e shërbetorit e jo priftit!


Bibla jep zgjedhje të gjerë të profesioneve kishtare siç është: At,


Prift, Murg, Patrijark, Peshkop, mirëpo të gjitha këta janë vetëm


për meshkujt!


Tani do të cekim disa shembuj nga Bibla me qëllim që të


shohim se çfarë pozite gëzojnë ata në krishterizëm:


• Gruaja dënohet për mëkatin e burrit


Në Librin e Jeremijas (23:24) thuhet: “Dhe nëse ndonjë profet,


prift ose popull thotë: “Bara e Zotit”, do ta dënoj atë dhe


shtëpinë e tij”.


• Djegia me zjarr e gruas amorale (lavire)


Në Levitik (21:9) thuhet: “Nëse bija e priftit çnderohet dhe


kryen tradhëti (seksuale), ajo e ka çnderuar babain e saj. Ajo


të mbytet dhe të digjet me zjarr”.


• Prerja e dorës së gruas për arsye banale


Në Deutoronomi (25: 11-12) thuhet: “Nëse dy veta rrihen mes


veti dhe gruaja kalon aty për ta nxjerrur burrin nga duart e


atij që e godet dhe gjatë kësaj ajo e zgjat dorën dhe e kap atë


tjetrin për organin gjenital, preja asaj dorën, mos të ketë syri


yt fare keqardhje”.


• Gruaja e ndarë dhe vejusha janë sikurse gratë tradhëtare


Në Levitik (9:21) thuhet: “Prifti më i madh në mesin e


vëllezërve të tij le të merr për grua virgjëreshë nga populli i tij.


Mos të merr vejushë, e as grua të ndarë, të çnderuar ose


tradhëtare”.


• Nënshtrim të plotë dhe heshtje të gruas ndaj burrit


Në Letrën e Palit deri te Efesasit (22:5) thuhet: “Gratë të


dorëzohen ndaj burrave ashtusiç janë të dorëzuara ndaj Zotit,


sepse burri është koka e guras, ashtusiç është Jezusi koka e


kishës dhe shpëtuesi i saj. Njëjtë sikurse kisha i dorëzohet


Krishtit, ashtu edhe gratë duhet t’u dorëzohen burrave të


tyre”.


• Obligim i grave është që të heshtin në kishë


Në Letrën e Parë deri te Korintijanët (14:34) thuhet: “Gratë le të


heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin. Le të jenë të


ndëgjueshme ashtusiç thotë Ligji. Nëse duan që të mësojnë


diçka, le t’i pyesin në shtëpi burrat e tyre, sepse nuk i ngjan


gruas që të flet në kishë”.


• Gruaja është shkak devijimi


Në letrën e Parë të Palit deri te Timoteu thuhet (2:11-15): “Le të


mësojë gruaja në heshtje dhe në nënshtrim të plotë. Gruas nuk


i lejoj që të mësoj dikë, e as të zotëroj me burrin, por ajo të


heshtë. Sepse i pari është krijuar Adami, e pastaj Eva. Dhe


Adami nuk është mashtruar, por gruaja e tij është mashtruar


dhe ka bërë shkelje. Por gratë do të shpëtojnë me lindje të


fëmijëve, nëse ata rrijnë në besim, dashuri, përkushtim dhe


mirëkuptim”.


• Burrat kanë përparsi ndaj grave


Në Letrën e Parë të Pjetrit thuhet (3:1-6): “Ashtu edhe ju gra,


bëhuni të nënshtruara ndaj burrave tuaj…dhe zbukurimi i


juaj mos të jetë në të jashtmen, në thurrjen e flokëve, në arin


apo veshjen. Por le të jetë fytyrë e fshehtë, e veshur në shpirt të


paprishur të lehtë e të qetë që është i çmuar në sytë e Zotit.


Kështu kanë qenë dikur gratë e shenjta të cilat mbështeten në


Zot, të cilat u nënshtrohen burrave të tyre. Ashtu edhe Sara ka


qenë e bindur ndaj Abrahamit dhe e ka thirrur “Zotëriu im”.


• Gurëzimi i gruas lavire deri në vdekje


Në Deutoronomi thuhet (13:22): “Nëse burri e merr gruan dhe


shtrihet me atë e pas kësaj e urren dhe e akuzon për vepra të


turpshme me ç’rast do ta sjell atë në zë të keq (reputacion)


duke thënë: “E kam marrë këtë grua, por kur u shtriva me atë


e gjeta që nuk është virgjëreshë”. Atëherë babai dhe nëna e


asaj vajze le të marrin argument që ajo është virgjëreshë dhe le


ta dërgojnë tek dera e kokave të qytetit. Kokat e qytetit le ta


marrin atë burrë dhe le ta edukojnë (me goditje) dhe le t’i


marrin dënim prej njëqind sikla argjendi, dhe kokat atë


(argjend) le t’ia japin babait të vajzës, sepse e ka çuar


virgjëreshën e Izraelit në zë të keq. Ajo edhe mëtej le të jetë


grua e tij, ai nuk guzon që të ndahet prej saj sa të jetë gjallë.


Por nëse akuza vërtetohet dhe nuk gjendet argument se ajo ka


qenë virgjëreshë, atëherë vajzën le ta nxjerrin përpara shtëpisë


së babait dhe burrat e qytetit le ta gurëzojnë deri në vdekje”.


Në Librin e Pestë të Mojsiut (22:22) thuhet: “Nëse një burrë


gjindet duke fjetur me një grua që i takon një burri tjetër, ata


të dy të mbyten, edhe burri që ka fjetur me gruan, po edhe


gruaja. Ashtu largohet e keqja prej Izraelit”.


Gjithashtu në Deutoronomi (23:22) thuhet: “Nëse burri në qytet


has në virgjëreshë të fejuar dhe shtrihet me atë, të dy nxirrni


përpara dyerve të atij qytetit dhe gurëzoni deri në vdekje”.


• Gruaja është në pozitë më të ulët sesa burri


Në Letrën e Parë deri te Korintijanët (3:11) thuhet: “Por dua që të


dini se Krishti është koka e secilit burrë dhe koka e gruas është


burri, ndërsa koka e Krishtit është Zoti. Secili burrë që lutet


dhe e ka kokën e mbuluar, ai e turpëron kokën e vet. Dhe


secila grua që lutet me kokën e pambuluar e turpëron kokën e


vet, e kjo është sikurse ta ketë kokën e rruajtur. Nëse gruaja


nuk e mbulon kokën, atëherë la ta rruaj dhe nëse është turp që


ta rruaj, atëherë le ta mbulojë. Burri nuk duhet ta mbulojë


kokën, sepse ai është pamja e Zotit dhe lavdia, ndërsa gruaja


është lavdia e burrit. Burri nuk është krijuar për gruan, por


gruaja është krijuar për burrin. Për atë mbi gruan duhet të


ketë pushtet, për shkak të engjujve”.


Kaptina e shtatë


Rrahja e grave në shoqëritë perëndimore


Shumë armiq të Islamit mundohen që të përhapin dyshime rreth


Islamit, në mes tjerash edhe dyshime që kanë të bëjnë me rrahjen e


grave. Në këtë drejtim ata kanë dhënë mund maksimal duke


shtrembëruar çdo ajet ose çdo hadith i cili ne shikim të parë u ka


konvenuar. Prandaj “rrahja” në citatet është përmendur në veçanti


nga ajo që i paraprin ose që vjen në vijim dhe në këtë mënyrë kanë


mbjellur dyshime të rrejshme rreth Islamit. Në këtë drejtim ata


përdorin gënjeshtra të ulta me të cilat ata largohen nga e vërteta,


pra ndodh që njëri prej tyre ta hap temën në mënyrë jokomplete


ose në formë të paqartë me qëllim që të përhap gjëra jo të vërteta


rreth Islamit. Mu ata janë ata të cilët në të njëjtën kohë thërrasin në


civilizim dhe në marrdhënie të drejtë me gratë, mirëpo ata i kanë


harruar faktet në vijim:


E para: Islami është feja e vetme e cila në mes bashkëshortëve ka


vendosur mëshirë dhe dashuri. Dhe Islami është feja e vetme e cila


e ndalon dhunën ndaj grave dhe nënçmimin e tyre, qoftë nënçmim


me vepër apo me fjalë. Thotë Allahu i Plotfuqishëm: “Dhe prej


argumenteve të Tija është se prej llojit tuaj krijoi çift që të


gjeni prehje tek ata dhe në mes jush krijoi dashuri dhe


mëshirë. Në këtë me të vërtetë ka argument për popullin i cili


mendon”. (er Rum 21)


Me rëndësi të përmendet është se dashuria dhe mëshira në këtë


Ajet është dashuria dhe mëshira në suaza të martesës ligjore


Sheriatike.



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL