PARATHËNIE
Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe shpëtimi qofshin
mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij.
Shkak i shkrimit të këtij libri është fakti se, kohëve të fundit
është vërejtur shtimi i aktiviteteve të rafiditëve1 (shi’itëve)2
për thirrjen në ideologjinë e tyre në nivel të Botës Islame, si
dhe rreziku që i kanoset Fesë Islame nga ky sekt shkatërrues,
dhe pakujdesia e mosnjohja e shumë muslimanëve për rrezikun
e këtij sekti. Si dhe çfarë përmban besimi i tyre, idhujtari
(shirk), sulm ndaj Kur’anit Fisnik dhe ndaj sahabëve radi-
Allahu anhum,3 teprimit në imamë (guluv),4 vendosa ta
1 Rafiditët është fjalë arabe, që në kuptimin etimologjik do të thotë: lënie,
refuzim. Gjuhëtarët e definojnë këtë fjalë duke e ilustruar me shembull:
Rafiditët janë ushtarët, të cilët e lënë komandantin e tyre. Ndërsa, për kuptimin
terminologjik dijetarët kanë dhënë definicionin e tyre duke thënë:
Rafiditët është emër për grupin, i cili disponon me qëndrime, mendime
dhe ideologji fetare, të cilët e mohojnë kalifatin e Ebu Bekrit, Umerit e të
shumë sahabëve. Ata pretendojnë se kalifati i takon vetëm Aliut dhe pasardhësve
të tij me tekst nga Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të!) dhe kalifati i të tjerëve është jolegjitim (sh.p.).
2 Shi’itët: Kjo fjalë është përgjithësuar në kuptimin etimologjik dhe i ka
këto kuptime: pasues, përkrahës, ithtar, ndjekës dhe rreth i ngushtë. Ndërsa,
në kuptimin terminologjik, shi’itët është emër për ata, të cilët e llogaritin
Aliun para Hulefau Rashidinëve (Ebu Bekrit, Umerit e Uthmanit) (Allahu
qoftë i kënaqur me ta!), dhe pretendojnë se vetëm Ehlu Bejti e meritojnë
kalifatin. Çdo kalifat tjetër përveç tyre është jolegjitim dhe pa të drejtë
(sh.p.).
3 Kjo lutje bëhet për sahabët, ka kuptimin: “Kënaqësia e Allahut qoftë mbi
ta!” Tash e tutje këtë lutje do ta përdorim në origjinal (sh.p.).
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 8 -
shkruaj këtë libër dhe të përgjigjem në shumë problematika që
gjenden në këtë çështje në formë të shkurtër, duke e pasuar
shejhun tonë, dijetarin Abdullah bin Abdurrahman el-Xhibrin
në librin e tij “Et-Ta’likatu ala Metni Lum’ati el-I’tikad.”
Kam bartur citate e fragmente nga librat e njohur të rafiditëve,
si dhe nga librat e Ehlu Sunetit nga imamët e mëhershëm
dhe të mëvonshëm, të cilët u ngritën kundër tyre duke e sqaruar
besimin e tyre të prishur të bazuar në idhujtari (shirk), teprim
(guluv), gënjeshtra, sharje, ofendim, sulm dhe njollosje.
Jam përpjekur që në këtë libër të shkurtër e modeste t’i
gjykoj shi’itët në bazë të librave e veprave të tyre, në të cilat
ata mbështeten, siç ka thënë dijetari Ibrahim bin Sulejman el-
Xhebhan: “Të gjykoj ty o shi’it nga goja jote.”
Në fund e lus Zotin e Lartmadhërishëm që të gjithë të kenë
dobi nga ky libër, siç thotë i Lartësuari:
“Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe
që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.”5 6
4 Guluv: Është fjalë arabe, ka kuptimin teprim. Këtu është për qëllim teprimi
i shi’itëve që e bëjnë ndaj imamëve të tyre duke i ngritur aq lartë sa që
shumë gjëra që i pretendojnë për ta janë të pamundshme, apo janë enkas
vetëm për Allahun subhanehu ve teala. Thonë: Imamët janë të mbrojtur
nga gabimet, të shtyrë nga kjo bindje i ngritën imamët më lartë se sa pejgamberët
e Allahut. Po ashtu thonë: Imamët e dinë të fshehtën, një pjesë e
Allahut zuri vend në ta, përsosmëria është cilësi e tyre. Më në fund thonë:
Ata janë depo e dijes së Allahut, ndërmjetës të çështjes së Allahut, janë të
pagabueshëm, është urdhëruar që patjetër duhet të pasohen e kurrsesi të
kundërshtohen. Vazhdojnë të thonë: Ata janë argument i qartë i Allahut në
qiej dhe në tokë, e dinë kadan dhe kaderin (caktimin dhe vendimin e
Allahut), dhe tërë këtë e trashëgojnë njëri pas tjetrit fshehtas. (sh.p.)
5 Kaf, 37 .
6 Përkthimet e ajeteve kur’anore janë marrë nga “Kur’an-i Përkthim me
komentim në gjuhën shqipe” të Sherif Ahmetit.
PARATHENIE
- 9 -
I falënderoj të gjithë ata që kontribuan në nxjerrjen e këtij
libri, dhe lus Allahun që t’i shpërblejë me të mira për punën e
tyre. Allahu është më i Dijshmi dhe Paqja e Mëshira e Allahut
qofshin mbi të Dërguarin tonë - Muhammedin (sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem),7 familjen dhe shokët e tij!
Abdullah bin Muhammed
7 Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Kjo thënie ka kuptimin: Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qoftë mbi të! Duhet thënë sa herë që të përmendet i
Dërguari i Allahut, në të folur dhe në të shkruar, që njëherit është edhe urdhër
i Allahut në Kur’an ku thotë: “Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e
Tij me madhërim e mëshirojnë të Dërguarin. O ju që keni besuar, madhërojeni
pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.”
(Ahzab, 56). Tash e tutje do ta përdorim në shqip. (sh.p.)
KUSH JANË RAFIDITËT?
- 11 -
KUSH JANË RAFIDITËT?
KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I
RAFIDITËVE?
Fillet e sektit të rafiditëve janë në paraqitjen e një personi çifut
të quajtur Abdullah bin Sebe’,8 i cili kinse e pranoi Islamin
dhe shfaqi dashurinë ndaj Al Bejtit.9
Ai e teproi lavdërimin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke
thirrur se testamenti për kalifat (udhëheqje të shtetit islam) ka
qenë për të, sa që e ngriti në shkallën e hyjnisë. Gjëra, të cilat
i cekin vetë librat e shi’itëve.
8 Abdullah bin Sebe’ është çifut nga banorët e Jemenit, nga San’a. E shpalli
Islamin e tij në kohën e Uthmanit radijallahu anhu, tërë këtë për mashtrime
dhe kurthe kundër muslimanëve. Është prej nxitësve kryesor kundër Uthmanit
derisa ndodhi vrasja e Uthmanit. Ai është themeluesi i parë i shi’izmit,
në teprimin ndaj Ehlu Bejtit. Ishte shumë aktiv dhe kalonte prej një
vendi në tjetrin duke thirrur në ideologjinë e tij kundër Uthmanit dhe teprimit
në Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Kaloi në Hixhaz, Basra, Kufe,
Sham derisa u vendos në Egjipt, pa dyshim se tërë këtë lëvizje e financuan
çifutët. Ai përhapi shumë ide e mendime të ndryshme, së pari ngritja kundër
Uthmanit, pastaj teprimi i lavdërimit të Aliut, pastaj ngritja e Ehlu Bejtit
dhe caktimi i kalifatit vetëm për ata me tekst të shkruar nga Pejgamberi
- Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj ideja e
kthimit, e më në fund hyjnëzimi i Aliut deri sa e shpalli zot (sh.p.).
9 Al Bejti ose Ehlu Bejti për qëllim janë një. Këta janë familja dhe pasardhësit
e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Mirëpo,
shi’itët e përkufizojnë Al Bejtin vetëm në Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
dhe pasardhësit e tij (sh.p.).
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 12 -
El-Kumi10 duke e përmendur në librin e tij të titulluar “El-
Mekalatu uel-Firek”11 e pranon ekzistimin e tij dhe e llogarit
atë të parin, i cili foli për domosdoshmërinë e udhëheqjes së
Aliut dhe procesit të kthimit të tij pas vdekjes - (er-Rexh’a),12
dhe e shpalli haptas sharjen dhe ofendimin ndaj Ebu Bekrit,
Umerit, Uthmanit dhe sahabëve të tjerë. Këtë e përmend edhe
en-Nubahti13 në librin e tij “Firek esh-Shiati”14, si dhe el-Kushi15
në librin e tij të njohur “Rixhal el-Kushi.”16
Prej shi’itëve bashkëkohorë që pranojnë ekzistimin e
Abdullah bin Sebe’ është dhe Muhammed Ali el-Mual-lim në
librin e tij “Abdullah bin Sebe’ el-Hakikatu el-Mexhhuletu.”17
Pranimi dhe deklarimi janë zotëri të argumenteve, e këta të
gjithë janë njerëz të mëdhenj (dijetarë) të rafiditëve.
10 Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
11 Shiko: “El-Mekalatu uel-Firek” - El-Kumi, fq.10-21.
12 Në besimin e shi’itëve ekziston se, Pejgamberi-Muhammedi (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ehlu Bejti, Aliu, Husejni, Hasani dhe
imamët tjerë do të kthehen. Po ashtu do të kthehen edhe Ebu Bekri, Umeri,
Uthmani, Muaviu, Jezidi, Ibën Dhil Xhushen dhe të gjithë të tjerët që e
kanë lënduar, ngacmuar dhe njollosur Ehlu Bejtin sipas bindjes së tyre. Të
gjithë ata do të kthehen në dunja edhe njëherë para se të dalin në Ditën e
Kijametit, do të kthehen në kohën e daljes haptas të Mehdiut, ashtu si ua
ka paraqitur këtë atyre armiku i Allahut Ibën Sebe’, ata do të kthehen që të
plotësohet ndëshkimi ndaj tyre, ngase ata e dëmtuan Ehlu Bejtin duke i
luftuar ata dhe duke ua mohuar të drejtat, për këtë ata do ta vuajnë dënimin
e rëndë e pastaj do të vdesin të gjithë. Pas kësaj do të ngjallen në Ditën e
Gjykimit që të dënohen përsëri dhe ta marrin dënimin përfundimtar (sh.p.).
13 Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
14 “Firek esh-Shiati” - En-Nubahti, fq.19-20.
15 Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
16 Shiko: Në atë që el-Kushi e cek këtë në disa transmetime për Ibën Sebe’
dhe doktrinat e tij, shiko nr.170, 171, 172, 173, 174 nga faqja 106-108.
17 Ky libër është kundërpërgjigje ndaj librit që e shkroi një shi’it i quajtur
Murteda el-Askerij me titutll “Abdullah bin Sebe’ ve esatirun uhra”, në të
cilin ai mohoi personalitetin e Abdullah bin Sebe’.
KUSH JANË RAFIDITËT?
- 13 -
El-Bagdadi18 thotë: “Seb’itët janë pasues të Abdullah bin
Sebe’, i cili e lavdëroi tej mase Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
duke besuar se ai ishte i dërguar i Allahut, saqë më në fund
thirri dhe besoi se ai është vetë Allahu.”
Po ashtu thotë: “Ibën Sevda (pra Abdullah bin Sebe’) ishte
me prejardhje çifute nga banorët e Hires, e shfaqi Islamin dhe
dëshironte që te banorët e Kufes të ketë dominim dhe presidencë
dhe mu për këtë ua përmendi atyre se e ka gjetur në Teurat
se çdo pejgamber ka trashëgimtar me testament, e Aliu (Allahu
qoftë i kënaqur me të!) është trashëgimtar i Muhammedit (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).”
Esh-Shehristani19 e cek se Ibën Sebe’ është i pari, i cili e
shpalli mendimin se Aliut i takon udhëheqja (imamati) me
tekst të shkruar,20 dhe përmend se seb’itët janë sekti i parë, i
cili thotë për ndalje (tevekuf) në fshehjen e imamit të pritur
(el-Gajbetu)21 dhe kthim (er-Rexh’a),22 pastaj e trashëguan atë
shi’itët më vonë me gjithë numrin e madh të sekteve dhe
ndryshimeve në mes vete.
Mendimi se Aliut i takon imamati dhe kalifati me tekst të
shkruar dhe me testament, është prej gjërave që la pas vete
Ibën Sebe’, i cili shkaktoi më vonë ndarjen e shi’itëve në dhjetra
sekte dhe përçarjen e tyre në mendime të ndryshme.
18 Dijetar islam (sh.p.).
19 Dijetar islam (sh.p.).
20 D.m.th. me argument hyjnor (sh.p.).
21 El-Gajbetu: Kjo shprehje bazën e ka në fjalën el-gajb që do të thotë: i
fshehur. Shi’itët me këtë fjalë kanë për qëllim fshehjen e imamëve të tyre,
e veçanërisht të imamit të dymbëdhjetë, Muhammed bin Hasan el-Askerij,
i cili është fshehur diku rreth vitit 260 h (880), e që patjetër do të kthehet
dhe do ta mbulojë tokën me drejtësi absolute (sh.p.).
22 Shiko shënimin nr.12.
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 14 -
Shi’itët kështu shpikën mendimin për testamentin, kthimin
(er-Rexh’a),23 fshehjen e imamëve, madje edhe hyjnëzimin e
imamëve.24 E tërë kjo duke e ndjekur rrugën e çifutit Ibën
Sebe’.
23 Shiko shënimin nr.12.
24 ”Usul I’tikad Ehli es-Sunneti ue el-Xhema’ati” - El-Lalekai, 1/22-23.
KUSH JANË RAFIDITËT?
- 15 -
PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME
EMRIN RAFIDITË?
Dijetari i shi’itëve el-Mexhlisij e përmend këtë emër në librin
e tij “El-Bihar” dhe thotë: Kapitulli “Fadlu er-Rafidati ue
Med’h et-Tesmijjeti biha” - (Vlera e rafiditëve dhe mburrja e
emërtimit me të), pastaj përmend nga Sulejman el-A’mesh, i
cili ka thënë:
Hyra te Ebu Abdullah Xhafer bin Muhammed dhe i thashë:
U flijofsha për ty! Njerëzit po na quajnë rafiditë, çka do me
thënë rafiditë (revafid)? Ai tha: Vallahi ata nuk u kanë quajtur
juve me këtë emërtim, por Allahu ju përmend me këtë emër
në Tevrat dhe në Inxhil përmes gjuhës së Musait dhe Isait.25
Thuhet të jenë quajtur rafiditë, ngase kur ata erdhën te
Zejdi i biri i Aliut, birit të Husejnit i thanë: Largohu nga Ebu
Bekri e Umeri, në mënyrë që të jemi me ty. Ai u është përgjegjur:
Ata janë shokë të gjyshit tim, përkundrazi unë i pasoj ata
dy dhe i dua. E ata i thanë: Atëherë të refuzojmë, dhe për këtë
u quajtën rafiditë, e ata që u pajtuan me atë (Zejdin) e i dhanë
besën u quajtën zejditë.26
Thuhet të jenë quajtur rafiditë, ngase e refuzuan imamatin
(udhëheqjen) e Ebu Bekrit dhe Umerit.27
Ndër të tjera, thuhet të jenë quajtur me këtë emër, ngase e
refuzuan fenë.28
25 Shiko: “Bihar el-Envar” - El-Mexhlisij, 65/97, (ky është një prej librave
bazë të tyre në kohën e tashme).
26 “Et-Ta’likatu ala Metni lum’at el-I’tikadi” - Abdullah el-Xhibrin, fq.108.
27 Shiko në fusnotë: ”Hamish mekalat el-islamijjin” - Muhjiddin Abdulhamid,
1/89.
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 16 -
28 “Mekalat el-Islamijjin”, 1/ 89.
KUSH JANË RAFIDITËT?
- 17 -
NË SA GRUPE NDAHEN
RAFIDITËT?
Në librin “Dairetu el-Mearif” (Enciklopedia e dijeve) thuhet:
“Janë paraqitur grupe e nëngrupe të shi’itëve më shumë se 73
grupet e njohura.”29
Madje rafiditi Mejr Bakir ed-Damad30 thotë se, të gjitha
grupet e përmendura në hadith, (hadithi se do të përçahet
Umeti në 73 grupe,31 janë grupe të shi’itëve, e grupi i shpëtuar
e fitimtar prej tyre janë imamitët.32
29 ”Dairetu el-mearif”, 4/67.
30 Ai është Muhammed Bakir bin Muhammed el-Istirabadi, i njohur si el-
Mejr ed-Damad. Ka vdekur në vitin 1041. Shiko biografinë e tij në librin
“El-Kuna ve el-Elkab” të autorit Abbas el-Kumi, 2/226. Ai është një prej
dijetarëve të mëdhenj të shi’itëve.
31 Transmetohet hadithi nga Muavije bin Ebu Sufjan, i cili thotë: I Dërguari
i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në mesin
tonë dhe tha: “Ata që ishin para jush, Ehlu Kitabi (çifutët dhe të
krishterët), janë përçarë në 72 grupe, ndërsa ky popull do të përçahet në
73 grupe. 72 janë në zjarr, e një në xhenet, e ai është xhema’ah.” Ndërsa
në hadithin nga Enesi thuhet: Nga i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të!), i cili ka thënë: “Beni israilët janë përçarë në 71
grupe, kurse Umeti im do të përçahet në 72 grupe. Të gjithë janë në
zjarr, përveç një grupi, e ai është xhema’ah.” Xhema’ah janë muslimanët
e bashkuar në Kur’an dhe Sunet. Hadithi është përcjellur te ne me disa
transmetime. Dijetarët për këtë hadith kanë këto qëndrime:
a. Disa e kanë bërë të dobët (daif), dhe nuk bën të argumentohet me të,
si Ibën Hazmi.
b. Disa e lejojnë argumentimin me të duke i pasur parasysh rrugët e
shumta të transmetimit të tij dhe numrin e sahabëve që e transmetuan
kuptimin e këtij hadithi nga i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të!).
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 18 -
El-Makrizi33 përmend se numri i grupeve të tyre arrin në
300.34
Esh-Shehristani thotë: “Rafiditët ndahen në pesë grupe: Kejsanitët,
Zejditët, Imamitët, Galitët dhe Ismailitët.35
El-Bagdadi thotë: “Rafiditët pas kohës së Aliut (Allahu qoftë i
kënaqur me të!) janë katër llojesh: Zejditët, Imamitët, Kejsanitët
dhe Gulatët.”36 Duke e pasur parasysh se zejditët nuk janë prej
rafiditëve me përjashtim të xharuditëve.
c. Disa u përpoqën që në pajtim me hadithin t’i numërojnë grupet e
gjendura, si el-Bagdadi e të tjerë. Shejhul Islam Ibën Tejmije kur flet
për sektet për këtë hadith thotë: “Hadithi i përçarjes në 72 grupe nuk
është në dy Sahihat (Buhari e Muslim), disa prej dijetarëve e llogaritin
të dobët (daif) si Ibën Hazmi e të tjerë, disa e llogaritin të mirë (hasen),
e disa e llogaritin të vërtetë (sahih) si el-Hakim e të tjerë. E transmetojnë
autorët e Suneneve (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën
Maxhe) me shumë rrugë transmetimi.” Ndërsa, në “Mexhmu’ el-
Fatava” thotë “Hadithi është i vërtetë (sahih), i njohur në Sunene dhe
Musnede, si Suneni i Ebu Davudit, Suneni i Tirmidhiut, Suneni i
Nesaiut” (sh.p.).
32 Imamitët është emër tjetër për ithna-asheritët, marrë nga fjala imam.
Janë quajtur me këtë emër për shkak të angazhimit të tyre rreth imamatit
sikur që shihet në veprat e tyre, apo për shkak të bindjes së tyre se Pejgamberi
alejhi selam e ka caktuar imamatin vetëm për Aliun dhe pasardhësit e
tij, apo për shkak të pritjes së tyre të imamit të fshehur, sipas bindjes së
tyre (sh.p.).
33 Dijetar islam (sh.p.).
34 El-Makrizi në “El-hitat”, 2/351.
35 “El-milel ve en-nihal” - Esh-Shehristani, fq. 147.
36 “El-ferku bejne el-firek” - El-Bagdadi, fq.41.
KUSH JANË RAFIDITËT?
- 19 -
ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA”37
I RAFIDITËVE?
“El-Beda” ka kuptimin “shfaqja pas të qenurit i fshehur”, ose
“formimi i mendimit të ri.” Në të dy rastet nënkuptohet se patjetër
mosnjohja i paraprin njohjes dhe dijes, e që “el-Beda”
me të dyja këto kuptime nuk ekziston te Allahu dhe janë të pamundshme
tek Ai, mirëpo rafiditët ia përshkruajnë këtë Allahut
dhe e cilësojnë me të.
Rejan bin Salt thotë:
“E kam dëgjuar err-Rrida duke thënë: Nuk ka dërguar Allahu
pejgamber përveç se që ta ndalojë alkoolin dhe t’ia vërtetojë
Allahut cilësinë “el-Beda”.”38
Ebu Abdullahu thotë: “Nuk është adhuruar Allahu me asgjë
ngjashëm me “el-Beda.””39
I lartësuar dhe i pastër është Allahu nga ato që ia veshin!
Vëlla i dashur, shiko se si ia përshkruajnë Allahut, subhanehu
ve teala, mosdijen (injorancën), e Ai (Allahu) thotë për vete:
“Thuaj: “Askush veç Allahut, as në qiej, as në tokë
nuk e di të fshehtën.””40
37 “El-Beda” është cilësi që rafiditët ia përshkruajnë Allahut, e kjo e ka
kuptimin se Allahu në fillim nuk ka ditur, por më vonë i ka rënë ndër
mend, apo ka mësuar e pastaj ka vepruar, e Allahu është i pastër nga kjo
që ia përshkruajnë (sh.p.).
38 “Usul el-Kafi”, fq. 40.
39 “Usul el-Kafi” - El-Kulejni në kapitullin (Kitab et-Teuhid), 1/331.
40 Neml , 65.
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 20 -
Në anën tjetër rafiditët besojnë se imamët dinë çdo send
dhe nuk u fshehet atyre asgjë.
A është ky besim islam me të cilin ka ardhur Pejgamberi
ynë - Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?!
BESIMI I RAFIDITËVE
- 21 -
BESIMI I I RAFIDITËVE
ÇFARË ËSHTË BESIMI I
RAFIDITËVE NË CILËSITË E
ALLAHUT?
Rafiditët janë të parët, të cilët e thanë fjalën për antropomorfizëm.
41
Shejhul Islam Ibën Tejmije42 përmend se ata që e udhëhoqën
këtë grup nga rafiditët janë: Hisham bin el-Hakem,43 Hisham
bin Salim el-Xhevaliki, Junus bin Abdurrahman el-Kumi,
dhe Ebu Xhafer el-Ahvel.44
Të gjithë këta të përmendur janë prej dijetarëve të mëdhenj
të ithna-asheritëve.45
41 Kjo fjalë ka kuptimin: T’i japësh formë e trup diçkasë, e këtu rafiditët
synojnë Allahun duke i dhënë Atij trup e formë të caktuar (sh.p.).
42 Dijetar islam (sh.p.).
43 “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/20.
44 “I’tikadat Firek el-Muslimine uel-Mushrikine”, fq.97.
45 Ithna-asheritët: Këta janë rryma kryesore dhe fytyra e dukshme e shi’itëve
të sotëm. Bëjnë shumë punë në përhapjen e ideologjisë së tyre rafidite
dhe shpenzojnë shuma të mëdha të hollash në aktivitetet e tyre, në rrugë e
forma të ndryshme. Për këtë kanë realizuar shumë qëllime të tyre në Botën
Islame, duke pasur parasysh edhe ndihmat materiale e morale që i ofruan
në këtë drejtim. Ky është grupi i shi’itëve më i njohur dhe më i përhapur
në botë. Këtij grupi i takojnë shumica e shi’itëve në Iran, Irak, Pakistan e
gjetiu. Kohëve të fundit ata kanë aktivitet të gjërë në shumë vende, sa që
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 22 -
Më pastaj kanë kaluar në xhehmijë46 dhe muatile,47 sikur
që e përshkruajnë një varg transmetimesh të tyre Zotin e
dora e tyre ka arritur edhe në vende, në të cilat nuk u është përmendur as
emri e lëre më të kenë pasur ithtarë. Përbrenda grupit kanë shumë
mospajtime e mendime të ndryshme, disa i kanë të shpallura publikisht, e
disa të mbajtura fshehtë. Por, qëllimi i tyre i përbashkët është ngritja e
drejtimit ithna-asheritë xhaferitë. Homeini ka supozuar se ky grup numëron
mbi dyqind milionë shi’itë, të parët e këtij grupi, sipas tyre, kanë
qenë Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), Ali bin Ebu
Talib dhe Hatixhja, ku Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi
të!) e filloi thirrjen në shi’izëm prej zeros. Janë quajtur me këtë emër për
shkak të besimit të tyre në imamatin e dymbëdhjetë njerëzve nga Al Bejti.
Është caktuar imamati i tyre, sipas bindjes së tyre, me tekst nga Pejgamberi
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), dhe çdonjëri prej tyre e
cakton trashëgimtarin e tij me testament. I pari prej tyre është Aliu (Allahu
qoftë i kënaqur me të!), e i fundit është Muhammed bin Hasan Askerij i imagjinuar,
i cili është fshehur në vitin 260 h (880). Ai do të kthehet, sipas
besimit të tyre, do ta mbush tokën me drejtësi, do të përhapet mirësia në
mes njerëzve, etj.. Esh-Shirazi thotë: Këta quhen ithna-asheritët për shkak
të besimit të tyre në imamatin e dymbëdhjetë imamëve.
E këta janë: 1. Ali bin Ebu Talib, 2. Hasan bin Ali, 3. Husejn bin Ali, 4.
Ali bin Husejn, 5. Muhammed bin Ali bin Husejn el-Bakir, 6. Xhafer bin
Muhammed bin Husejn-Ebu Abdullah-esSadik, 7. Musa bin Xhafer el-
Kadhim, 8.Ali bin Musa, 9. Muhammed bin Ali-el-Xhevad, 10. Ali bin
Muhammed el-Hadi, 11. Hasan bin Ali el-Askerij, 12. Muhammed bin Hasan
el-Askerij i fshehur e i imagjinuar. Nga kjo vërehet se ithna-asheritët i
përkufizuan imamët vetëm në pasardhësit e Husejnit duke mos i llogaritur
pasardhësit e Hasanit. E kanë bërë këtë, ndoshta për shkak se Husejn bin
Ali e ka martuar të bijën e mbretit të Persisë Jezdexhred, nga e cila lindi
Ali bin Husejn (sh.p.).
46 Xhehmijët janë një grup në fushën e Ilmu Kelamit (apologjetikës), të
cilët e numërojnë veten prej pjestarëve të Islamit dhe disponojnë me mendime
e qëndrime ideologjike. Mendimet e tyre në të kuptuarit e besimit
(imanit) dhe në të kuptuarit e emrave dhe cilësive të Allahut janë të gabuara.
Fillet e këtij grupi janë te Xhehm bin Safvan et-Tirmidhij, i cili është
themelues dhe bajraktar i tij. Xhehm bin Safvan është nga Horasani, është
paraqitur në vitin 102 h. Është nga xheberitët dhe është i pari, i cili e shpiku
idenë se Kur’ani është i krijuar dhe i pari, i cili foli në asgjësimin e cilëBESIMI
I RAFIDITËVE
- 23 -
botërave (Allahun) me cilësi negative, të cilat ia bashkangjitën
cilësive të Allahut (i Lartë është Allahu nga ato).
Ibën Babevejh transmeton më tepër se shtatëdhjetë transmetime,
të cilat thonë se, Allahu nuk përshkruhet me kohë, as
me vend, as me mënyrë, as me lëvizje, as me transferim, nuk
përshkruhet me cilësitë e trupave, as me ndjenjë, as trup, as
formë.”48
Dijetarët e tyre e trasuan këtë rrugë të shtrembër duke i
zhvlerësuar e mohuar cilësitë që janë përmendur në Kur’an
dhe Sunet.
Ata po ashtu e mohojnë zbritjen e Allahut (xhel-le shanuhu).
Thonë se Kur’ani është i krijuar,49 e mohojnë shikimin e
sive të Allahut subhanehu ve teala. Të gjitha këto bindje e mendime burimin
e kanë nga çifutët, sabi’inët, idhujtarët dhe filozofët e humbur (sh.p.).
47 Muatile janë ata që i zhvlerësojnë cilësitë e Allahut, duke i mohuar çfarë
janë në fakt dhe duke i komentuar ndryshe sipas mendjes së tyre, gjoja
duke ikur nga përgjasimi i Allahut me krijesat e Tij, kështuqë bien viktimë
të intrigave të tyre (sh.p.).
48 “Et-Teuhid” - Ibën Babevejh, fq.57.
49 Qëndrimi i Ehlu Sunetit ndaj Kur’anit: A është fjalë e Allahut apo është
i krijuar? Kjo çështje ndërlidhet me pranimin apo mos pranimin e cilësisë
së të folurit (kelam) për Allahun. Shi’itët dhe shumë sekte tjera nuk e pranojnë
të folurit (kelam) si cilësi të Allahut, ndërsa argumentet që e vërtetojnë
këtë cilësi për Allahun i asgjësojnë apo i shpjegojnë me komente të
devijuara. Nga kjo pikëpamje ata pretendojnë se Kur’ani është i krijuar,
dhe Allahu nuk flet, por është përmendur të folurit e Tij në formë alegorike.
Apo, të folurit është kuptim në Qenien e Tij, e i krijuar në krijesa.
Apo, të folurit është përmbledhje e shprehjeve dhe kuptimeve, shprehjet
janë të krijuara e kuptimet janë të vjetra së bashku me Qenien e Lartë, e
shumë komente tjera të kota. Ehlu Suneti e pranojnë dhe ia vërtetojnë
Allahut këtë cilësi. Argumentojnë me ajetin kur’anor: “...ti strehoje në
mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur’anin).” (Teube, 6). Po ashtu
edhe me hadithin e Ibën Mes’udit: “Allahu kur flet me shpallje e dëgjojnë
banorët e qiejve. Kur ua largon frikën nga zemrat e tyre dhe zëri qetësohet,
e kuptojnë se të folurit ishte e vërtetë.” Dhe me hadithin e Ebu Hurejres,
i cili thotë: Ka thënë i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 24 -
Allahut në Ahiret. Në librin “Bihar el-Envar” thuhet se është
pyetur Ebu Abdullah Xhafer es-Sadik: ‘A do të shihet Allahu
në Ditën e Gjykimit?’ Ai është përgjigjur: ‘I pastër dhe i lartë është
Allahu nga kjo. Syri nuk sheh përveç se sende që kanë ngjyrë
e formë, e Allahu është krijues i ngjyrave dhe formave.’50
Madje thonë: Nëse dikush ia përshkruan Allahut disa cilësi,
si p.sh. të pamurit e Tij në Ditën e Gjykimit, gjykohet me largim
nga feja si dezertor e renegat,51 sikur që përmendet nga
dijetari i tyre Xhafer en-Nexhefi në librin “Keshf el-Gita.”52
Ne e dimë se të pamurit e Allahut në Ditën e Gjykimit është
e vërtetë e argumentuar me Kur’an dhe Sunet pa kurrfarë
dyshimi dhe pa përshkrim të mënyrës, sikur që Allahu thotë
në Kur’an:
“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
Që Zotin e tyre e shikojnë.”53
mbi të!): “Allahu i Lartësuar kur e don një njeri e thërret Xhibrilin e i
thotë: Allahu e don filanin, duaje edhe ti atë. Xhibrili e don atë, pastaj
thërret në qiell duke thënë: Allahu e don filanin, duane edhe ju atë, dhe
banorët e qiellit që të gjithë e duan atë.” Shënon Buhariu 6/303. E nga
kjo rezulton se Kur’ani është fjalë e Allahut, ashtu siç besojnë Ehlu Suneti,
nuk i kanoset atij asnjëherë zhdukja, ndryshimi apo ndërhyrja në të. Allahu
e ka marrë përsipër ruajtjen e tij, në Kur’an thotë: “Ne me madhërinë
Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (Hixhr,
9). Po ashtu thotë: “Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë. E pastaj do t’ia këputnim arterien
e zemrës.” (Hakka, 44-46). E ka zbritur atë Xhibrili Besnik në zemrën
e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Na e mësoi neve
atë i Dërguari i Allahut ashtu si iu shpall atij. Njerëzimi do të jenë në mirësi
të panumërta, në dynja dhe në ahiret, nëse vazhdojnë me mësimin dhe
praktikimin e Kur’anit dhe Sunetit (sh.p.).
50 Shiko librin “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 4/31.
51 Që nënkuptohet se ai duhet të luftohet (sh.p.).
52 Shiko librin “Keshf el-Gita” - Xha’fer en-Nexhefi, fq.417
53 Kijame, 22-23.
BESIMI I RAFIDITËVE
- 25 -
Nga Suneti kemi hadithin, i cili gjendet në Sahihun e Buhariut
dhe Muslimit, nga Xherir bin Abdullah el-Bexheli, i cili
thotë: Ishim ulur me Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të!), dhe e shikoi hënën në natën e katërmbëdhjetë
dhe tha:
“Ju do ta shihni Zotin tuaj qartë sikur që e shihni këtë
(hënën) pa u shtyrë e ngucur në mes vete (pa dyshuar)
në të pamurit e saj.”54
Ajetet dhe hadithet që trajtojnë këtë çështje janë të shumta,
nuk mund t’i përmendim të gjitha këtu.55
54 E shënon Buhariu në hadithin nr.544, ndërsa Muslimi në hadithin nr.
633.
55 Për këtë shiko librat e dijetarëve të Ehlu Sunetit që flasin rreth të pamurit
të Allahut në Ditën e Gjykimit, si libri “Er- Ru’jeh” i Darekutnit, libri i
Imam Lalekait, e të tjerë.
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 26 -
ÇFARË ËSHTË BINDJA E
RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI
GJENDET NË DUART TONA, DHE
PËR TË CILIN ALLAHU KA
PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
Rafiditët, të cilët në kohën tonë quhen shi’itë, thonë se Kur’-
ani, i cili gjendet te ne (muslimanët), nuk është Kur’ani, të
cilin Allahu i Lartësuar ia zbriti Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të!), por është ndryshuar e ndërruar, është
shtuar në të dhe është hequr nga ai.
Shumica e muhadithëve (dijetarë të hadithit) të shi’itëve
mendojnë se në Kur’an janë bërë ndryshime, sikur përmendet
nga Nuri et-Tabersi56 në librin e tij të quajtur “Fasl el-Hitab fi
Tahrif Kitab Rabb el-Erbab.”57
Muhammed bin Jakub el-Kulejni58 thotë në “Usul el-Kafi”
në kapitullin (Nuk e ka mbledhur askush Kur’anin komplet
përveç se imamët): ”Nga Xhabiri, i cili thotë: E kam dëgjuar
Ebu Xhaferin duke thënë: Ai, i cili thotë se e ka mbledhur
Kur’anin komplet, ashtu si e ka zbritur Allahu, është gënjeshtar,
sepse askush nuk e ka mbledhur dhe ruajtur Kur’anin
ashtu si ka zbritur nga Allahu përveç Ali bin Ebu Talibit dhe
imamët që ishin pas tij.”59
56 Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
57 “Fasl el-Hitab” - Husejn bin Muhammed Tekijj en-Nuri et-Tabersi, fq. 32.
58 Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
59 “Usul el-Kafi” - el-Kulejni, 1/284.
BESIMI I RAFIDITËVE
- 27 -
Transmetohet nga Xhabiri, e ky transmeton nga Ebu Xhaferi
alejhi selam, i cili ka thënë:
“Askush nuk mund të pretendojë se e ka tërë Kur’anin, të
publikuarat dhe të fshehtat e tij, përveç atyre që janë të porositur
(evsijau).”60
Ndërsa Hisham bin Salim transmeton nga Ebu Abdullahu
alejhi selam, i cili ka thënë: “Kur’ani, me të cilin ka ardhur
Xhibrili (alejhi selam) te Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të!), i ka shtatëmbëdhjetë mijë ajete.”61
Kuptimi i kësaj është se Kur’ani, të cilin e supozjnë rafiditët,
ka më shumë ajete se sa Kur’ani që e kemi ne në duart
tona, dhe për të cilin Allahu është zotuar tri herë se do ta ruajë
atë!! Allahu na ruajt prej tyre.
Ahmed et-Tabersi62 përmend në “El-Ihtixhaxh” dhe Mula
el-Hasen në tefsirin e tij “Es-Safi” se Umeri i ka thënë Zejd
bin Thabitit: “Aliu ka ardhur me Kur’anin, dhe në të ka nënçmim
ndaj muhaxhirëve63 dhe ensarëve,64 mendojmë që ta
60 “Usul el-Kafi” - el-Kulejni, 1/285.
61 “Usul el-Kafi” - el-Kulejni, 2/634. Dijetari i tyre el-Mexhlisij e regjistroi
këtë transmetim dhe thotë në librin e tij “Mir’at el-ukul” 12/525: “Hadithi
është i besueshëm.” Pasaj thotë: “Informacioni është i saktë, dhe ky indormacion
dhe shumë informacione tjera të sakta tregojnë qartë për mangësinë
dhe ndryshimin e Kur’anit. Informacionet që disponoj në këtë kapitull
janë në shkallë të lartë të përcjelljes së kuptimit.”
62 Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
63 Muhaxhirët: Kjo fjalë ka kuptimin: të shpërngulurit. Këtu janë për qëllim
muslimanët e Mekës të shpërngulur në Medinë para çlirimit të Mekës,
duke ikur prej torturave të idhujtarëve kurejshë dhe duke lënë tërë pasurinë
dhe familjet e tyre. Ata vendosen në Medinë, dhe nën udhëheqjen e Pejgamberit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) së bashku me ensarët e
themeluan shtetin e parë islam (sh.p.).
64 Ensarët: Kjo fjalë ka kuptimin: përkrahësit. Këtu për qëllim janë muslimanët
e Medinës, të cilët për herë të parë e bënë besëlidhjen me Pejgamberin
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) në Akabe gjatë ceremonisë
së haxhit dhe i ofruan Pejgamberit alejhi selam dhe muhaxhirëve strehim
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 28 -
shkruajmë Kur’anin dhe t’i heqim nga ai të gjitha përuljet dhe
nënçmimet e muhaxhirëve dhe ensarëve. Zejdi u pajtua me të
në këtë çështje, e pastaj tha: ‘Nëse unë përfundoj Kur’anin
ashtu si e kërkoni, e kur ta paraqesë Aliu Kur’anin, të cilin e
ka shkruar ai vetë, a nuk ua hedh poshtë gjithë atë që e bëtë?’
Në atë çast Umeri tha: Çfarë të bëjmë? Zejdi i tha: Ju e dini
më mirë se çfarë të bëni. Atëherë Umeri tha: ‘Nuk ka zgjidhje
tjetër përveç se ta vrasim dhe të pushojmë nga ai.’ E bënë planin
për vrasjen e tij me angazhimin e Halid bin el-Velidit, mirëpo
nuk arritën ta realizojnë.”
Kur u zgjodh Umeri kalif, kërkuan prej Aliut (Allahu qoftë i kënaqur
me të!) që t’ua sjellë atyre Kur’anin dhe ta ndryshojnë në
mesin e tyre. Umeri i ka thënë: ‘O Ebu el-Hasan, sikur ta sillje
Kur’anin ashtu siç ia solle Ebu Bekrit dhe të pajtohemi për
formën e tij përfundimtare!’ Aliu tha: ‘Kurrsesi, nuk ka kurrfarë
mundësie. Ia kam sjellë Ebu Bekrit që të jetë argument
kundër jush, në mënyrë që të mos thoni në Ditën e Gjykimit:
“Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.”65 ose të thoni:
“Nuk na ke ardhur...”66 Këtë Kur’an nuk e prek askush,
përveç njerëzve të pastër dhe të të porositurve me testament
nga djali im. Umeri i tha: ‘A ka ndonjë kohë të caktuar për
paraqitjen e tij?’ Aliu u përgjegj: ‘Po, kur të ngritet i ardhuri (i
ngrituri) nga djali im, e do ta paraqesë atë dhe i drejton
njerëzit në të.”67
dhe çdo ndihmë. Nga dashuria e tyre e madhe për Islamin u bë vëllazërimi
i tyre me muhaxhirët. Në krye me Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të!) u themelua shteti i parë islam me qendër në Medinë. Më pas
vijuan shumë luftëra mes muslimanëve dhe jomuslimanëve, ku pas Allahut
subhanehu ve teala, ensarët ishin shkak i rëndësishëm për fitoren e shumë
betejave (sh.p.).
65 A’raf, 172.
66 A’raf, 129.
67 “El-Ihtixhaxh” - et-Tabersi, fq.156, dhe “Fasl el-hitab”, fq.7.
BESIMI I RAFIDITËVE
- 29 -
Sado që shi’itët paraqiten me distancim nga libri i en-Nuri
et-Tabersi, duke e pasuar bindjen e tukjes,68 libri përmban
qindra tekste e citate të dijetarëve të tyre në librat e tyre bazë
(në të cilat mbështeten), e kjo vërteton se ata janë të bindur se
ka ndodhur ndryshimi (i Kur’anit) dhe besojnë në këtë, mirëpo
nuk duan që të nxitet polemika e të diskutohet rreth këtij
besimi të tyre në Kur’an.
Sipas tërë kësaj rezulton se ekzistojnë dy “kur’ana”, njëri
është i njohur, e tjetri është special dhe i fshehur, e në të cilin
është sureja Vilaje, sipas shi’itëve-rafiditëve, që e cek en-Nuri
et-Tabersi në librin e tij “Fasl el-Hitab fi Tahrif Kitab Rabb
el-Erbab” është hequr nga Kur’ani edhe një ajet, e ai është:
“(Ve refa’na leke dhikreke bi Alijin sihrek) – Dhe Ne, ta
ngritëm lart famën tënde me Aliun si dhëndër tëndin”, është
hequr nga sureja Inshirah (Elem neshrah leke sadrek).69
68 “Et-Tukjjeh” është fjalë arabe që në kuptimin etimologjik do të thotë:
vërejtje, kujdes. Ndërsa, sipas botëkuptimit të shi’itëve është: Paraqitja e
personit haptas të kundërtën e asaj që e përmban brenda (fshehtë). Që në
fakt është hipokrizi, gënjeshtër, manipulim dhe mashtrim i njerëzve, e nuk
është ajo tukje që e lejon Allahu për të detyruarin në raste të rënda. Me
fjalë tjera, të thuash diç e të synosh diç tjetër, apo të bësh vepra (ibadete)
para njerëzve e grupeve të tjera, e ti të mos besosh në to, e pastaj t’i bësh
në shtëpinë tënde ashtu si ti beson. Tukje te shi’itët ka një pozitë të lartë e
trajtim të veçantë, sa që e llogaritin, sipas bindjes së tyre, prej bazave të
fesë, pra nuk i lejohet askujt të largohet nga ajo. Kjo zë vend të shquar në
librat, studimet e punimet e tyre.
Për ta treguar rëndësinë e tukjes tek shi’itët po i përmendim disa shembuj:
1- Tukje është bazë e fesë, ai që nuk e pranon atë s’ka fe.
2- Besojnë se tukje është krenari e fesë, ndërsa shpallja (publikimi)
është nënçmim i fesë.
3- Kush e lë tukjen është njësoj si ai që e lë namazin, etj.etj. (sh.p.).
69 Shiko librin: “Fasl el-hitab fi tahrif kitab rabb el-erbab” – En-Nuri et-
Tabersi, fq.347.
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 30 -
Ata nuk brengosen për këtë edhe pse e dinë se kjo sure
është mekase e në atë kohë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk
ishte dhëndër i Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të!) në Mekë.
BESIMI I RAFIDITËVE
- 31 -
ÇFARË ËSHTË BESIMI I
RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË
DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të!)?
Besimi i rafiditëve ndërtohet në sharjen, fyerjen dhe nxjerrjen
e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) nga feja.
El-Kulejni e cek në “Furu’ el-Kafi” nga Xhaferi alejhi selam:
“Të gjithë njerëzit ishin dezertorë e renegatë (janë larguar
nga feja) pas Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të!), përveç tre personave. I thashë: Kush janë këta tre?
Tha: el-Mikdad bin el-Esved, Ebu Dherr el-Gafari dhe Selman
el-Farisi.”70
El-Mexhlisij e përmend në “Bihar el-Envar” se një shërbëtor
i Ali bin el-Husejnit ka thënë: Isha me të (Ali bin el-Husejn)
alejhi selam në disa raste në ndejat e tij. I thashë: “Më ke
borxh, përveç nëse më tregon për këta dy njerëz: Ebu Bekrin
dhe Umerin?
Ai tha: Ata, të dy janë kafirë (jobesimtarë), edhe ai që i do
këta dy është kafir.” Transmetohet nga Ebu Hamza eth-Themalij
se e ka pyetur Ali bin el-Husejn për ata dy, dhe i është
përgjigjur: “Ata, të dy janë kafirë (jobesimtarë), edhe ai që i
do këta dy, apo i pason, është kafir.”71
70 “Furu’ el-Kafi” - el-Kulejni, fq.115.
71 “Bihar el-Envar” – el-Mexhlisij, 69/137-138, këtu duhet të merret parasysh
se Ali bin el-Husejn dhe Ehlu Bejti janë të pastër dhe larg nga tërë
këto që ua shpifën atyre rafiditët. Allahu i vraftë kudo qofshin, për shpifjet
që i bëjnë!
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 32 -
Në tefsirin e el-Kumit tek fjala e Allahut: “... e ndalon nga
imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna.”72 thonë: imoraliteti
(el-fahshau) është Ebu Bekri, e neveritura (el-munker) është
Umeri, ndërsa dhuna (el-bag’ju) është Uthmani.73
El-Mexhlisij përmend në “Bihar el-Envar” dhe thotë: Informacionet
dhe argumentet që tregojnë për kufrin e Ebu Bekrit
dhe Umerit, dhe të ngjashëm me ta, shpërblimi për mallikimin
e tyre dhe distancimi nga ata dhe përmbajtja heretike e tyre,
janë të shumta, sa nuk mund të përmend në këtë vëllim të librit,
apo edhe në disa vëllime. Por kjo që kemi sjellur është e
mjaftueshme për atë që dëshiron Allahu ta udhëzojë në rrugën
e drejtë.74
Madje, el-Mexhlisj përmend në “Bihar el-Envar” disa transmetime
që citojnë se Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Muavije
(Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që të gjithë do të jenë në tabute
(arkivole) të zjarrit. Allahu na ruajtë.75
Në librin e tyre “Ihkak el-Hakk” të el-Mer’ashij76 thonë:
“O Zot, ke mëshirë ndaj Muhammedit dhe ndaj familjes së tij,
mallkoji dy idhujt e kurejshëve, dy tiranët, dy djajtë e tyre dhe
dy bijat e tyre... etj..77 Me këtë kanë për qëllim Ebu Bekrin,
Umerin, Aishen dhe Hafsen (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
El-Mexhlisij përmend në letrën e tij, të quajtur “El-Akaid”
dhe thotë: Prej gjërave të domosdoshme që llogariten në fenë
e imamitëve është lejimi i mut’ah78, haxhi temetu’u79 dhe dis-
72 Nahl, 90.
73 “Tefsir el-Kumi”, 1/390.
74 “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 30/230.
75 “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 30/236.
76 Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
77 “Ihkak el-Hakk”, 1/337. Shiko: Duaja e dy idhujve të kurejshëve, në
fund të librit.
78 Shiko po në këtë libër kapitullin: Çfarë është besimi i rafiditëve në
“mut’ah” dhe çfarë vlere ka tek ata? (sh.p.).
BESIMI I RAFIDITËVE
- 33 -
tancimi nga treshja (Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani), nga
Muavije, nga Jezid bin Muavije dhe nga secili që e luftoi emirin
e besimtarëve (Aliun).80
Në Ditën e Ashureve e marrin një qen, e emërtojnë me emrin
Umer, pastaj i vërsulen duke e goditur me shkop dhe
gjuajtur me gurë derisa të ngordhë. Pastaj e marrin një edh
apo një qengj të sapolindur, e emërtojnë me emrin Aishe, fillojnë
t’ia heqin qimet, pastaj i vërsulën duke e goditur me këpucë
derisa të ngordhë.81 Po ashtu, ata e festojnë edhe ditën,
në të cilën u vra Umer el-Faruk bin Hattab, ndërsa vrasësin e
tij Ebu Lu’lu’ el-Mexhusi e quajnë Hero i Fesë.82
Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë sahabët dhe me nënat e
besimtarëve!
Shiko vëlla musliman, sa i keq dhe ziliqar është ky grup i
larguar nga feja. Çfarë thonë për më të mirët e njerëzimit, pas
pejgamberëve alejhimu selam, të cilët i ka lavdëruar Allahu
dhe i Dërguari i Tij, dhe i tërë Umeti janë të pajtimit për drejtësinë
dhe vlerën e tyre, sa dhe historia, ngjarjet dhe gjërat e
njohura domosdomërisht dëshmuan për mirësinë, kontributin
dhe angazhimin e tyre në Islam.
79 Kryerja e haxhit dhe umres në një udhëtim (sh.p.).
80 “Risaletu el-Akaid” - el-Mexhlisij, fq.58.
81 “Tebdid edh-Dhalam ue Tenbih en-Nijam” - Ibrahim el-Xhebhan, fq.27.
82 “El-Kuna ue el-Elkab” - Abbas el-Kumi, 2/55.
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
- 34 -
ÇFARË JANË PIKAT E
PËRGJASIMIT NË MES TË
ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
Shejhul Islam Ibën Tejmije, (Allahu e mëshiroftë), thotë: “Argument
për këtë është se sprova (belaja) e rafiditëve është si sprova
(belaja) e çifutëve.
Çifutët thonë: Nuk bën të bëhet mbret askush, përveç se
nga familja Al Davud.83
Po ashtu edhe rafiditët thonë: Nuk bën të bëhet imam askush,
përveç se nga pasardhësit e Aliut.
Çifutët thonë: Nuk ka xhihad në rrugën e Allahut derisa të
paraqitet Dexhalli dhe të zbresë shpata.
Rafiditët thonë: Nuk ka xhihad në rrugën e Allahut derisa
të paraqitet Mehdiu dhe të thërras një thirrës nga qielli.
Çifutët e vonojnë lutjen (faljen e tyre) derisa të paraqiten e
përzihen yjet.
Po ashtu edhe rafiditët e vonojnë namazin e akshamit
(mbrëmjes) derisa të paraqiten e përzihen yjet, e hadithi thotë:
“Umeti im do të vazhdojë në natyrshmëri derisa nuk e
vonojnë namazin e akshamit (mbrëmjes) deri në paraqitjen
e yjeve.”84
Çifutët e ndryshuan Tevratin, edhe rafiditët e ndryshuan
Kur’anin.
83 Familja dhe pasardhësit e Davudit (sh.p.).
84 Shënon Ahmedi 4/147, 5/417, 422. Ebu Davudi 418. Ibën Maxhe 689.
Në “Ez-Zevaid” isnadi i tij (zinxhiri i transmetuesve) është hasen, (i mirë).
BESIMI I RAFIDITËVE