Artikuj

A janë Mekeja dhe Medineja të mbrojtura


nga murtaja dhe epidemitë e përgjithshme


sikurse gripi i derrave


Pyetja: A ka mundësi që gripi i derrave apo epidemitë e tjera ose


murtaja të përhapen në Mekë apo Medine, apo ato janë të ruajtura nga


epidemitë?


Përgjigja:


Falënderimi i takon Allahut ...


Mekja dhe Medina nuk janë të mbrojtura nga epidemitë. Në


periudhën e sundimit të Umer b. Hattabit (Allahu qoftë i kënaqur


me të) ka rënë një epidemi. Buhariu transmeton nga Ebil Esved se


ka thënë:


“Erdha në Medine dhe në të kishte rënë një sëmundje dhe njerëzit


vdisnin me një vdekje të shpejtë dhe u ula pranë Umerit (Allahu qoftë i


kënaqur me të) ...”1


Vetëm se është vërtetuar nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e


Allahut qofshin mbi të) se mortaja nuk hynë në Medine e në disa


transmetime të hadithit ka ardhur se nuk hynë as në Meke


gjithashtu.


Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e


Allahut qofshin mbi të) ka thënë:


“Mbi shtigjet (hyrjet) e Medines janë disa Melekë dhe në të nuk hynë


as mortaja e as Dexhalli.”2


Ibn Haxheri në lbirin e tij “El Fet-h” thotë:


“Në disa transmetime të hadithit të Ebu Hurejres thuhet:


“Medinja dhe Meka janë të rrethuara nga Melekët. Në çdo shteg të


tyre është një melek dhe në to nuk hynë Dexhalli e as mortaja.” Këtë


1 Buhariu me nr:2463.


2 Buhariu me nr: 1880 dhe Muslimi me nr: 1379.


3


hadith e transmeton Umer b. Shebbe në librin e tij “Kitab Mek-ke” nga


Shurejh, e ky nga Fulejh, e ai nga Ala b. Abdurr Rrahman nga babai i tij, e


ai nga Ebu Hurejre i cili e transmeton nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e


Allahut qofshin mbi të) dhe transmetuesit e tij janë transmetues të librave


autentike.”


Neveviu (Allahu e mëshiroftë) transmeton nga Ebul Hasen El


Medainijj se në Mekë dhe Medinë kurrnjëherë nuk ka ndodhur të


ketë rënë mortaja.3


Por ... Disa dijetarë e kanë përmendur se mortaja ka rënë në


mekë në vitin 749 sipas hixhretit.


Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) është përgjigjur në këtë se


ajo nuk ka qenë mortajë por, ka qenë një epidemi tjetër e ata që e


kanë transmetuar këtë kanë menduar se është mortajë.


Si rezyme: Mekeja dhe Medineja janë të mbrojtura nga mortaja


por, nuk janë të mbrojtura nga sëmundjet dhe epidemitë e tjera.


E lusim Allahun për shpëtim dhe shëndet për të gjithë


myslimanët.


E Allahu e dinë më së miri.


3 El Edhkar:139.



Postimet e fundit

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL

Ja pse duhet ta duam ...

Ja pse duhet ta duam Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)

Dyzet Hadithe nga Ima ...

Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

Islami me pak fjalë B ...

Islami me pak fjalë Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik 1