Pyetja: Nëse muslimanja e ka traditë të agjëron të hënën dhe të
enjten a i lejohet asaj të shfrytëzon agjërimin e saj në këto ditë për ta
kompensuar atë që i ka kaluar prej muajit të Ramazanit? Apo nijeti duhet
të jetë i ndarë?
Përgjigja: Nuk ka problem që gjatë agjërimit të hënën dhe të
enjten të kompenson ditët e kaluara nga muaji i Ramazanit me
kusht që agjërimi të jetë me nijet të kompensimit. E ndoshta ajo i
arrin të dy shpërblimet: Shpërblimin për kompensimin dhe
shpërblimin për agjërimin vullnetar, mirësia e Allahut është e gjerë.
E nëse supozojmë se ajo nuk e arrin vetëm se shpërblimin e
kompensimit (kazasë), atëherë agjërimi për kompensim është më i
mirë se sa ai vullnetar.
Ndërsa nëse për agjërimin e saj e bën nijet agjërimin vullnetar
dhe nuk e bën nijet kompensimin, atëherë me këtë nuk eliminohet
agjërimi i obliguar (në këtë rast: agjërimi me qëllim kompensimi)
kështu që ajo duhet të agjëron ditët që e ka prishë në to agjërimin
gjatë Ramazanit.
E Allahu e dinë më së miri.