Pyetja: A ka mundësi të bashkojmë mes nijetit të
agjërimit të tre ditëve prej çdo muaji dhe agjërimit të ditës së
Arafatit dhe a i marrim dy shpërblimet?
Përgjigja:
Ibn Uthejmi (Allahu e mëshiroftë) thotë: Bashkimi (gërshetimi
apo ngërthimi) mes ibadeteve (adhurimeve) është dy llojesh:
Një lloj që nuk është i saktë: Dhe kjo nëse adhurimet synohen
vetvetiu apo i pasojnë të tjerat, me këtë rast adhurimet nuk mund
të bashkohen mes vete. Shembull për këtë: Një njeri i ka kaluar syneti
i sabahut derisa ka lindur dielli dhe ka ardhur koha e Duhasë, me
këtë rast syneti i sabahut nuk mjafton edhe për dy rekatet e Duhasë
dhe as namazi i Duhasë për synetin e sabahut e gjithashtu nuk vlen
edhe bashkimi mes tyre. Kjo sepse: Syneti i sabahut është i pavarur
dhe namazi i Duhasë është i pavarur, kështu që nuk mjafton të
kryhet njëra për tjetrën.
Gjithashtu nëse një adhurim pason diçka që është para saj,
atëherë nuk bashkohet, kështu që nëse thotë një njeri: Unë dua që
ta bëj nijet me namazin e Sabahut si farzin ashtu edhe synetin. I
themi: Kjo nuk vlen, sepse syneti i sabahut është pasuese e namazit
dhe për këtë nuk vlen të kryhet për të.
Dhe lloji i dytë (i saktë): Të jetë qëllimi prej adhurimit vetëm
veprimi i tij, ndërsa vetë adhurimi të mos jetë i synuar, e me këtë
rast ka mundësi të bashkohen adhurimet. Shembull për këtë: Një njeri
ka hyrë në xhami dhe njerëzit janë duke falë sabahun. Dihet që ai
që hyn në xhami nuk ulet përderisa nuk i falë dy rekate. Kur ky
njeri t’i bashkohet imamit në namazin farz kjo i vlen atij edhe për
dy rekatet, pse ndodh kjo? Sepse qëllimi është t’i falësh dy rekate
kur hynë në xhami.
Gjithashtu nëse njeriu hynë në xhami paradite dhe i falë dy
rekate duke i bërë nijet për Duhanë, atëherë kjo i vlen edhe për dy
3
rekatet e tehijjetul mesxhidit (dy rekatet me rastin e hyrjes ne
xhami) e nëse i bën nijet të dyja kjo është më mirë.
Kjo është rregulla për sa i përket bashkimit mes adhurimeve.
E kësisoj është edhe agjërimi, si p.sh. agjërimi i ditës së Arafatit.
Për qëllim është që kur të vjen kjo ditë të jesh agjërueshëm, qoftë
nëse e ke bërë nijet se kjo është prej tre ditëve që agjërohen çdo
muaj apo e ke bërë nijet për ditën e Arafatit. Por, nëse e bën nijet
për ditën e Arafatit vetëm, atëherë kjo nuk vlen për tre ditët ndërsa
nëse e bën nijet si një nga tre ditët, atëherë vlen edhe për ditën e
Arafatit, e nëse i bën nijet të gjitha është më mirë.1
E Allahu e dinë më së miri.
1
Likaul Babil Meftuh: 19/51.