Muaji Shaban - vlera e tij dhe gabimet e njerëzve në të
Falënderimi i takon vetëm Allahut si dhe paqja dhe bekimi
qoftë mbi atë i cili nuk ka pejgamber pas tij.
Parathënie:
Allahu i lartësuar i ka dalluar në vlerë disa kohë ndaj disa
kohëve tjera dhe i ka veçuar me disa çështje për dallim prej tjerave
si p.sh. Muaji i Ramazanit, dhjetë ditët e fundit të tij janë pjesa më
e mirë e tij dhe nata e Kadrit është nata më e mirë e tij. Allahu i
lartësuar thotë:
“Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të
dish se ç'është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e
rëndësishme se një mijë muaj!” (El Kadr: 1-3).
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi (paqja dhe bekimi
qoftë mbi të) ka thënë:
“Ai i cili falet natën e Kadrit me besim dhe llogarit në shpërblim
do t’i falen mëkatet e mëparshme si dhe ai që e agjëron Ramazanin
me besim dhe llogarit në shpërblim do t’i falen mëkatet e
mëparshme.”1
Prej tyre dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Në këto ditë është nxitur
për të shtuar sa më shumë respektin dhe adhurimin se sa në ditët e
tjera. Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) transmeton se
Pejgamberi (paqja dhe bekimi qoftë mbi të) ka thënë:
1 Buhariu me nr. 1802.
3
“Nuk ka ditë që vepra e mirë është me e dashur te Allahu se sa
këto ditë” d.m.th. Dhjetë ditët. Ata i thanë o Pejgamber i Allahut
as xhihadi në rrugën e Allahut, e ai tha: As xhihadi në rrugën e
Allahut përveç nje njeriu i cili del me veten e tij dhe pasurinë e tij e
nuk kthehet me asnjërën prej tyre.”2 Si dhe kohë të tjera të
vlefshme sikurse pjesa e tretë e natës.
Prej këtyre kohëve të vlefshme është edhe muaji Shaban.
Njerëzit janë në dy pole të kundërta për sa i përket atij. Disa i
mohojnë adhurimet me të cilat është veçuar dhe të tjerë që shpikin
atë që nuk e ligjësuar Allahu e as i Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi
qoftë mbi të) por, e drejta është mesi i kësaj për këtë ne do të
pohojmë atë që e ka pohuar sheriati duke mos shtuar e as munguar
dhe do ta sqarojmë këtë në vijim inshAllah.
Shkaku i emërtimit të tij Shaban:
Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“U emërtuat Shaban për shkak të ndarjes së tyre në kërkim të ujit
apo në shpella pas kalimit të muajit Rexheb i cili është i shenjtë
dhe kjo e dyta është më afër saktësisë dhe janë thënë edhe
mendime tjera.”3
Prej vlerave të tij është se veprat ngritën në të:
Për atë që ka transmetuar Usame b. Zejd (Allahu qoftë i
kënaqur me të dy) i cili thotë:
2 Buhariu me nr: 926 dhe Ebu Davudi me nr: 2440 fjalët janë të transmetimit
të tij
3 Fethul Bari: 4/213 si dhe shiko Keshful Mushkil min hadithi Sahihajn: 1/319.
4
“I thash: O i Dërguar i Allahut nuk po të shoh se e agjëron një
muaj prej muajve më shumë se sa e agjëron Shabanin? Ai tha: Ai
është një muaj mes Rexhebit dhe Ramazanit e që njerëzit janë të
pakujdesshëm për të ndërsa ai është muaj në të cilën ngritën veprat
te Zoti i botëve e unë kam dëshirë të ngritën veprat e mia e unë të
jem agjërueshëm.”4
Agjërimi i shumtë i Pejgamberit (paqja dhe bekimi qoftë mbi
të) në të:
Për shkak të transmetimit të Usames të mëparshëm si dhe
hadithit të transemtuar nga Nëna e besimtarëve Aisheja (Allahu
qoftë i kënaqur me të) e cila thotë:
“Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (paqja dhe
bekimi qoftë mbi të) se e ka plotësuar agjërimin e një muaji përveç
Ramazanit dhe nuk e kam parë të ketë agjëruar në një muaj më
shumë se sa në Shaban.”5
Dispozita për agjërimin e ditës së gjysmës së tij
Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se
Pejgamberi (paqja dhe bekimi qoftë mbi të) ka thënë:
4 Ahmedi me nr: 21753 dhe Nesaiu me nr: 2356 si dhe e ka konsideruar të
saktë Ibn Huzejme.
5 Buhariu me nr: 1868 si dhe Muslimi me nr: 2777.
5
“Kur të jetë gjysma e Shabanit përmbajuni nga agjërimi gjersa të
vjen Ramazani.”6
Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë)thotë: “Hadithin e ka
konsideruar të saktë Tirmidhiu dhe të tjerë. Dijetarët kanë
mospajtim rreth skatësisë së këtij hadithi e më pas edhe për të
vepruarit me të.
Sa i përket saktësisë së tij: Atë e kanë konsideruar të saktë me
shumë se një dijetar si Tirmidhiu, Ibn Hibbani, Hakimi, Tahaviu
dhe Ibn Abdul Berri ndërsa kanë folur kundër tij ata që janë më të
mëdhenj dhe më të ditur se këta e prej tyre: Ibn Mehdi, Imam
Ahmedi, Ebu Zura Err Rrazi dhe Ethremi. Imam Ahmedi thotë:
Ala nuk ka transmetuar hadith më munker se ky.”7
Ndërsa për veçimin e natës së gjysmës së Shabanit nuk ka
bazë për të bile veçimi i saj është mekruh dhe këtë e ka theksuar
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) në “Iktida”:2/632 dhe ka thënë
Mubarekfuri (Allahu e mëshiroftë): “Nuk kam gjetur për agjërimin
e natës së gjysmë muajit Shaban ndonjë hadith të saktë nga
Pejgamberi (paqja dhe bekimi qoftë mbi të).”8
Ndërsa hadithit:
”Kur të jetë nata e gjysmë muajit Shaban atëherë faleni natën e saj
dhe agjëroni ditën e saj.” Këtë e ka transmetuar Ibn Maxheh me
nr: 1388 dhe Bejhekiu me nr: 3922 dhe Ibn Xhevzi në “ El Ilel El
Mutenahije”:2/562 dhe ka thënë: “Ky hadith nuk është i saktë.”
Busiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Në këtë zingjir është Ibn Ebi
Sebre dhe emri i tij është Ebu Bekr b. Abdil-lah b. Muhamed b.
6 Ahmedi me nr: 9707 dhe Ibn Hibbani me nr: 3589.
7 Letaiful Mearif, fq. 151.
8 Tuheftul Ahvedhij:3/368.
6
Ebi Sebre. Për të Imam Ahmedi dhe Ibn Meini kanë thënë se shpif
hadithe.”9 Dhe Mubarekfuri thotë: “Hadith shumë i dobët.”10
Nata e gjysmë muajit Shaban
Abdullah b. Amr b. Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy)
transemton se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të) ka thënë:
“Allahu i shikon robërit e tij në natën e gjysmë muajit Shaban dhe
i falë robërit e Tij përveç atij që ka armiqësi dhe urrejtje dhe atij që
ka vrarë dikë.”11
Ebu Musa El Esharijj (Allahu qoftë i kënaqur me të)
transmeton se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të) ka thënë:
” Allahu i shikon robërit e tij në natën e gjysmë muajit Shaban dhe
i falë të gjithë krijesat e Tij përveç atij që është idhujtar apo atij që
ka armiqësi dhe urrejtje.”12
9 Misbahuz Zuxhahe me nr: 491.
10 Tuheftul Ahvedhij:3/368.
11 Ahmedi me nr: 6642 përmes rrugës së Ibn Lehias.
12 Transmeton Ibn Maxheh me nr: 1390. Busiri (Allahu e mëshiroftë) ka
thënë: Zinxhiri i tij është i dobët për shkak të dobësisë së Abdullah b. Lehia
dhe tedlisit të El VElid b. Muslim. (Ez Zevaid: 493) Dëshmon për këtë hadith,
hadithi që e transemton Ibn Hibbani me nr: 5665 prej hadithit të Muadhit
(Allahu qoftë i kënaqur me të) por, Ebu Hatimi thotë: Ky hadith është munker
me këtë zinxhir transmetimi. (El Ilel Libni Ebi Hatim: 2012) Dhe e ka
përmendur Darekutni këtë hadith në “El Ilel” prej shumë rrugë transmetimi dhe
ka thënë më pas: “Hadithi nuk është i saktë dhe i vërtetuar.”
7
Zejd b. Eslem (Allahu e mëshiroftë ka thënë: Nuk e kemi
arritur askënd prej hoxhallarëve apo fukahave tanë të i japin
rëndësi gjysmë muajit të Shabanit dhe as që i japin rëndësi
hadithDrit të Mekhulit dhe nuk shohin se ajo ka vlerë të veçantë
ndaj të tjerave.”13
Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Ndërsa nata e gjysmë muajit Shaban është transmetuar për vlerën
e saj prej haditheve merfua dhe gjurmëve të cilat diktojnë se ajo
është një natë e vlefshme dhe ka prej selefit që e kanë veçuar me
namaz.”14
E vërejmë se hadithet e transmetuara për vlerën e saj nuk
mbeten pa kritikë dhe kundërthënie ne veten e tyre dhe nuk është
vërtetuar se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) e
ka veçuar me kijam apo namaz e as dikush prej Sahabëve por, kjo
është transmetuar nga disa prej Selefit.
Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Tabiinët nga Shami
sikurse Halid b. Madan, Mekhuli, Lukman b. Amir dhe të tjerë e
madhëronin dhe mundoheshin të bënin ibadet në të e prej tyre e
kanë marrë njerëzit vlerën dhe madhërimin e saj e është thënë se
atyre për këtë iu kanë arritur disa lajme nga Beni Israilët. E kur u
bë e njohur kjo prej tyre nëpër vende të ndryshme njerëzit patën
mospajtim për këtë. Disa e pranuan prej tyre dhe u pajtuan me ta
në madhërimin e saj sikurse një pjesë e ibadetxhinjëve të Basras
dhe të tjerë. Ndërsa shumica e dijetarëve të Hixhazit e
kundërshtuan këtë e prej tyre: Ata, Ibn Ebi Mulejke dhe këtë e ka
13 El Bide i Tartushit,fq. 130 dhe El Bide i Ibn Veddahit, fq. 46
14 Iktidaus Siratil Mustekim: 2/631.
8
transmetuar AbduRrahman b. Zejd b. Eslem nga fukahatë e
Medinës dhe ky është mendimi i nxënësve të Imam Malikut, e të
tjerë dhe kanë thënë: Kjo e tëra është bidat.”15
Disa njerëz pretenduan se qëllimi i fjalës së Allahut të lartësuar:
“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të
kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të
gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të
dërguar.” (Ed Duhan:5) është nata e gjysmë muajit Shaban e kjo
është gabim i qartë ngase qëllimi i tij është nata e Kadrit sikurse që
e ka saktësuar Ibn Xheriri (Allahu e mëshiroftë) në Tefsirin e tij:
11/221 dhe ka thënë Ibn Kajjimi (Aqllahu e mëshiroftë): “Kjo
prerazi është nata e Kadrit për shkak të fjalës së Allahut:
“Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.” (El Kadr:1) e ai
që pretendon se kjo është nata e gjysmë muajit Shaban veçse ka
gabuar.”16
Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “E ai që thotë se ajo
është nata e gjysmë muajit Shaban veçse e ka tepruar ngase citati i
Kuranit është se ajo është në Ramazan.”17
Shenkiti (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Ky është një
pretendim i kotë.”18
15 Letaiful Meairf, fq. 151.
16 Shifaul Alil,fq.45.
17 Tefsir Ibn Kethir: 7/232.
18 Advaul Bejan: 7/319.
9
Namazi i Elfijes (mijëshes)
Prej risive të shëmtuara në muajin Shaban është ajo që e
shpikën njerëzit në shekullin e pestë prej veçimit të natës së gjysmë
muajit me një namaz të cilin e emërtuan si namazi i mijëvjeçarit. I
pari që e shpiki atë ishte Ibn Ebil Hamra dhe atë në vitin 448 h. Ai
e kishte zërin e bukur dhe një ditë u ngrit të falej në xhaminë El
Aksa në natën e gjysmë muajit Shaban e së bashku me të u fal një
person e kështu derisa nuk e përfundoi namazin e kur pas tij ishin
falur një grup njerëzish pastaj kur erdhi viti tjetër u falën me të një
grup i madh njerëzish dhe kjo u shpërnda dhe u përhap.19
Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ky namaz është
shpikur në Islam pas vitit katërqind sipas h. dhe ka filluar në Bejtul
Makdis dhe për të janë shpifur disa hadithe.”20
Ebu Shame (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Për njerëzit e thjeshtë
kjo paraqet një magjepsje të jashtëzakonshme ... dhe ua ka
zbukuruar Shejtani dhe e ka bërë prej simboleve bazë të
myslimanëve.”21
E përshkrimi i saj është sikurse ka ardhur në hadithin e shpifur:
“O Alij kush i fal njëqind rekate në natën e gjysmë muajit dhe
lexon në secilin rekat Fatihan dhe Kul huvAllahun dhjetë herë, o
Alij nuk ka ndonjë rob i cili i fal këto namaze e që mos t’ia kryej
Allahu çdo nevojë që e ka kërkuar atë natë.” Hadithin e
19 Shiko El Havadith vel Bide, fq: 132 dhe El Baith fq.124
20 El Menarul Munif,fq:98.
21 El Baith, fq:124.
10
transmeton Ibn Xhevziu në “El Mevduat”:2/127 nga disa rrugë
transmetimi pastaj thotë: “Për këtë hadith nuk dyshojmë se është i
shpifur dhe shumica e transmetuesve të tij në të tria rrugët janë të
panjohur dhe në mesin e tyre ka të dobët dhe hadithi prerazi është
i papërfytyrueshëm ... E këtë e kanë bërë disa imamë injorantë të
xhamive së bashku me namazin e Regaibit e namaze të ngjashme
rrejt për të mbledhur njerëzit e thjeshtë dhe për të kërkuar përmes
tyre udhëheqjen dhe e kanë mbushur rrëfimtarët tubimet e tyre
dhe e tërë kjo është larg të vërtetës.”
Dhe ka thënë Ebu Shame (Allahu e mëshiroftë): Ai është
namaz i gjatë dhe i rëndë dhe nuk është transmetuar për të ndonjë
transmetim veçse është i dobët apo i shpifur.”22
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Hadithi i
transemtuar për namazin e Elfijes është i shpifur me pajtimin e të
gjithë dijetarëve të hadithit.”23
Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “E prej
haditheve të shpifura hadithet e natës së gjysmë muajit Shaban – e
gjer te fjala e tij – Është çudi me atë që i ka marrë erë dijes së
hadithit e megjithatë mashtrohet pas këtij halucinacioni dhe e fal
atë.”24
Hafidh Ebu Hattab Dihje (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Njerëzit e humbur i kanë transmetuar për namazin e natës së
gjysmës së Shabanit hadithe të shpifura dhe një me zinxhir të
ndërprerë e i kanë ngarkuar robërit e Allahut me hadithe të
22 El Baith ala inkaril Bide, fq.124 dhe shiko El Emru bil Ittiba i Sujutiut, fq.
139.
23 Iktidaus Siratil Mustekim: 2/632
24 El Menarul Munif, fq.99.
11
shpifura më tepër sa kanë mundësi prej namazit të përbërë prej
njëqind rekate, në secilin rekat thuhet një herë Fatiha dhe dhjetë
herë Kul huvAllahu e ndahen prej tij të lodhur dhe iu ikën namazi i
sabahut për të cilin është vërtetuar se Pejgamberi (paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Ai që e fal namazin e sababhut është në mbrojetjen e Allahut.”25
Ibn Xhevziu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “ I kemi parë shumë
prej atyre që e falin këtë namaz sipas metodës së tij dhe rastisë kjo
kur nata është e shkurtë iu ikën namazi i sabahut dhe zgjohen
përtacë.”26
Sujuti (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është çudi për ata që
kujdesen për këto dy natë: Elfijen dhe Regaibin ndërsa kanë
mangësi në çështjet që janë synete të forta nga Pejgamberi (paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).”27
Ajo që është e ndaluar me këtë rast është veçimi i një nate me
namaz mes netëve tjera apo falja e namazit sipas metodës së
shëmtuar të përmendur. Ebu Shame (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Ajo që është e ndaluar dhe e shëmtuar është veçimi i disa netëve
me namaz të veçantë dhe me një metodë të veçantë të faljes dhe
publikimi i saj sikurse ato parime dhe simbole të Islamit sikurse
namazi i Xhumasë, i Bajramit dhe namazi i Teravive kështu që
njerëzit e përhapin dhe zhvillohet baza për vendosjen e saj si dhe
edukohen të vegjlit në të cilët janë mësuar me prindërit e tyre që
janë kujdesur për të sikurse që kujdesen për farzet apo ndoshta
edhe më tepër dhe e kanë vërejtur interesimin e tyre për ta
25 El Baith, fq. 127.
26 El Mevduat: 2/127.
27 El Emru bil Ittiba,fq.136
12
publikuar këtë simbol përmes veshjes së mirë, ndezjes së zjarrit më
tepër se zakonisht dhe shpenzimeve sikurse interesimi i tyre për dy
festat e Islamit apo ndoshta edhe më tepër nga ajo që njihet prej
veprave të njerëzve të thjeshtë dhe në këtë ata e kanë përzier
shkëlqimin e të vërtetës me errësirën e natës.”28
E më e mirë se e tërë kjo është ajo ë ka transmetuar Ebu
Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (paqja dhe
bekimi i Allahut qoftë mbi të) se ka thënë: “Zoti ynë – qoftë i
madhëruar dhe i lartësuar – zbret çdo natë në qiellin e dynjasë dhe
atë kur të mbetet pjesa e tretë e natës dhe thotë: Kush më lutet që
t’i përgjigjem atij, kush më kërkon e që t’i jap atij dhe kush më
kërkon falje që ta fal atë.”29
E kjo është prej mirësisë, bujarisë dhe mëshirës së Allahut të
lartësuar ndaj këtij ymeti që e ka bërë këtë për çdo natë dhe Atij i
takon falënderimi në fillim dhe fund.
Ajo që është e ligjshme në muajin Shaban është se ai që i ka
mbetur të kompensojë diç prej Ramazanit nuk i lejohet vonesa pa
arsye derisa të hyj Ramazani i cili vijon. Transmetohet nga Aisheja
(Allahu qoftë i kënaqur me të) se thoshte: “Ndoshta më mbetej
agjërim i pakryer nga Ramazani dhe nuk mund ta kryeja derisa të
vinte muaji Shaban dhe këtë për shkak të pozitës së Dërguarit të
Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).”30
Ajo çka ndalohemi prej saj në Shaban është edhe agjërimi i
ditës së Dyshimit
28 El Baith,fq.132
29 Buhariu me nr: 1094 dhe Muslimi me nr: 1808.
30 Muslimi me nr: 2744
13
Për shkak të asaj që e transmeton Sile i cili thotë: Ishim te
Ammari (Allahu qoftë i kënaqur me të) në ditën e Dyshimit dhe
erdhi ushqimi me një dele dhe disa që ishin prezentë u larguan e
Ammari tha:
“Ai që e agjëron këtë ditë veçse e ka kundërshtuar Ebul Kasimin
(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).”31
O Zoti ynë i bën veprat e tona të sinqerta për Fytyrën tënde
fisnike dhe në pajtim me synetin e të Dërguarit Tënd, Muhamedit
(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e
tij.
31 Ebu Davudi me nr: 2336, Nesaiu me nr: 2187, Ibn maxheh me nr: 1645
dhe e ka konsideruar të saktë Ibn Hibbani me nr: 3596 dhe Hakimi me nr:
1547.