Artikuj




A gjendet rruzulli tokësor në qiellin e dunjasë?


Pyetja: “Vallë, rruzulli tokësor a gjendet në


qiellin e dunjasë apo nën të, duke e ditur se i


Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem)


është ngjitur në qiell, kurse të ngjiturit nuk ndodh


veç se prej poshtë lartë?”


Përgjigja:


Falënderimi i takon Allahut


Qielli i dunjasë e rrethon tokën, njashtu


qëndron lartë mbi të, andaj kudo që të jetë njeriu


në rruzullin tokësor qielli qëndron mbi të.


Shejhul-islam ibn Tejmije thotë: “Diçka e


njohur në logjikën e shëndoshë është se ajri është


mbi tokë dhe qielli është mbi tokë, kjo është diçka


e njohur para se të dihet se qielli e rrethon tokën


… lartësia si nocion është e qartë dhe “rrethimi”


4


nuk është një prej kushteve të saj edhe pse


“rrethimi” nuk e kundërshton atë … për këtë


arsye njerëzit e dinë se qielli është mbi tokën, retë


janë mbi tokë para se t’ju bjerë ndërmend se ajo


është rreth e për qark (e përfshinë, e rrethon nga


çdo anë) tokës.” (Der’u-Tearud, 6/336,337).


Ibn Kajimi e cek në “Savaik el-Mursele”(4/1308)


se: “Mendimi se qielli nuk e rrethon tokën por,


qielli është vetëm kulm i saj, ky mendim është në


kundërshtim me konsensusin e dijetarëve, logjikës


dhe provave materiale.”


Ibn Hazmi thotë: “Bazuar në këtë argument të


dëshmuar toka qëndron nën qiejt në mënyrë të


patjetërsueshme, ngado që është qielli, ai prapë


gjendet mbi tokë, gjithashtu çdo herë që toka është


përballë qiellit e vëren se toka është nën qiellin


5


patjetër. Njashtu, ngado që të kthehet biri i Ademit kokën e ka kah qielli ndërsa këmbët i ka drejt tokës “. (El-Fisalu bejnel-Mileli ven Nihali: 2/243) . Allahu e di më së miri



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL