
Islami
2
Islami
fe e natyrshmërisë, arsyes dhe lumturisë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
A e ke pyetur veten:
Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat madhështore në to? Kush e krijoi
këtë sistem të përpiktë dhe të përsosur që gjendet në to?
Si është i organizuar dhe i qëndrueshëm ky univers madhështor me
ligjet e tij, të cilat e rregullojnë atë në mënyrë precize gjatë gjithë këtyre
viteve?
A është vetëkrijuar ky univers, ka ardhur prej hiçit apo ka ardhur krejt
rastësisht?
Po ty kush të krijoi?
Kush e vendosi këtë sistem të përpiktë në sistemet e trupit tënd dhe në
trupat e qenieve të gjalla?
Asnjë njeri nuk do ta pranonte po t'i thuhej: Kjo shtëpi erdhi pa e
ndërtuar askush! Ose t'i thuhej: Hiçgjëja është ajo që e krijoi këtë shtëpi! Si
mund t'u besojnë disa njerëz atyre që thonë: Ky univers madhështor erdhi
pa Krijues? Si mund të pranojë një njeri me mend t'i thuhet: Ky rregull
preciz i universit erdhi krejt rastësisht?
Sigurisht që ekziston një Zot madhështor, Krijues dhe Sistemues i këtij
universi dhe çdo i gjëje në të: Ai është Allahu i Lartmadhëruar.
Zoti i Lartësuar na çoi të dërguar dhe u zbriti atyre librat hyjnorë, i
fundit prej të cilëve është Kurani i madhërishëm, të cilin Allahu ia shpalli
Muhamedit, të Dërguarit të fundit të Allahut.
Nëpërmjet librave dhe të dërguarve Ai:
⦁ Na tregoi për Veten, cilësitë e Tij dhe të drejtën e Tij mbi ne dhe na
sqaroi të drejtat tona karshi Tij.
⦁ Na udhëzoi se Ai është Zoti që krijoi njerëzimin dhe se Ai është i
Gjallë dhe nuk vdes kurrë. I tërë krijimi është nën grushtin e Tij dhe nën
pushtetin e kontrollin e Tij.
3
⦁ Na tregoi se prej cilësive të tij është dituria, kështu që Ai ka përfshirë
çdo gjë me diturinë e Tij dhe se Ai është Gjithëdëgjues e Gjithëshikues, të
Cilit nuk i fshihet asgjë, as në Tokë e as në qiell.
Zoti është i Gjalli, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje, prej të Cilit rrjedh
dhe varet jeta e çdo krijese. Allahu i Lartësuar thotë:ُ
Allahu! Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij, të Gjallit, të
Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje. Atë nuk e kap dremitja e as gjumi. Atij i
takon gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. E kush
mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?! Ai e di ç'do të ndodhë në të
ardhmen dhe ç'ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa ata nuk mund të
mësojnë asgjë nga dituria e Tij, përveç aq sa dëshiron Ai. Kursia e Tij
përfshin qiejt e Tokën dhe Atij nuk i vjen rëndë ruajtja e tyre. Ai është i
Larti, i Madhërishmi. (El Bekare, 255)
⦁ Na tregoi se Ai është Zoti, i Cili përshkruhet me cilësi të përsosura. Ai
na dha mendje e shqisa që perceptojnë mrekullitë e krijimit dhe fuqisë së
Tij, gjë që na tregojnë madhështinë, fuqinë dhe përsosurinë e Tij. Ai na
rrënjosi një natyrshmëri që tregon përsosurinë e Tij dhe se Atij nuk mund
t'i vishen mangësitë.
⦁ Ai na tregoi se Zoti është mbi qiejt e Tij dhe nuk hyn brenda botës
(është i ndarë nga krijesat e Veta), e as bota nuk është e shkrirë tek Ai.
⦁ Ai na tregoi se duhet t'i dorëzohemi Atij, sepse Ai është Krijuesi ynë
dhe Krijuesi e Sistemuesi i universit.
Krijuesi ka cilësi të madhështisë dhe assesi nuk mund të përshkruhet
se ka nevojë për diçka ose se ka mangësi. Zoti nuk harron, nuk fle, nuk ha
ushqim dhe nuk mund të ketë bashkëshorte e fëmijë. Tekstet që përmbajnë
ndonjë gjë që kundërshton madhështinë e Krijuesit nuk janë pjesë e
4
shpalljes së saktë që është sjellë nga të dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi
ta!).
Allahu i Lartësuar në Kuranin e madhëruar thotë:ۡ
"Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!
Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.
Ai as lind, as është i lindur.
Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Të!” (El Ihlas,
1-4)
Nëse e beson Zotin, Krijuesin... a ke menduar ndonjëherë se cili është
qëllimi i krijimit tënd? Çfarë dëshiron Zoti nga ne dhe cili është qëllimi
përse ekzistojmë?
A mund të ndodhë që Allahu, pasi na krijoi, të na lërë pas dore? A
mund të ndodhë që Allahu i krijoi të gjitha këto krijesa pa kurrfarë
qëllimi?
E vërteta është se Zoti, Krijuesi madhështor, Allahu, na tregoi qëllimin
përse na krijoi, që është ta adhurojmë vetëm Atë dhe t'i bindemi në atë që
dëshiron prej nesh! Ai na tregoi se vetëm Ai është i denjë për adhurim dhe
na sqaroi përmes të dërguarve të Tij (paqja qoftë mbi ta!) si ta adhurojmë,
si mund t'i afrohemi Atij duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke i braktisur
ndalesat e Tij, si e fitojmë kënaqësinë e Tij, si të ruhemi prej dënimit të Tij,
si dhe na tregoi vendstrehimin tonë pas vdekjes.
Allahu na tregoi se jeta e kësaj bote është vetëm një provë dhe se jeta e
vërtetë dhe e plotë do të jetë në botën tjetër, pas vdekjes.
Ai na tregoi se kush e adhuron Allahun, siç është urdhëruar, dhe
largohet nga ajo që Ai e ka ndaluar, do të ketë jetë të këndshme në këtë
botë dhe lumturi të përhershme në botën tjetër, e kushdo që e
kundërshton Atë dhe mohon, do të ketë mjerim në këtë botë dhe dënim të
përjetshëm në botën tjetër.
5
Ngase e dimë se nuk mund ta kalojmë këtë jetë pa marrë secili prej
nesh shpërblimin për atë që ka bërë, qoftë mirë, qoftë keq. Pra, a nuk
do të ketë fare dënim për zullumqarët e as shpërblim për
mirëbërësit?!
Zoti ynë na ka treguar se fitimi i kënaqësisë së Tij dhe shpëtimi nga
dënimi i Tij nuk mund të arrihen ndryshe veçse duke hyrë në fenë islame, e
cila nënkupton nënshtrimin ndaj Tij dhe adhurimin e Tij, që është i Vetëm
e pa ortak, nënshtrimin ndaj Tij me bindje dhe zbatimin e ligjit të Tij me
kënaqësi e pranim. Ai po ashtu na ka treguar se nuk pranon nga njerëzit
asnjë fe tjetër përveç Islamit. Allahu i Lartësuar thotë:
"Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në
botën tjetër do të jetë i humbur." (Alu Imran, 85)
Ai që shikon se çfarë adhurojnë shumica e njerëzve sot, do të gjejë se
dikush adhuron qenie njerëzore, një tjetër adhuron idhull, një tjetër
adhuron planet, e kështu me radhë. Njeriu që është i mençur nuk duhet të
adhurojë askënd tjetër, pos Zotit të botëve, i Cili është i përsosur në cilësitë
e Tij. Vallë, si mund të adhurojë një krijesë tjetër si veten ose më të ulët
sesa veten?! I Adhuruari (Zoti) nuk mund të jetë qenie njerëzore, idhull,
pemë ose kafshë!
Asnjëra nga fetë që njerëzit i kanë përqafuar sot, përveç Islamit, nuk
pranohet nga Allahu, pasi ato janë fe të krijuara nga njerëzit ose
legjislacione që ishin hyjnore dhe më pas janë shtrembëruar nga dora e
njeriut. Sa i përket Islamit, ai është feja e Zotit të botëve, e cila nuk
ndryshon. Libri i kësaj feje është Kurani i madhërishëm. Ai është i ruajtur
ashtu siç e shpalli Allahu dhe ende është në duart e muslimanëve edhe sot
e kësaj dite në gjuhën në të cilën iu shpall të Dërguarit të fundit.
Një nga themelet e Islamit është të besosh në të gjithë të dërguarit e
Allahut. Të gjithë ata ishin njerëz, të cilët Allahu i fuqizoi me shenja dhe
mrekulli, si dhe i dërgoi të thërrasin që të adhurohet vetëm Ai, pa i bërë
ortak. Muhamedi , është i Dërguari i fundit, të cilin Allahu e dërgoi me
ligjin e fundit hyjnor që i shfuqizoi ligjet e të dërguarve para tij, si dhe e
fuqizoi me mrekulli madhështore, më e madhja e të cilave është Kurani i
madhërishëm, fjala e Zotit të botëve, Libri më i madh që e njohu njerëzimi,
i paimitueshëm në përmbajtjen, shprehjen, renditjen dhe vendimet e tij. Në
6
të është udhëzimi drejt së vërtetës, që shpie drejt lumturisë në këtë botë e
në botën tjetër. Ai ka zbritur në gjuhën arabe.
Ka shumë prova racionale dhe shkencore që vërtetojnë pa dyshim se
ky Kuran është Fjala e Krijuesit dhe se nuk mund të jetë i krijuar nga
njerëzit.
Ndër bazat e Islamit është besimi në melekët dhe besimi në Ditën e
Fundit, se Allahu do t'i ringjallë njerëzit nga varret e tyre në Ditën e
Kametit për t'i llogaritur për veprat e tyre. Ai që është besimtar, do të ketë
lumturi të përjetshme në Xhenet, ndërsa ai që nuk beson dhe bën vepra të
këqija, do të ketë dënim të madh në Zjarr. Prej bazave të Islamit është që të
besosh në atë që e ka caktuar Allahu, qoftë mirë, qoftë keq.
Feja islame është një program gjithëpërfshirës ndaj jetës, në përputhje
me natyrshmërinë e pastër njerëzore dhe arsyen e shëndoshë,
rrjedhimisht atë e pranojnë shpirtrat e drejtë. Ajo është e përligjuar nga
Krijuesi madhështor për krijesat e Tij dhe është fe e mirësisë dhe
lumturisë për të gjithë njerëzit në këtë botë dhe në botën tjetër; nuk e
dallon një racë nga tjetra e as një ngjyrë mbi tjetrën. Njerëzit në Islam
konsiderohen të njëjtë dhe dallimi nga njëri-tjetri bëhet vetëm me vepra të
mira.
Allahu i Lartësuar thotë:ۡ
"Cilindo mashkull ose femër që kryen vepra të mira, duke qenë
besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë
sipas veprave më të mira, që ka bërë." (En Nahl, 97)
Prej gjërave që Allahu i përmend fuqishëm në Kuranin e madhërishëm
është të besohet se Allahu është Zoti dhe i Adhuruari, se Islami është feja
(e vërtetë) dhe se Muhamedi është i dërguar dhe se hyrja në Islam është
një çështje e domosdoshme, për të cilën njeriu nuk ka zgjidhje. Në Ditën e
Kiametit do të ketë llogaridhënie dhe shpërblim. Ai që është besimtar i
vërtetë, do të ketë fitore dhe sukses të madh, e ai që është jobesimtar, do të
ketë humbje të qartë.
Allahu i Lartësuar thotë:
"Atë që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte,
nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja
e madhe.
Ndërsa atë që nuk i bindet Allahut e të Dërguarit të Tij dhe shkel
kufijtë e vënë prej Tij, Allahu e shpie në Zjarr, ku do të qëndrojë përherë
dhe për të ka ndëshkim poshtërues." (En Nisa, 13-14)
Ai që dëshiron të hyjë në Islam, duhet të thotë: "Dëshmoj se nuk ka zot
që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i
Dërguari i Tij", duke e ditur kuptimin e saj, duke besuar në të dhe kështu
bëhet musliman. Pastaj ai e mëson pak nga pak pjesën tjetër të obligimeve
të Islamit, që t'i jetësojë urdhrat e Allahut.
Për më shumë informacione: https://byenah.com/sq
8
Index
Islami 3
fe e natyrshmërisë, arsyes dhe lumturisë 3
Po ty kush të krijoi? 3
A mund të ndodhë që Allahu, pasi na krijoi, të na lërë pas dore? A mund të
ndodhë që Allahu i krijoi të gjitha këto krijesa pa kurrfarë qëllimi? 5
Ngase e dimë se nuk mund ta kalojmë këtë jetë pa marrë secili prej nesh
shpërblimin për atë që ka bërë, qoftë mirë, qoftë keq. Pra, a nuk do të ketë
fare dënim për zullumqarët e as shpërblim për mirëbërësit?! 5
9