 
            
1 Ëndrra e mirë 
a-alqasim.com 
 
ËNDRRA E MIRË  ( 1 ) 
Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Atë e lavdërojmë, ndihmë e falje 
vetëm prej Tij kërkojmë . 
Atë të cilin Allahu e udhëzon nuk ka kush ta humb, e atë të cilin Ai e 
humb nuk ka kush ta udhëzojë. 
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, dhe dëshmoj 
se Muhamedi  ﷺ është rob dhe i Dërguar i Tij . 
E më pas : 
Kini frikë nga Allahu ashtu si i përket Atij dhe dijeni se jeni nën 
mbikqyrjen e Tij në çdo çast.   
O ju muslimanë ! 
Mirësitë e Allahut karshi njerëzve janë të shumta, ato janë të dukshme 
që mund të shihen, si dhe padukshme, ato e shoqërojnë njeriun kur ai është 
zgjuar si dhe kur është në gjum, dhe Allahu i Lartësuar është ai i cili 
drejton e kontrollon gjthchka ditën dhe natën. 
Ai, me urtësinë e Tij i’a ka mbyllur krijesave derën e njohjes së gajbit 
(të fshehtës), ndaj askush nuk mund të dijë nga gajbi veç asaj që Allahu ia 
bën të ditur të dërguarve të Tij.  
“Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç 
të dërguarve që ka zgjedhur. Para dhe pas tyre Ai vë mbikqyrës (engjëj)”. 
[el Xhinn:26-27] 
Prej mirësive të Allahut të padukshme e krijimit të Tij mahnitës është 
që ka lënë një pjesë të profecisë për të njohur diçka nga gajbi, me anë të së 
cilës Allahu bën me dijeni atë që dëshiron nga njerëzit gjatë gjumit. 
I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Nuk ka mbetur nga profecia veç 
përgëzimeve”. 
U pyet: “Cilat janë përgëzimet?”  
 
1Hytbe e mbajtur në xhaminë e Profetit ﷺ në Medine më datë 16/2/1445 hixhri, 
që përkon më 1/9/2023.
2 Ëndrra e mirë 
alqasim.com-a 
Tha: “Ëndrra e mirë” [Tr. Buhariu]. 
Ëndrra e mirë përmban prej dijes së Allahut të jashtzakonshme dhe 
butësisë së Tij, çka ja shton besimtarit besimin dhe e lajmëron atë rreth të 
kaluarës, aktualitetit e të ardhmes aq sa i mjafton atij që të mos ketë nevojë 
për gënjeshtrat e fallxhorëve. 
Në ëndrrën që besimtari sheh ka nxitje që të bëjë vepra të mira, ndalim 
nga të këqijat, përgëzim e paralajmërim. 
Ëndrrat në fenë islame kanë pozitë të veçantë; ato shoqërojnë Profetët 
në situatat e tyre më të vështira, dhe janë shpallje nga Allahu vetëm për 
Profetët. 
Ibrahimi   i thotë të birit, Ismailit: 
“O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj”. [es Saffat: 102] 
E për shkak të kësaj, Allahu e ngriti pozitën e Ibrahimit  ملاسلا هيلع  ,  
“Dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm. 
“Paqja qoftë mbi Ibrahimin!” 
Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët”. [es Saffat: 108-110] 
Jusufi  ملاسلا هيلع  , jeta e tij filloi me një ëndërr: 
“O babai im! Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, Diellin dhe 
Hënën! I pashë të më përuleshin në sexhde” [Jusuf: 4] 
Dhe ëndrra e tij u realizua më në fund. 
 
“Ai i ngriti prindërit e vet në fron dhe ata të gjithë iu përulën atij”.  
[Jusuf: 100] 
Fillimi i mirësisë e dritës së këtij umeti ishte me anë të ëndrrës. 
Aisha tregon se: “Gjëja e parë me të cilën filloi shpallja te i Dërguari i 
Allahu ﷺ ishte ëndrra e vërtetë, të cilën e shihte Profeti ﷺ gjatë 
gjumit, e nuk shihte ëndërr veçse realizohej sikur drita e mëngjesit 
(ndodhte ashtu sikurse e kishte parë në ëndërr shumë shpejt)” [Tr. Buhariu 
dhe Muslimi]. 
3 Ëndrra e mirë 
a-alqasim.com 
Gjatë luftës së Bedrit, Allahu i lartësuar i tregoi Profetit ﷺ fitoren 
në ëndërr, e pasi ai i lajmëroi shkokët e tij, zemrat e tyre u bënë më të forta 
dhe luftuan me trimëri të madhe megjithëse ishin më të paktë në numër se 
armiku i tyre: 
“(Kujto) kur Allahu të tregoi në ëndërr se ata janë pak. Sikur të të 
tregonte se ishin shumë, ju do të humbisnit guximin dhe do të grindeshit 
për atë çështje, por Allahu ju shpëtoi”. [el Enfal: 43] 
Allahu i lartësuar i tregoi Profetit ﷺ në ëndërr çlirimin e Mekës 
gjatë kohës që ai ishte në Medine-, e kjo ishte përgëzim për besimtarët: 
“Allahu e përmbushi me të vërtetë ëndrrën e të Dërguarit të Tij, i cili 
kishte thënë: Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë 
Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar, pa kurrfarë frike”. [el 
Fet’h: 27]. 
E pas një viti, Allahu i Lartësuar ia mundësoi chlirimin e Mekës. 
I Dërguari i Allahut ﷺ kur shihte ëndërr ia tregonte atë shokëve të 
tij, biles pasi falte namazin e sabahut i drejtohej atyre duke thënë: 
“A ka parë dikush prej jush ëndërr mbrëmë?”. [Tr. Buhariu dhe 
Muslimi]. 
Origjina e ligjërimit të ezanit ishte aprovimi i Profetit ﷺ ndaj 
ëndrrës së sahabiut Abdullah bin Zejd   هنع الله يضر  , i cili tregon: “Pasiqë u 
gdhiva, shkova te i Dërguari i Allahut  ﷺ dhe e lajmërova për ëndrrën që 
kisha parë”. 
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo është ëndërr e vërtetë 
inshaAllah, tregoja atë Bilalit që ta thërrasë ezanin sipas saj”. [Tr. 
Ahmedi]. 
Ibn Abdul Berri thotë:  
4
 Ëndrra e mirë 
“Kanë rënë dakord sahabët, tabi’inët dhe dijetarët e Ehli Sunetit pas 
tyre në besimin e interpretimit të ëndrrave”. 
Ëndrrat janë tre lloje: Njëra prej tyre është e vërtetë dhe realizohet. Dy 
tjerat janë ose nga Shejtani, ose ëndërra të ngatërruara. 
I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Ëndrrat janë tre lloje: 
Ëndrra e mirë është përgëzim prej Allahut, ëndrra trishtuese 
është prej Shejtanit, dhe ëndrra në të cilën njeriu i flet vetes së tij”.  
[Tr. Muslimi] 
Ëndrra e mirë e gëzon besimtarin e nuk e bën atë të jetë i mashtruar, 
ajo është pjesë e profecisë. 
I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Ëndrra e besimtarit është një nga 
dyzet e gjashtë pjesë nga profecia”. [Tr. Buhariu dhe Muslimi]. 
Ajo është prej përgëzimeve të mbetura pas profecisë; 
I Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur mbi fjalën e Allahut: 
 “Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën”. [Junus: 64]. 
Dhe u përgjigj: “Ajo është ëndrra e mirë të cilën e shikon besimtari 
ose shihet për të” [Tr. Ahmedi]. 
Ëndërra e vërtetë është pjesë prej profecisë, dhe profecia është 
shpallje, ndaj gënjeshtra në lidhje me ëndrrën është gënjeshtër ndaj Allahut 
duke thënë se Ai i ka treguar në ëndërr diçka të pa qenë. 
Profeti  ﷺ thotë: “Prej gënjeshtrave më të mëdhaja është që 
njeriu të tregojë se ka parë në ëndërr diçka që nuk e ka parë realisht”. 
[Tr. Buhariu]. 
E për këtë shkak personi i tillë do të ndëshkohet ditën e gjykimit duke 
iu kërkuar diçka që nuk është në mundësinë e tij, sikurse thotë i Dërguari i 
Allahut ﷺ: “Kush shtiret sikur ka parë në ëndërr diçka që nuk e ka 
parë; do të ngarkohet ditën e gjykimit që të lidh bashkë dy fara elbi, e 
nuk do mund ta bëjë (pasi është e pamundur)”. [Tr. Buhariu]. 
Megjithëse ëndrra e mirë zakonisht i shfaqet njrëzve të mirë, ajo mund 
ti shfaqet edhe dikujt që nuk është i tillë. 
Jusufi    
 komentoi ëndrrën e dy shokëve të tij të burgut, dhe 
a
alqasim.com
Ëndrra e mirë
 5
 ndodhi sikurse e komentoi, komentoi ëndërrën e mbretit -i cili ishte 
jobesimtar- ku pa shtatë lopë, dhe ndodhi sikurse e komentoi. 
Imam Buhariu shënon në “Sahihun” e tij një kapitull me emër: 
“Ëndrra e të burgosurve, të këqijve e jobesimtarëve”. 
Ibn Hazmi thotë: “Mund të realizohet ëndrra e jobesimtarit, por ajo 
nuk hynë te pjesa e profecisë e as te gjërat përgëzuese, ajo është 
paralajmërim dhe këshillë për të, e për të tjerët”. 
Ëndrra e ditës mund të jetë vërtetë sikurse edhe ëndrra e natës; Profeti 
ﷺ shkoi te Ummu Haram bint Milhan në drekë dhe fjeti, gjatë gjumit ai 
pa një ëndërr, dhe ja tregoj atë Ummu Haramit. [Tr. Buhariu dhe Muslimi]. 
Është e pëlqyeshme që personi i cili sheh një ëndërr që e konsideron të 
mirë të falenderojë Allahun për të, e të ja tregojë atij që e do, e mos të ja 
tregojë ëndrrën ziliqarit apo atij i cili nuk i do të mirën. 
Jakubi  ملاسلا هيلع  i tha të birit, Jusufit: 
 “O biri im! Mos ua trego ëndrrën tënde vëllezërve të tu, që të mos 
kurdisin ndonjë gjë kundër teje”.  [Jusuf: 5]. 
Prej sunetit të Profetit ﷺ kur personi sheh ëndërr të keqe; të kërkojë 
mbrojtje prej Allahut nga dëmi i saj dhe dëmi i Shejtanit, të pështyjë pak 
nga krahu i majtë tre herë, të kthehet në krahun tjetër, mos tja tregojë atë 
askujt, e të çohet e të fal namaz. 
Thotë Neueuiu: “Edhe nëse bën vetëm disa nga këto gjëra i mjaftojnë -me lejen e Allahut- për të larguar dëmin që mund t’i vij nga ëndrra, 
sikurse ka ardhur qartazi në hadithet e Profeti ﷺ”. 
Komentimi i ëndrrave është prej diturisë së Profetëve dhe 
besimtarëve, është dituri e rrallë që në të përfshihen dhuntia (e lindur me 
njeriun) dhe trajnimi (përfitohet me anë të të mësuarit dhe praktikës), si 
dhe mirësi nga Allahu që ia jep kujt të dojë. 
Allahu i Lartësuar tregon për Jusufin  ملاسلا هيلع  duke përmendur disa 
nga mirësitë që i ka dhënë, ku ndër të tjera rendit: 
 “E që ti mësojmë atij komentimin e ëndrrave”. [Jusuf: 21]. 
Komentimi i ëndrrës është dhënie e gjykimit fetar (fetua), e nuk 
a-alqasim.com 
6
 Ëndrra e mirë 
lejohet që të flitet për të pa qenë i pajisur me diturinë e duhur. 
Jusufi  ملاسلا هيلع  i tha dy shokëve të tij: 
 “Kështu është caktuar kjo gjë për të cilën pyetët ju”. [Jusuf: 41] 
Mbreti tha:  
 “Ma shpjegoni ëndrrën time”. [Jusuf: 43]   
Njëri nga djemtë i tha Jusufit: 
 “Na shpjego (ëndrrën) për shtatë lopë të majme, të cilat hahen prej 
shtatë lopëve të dobëta”. [Jusuf: 46] (
 Ëndërrat komentohen me anë të analogjisë, shembujve si dhe duke 
lidhur mes të asryeshmes e perceptimit.  
Ibn Kajimi thotë: “Shembujt e përmendura në Kuran janë baza për 
shpjegimin e ëndrrave për atë i cili argumentohet me to në mënyrën e 
saktë. Gjithashtu, ai i cili e kupton Kuranin mund t’i shpjegojë ëndrrat në 
mënyrën më perfekte, pasiqë bazat e komentimit të ëndrrave merren prej 
Kuranit”. 
Ai i cili dëshiron të dijë kuptimin e ëndrrës që ka parë, nuk duhet ta 
kërkojë atë veçse nga një person që ka dijeni mbi komentimin e ëndrrave, 
e jo çdo person që komenton ëndrrat ka dijeni mbi këtë fushë, e jo çdokush 
që ka lexuar disa libra rreth ëndrrave është interpretues, pasiqë në 
interpretimin e ëndrrave merret në konsideratë  rrethana të ndryshme, si 
gjëndja e personit, vendi dhe koha, dhe kjo ndryshon nga personi në 
person edhe nëse kanë parë të njëjtën ëndërr. 
Imam Malik bin Enes është pyetur: “A mundet çdokush të komentojë 
ëndrrat?” U përgjigj: “A luhet me profetësinë?!”. 
Ai të cilit i është dhënë dhuntia e interpretimit të ëndrrave duhet të 
ketë frikë Allahun, të largohet nga syfaqësia dhe dëshira për famë, ti 
kërkoj Allahut ndihmë dhe sukses, të ketë kujdes nga vetpëlqimi pasiqë 
1Në të trija ajetet e mësipërme përmendet fjala (fetua), duke e qujtur interpretimin 
e ëndrrës si fetua (dhënie e gjykimit fetar të posaçëm për një çështje të caktuar).
 a
alqasim.com
Ëndrra e mirë
 7
 është shkak i humbjes së mirësive, si dhe duhet të falenderojë Allahun për 
dhuntinë që i ka dhënë. 
Jusufi  ملاسلا هيلع  ka thënë duke shprehur falenderimin ndaj mirësive 
që Allahu i dha: 
 “O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e 
ëndrrave!”. [Jusuf: 101]. 
Prej gjërave që duhen marrë parasysh gjithashtu është se personi i cili 
jep gjykimet fetare (myftiu), komentuesi i ëndrrave, dhe mjeku janë në 
dijeni të sekreteve dhe privatësisë të njerëzve më shumë se kushdo tjetër, 
ndaj nuk duhet të shpërndajnë informacione që cënojnë privatësinë e të 
tjerëve. 
Ëndrra e vërtetë doemos do të ndodh, nëse interpretohet apo jo. 
Jakubi  ملاسلا هيلع  i tha birit të tij, Jusufit:  
 “Mos e trego ëndrrën tënde”. [Jusuf: 5] 
E megjithëse ai (Jakubi) nuk e komentoi ëndrrën; ajo ndodhi ashtu 
sikurse Jusufi  ملاسلا هيلع  e pa. 
Komentuesi i ëndrrave tregon realitetin e ëndrrës, ai mund ta qëllojë e 
mund të gabojë. 
I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Ebu Bekrit  هنع الله يضر  pasi ai 
komentoi një ëndërr: “E qëllove një pjesë, dhe gabove në një pjesë”. [Tr. 
Buhariu dhe Muslimi]. 
Ëndrra mund të realizohet (ndodh) direkt, si dhe mund të vonohet, pak 
ose shumë. 
Abdullah bin Sheddad ka thënë: “Ëndrra e Jusufit  ملاسلا هيلع  u realizua 
pas dyzet vitesh”. 
Muslimani duhet të jetë i bindur se ajo që ka caktuar Allahu është më 
e mira për të afër qoftë apo larg. 
Më pas, O ju muslimanë: 
Duke qenë se koha e Profetit ﷺ është goxha e largët; Allahu i 
Lartësuar e ka zëvendësuar atë me ëndrrën që besimtari shikon gjatë 
gjumit. 
a-alqasim.com 
8
 Ëndrra e mirë 
I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Ëndrrat më të vërteta nga ju i sheh 
ai i cili është më i drejtë kur flet (nuk gënjen)”. [Tr. Muslimi]. 
Ibn Haxheri thotë: “Ai i cili gjatë kohës kur është zgjuar nuk gënjen, 
kjo gjëndje e shoqëron edhe gjatë gjumit, e nuk sheh veçse të vërteta, 
ndryshe nga ai i cili gënjen e i përzien gjërat; zemra e tij shkatërrohet dhe 
errësohet, e nuk sheh në ëndërr veçse gjera të ngatërruara”. 
Prandaj,   ji gjithmonë i devotshëm, të fitosh të mirat e kësaj bote e të 
Ahiretit. 
Kërkoj mbrojtje prej Allahut nga Shejtani i mallkuar 
 “Ai i ngriti prindërit e vet në fron dhe ata të gjithë iu përulën atij. Ai 
tha: O babai im, ky është shpjegimi i ëndrrës sime të dikurshme. Zoti im 
e përmbushi atë”. [Jusuf: 100]. 
Allahu më begatoftë mua e ju me Kur’anin fisnik … 
a
alqasim.com
Ëndrra e mirë
 9
 Hytbeja e dytë 
E lavdërojmë Allahun për mirësitë që na ka dhënë, dhe e falenderojmë 
Atë që na ka drejtuar dhe dhuruar shumë . 
Dëshmoj duke e madhëruar Allahun se nuk ka Zot që meriton të 
adhurohet veç Tij, dhe se Profeti jonë Muhamedi  ﷺështë rob dhe i 
Dërguar i Tij. 
O ju muslimanë: 
Feja është plotësuar me vdekjen e Profetit  ﷺ , ndaj ëndrrat nuk janë 
burim legjislacioni fetar. 
Shatibiu thotë: “Dobia e ëndrrave është përgëzimi ose paralajmërimi, 
e nuk merren nga to gjykimet fetare”. 
Allahu i Lartësuar e ka ruajtur Profetin  ﷺ duke mos i mundësuar 
Shejtanit të ngjasojë me të, ndaj kush e shikon Profetin ﷺ në ëndërr e ka 
parë atë vërtetë, e jo dikë tjetër që ti përngjasojë. 
I Dërguari i Allahut  ﷺ thotë: “Kush më sheh mua në ëndërr, më 
ka parë vërtetë, sepse Shejtani nuk mundet të më përngjasoj”. [Tr. 
Buhariu dhe Muslimi]. 
Nëse dikush shikon Profetin  ﷺ në ëndërrr, nuk do të thotë që ai 
është më i mirë se të tjerët, e nëse e sheh Profetin ﷺ në formë ndryshe 
nga ajo që është përshkruar në hadithe apo e sheh duke e urdhëruar me 
diçka jo të drejtë, në këtë rast kemi të bëjmë me ëndërra të ngatërruara, e 
jo me ëndërr të vërtetë, dhe e gjithë mirësia është në ndjekjen e veprës së 
Profetit ﷺ. 
mbi 
E pas kësaj: Dijeni që Allahu ju ka urdhëruar të çoni salavate dhe 
selam 
Profetin 
a-alqasim.com 
Muhamed  
ﷺ…
