1437
Nifaku
النفاق
> ألباني Shqip – Albanian – >
Abdullah Ahmed El-Huvejl
عبد الله بن أحمد الحويل
Përktheu: Jusuf Kastrati
ترجمة: يوسف كاستراتي
Nifaku 1
NIFAKU (HIPOKRIZIA, DYFYTYRËSIA)
Përkufizimi i fjalës nifak:
Fjala nifak ( نفاق ) gjuhësisht domethënë fshehje e diçkaje.
Kurse në terminologjinë fetare nifak domethënë: shfaqje e Islamit dhe fshehje e kufrit
dhe e së keqes.
Llojet e nifakut:
Nifaku është dy llojesh:
1. Nifak i madh i besimit ( .(نفاق اعتقادي
2. Nifak i vogël i veprës ( .(نفاق عملي
Nifaku i besimit:
a. Përkufizimi:
Nifaku i besimit është kur njeriu shfaq Islamin, ndërsa fsheh në brendësinë e tij kufrin
(mosbesimin).
b. Vendimi për të:
Ky lloj i nifakut e nxjerr njeriun tërësisht nga feja dhe vepruesi i tij do të jetë në shtresën
më të ulët të Zjarrit.
c. Llojet e tij:
Ky nifak është gjashtë llojesh:
1. Përgënjeshtrimi i të Dërguarit të Allahut .
2. Përgënjeshtrimi i ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut .
3. Urrejtja e të Dërguarit të Allahut .
4. Urrejtja e ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut .
5. Gëzimi kur nënçmohet feja e Dërguarit të Allahut, Muhamedit .
6. Urrejtja e fitores së fesë së të Dërguarit të Allahut .
Nifaku 2
Nifaku i veprës:
a. Përkufizimi:
Nifaku i veprës është bërja e ndonjë vepre të munafikëve (hipokritëve), por duke pasur
iman në zemër.
b. Vendimi për të:
Ky lloj i nifakut nuk e nxjerr njeriun nga feja, por është rreptësisht i ndaluar dhe
njëherazi prej mëkateve të mëdha. Bërësi i tij ka nifak dhe iman, mirëpo në qoftë se
shtohet shumë nifaku, atëherë bëhet munafik i vërtetë.
c. Shembuj për këtë lloj nifaku:
1. Gënjeshtra: “Kur flet gënjen”.
2. Thyerja e premtimeve: “Kur premton nuk e mban premtimin”.
3. Tradhtia kur i besohet: “Kur i besohet tradhton”.
4. Shpërthimi gjatë grindjes: “Kur grindet shpërthen”.
5. Mashtrimi në marrëveshje: “Kur bën marrëveshje mashtron”.
6. Dembelia për të falur namazin me xhemat në xhami:
Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron
ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para
botës dhe Allahun e përmendin fare pak.1
7. Syefaqësia në bërjen e veprave të mira:
چ ڇ ڇ ڇ ڇ ڍ ڍ ڌ ڌ ڎ ڎ ڈ ڈ ژ ژ چ
Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës
dhe Allahun e përmendin fare pak.2
1 Sureja en-nisa, 142.
2 Sureja en-nisa, 142.
Nifaku 1