Artikuj

1437


Nifaku


النفاق


> ألباني Shqip – Albanian – >


Abdullah Ahmed El-Huvejl


عبد الله بن أحمد الحويل





Përktheu: Jusuf Kastrati


ترجمة: يوسف كاستراتي


Nifaku  1 


NIFAKU (HIPOKRIZIA, DYFYTYRËSIA)


Përkufizimi i fjalës nifak:


Fjala nifak ( نفاق ) gjuhësisht domethënë fshehje e diçkaje.


Kurse në terminologjinë fetare nifak domethënë: shfaqje e Islamit dhe fshehje e kufrit


dhe e së keqes.


Llojet e nifakut:


Nifaku është dy llojesh:


1. Nifak i madh i besimit ( .(نفاق اعتقادي


2. Nifak i vogël i veprës ( .(نفاق عملي


Nifaku i besimit:


a. Përkufizimi:


Nifaku i besimit është kur njeriu shfaq Islamin, ndërsa fsheh në brendësinë e tij kufrin


(mosbesimin).


b. Vendimi për të:


Ky lloj i nifakut e nxjerr njeriun tërësisht nga feja dhe vepruesi i tij do të jetë në shtresën


më të ulët të Zjarrit.


c. Llojet e tij:


Ky nifak është gjashtë llojesh:


1. Përgënjeshtrimi i të Dërguarit të Allahut .


2. Përgënjeshtrimi i ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut .


3. Urrejtja e të Dërguarit të Allahut .


4. Urrejtja e ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut .


5. Gëzimi kur nënçmohet feja e Dërguarit të Allahut, Muhamedit .


6. Urrejtja e fitores së fesë së të Dërguarit të Allahut .


Nifaku  2 


Nifaku i veprës:


a. Përkufizimi:


Nifaku i veprës është bërja e ndonjë vepre të munafikëve (hipokritëve), por duke pasur


iman në zemër.


b. Vendimi për të:


Ky lloj i nifakut nuk e nxjerr njeriun nga feja, por është rreptësisht i ndaluar dhe


njëherazi prej mëkateve të mëdha. Bërësi i tij ka nifak dhe iman, mirëpo në qoftë se


shtohet shumë nifaku, atëherë bëhet munafik i vërtetë.


c. Shembuj për këtë lloj nifaku:


1. Gënjeshtra: “Kur flet gënjen”.


2. Thyerja e premtimeve: “Kur premton nuk e mban premtimin”.


3. Tradhtia kur i besohet: “Kur i besohet tradhton”.


4. Shpërthimi gjatë grindjes: “Kur grindet shpërthen”.


5. Mashtrimi në marrëveshje: “Kur bën marrëveshje mashtron”.


6. Dembelia për të falur namazin me xhemat në xhami:





Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron


ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para


botës dhe Allahun e përmendin fare pak.1


7. Syefaqësia në bërjen e veprave të mira:


چ ڇ ڇ ڇ ڇ ڍ ڍ ڌ ڌ ڎ ڎ ڈ ڈ ژ ژ چ


Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës


dhe Allahun e përmendin fare pak.2


1 Sureja en-nisa, 142.


2 Sureja en-nisa, 142.


Nifaku  1 



Postimet e fundit

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL

Ja pse duhet ta duam ...

Ja pse duhet ta duam Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)

Dyzet Hadithe nga Ima ...

Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

Islami me pak fjalë B ...

Islami me pak fjalë Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik 1