Artikuj

1437


Sihri (magjia)


السحر


> ألباني Shqip – Albanian – >


Abdullah Ahmed El-Huvejl


عبد الله بن أحمد الحويل





Përktheu: Jusuf Kastrati


ترجمة: يوسف كاستراتي


Sihri (magjia)  1 


SIHRI (MAGJIA)


Përkufizimi:


Gjuhësisht, fjala arabe sihër ( سحر ), e cila në shqip domethënë magji ka kuptimin e


diçkaje, shkaku i së cilës është i fshehtë.


Ndërsa, në terminologjinë fetare sihër quajmë rukjet, kërkimin e mbrojtjes dhe kurimin


me barëra të caktuara që ndikojnë në zemër dhe në trup, me lejen e Allahut.


Llojet e sihrit (magjisë):


1. Magji që është shirk i madh:


Kjo është magjia që bëhet nëpërmjet xhinëve dhe shejtanëve, të cilët i adhuron


magjistari, i bie në sexhde dhe afrohet tek ta për t’ia lëshuar atij të cilit dëshiron t’i bëjë


magji.


2. Magji që është fisk ) فسق ( (shmangie nga bindja ndaj Allahut) dhe tejkalim i kufijve:


Kjo është magjia që bëhet përmes barërave të caktuara e të ngjashme me to. Po ashtu


edhe fshehja nëpërmjet duarve dhe trukat e ndryshme.


Vendimi për magjinë:


a. Ai që e bën magjinë e llojit të parë bëhet jobesimtar dhe vritet (nga udhëheqësi) si


renegat.


b. Ai që e bën magjinë e llojit të dytë nuk del nga feja, por numërohet mëkatar i madh.


Udhëheqësi mund ta dënojë me vrasje, nëse e sheh të arsyeshme për ta parandaluar


të keqen.


Argumenti që dëshmon se magjia është kufër:


Argument për këtë është fjala e Allahut:





Sihri (magjia)  2 


Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë


në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!”1


Vendimi për zgjidhjen e magjisë:


Prishja e magjisë bëhet në dy mënyra:


E para: Prishja e magjisë përmes magjisë. Kjo mënyrë është e ndaluar rreptësisht dhe


është prej punëve të shejtanit.


E dyta: Prishja e magjisë përmes rukjes, duave të caktuara për mbrojtje nga magjia dhe


barërave të lejuara. Kjo mënyrë është e lejuar dhe në të nuk ka asgjë të keqe.


Paralajmërimi nga magjistarët:


Ne duhet t’u tregojmë njerëzve për magjistarët dhe t’i paralajmërojmë nga ata, sepse


kjo është pengim nga e keqja dhe këshillim për të mirë.


Shenja nëpërmjet të cilave njihen magjistarët:


Nëse e gjen ndonjërën nga shenjat vijuese te ndonjë mjekues, atëherë dije sigurt se ai


është magjistar:


1. E pyet të sëmurin për emrin e tij dhe të nënës së tij.


2. Merr ndonjë gjurmë të të sëmurit (ndonjë rrobë, ndonjë pjesë të këmishës, të


fustanit etj.).


3. Shkruan shenja të panjohura.


4. Thotë fjalë të pakuptueshme.


5. Kërkon ndonjë kafshë me veçori të caktuara për ta flijuar pa e përmendur emrin e


Allahut gjatë therjes. Mund të ndodhë gjithashtu që ta përlyejë me gjak vendin që i


dhemb të sëmurit ose e hedh në ndonjë vend të shkretuar.


6. I jep të sëmurit hajmali, në të cilat ka germa ose numra.


7. Pëshpërit fjalë të panjohura.


8. I jep të sëmurit letra për t’i djegur dhe për t’u tymosur me to.


9. I jep të sëmurit gjëra për t’i futur nën dhe.


1 Sureja el-bekare, 102.


Sihri (magjia)  1 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL