Artikuj

TRI BAZAT E BESIMIT Baza e parë: Që robi ta njohë Zotin e vet. Baza e dytë: Që robi ta njohë fenë e vet. Baza e tretë: Që robi ta njohë Pejgamberin e tij, Muhamedin . Këto baza janë tri pyetjet që do t’i bëhen njeriut në varr. Baza e parë: Njohja e Zotit: Këtu hyjnë disa çështje: 1. Allahu është Zoti ynë, i Cili na mbikëqyr ne dhe të gjitha krijesat me begatitë e Tij. 2. Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin. 3. Allahun e njohim përmes ajeteve (shenjave, argumenteve) të Tij dhe përmes krijesave të Tij madhështore. Prej argumenteve të Tij janë: nata, dita, Dielli dhe Hëna. Prej krijesave të tij janë: shtatë qiejt dhe shtatë tokat dhe çdo gjë që gjendet midis tyre. Baza e dytë: Njohja e fesë: Këtu hyjnë disa çështje: 1. Feja e vetme që e pranon Allahu është Islami. 2. Islami është: Dorëzimi ndaj Allahut me Teuhid, nënshtrimi ndaj Tij me bindje dhe largimi nga shirku dhe ithtarët e tij. 3. Shkallët e fesë janë tri: Islami, imani dhe ihsani. Baza e tretë: Njohja e pejgamberit Muhamed : Këtu hyjnë disa çështje: 1. Emri i pejgamberit dhe prejardhja e tij: Ai është Muhamed ibën Abdullah ibën Abdul-Muttalib ibën Hashim-i, ndërsa Hashimi është nga fisi kurejsh, kurse kurejshët janë arabë dhe arabët janë pasardhës të Ismailit, të birit të Ibrahimit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi ta. Tri bazat e besimit  2  2. Mosha e tij: Ai jetoi gjashtëdhjetë e tri vjet; dyzet vjet para pejgamberllëkut, kurse njëzet e tri vjet si pejgamber, i dërguar. 3. Nebijllëku (pejgamberllëku) dhe risaleti (dërgesa) i tij: U bë nebij (نيب) (pejgamber) me fjalën kuranore “ikra” (اقرأ) (lexo), kurse u bë resul (رسول( (i dërguar) me fjalën “el-muddeththir” (رّدثّ امل) (i mbështjellë). 4. Vendi i tij dhe emigrimi: Vendi i tij është Meka, kurse vendi ku emigroi është Medineja. 5. Çështja në të cilën thërriste ai: Allahu e dërgoi atë për të na e tërhequr vërejtjen nga shirku dhe për të thirrur në Teuhid.



Postimet e fundit

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL

Ja pse duhet ta duam ...

Ja pse duhet ta duam Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)

Dyzet Hadithe nga Ima ...

Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

Islami me pak fjalë B ...

Islami me pak fjalë Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik 1