Artikuj

TEMIMET (HAJMALITË, NUSKAT) Përkufizimi: Shumësi i fjalës temime )متيمة )është temaim )متائم.) Në terminologjinë fetare temime1 quhen ato që u varen zakonisht fëmijëve në fyt, për të parandaluar mësyshin. Llojet e temimeve: 1. Temime ku ka të shkruar diçka nga Kurani a nga duatë e Pejgamberit : E vërteta është se këto janë të ndaluara për tri arsye: E para: Temimet janë të ndaluara në tërësi dhe nuk ka ndonjë argument që e veçon këtë lloj të temimeve. E dyta: Ndalimi i këtyre temimeve parandalon varjen e gjërave të ndaluara. E treta: Bartësi i tyre sprovohet kur dëshiron të hyjë në nevojtore. 2. Temime në të cilat nuk ka të shkruar diçka nga Kurani a nga duatë e Pejgamberiti: Këtu hyjnë temimet në të cilat shkruhen emrat e xhinëve, të shejtanëve dhe shenja të pakuptueshme. Këto janë rreptësisht të ndaluara, madje janë shirk, sepse bëjnë që bartësi i tyre të mbështetet në to e jo në Allahun e Lartësuar. Konkluzion: Të gjitha temimet, pa përjashtim, janë të ndaluara, qofshin nga Kurani a nga diçka tjetër, por nëse ato nuk janë nga Kurani, veç që janë të ndaluara janë edhe shirk. Argument për këtë është thënia e të Dërguarit të Allahut : “Vërtet, rukjet (që nuk janë në përputhje me sheriatin), temimet dhe tiveleja janë shirk.”2 1 Temime quajmë hajmalitë, nuskat, guaskat, patkonjtë dhe çdo gjë që vihet a varet për t’u ruajtur nga të këqijat. Përkthyesi. 2 Ahmedi dhe Ebu Davudi.



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL