1
Fëmija musliman dhe prifti Abdullahu, djalë i dy prindërve, babai i tij është nga tokat arabe, kurse e ëma një muslimane nga Austria. Abdullahu lindi në Austri, vendi ku nëna e tij jetonte. Disa nga dajallarët e tij ishin muslimanë e disa të krishterë. Abdullahu rritej si musliman, me njohuri bazike për fenë dhe Zotin e tij. Pasi që disa dajallarë të tij ishin të krishterë, prifti vinte në shtëpinë e tyre dhe i bekonte sipas riteve të tyre kishtare dhe sa herë që prifti mundohej ta bekonte Abdullahun, duke vendosur dorën në ballin e tij, Abdullahu largonte dorën e priftit. Pasi prifti hetoi gjendjen e tij, filloi ta pyesë veten: përse ky fëmijë refuzon bekimin?! Përgjigjen donte ta dëgjonte nga Abdullahu. Një ditë derisa Abdullahu ishte ulur në kopshtin afër shtëpisë dhe kishës, prifti nxitoi drejt tij dhe e pyeti: - Përse nuk e pranon bekimin? Mos je hebre? - Unë jam musliman, - ia ktheu Abdullahu. Prifti pasi mendoi i tha: - Më dëgjo, do të të flas sikur të ishe i rritur dhe do të të trajtoj si njeri të zgjuar.
2
- Urdhëro, - i tha Abdullahu.
- Feja në të cilën je është fe e saktë, andaj mos e lër atë, mos u mashtro nga kjo fe që po
sheh tek ne, janë mite të trashëguara, andaj mos të të mashtrojë daja yt që ta lësh fenë
tënde, - e këshilloi prifti.
- Nëse kjo që po thua është e vërtetë, pse vazhdon të jesh i krishterë? - pyeti me habi
Abdullahu.
- Unë jam njeri i moshuar dhe është shumë e vështirë në këtë moshë ta lë fenë, po ta
bëja do llogaritej se kam tradhtuar fenë time, - u përgjigj prifti dhe u largua.
Djaloshi mbeti i habitur, shumë pyetje i silleshin në mendje.
Prifti ulej afër djaloshit sa herë që kishte mundësi dhe e këshillonte se si të arrinte sukses.
Pasi arriti moshën rinore djaloshi, u kthye në tokat arabe dhe u regjistrua në universitetin
Mbreti Saud në Rijad. Deshi Zoti që unë të jem nga mësimdhënësit e tij në njërin nga
fakultetet aplikative. Ishte student i zgjuar dhe pyeste për çdo gjë.
Një ditë me vizitoi në zyrën time në fakultet, pasi tregoja kujdes për të dhe më tregoi këtë
ngjarje që i kishte ndodhur.
- Sa vjeç ishe në kohën kur dialogoje me priftin? - e pyeta.
- Isha vetëm shtatë vjeç, por këtë ngjarje e kujtoj shumë mirë, - ma ktheu ai.
Nga kjo ndodhi nxjerrim disa mësime:
1. Shumica e të humburve, qofshin nga ata që proklamojnë islamin apo nga fetë e tjera
të kota, e kuptojnë të vërtetën por nuk e pranojnë nga frika e përçmimit ose pajtohen me
shumicën.
Ebu Talibi, xhaxhai i Pejgamberit Muhamed - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të
- i tha atij:
Ke paraqitur një fe, më të mirën në faqe të dheut
Po të mos më fajësonin apo më shanin
do të më gjeje të bindur dhe të nënshtruar
Ky është zakoni i mendjemëdhenjve, Allahu thotë:
“Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i
besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi i shkatërrimtarëve!” (Kur'ani, 27:14)
3
Kam takuar në Egjipt një prift, biseduam rreth fesë së tij, për disa gjëra përgjigjej
drejtpërdrejt e për disa të tjera ngurronte.
E pyeta rreth trinisë, më tha: "Besimi në trini është mbi mendjen njerëzore (mendja nuk
mund ta kuptojë)."
Kur e pyeta Kur'anin, më tha: "Kur’ani është shpallja e Krijuesit, i pandryshuar që nga
zbritja e tij."
E pyeta rreth debateve mes muslimanëve dhe të krishterëve, më tha: "Këtu janë dy
çështje: Muhamedi dhe kryqi; nëse e pranojmë kryqin e mohojmë Muhamedin e nëse e
besojmë Muhamedin do ta mohonim kryqin."
2. Kur e vërteta prek zemrën, është e vështirë që zemra të ndahet nga ajo. Shohim se si
Abdullahu i vogël ishte kapur fort për fenë e tij edhe pse mjedisi dhe shtëpia ku jetonte
ishin të larmishme me fe të ndryshme.
3. Edukimi i fëmijëve në vegjëli ndihmon në ruajtjen e tyre nga humbja dhe e kota.
Abdullahu i vogël me edukatën islame ruhej nga veset e liga, si: alkooli, zinaja etj.,
ndërkohë shprehte çudi se si muslimanët udhëtonin në vendet e Perëndimit mu për t'i
vepruar këto vese.
4. Islami është fe madhështore. Edhe përkundër kurtheve të vazhdueshme nga armiqtë
e fesë, islami do të mbetet triumfues, krenar dhe i palëkundur. Temim ed Dariju
transmeton se ka dëgjuar profetin - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të - të ketë
thënë:
“Islami do të arrijë deri aty ku arrin dita dhe nata, rrjedhimisht nuk do mbetet shtëpi pa
hyrë në të feja islame, me krenarinë e atyre që e pranojnë dhe nënçmimin e atyre që e
mohojnë, krenari me të cilën Allahu e ngrit Islamin dhe nënçmim me të cilin Allahu e
përçmon mosbesimin.”
Temim ed Dariju thoshte: "Këtë hadith e pata kuptuar duke në familjen time; ata që u
bënë muslimanë ishin krenarë, të nderuar dhe shumë të begatuar, kurse ata që nuk e
pranuan Islamin i kaploi përçmimi, poshtërsia dhe xhizja.
Shkroi: Dr. Muhamed es Suhejm
Përktheu: Fitim Hasani
Burimi: https://www.alukah.net/web/sohaym/10304/19189/