A jam unë në rrugën e vërtetë? Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat e mëdha në to, të cilat nuk mund të përfshihen?

A jam unë në rrugën e vërtetë? Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat e mëdha në to, të cilat nuk mund të përfshihen? Kush e krijoi këtë sistem preciz dhe të përkryer në Qiell dhe Tokë? Kush e krijoi njeriun, ia dha dëgjimin, shikimin, intelektin dhe e bëri të aftë për të fituar dituri dhe për t'i perceptuar realitetet? Kush e krijoi këtë mjeshtëri precize në pjesët e trupit tënd, të formësoi dhe ta zbukuroi formësimin? Medito rreth krijimit të qenieve të gjalla me gjithë diversitetin dhe llojllojshmërinë e tyre! Kush i krijoi ato me këto pamje të pakufishme? Si është i organizuar dhe i qëndrueshëm ky univers madhështor me ligjet e tij, të cilat e rregullojnë atë në mënyrë precize gjatë gjithë këtyre viteve? Kush është ai që i vendosi këto sisteme që e drejtojnë këtë botë (jetën dhe vdekjen, riprodhimin e jetëve, natën dhe ditën, ndryshimin e stinëve etj.)? Ky univers, a u krijua vetvetiu apo erdhi nga hiçi? A mos erdhi në ekzistencë rastësisht? Zoti i Lartësuar thotë:﴿أَمْ خُلِقُوا مِنْ غَيْرِ شَيْءٍ أَمْ هُمُ الْخَالِقُونَ (٣٥) "A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?!أَمْ خَلَقُوا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بَلْ لَا يُوقِنُونَ﴾ A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur."(Et Tur, 35-36) Nëse nuk e kemi krijuar veten dhe është e pamundur që të kemi ardhur nga hiçi apo rastësia, atëherë e vërteta e pakontestueshme është se ky univers duhet të ketë një Krijues Madhështor e të Fuqishëm, meqë është e pamundur që ky univers të jetë vetëkrijues ose të ketë ardhur nga hiçi a rastësia! Pse njeriu u beson ekzistimit të gjërave që nuk mund t'i shohë, fjala vjen, perceptimi, mendja, shpirti, ndjenjat dhe dashuria? A nuk është për faktin se ai i sheh efektet e tyre? Vallë, si mund ta mohojë njeriu ekzistimin e Një Krijuesi të këtij universi madhështor, kur sheh gjurmët e krijesave të Tij, krijimin dhe mëshirën e Tij?! Asnjë njeri me mend nuk do ta pranonte po t'i thuhej: Kjo shtëpi erdhi pa e ndërtuar askush! Ose t'i thuhej: Hiçgjëja është ajo që e krijoi këtë shtëpi! Si mund t'u besojnë disa njerëz atyre që thonë: Ky univers madhështor erdhi pa Krijues? Si mund të pranojë një njeri me mend t'i thuhet: Ky rregull preciz i universit erdhi krejt rastësisht? E gjithë kjo na sjell në një përfundim që është se ky univers ka një Zot Madhështor dhe të Fuqishëm që e administron atë dhe se vetëm Ai është i denjë për adhurim dhe se çdo gjë që adhurohet përveç Tij është e pavlefshme e nuk meriton të adhurohet. Zoti, Krijuesi Madhështor Është vetëm Një Zot Krijues. Ai është Sunduesi, Rregulluesi, Ai që jep jetë dhe shkakton vdekjen; Ai që e krijoi Tokën, e nënshtroi dhe e bëri të përshtatshme për krijesat e Tij; është Ai që krijoi qiejt dhe të gjitha krijesat e mëdha në to, si dhe ia dha Diellit, Hënës, natës dhe ditës këtë rregull preciz, që tregon madhështinë e Tij. Ai është që na nënshtroi ajrin, pa të cilin nuk kemi jetë. Është Ai që na lëshon shiun dhe na ka nënshtruar detet dhe lumenjtë: është Ai që na ushqeu dhe na ruajti derisa ne ishim fetus në barkun e nënave tona, pa pasur asnjë forcë; është Ai që e bën gjakun të rrjedhë në venat tona që nga lindja deri në vdekje. Ky Zot, Krijues dhe Furnizues është Allahu i Lartmadhëruar. Allahu i Lartësuar thotë:﴿إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ أَلَا لَهُ الْخَلْقُ وَالْأَمْرُ تَبَارَكَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ﴾ "Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!"(El Araf, 54) Allahu është Zoti dhe Krijuesi i çdo gjëje në këtë univers, çfarë shohim dhe çfarë nuk shohim, si dhe çdo gjë tjetër përveç Tij është një prej krijesave të Tij. Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe askush nuk duhet të adhurohet përveç Tij. Ai nuk ka ortak në pushtetin, krijimin, sistemimin e adhurimin e Tij. Nëse do të supozonim se ka zota të tjerë përveç Zotit të Plotfuqishëm, atëherë universi do të shkatërrohej, për shkak se nuk është e përshtatshme që dy zota t'i menaxhojnë punët e universit në të njëjtën kohë. Allahu i Lartësuar thotë:{لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ إِلَّا اللَّهُ لَفَسَدَتَا} "Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë, përveç Allahut, si qiejt, ashtu dhe Toka, do të shkatërroheshin."(El Enbija, 22) Cilësitë e Zotit, Krijuesit Zoti i Lartësuar ka emrat më të bukur, që janë të panumërt, dhe Ai ka shumë cilësi madhështore, që tregojnë përsosurinë e Tij. Prej emrave të Tij janë: Krijuesi dhe Allah. Kuptimi i emrit Allah është: Ai që adhurohet denjësisht, i Cili është i Vetëm dhe nuk ka shok. Gjithashu prej emrave të Tij janë: i Gjalli, i Përjeshtmi - Mbajtësi i gjithçkaje, Furnizuesi dhe Bujari. Allahu i Lartësuar në Kuranin e Madhëruar thotë:﴿اللَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضَ وَلا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ﴾ "Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursiu i Tij shtrihet mbi qiejt e Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t'i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!"(El Bekare, 255) Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:﴿قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (١) "Thuaj: "Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!اللَّهُ الصَّمَدُ (٢) Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (٣) Ai as lind, as është i lindur.وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ﴾ Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Të!"(El Ihlas, 1-4) Zoti, i Adhuruari, është i cilësuar me cilësi të përsosura. Prej cilësive të Tij është se ai është i Adhuruari, e të tjerët pos Tij janë të krijuar e të ngarkuar me obligime. Prej cilësive të Tij është se Ai është i Gjalli, i Përhershmi - Mbajtësi i githçkaje. Çdo gjallese në ekzistencë Zoti është Ai që ia dha jetën dhe e solli nga hiçi. Allahu është Ai që e mban atë të ekzistojë, të furnizohet dhe të mjaftohet. Zoti është i Gjallë e nuk vdes dhe është e pamundur që Ai të zhduket. Ai është i Përhershëm, i Cili nuk fle, madje nuk e merr as dremitja e as gjumi. Prej emrave të Tij është se Ai është i Gjithëdijshmi, të Cilit asgjë në Tokë e as në qiell nuk i fshihet. Prej emrave të Tij është se Ai është Gjithëdëgjuesi dhe Gjithëshikuesi, i Cili dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo krijesë. Ai e di ç'pëshpëritin shpirtrat dhe çfarë fshehin gjokset, dhe Atij nuk i fshihet asgjë, as në Tokë e as në qiell. Nga emrat e Tij është se Ai është i Gjithëfuqishmi, të Cilit nuk mund t'i shpëtojë asgjë dhe askush nuk mund ta refuzojë vullnetin e Tij; Ai vepron ç'të dëshirojë dhe privon kë të dëshirojë; Ai diçkaje i jep përparësi e tjetrën e vonon, sepse posedon urtësi të përsosur. Prej emrave të Tij është se Ai është Krijuesi, Furnizuesi (ndërsa prej cilësive të Tij) është Rregulluesi, Ai që i krijoi krijesat dhe i menaxhon ato. Krijesat janë nën grushtin dhe pushtetin e Tij. Prej cilësive të Tij është se Ai i përgjigjet nevojtarit, ia lehtëson gjendjen të pikëlluarit dhe ia largon brengat. Çdo njeri, nëse bie në ndonjë brengë a shqetësim, medoemos i drejtohet Atij. Adhurimi duhet t'i kushtohet vetëm Allahut të Lartësuar, sepse vetëm Ai është i përsosur dhe e meriton atë, e jo dikush tjetër. Çdo gjë që adhurohet përveç Tij, adhurohet kot së koti, është e mangët dhe i ekspozohet vdekjes dhe asgjësimit. Allahu i Lartësuar na ka dhënë mendje që percepton diçka nga madhështia e Tij; na ka rrënjosur një natyrshmëri të pastër njerëzore, që e do të mirën, e urren të keqen dhe ndihet e sigurt kur strehohet tek Allahu, Zoti i botëve. Kjo natyrshmëri e pastër njerëzore tregon përsosurinë e Tij dhe se Ai, i Lartësuari, nuk mund të përshkruhet me cilësi të mangëta. Nuk i ka hije një njeriu me mend të adhurojë dikë tjetër përveç të përsosurit, e si mundet, vallë, të adhurojë një krijesë të papërsosur si vetë ai ose më të ulët se ai?! I adhuruari nuk mund të jetë njeri, idhull, pemë ose kafshë! Zoti është mbi qiejt, i lartësuar mbi Arshin (fronin) e Tij dhe i ndarë nga krijesat. Në Veten e Tij nuk ka gjë nga krijesat, e as në krijesat e Tij nuk ka gjë nga Vetja e Tij; ai nuk mishërohet e as trupëzohet në diçka nga krijesat e Tij. Asgjë nuk është si Zoti, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi. Askush dhe asgjë nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Të. Ai nuk ka nevojë për krijesat e Tij; Ai nuk fle dhe nuk ha ushqim. Ai është Madhështor dhe nuk mund të ketë bashkëshorte e fëmijë. Krijuesi ka cilësitë e madhështisë dhe kurrë nuk mund të përshkruhet se ka nevojë për diçka ose të ketë mangësi. Allahu i Lartësuar thotë:﴿يَا أَيُّهَا النَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَاسْتَمِعُوا لَهُ إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَنْ يَخْلُقُوا ذُبَابًا وَلَوِ اجْتَمَعُوا لَهُ وَإِنْ يَسْلُبْهُمُ الذُّبَابُ شَيْئًا لَا يَسْتَنْقِذُوهُ مِنْهُ ضَعُفَ الطَّالِبُ وَالْمَطْلُوبُ (٧٣) "O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: "Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t'ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli)."مَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ﴾ Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm."(El Haxh, 73-74) Përse na krijoi Krijuesi Madhështor? Çfarë kërkon prej nesh? A është e mundur që Allahu i krijoi të gjitha këto krijesa pa ndonjë qëllim? A është e mundur se na krijoi kot, ndërkohë Ai është Urtësiploti e Dijemadhi? A është e mundur që Ai që na krijoi me kaq saktësi dhe perfeksionim, si dhe na nënshtroi çdo gjë në Qiej e Tokë, të na krijojë pa qëllim ose të na lërë pa përgjigje për pyetjet më të rëndësishme që na preokupojnë, si p.sh.: pse jemi këtu?, ç'ka pas vdekjes?, cili është qëllimi i krijimit tonë? A është e mundur që të mos ketë dënim për zullumqarin dhe shpërblim për njeriun e mirë? Allahu i Lartësuar thotë:﴿أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ﴾ "Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t'ju gjykuar)?!"(El Muminun, 115) Përkundrazi, Allahu dërgoi të dërguar që ne të dimë qëllimin përse ekzistojmë; na udhëzoi si ta adhurojmë, si t'i afrohemi Atij dhe çfarë dëshiron prej nesh. Si mund ta fitojmë kënaqësinë e Tij dhe na tregoi për përfundimin tonë pas vdekjes. Allahu çoi të dërguar për të na treguar se vetëm Ai është i denjë për adhurim dhe për të na mësuar si ta adhurojmë Atë; për të na informuar për urdhrat e ndalesat e Tij dhe për të na mësuar virtytet, që, nëse u përmbahemi, jeta jonë do të jetë e këndshme, e mbushur me mirësi dhe begati. Allahu çoi shumë të dërguar, si: Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain) e i mbështeti me shenja dhe mrekulli që tregojnë vërtetësinë e tyre dhe se ata ishin dërguar prej Tij. I fundit prej tyre ishte Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta). Të dërguarit e Allahut na treguan qartësisht se kjo jetë është një provë dhe se jeta e vërtetë do të jetë pas vdekjes. Gjithashtu na treguan se ka Xhenet për besimtarët që e adhuruan vetëm Allahun, pa i bërë shirk (ortak në adhurim) dhe që u besuan të gjithë të dërguarve, si dhe ka Zjarr, të cilin Zoti e përgatiti për jobesimtarët që adhuruan zota të tjerë së bashku me Allahun ose që mohuan ndonjë prej të dërguarve të Tij. Allahu i Lartësuar thotë:﴿يَا بَنِي آدَمَ إِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ رُسُلٌ مِنْكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي فَمَنِ اتَّقَى وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (٣٥) "O bijtë e Ademit, kur nga gjiri juaj të vijnë të dërguar që ju shpjegojnë shpalljet e Mia, atëherë ata që ruhen nga të këqijat dhe kryejnë vepra të mira, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا أُولَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ﴾ Kurse ata që i mohojnë shpalljet e Mia dhe sillen me mendjemadhësi ndaj tyre, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë."(El Araf, 35-36) Allahu i Lartësuar thotë:﴿يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ (٢١) "O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat);الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ فِرَاشًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَأَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَكُمْ فَلَا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَنْدَادًا وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ (٢٢) i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun.وَإِنْ كُنْتُمْ فِي رَيْبٍ مِمَّا نَزَّلْنَا عَلَى عَبْدِنَا فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِنْ مِثْلِهِ وَادْعُوا شُهَدَاءَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ (٢٣) Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Muhamedit), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atë që ia kemi shpallur atij! Thirrni në ndihmë edhe dëshmitarët tuaj (që i adhuroni) në vend të Allahut, nëse jeni të sinqertë.فَإِنْ لَمْ تَفْعَلُوا وَلَنْ تَفْعَلُوا فَاتَّقُوا النَّارَ الَّتِي وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ (٢٤) Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni, atëherë ruajuni Zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe që është përgatitur për të ndëshkuar mohuesit.وَبَشِّرِ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ كُلَّمَا رُزِقُوا مِنْهَا مِنْ ثَمَرَةٍ رِزْقًا قَالُوا هَذَا الَّذِي رُزِقْنَا مِنْ قَبْلُ وَأُتُوا بِهِ مُتَشَابِهًا وَلَهُمْ فِيهَا أَزْوَاجٌ مُطَهَّرَةٌ وَهُمْ فِيهَا خَالِدُونَ﴾ Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, përgëzoji me kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre t'u jepet si ushqim ndonjë frutë e kopshteve, ata do të thonë: "Këtë e kemi ngrënë edhe përpara." Por, atyre do t'u jepen vetëm fruta të ngjashme me ato të Tokës. Në Xhenet ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë përgjithmonë."(El Bekare, 21-25) Përse kishte shumë të dërguar të Zotit? Allahu u ka dërguar popujve të dërguarit e Tij dhe kështu nuk ka pasur ndonjë popull që të mos dërgonte Allahu një të dërguar tek ata, që t'i thërrasë që ta adhurojnë Zotin e tyre dhe t'ua tregojë urdhrat dhe ndalesat e Tij. Qëllimi i të gjithëve ishte të ftonin që të adhurohet Vetëm Allahu i Lartmadhëruar. Sa herë që një popull fillonte të braktiste ose të shtrembëronte atë që solli i dërguari i tyre, duke u shmangur nga adhurimi i Allahut, atëherë Ai e ngarkonte me detyrë ndonjë të dërguar tjetër për ta korrigjuar këtë rrugë dhe për t'i kthyer njerëzit në natyrshmërinë e pastër e të shëndoshë njerëzore për ta veçuar vetëm Allahun në adhurim. Kështu, derisa Allahu e përmbylli vargun e të dërguarve me Muhamedin ﷺ, i cili erdhi me fenë e përkryer dhe ligjin e përjetshëm e të përgjithshëm për të gjithë njerëzit deri në Ditën e Kiametit, e cila i plotësoi dhe i shfuqizoi ligjet që erdhën para tij. Zoti i Lartmadhëruar garantoi se kjo fe do të mbijetojë dhe do të ekzistojë deri në Ditën e Kiametit. Njeriu nuk mund të jetë besimtar pa u besuar të gjithë të dërguarve Allahu është Ai që i çoi të dërguarit dhe i urdhëroi të gjithë njerëzit që t'u binden atyre. Nuk ka mëkat më të madh sesa ta refuzojë njeriu shpalljen hyjnore. Medoemos, për të hyrë në Xhenet, duhet t'u besojmë të gjithë të dërguarve. Është obligim për secilin në këtë kohë që të besojë në Allahun dhe në të gjithë të dërguarit e Tij, si dhe të besojë në Ditën e Fundit. Kjo mund të bëhet vetëm duke besuar dhe ndjekur të Dërguarin e fundit dhe vulën e profetëve, Muhamedin ﷺ, i cili ishte i fuqizuar me mrekullinë e përjetshme, që është Kurani fisnik, të cilin Allahu e ka marrë përsipër që ta ruajë sa të ekzistojë Toka dhe ç'ka në të. Allahu tregon në Kuranin famëlartë se kushdo që refuzon të besojë në ndonjërin prej të dërguarve të Tij është jobesimtar dhe përgënjeshtrues i shpalljes hyjnore. Allahu i Lartësuar thotë:﴿إِنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيُرِيدُونَ أَنْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ اللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيَقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍ وَنَكْفُرُ بِبَعْضٍ وَيُرِيدُونَ أَنْ يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلًا (١٥٠) "Vërtet, ata që mohojnë Allahun e të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: "Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë" dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,أُولَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ حَقًّا وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا مُهِينًا﴾ pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit."(En Nisa, 150-151) Pra, ne muslimanët besojmë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, ashtu siç na urdhëroi Allahu. Gjithashtu u besojmë të gjithë profetëve dhe librave të mëparshëm. Allahu i Lartësuar thotë:﴿آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِ مِنْ رَبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِ وَقَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ﴾ "I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): "Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij." Ata thonë: "Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti do të kthehemi!"(El Bekare, 285) Çka është Kurani i madhëruar? Kurani i madhëruar është fjala e Allahut të Lartësuar dhe shpallja e Tij që ia zbriti të Dërguarit të fundit, Muhamedit ﷺ, dhe ai është mrekullia më e madhe që tregon vërtetësinë e profecisë së tij. Kurani i madhëruar është i vërtetë në vendimet e tij dhe i saktë në lajmet e tij.Allahu i sfidoi përgënjeshtruest që të sjellin qoftë dhe një sure të ngjashme me atë të Kuranit, por ata nuk mundën ta bënin këtë, për shkak të madhështisë që ka dhe përmbajtjes së tij gjithëpërfshirëse për çdo gjë që ndërlidhet me njeriun në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai gjithashtu i përfshin të gjitha të vërtetat e besimit në të cilat duhet besuar.Ai gjithashtu ngërthen në vete urdhrat dhe ndalesat që njeriu duhet t'i ndjekë në raport me Zotin, me vetveten dhe me njerëzit e tjerë. Të gjitha këto janë me një stil të lartë të retorikës dhe elokuencës.Po ashtu ai ngërthen në vete shumë dëshmi racionale dhe fakte shkencore që tregojnë se ky Libër nuk mund të jetë nga krijimi i njeriut, por përkundrazi është Fjala e Zotit të njerëzimit. Ç'është Islami? Islami është dorëzim ndaj Allahut të Lartësuar përmes teuhidit (duke e veçuar me adhurim), nënshtrim ndaj Tij nëpërmjet adhurimit, zbatim i ligjit të Tij me kënaqësi e pranim dhe mohim i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut. Allahu i çoi të dërguarit me një mesazh të vetëm: thirrja për ta adhuruar vetëm Allahun, pa ortak, dhe mohimi i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut. Islami është feja e gjithë profetëve, thirrja e tyre ishte e njëjtë, porse ligjet i kishin të ndryshme. Muslimanët sot janë të vetmit që i përmbahen fesë së saktë që u soll nga të gjithë profetët. Mesazhi i Islamit në këtë kohë është e vërteta dhe ai është mesazhi i fundit i Krijuesit për njerëzimin.Zoti që dërgoi Ibrahimin, Musain dhe Isain (alejhim selam) është Ai që e dërgoi të Dërguarin e fundit, Muhamedin ﷺ. Ligji i Islamit (me profetin Muhamed ﷺ) erdhi si shfuqizues i ligjeve para tij. Të gjitha fetë të cilave njerëzit sot u përmbahen, përveç Islamit, janë fe të fabrikuara nga njerëzit ose ishin fe hyjnore dhe, më pas, ndërhyri dora e njeriut e u bënë një përzierje e rrënojave mitike, legjendave të trashëguara dhe përpjekjeve njerëzore. Sa i përket fesë së muslimanëve, ajo është fe e qartë që nuk ndryshon. Po ashtu adhurimet që ua kushtojnë Allahut janë të njëjta: të gjithë i falin pesë kohët e namazeve, e japin zekatin e pasurisë së tyre dhe agjërojnë muajin Ramazan. Kushtetutë e tyre është Kurani i madhërishëm dhe ai është një Libër në të gjitha vendet. Allahu i Lartësuar thotë:﴿ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗاۚ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ فِي مَخۡمَصَةٍ غَيۡرَ مُتَجَانِفٖ لِّإِثۡمٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ﴾ "Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Por kushdo që është i shtrënguar nga uria (dhe ha çfarë është e ndaluar), pa pasur qëllim të bëjë gjynah, do të shohë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë."(El Maide, 3) Allahu i Lartësuar në Kuranin e madhëruar thotë:﴿قُلْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ عَلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَالنَّبِيُّونَ مِنْ رَبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ (٨٤) "Thuaj (o Muhamed): "Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit, Esbatëve (bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi."وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ﴾ Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur."(Alu Imran, 84-85) Feja islame është një program gjithëpërfshirës ndaj jetës, në përputhje me natyrshmërinë e pastër njerëzore dhe arsyen e shëndoshë, rrjedhimisht atë e pranojnë shpirtat e drejtë. Ajo është e përligjuar nga Krijuesi madhështor për krijesat e Tij dhe është fe e mirësisë dhe lumturisë për të gjithë njerëzit në këtë botë dhe në botën tjetër; nuk e dallon një racë nga tjetra, e as një ngjyrë mbi tjetrën. Njerëzit në Islam konsiderohen të njëjtë dhe dallojnë nga njëri-tjetri vetëm me vepra të mira. Allahu i Lartësuar thotë:(مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَنُحۡيِيَنَّهُۥ حَيَوٰةٗ طَيِّبَةٗۖ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ) "Cilindo mashkull ose femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë."(En Nahl, 97) Islami është rruga drejt lumturisë Islami është fe e të gjithë profetëve dhe është feja e Allahut për të gjithë njerëzit, e nuk është e veçantë për arabët. Islami është rruga drejt lumturisë së vërtetë në këtë botë dhe begatisë së vazhdueshme në botën tjetër. Islami është feja e vetme që i plotëson nevojat e shpirtit e të trupit dhe i zgjidh të gjitha problemet njerëzore. Allahu i Lartësuar thotë:﴿قَالَ اهْبِطَا مِنْهَا جَمِيعًا بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ مِنِّي هُدًى فَمَنِ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلا يَضِلُّ وَلا يَشْقَى (123) Ai (Allahu) tha: "Zbritni prej Xhenetit që të dy (Ademi dhe djalli)! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Kur t'ju vijë udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as do të humbë, as do të bjerë në mjerim.وَمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنْكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى﴾ Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër."(Taha, 123-124) Çfarë përfitoj nëse bëhem musliman? Nëse njeriu bëhet musliman, atëherë do të gëzojë përfitime madhështore, prej të cilave: - Fitorja dhe nderi në këtë botë, respektivisht që njeriu të jetë rob i Allahut, përndryshe ai do të jetë rob i epshit, i shejtanit dhe i dëshirave. - Fitorja në botën tjetër, respektivisht që Allahu ta falë, të jetë i kënaqur me të, ta futë në Xhenet dhe kështu ta fitojë kënaqësinë dhe lumturinë e përjetshme dhe të shpëtojë nga dënimi i Zjarrit. - Ditën e Kiametit, besimtari do të jetë me pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe punëmirët. Sa shoqëri e mirë që është kjo! E, kushdo që nuk beson, do të jetë me tiranët, të këqijtë, kriminelët dhe keqbërësit. - Ata që Allahu do t'i futë në Xhenet do të jetojnë në lumturi të përjetshme; pa vdekje, sëmundje, dhimbje, pleqëri e pikëllim. Ai do t'ua plotësojë dëshirat për çdo gjë që ua ka ënda, ndërsa ata që do të hyjnë në Zjarr do të jenë në dënim të përjetshëm e të pandërprerë. - Në Xhenet ka kënaqësi që asnjë sy nuk i ka parë, asnjë vesh nuk i ka dëgjuar dhe asnjë njeri nuk i ka marrë me mend. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar﴿مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ﴾ "Cilindo mashkull e femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë."(En Nahël, 97)Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿فَلَا تَعۡلَمُ نَفۡسٞ مَّآ أُخۡفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعۡيُنٖ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ﴾ "Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ta (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë."(Es Sexhde, 17) Çfarë humbas nëse e refuzoj Islamin? Njeriu do të humbasë diturinë dhe njohjen më madhështore, që është njohja dhe dituria rreth Allahut. Do të humbasë besimin në Allahun, i cili i jep njeriut siguri dhe qetësi në këtë botë dhe lumturi të përjetshme në botën tjetër. Njeriu do të humbasë leximin e studimin e Librit më të madh që Allahu ua ka shpallur njerëzve dhe besimin në këtë Libër madhështor. Njeriu do të humbasë besimin në profetët e mëdhenj, ashtu siç do të humbasë shoqërinë e tyre në Xhenet në Ditën e Kiametit, kështu që do të jetë në shoqërinë e shejtanëve, kriminelëve dhe tiranëve në zjarrin e Xhehenemit. Eh, sa shtëpi e fqinjësi e keqe që është ajo! Allahu i Lartësuar thotë:﴿قُلْ إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَلا ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ (15) Thuaj: "Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë!"لَهُمْ مِنْ فَوْقِهِمْ ظُلَلٌ مِنَ النَّارِ وَمِنْ تَحْتِهِمْ ظُلَلٌ ذَلِكَ يُخَوِّفُ اللَّهُ بِهِ عِبَادَهُ يَا عِبَادِ فَاتَّقُونِ﴾ Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë, Allahu i tremb robërit e Vet. "O robërit e Mi, më kini frikë Mua!"(Ez Zumer, 15-16) Kushdo që dëshiron të shpëtojë në botën tjetër, duhet të hyjë në Islam dhe ta ndjekë profetin Muhamed ﷺ. Një nga të vërtetat për të cilat janë pajtuar profetët dhe të dërguarit (alejhim selam) është se vetëm muslimanët që besojnë në Allahun e Lartësuar dhe nuk i shoqërojnë asgjë në adhurim dhe besojnë në gjithë profetët dhe të dërguarit, do të shpëtojnë në botën tjetër. Të gjithë pasuesit e të dërguarve që besojnë në ta dhe i konsiderojnë të vërtetë, do të hyjnë në Xhenet dhe do të shpëtojnë nga Zjarri. Ata që ishin në kohën e profetit Musa (alejhi selam) dhe besuan në të, si dhe ndoqën mësimet e tij, konsiderohen muslimanë dhe besimtarë të mirë. Por, pasi Allahu e dërgoi Isain (alejhi selam), atëherë pasuesit e Musait (alejhi selam) e kishin obligim ta besonin dhe ta ndiqnin Isain (alejhi selam).Kushdo që beson në Isain (alejhi selam) konsiderohet musliman i mirë, e kushdo që refuzon të besojë në Isain (alejhi selam) dhe thotë se do të mbetem në fenë e Musait (alejhi selam), konsiderohet jobesimtar, sepse refuzon të besojë në një profet të dërguar nga Allahu.Pastaj, pasi Allahu e dërgoi të dërguarin e fundit, Muhamedin ﷺ, atëherë të gjithë janë të obliguar të besojnë në të. Zoti është Ai që e dërgoi Musain dhe Isain, e po Ai është që e dërgoi të dërguarin e fundit, Muhamedin ﷺ. Andaj, kushdo që nuk beson në mesazhin e Muhamedit ﷺ dhe thotë: "Unë do të vazhdoj të ndjek Musain ose Isain", nuk është besimtar. Nuk mjafton që njeriu të thotë se i respekton muslimanët e as mjafton për shpëtimin e tij në botën tjetër që të japë lëmoshë dhe t'i ndihmojë të varfrit, por medoemos duhet të besojë në Allahun, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e fundit, që Allahu ta pranojë prej tij! Nuk ka mëkat më të madh se idhujtaria, mosbesimi në Allahun, refuzimi i shpalljes, të cilën e zbriti Allahu, ose se refuzimi i profecisë së profetit të Tij të fundit, Muhamedit ﷺ. Hebrenjtë, të krishterët dhe të tjerët që dëgjuan për misionin e Muhamedit, të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe refuzuan të besojnë në të dhe refuzuan të hyjnë në fenë islame, do të jenë në zjarrin e Xhehenemit përjetësisht dhe pafundësisht. Ky është gjykimi i Allahut dhe jo gjykimi i ndonjë njeriu. Allahu i Lartësuar thotë:﴿إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ أُولَـٰئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّة﴾ "Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija."(El Bejineh, 6) Qëkurse është shpallur mesazhi i fundit nga Allahu për njerëzimin, çdo qenie njerëzore që dëgjon për Islamin dhe dëgjon për mesazhin e Profetit të fundit, Muhamedit ﷺ, e ka obligim ta besojë, ta ndjekë ligjin e tij dhe t'i bindet atij në urdhrat dhe ndalesat e tij. Andaj, kushdo që dëgjon për këtë mesazh të fundit dhe e refuzon, Allahu nuk do t'ia pranojë asnjë vepër atij dhe do ta dënojë në botën tjetër. Prej argumenteve që e vërtetojnë këtë gjë është Fjala e Allahut të Lartësuar:﴿وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ﴾ "Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur."(Ali Imran, 85) Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَى كَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا اللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ﴾ Thuaj: "O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t'i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do të mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!" Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: "Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!"(Ali Imran, 64) Çfarë duhet të bëj për t'u bërë musliman? Për të hyrë në Islam, është obligim të besohen këto gjashtë shtylla: Besimi në Allahun e Lartësuar dhe se Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Sistemuesi dhe Sunduesi. Asgjë nuk është si Ai. Ai nuk ka bashkëshorte e as fëmijë; vetëm Ai është i denjë për adhurim dhe askush nuk duhet të adhurohet së bashku me Të, si dhe të besojë se adhurimi i çdo gjëje që adhurohet përveç Tij është i pavlefshëm. Besimi në melekët (dhe) se ata janë robër të Allahut të Lartësuar; i krijoi prej dritës dhe bëri një nga veprat e tyre zbritjen me shpallje te profetët e Tij. Besimi në të gjithë librat që Allahu ua shpalli profetëve të Tij (si Tevrati dhe Ungjilli - para se të shtrembëroheshin) dhe librin e fundit, Kuranin e madhërishëm. Besimi në të gjithë të dërguarit, si: Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe i fundit prej tyre, Muhamedi, të cilët ishin qenie njerëzore dhe Allahu i mbështeti me shpallje dhe u dha shenja e mrekulli që tregojnë sinqeritetin e tyre. Besimi në Ditën e Fundit, kur Allahu do t'i ringjallë të parët dhe të fundit e do të gjykojë midis krijesave të Tij; besimtarët do t'i futë në Xhenet, kurse jobesimtarët në Zjarr. Besimi në kaderin (caktimin e Allahut) dhe se Ai di gjithçka: çfarë kishte në të kaluarën e çfarë do të ndodhë në të ardhmen, dhe se e dinte këtë, e shkroi dhe e deshi, si dhe dhe krijoi gjithçka. Mos e vono vendimin! Kjo botë nuk është shtëpi e përjetësisë... Tërë bukuria do të zhduket prej saj dhe çdo epsh do të shuhet... Do të vijë Dita kur njeriu do të merret në llogari për çdo gjë që ka bërë, e ajo është Dita e Kiametit. Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَذَا الْكِتَابِ لاَ يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلاَ كَبِيرَةً إِلاَّ أَحْصَاهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا وَلاَ يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا﴾ Dhe Libri (i veprave të tyre) do t'u vihet përpara, e do t'i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: "Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe e të vogël pa e shënuar." Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.(El Kehf, 49) Allahu i Lartësuar na ka treguar se personi që nuk bëhet musliman, vendstrehim të përhershëm do ta ketë zjarrin e Xhehenemit. Humbja nuk është e lehtë, por është e madhe. Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ﴾ "Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur."(Ali Imran, 85) Islami është e vetmja fe të cilën e pranon Allahu. Allahu na krijoi e tek Ai do të kthehemi, dhe kjo botë është sprovë për ne. Njeriu duhet të jetë i bindur se kjo jetë është e shkurtër, si një ëndërr... askush nuk e di kur do të vdesë! Cila do të jetë përgjigjja ndaj Krijuesit të tij kur të pyetet në Ditën e Kiametit: Pse nuk e ndoqe të vërtetën? Pse nuk e ndoqe vulën e profetëve? Si do t'i përgjigjet Zotit në Ditën e Kiametit, kur Ai e ka paralajmëruar për pasojat e mosbesimit dhe ka treguar se vendstrehimi i jobesimtarëve është shkatërrimi i përjetshëm në Zjarr? Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا أُولَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ﴾ "Kurse ata që i mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbesin gjithmonë."(El Bekare, 39) Nuk ka asnjë justifikim për ata që e braktisin të vërtetën dhe i imitojnë baballarët dhe gjyshërit. Allahu i Lartësuar na ka treguar se shumë njerëz refuzojnë të futen në Islam nga frika e mjedisit në të cilin jetojnë. Shumë njerëz e refuzojnë Islamin sepse nuk duan t'i ndryshojnë besimet e tyre që i kanë trashëguar nga baballarët e tyre ose i kanë fituar nga mjedisi dhe shoqëritë e tyre, si dhe janë ambientuar me to. Shumë prej tyre, fanatizmi që e trashëguan ndaj së kotës i pengon për ta pranuar të vërtetën. Asnjëri prej tyre nuk ka asnjë justifikim për këtë gjë dhe do të qëndrojë para Allahut pa asnjë provë (për mosbesimin). Nuk është justifikim për një ateist të thotë: "Unë do të mbetem ateist, sepse kam lindur në një familje ateiste!" Përkundrazi, ai duhet të përdorë mendjen që i ka dhënë Allahu, të reflektojë rreth madhështisë së qiejve e të Tokës dhe të meditojë me mendjen që ia ka dhënë Krijuesi, për të kuptuar se ky univers ka një Krijues.Po ashtu, kushdo që adhuron gurët dhe statujat nuk ka asnjë justifikim se i pasonte verbërisht etërit e tij. Përkundrazi, ata duhet ta kërkojnë të vërtetën dhe ta pyesin veten: Si mund të adhurojmë diçka të ngurtë, që nuk na dëgjon, nuk na sheh dhe nuk mund të na bëjë dobi asgjë?! Po kështu, i krishteri që beson në gjëra që kundërshtojnë natyrshmërinë e pandryshuar e të pasër njerëzore dhe arsyen e shëndoshë duhet ta pyesë veten: Si mundi Zoti ta vriste djalin e Tij të pafajshëm për mëkatet e njerëzve të tjerë?! Kjo është e padrejtë! Si mundën njerëzit ta kryqëzonin e ta vrisnin birin e Zotit?! A nuk është Zoti në gjendje t'i falë mëkatet e njerëzve pa i lejuar të vrasin birin e Tij? A nuk është Zoti në gjendje ta mbrojë birin e Vet? Është obligim që njeriu me intelekt të ndjekë të vërtetën e të mos i pasojë verbërisht etërit dhe gjyshërit në të kotën. Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا إِلَى مَا أَنْزَلَ اللَّهُ وَإِلَى الرَّسُولِ قَالُوا حَسْبُنَا مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ شَيْئًا وَلَا يَهْتَدُونَ﴾ Kur u thuhet: "Ejani në atë që ka zbritur Allahu dhe ejani tek i Dërguari", ata thonë: "Neve na mjafton rruga që kemi gjetur nga etërit tanë." Edhe pse etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë e as kanë qenë në udhën e vërtetë?!(El Maide, 104) Çfarë duhet të bëjë një person që dëshiron të hyjë në Islam, por ka frikë mos e dëmtojnë të afërmit e tij? Kushdo që dëshiron të hyjë në Islam dhe ka frikë nga mjedisi që e rrethon, mund të hyjë në Islam dhe ta fshehë Islamin, derisa Allahu t'i lehtësojë atij një rrugë më të mirë në të cilën mund të bëhet i pavarur dhe ta shfaqë botërisht Islamin e tij. Është obligim për çdo njeri që menjëherë të hyjë në Islam, por ai nuk është i detyruar t'i informojë ata që e rrethojnë për konvertimin e tij në Islam ose ta bëjë publike këtë gjë, nëse kjo i bën dëm. Dije se, nëse një person bëhet musliman, do të jetë vëlla i miliona muslimanëve dhe ai mund të lidhë kontakte me xhaminë ose qendrën islame në vendin e tij dhe t'u kërkojë atyre konsulta dhe ndihmë, gjë që do t'i bëjë të lumtur. Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا "Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِب﴾ dhe do t'i japë risk prej nga nuk e pret."(Et Talak, 2-3) I nderuar lexues! A nuk është kënaqësia e Allahut, Krijuesit, i Cili na dhuroi të gjitha begatitë e Tij; i Cili na ushqente kur ishim fetus në barkun e nënave dhe na siguroi ajrin që e thithim tani, më e rëndësishme sesa kënaqësia e njerëzve ndaj nesh? A nuk ia vlen për suksesin e kësaj bote dhe të botës tjetër të sakrifikosh të gjitha kënaqësitë e përkohshme të kësaj jete? Gjithsesi, pasha Allahun! Pra, njeriu nuk duhet të lejojë që e kaluara ta pengojë që ta korrigjojë rrugën e tij të gabuar dhe ta bëjë gjënë e duhur. Që tani njeriu duhet të nxitojë që të bëhet besimtar i vërtetë dhe të mos e lejojë shejtanin ta ndalojë që ta ndjekë të vërtetën! Allahu i Lartësuar thotë:﴿يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَكُمْ بُرْهَانٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَأَنزلْنَا إِلَيْكُمْ نُورًا مُبِينًا (174) "O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë bindëse (Muhamedi ﷺ) nga Zoti juaj dhe ju është zbritur një Dritë e dukshme (Kurani).فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَاعْتَصَمُوا بِهِ فَسَيُدْخِلُهُمْ فِي رَحْمَةٍ مِنْهُ وَفَضْلٍ وَيَهْدِيهِمْ إِلَيْهِ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا﴾ Kështu, ata që besojnë Allahun dhe mbështeten fort tek Ai, (ta dinë se) Ai do t'i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Vet dhe do t'i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë."(En Nisa, 174-175) A je i gatshëm për të marrë vendimin më madhështor në jetën tënde? Nëse gjithë kjo që u lexua është e logjikshme dhe njeriu e ka kuptuar të vërtetën në zemrën e tij, atëherë ai duhet ta bëjë hapin e parë për t'u bërë musliman. Kush dëshiron ndihmë në marrjen e vendimit më të mirë në jetën e tij dhe udhëzime se si të bëhet musliman, ai nuk duhet të lejojë që mëkatet e tij ta pengojnë të hyjë në Islam. Allahu na ka treguar në Kuran se Ai ia fal të gjitha mëkatet njeriut, nëse bëhet musliman dhe pendohet te Krijuesi. Ia fal mëkatet edhe pasi të hyjë në Islam, sepse është e natyrshme që njeriu do të bëjë disa mëkate, pasi ne jemi qenie njerëzore, e jo melekë të mbrojtuar nga gabimet.Por, ajo që kërkohet prej nesh është që të kërkojmë falje nga Allahu dhe të pendohemi tek Ai. E, kur Allahu të shohë që ne nxituam në pranimin e së vërtetës, se hymë në Islam dhe e shqiptuam shehadetin (dëshminë islame), atëherë Ai do të na ndihmojë që t'i braktisim mëkatet e tjera. Kushdo që kthehet tek Allahu dhe e ndjek të vërtetën, Allahu do ta udhëzojë drejt shumë mirësive, rrjedhimisht që nga ky moment njeriu nuk duhet të hezitojë që të hyjë në Islam. Prej argumenteve që tregojnë për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar:﴿قُلْ لِلَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ يَنْتَهُوا يُغْفَرْ لَهُمْ مَا قَدْ سَلَفَ﴾ "Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t'u falet e kaluara."(El Enfal, 38) Çfarë të bëj që të bëhem musliman? Hyrja në Islam është një çështje e lehtë dhe nuk kërkon rituale e çështje zyrtare ose praninë e dikujt. Thjesht njeriu e shqipton shehadetin (dëshminë islame), duke ia ditur kuptimin dhe duke i besuar. Pra, të thotë: "Eshhedu en la ilahe ilallah ue eshhedu ene Muhameden resulullah - Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Tij." Nëse është e mundur që ta thuash në arabisht, kjo është mirë, e, nëse është e vështirë për ty, mjafton ta thuash në gjuhën tënde dhe kështu do të bëhesh musliman. Pastaj duhet ta mësosh fenë tënde, e cila do të jetë burimi i lumturisë sate në këtë botë dhe shpëtimi yt në botën tjetër.