Artikuj

A E NJIHNI KËTË NJERI?


ماذا قالوا عن الرسول الكريم محمد صلى الله علية وسلم (باللغة الأ لبانية)


Ju ndoshta jeni një ateist ose një agnosticist; ose ndoshta ju i përkisni ndonjë sekti fetar (ose feje të emëruar) që ekziston sot në botë. Ju ndoshta jeni një komunist ose një besimtar i demokracisë dhe lirisë. S’ka rëndësi çfarë jeni ju, dhe s’ka rëndësi se cilat janë besimet tuaja ideologjike dhe politike, dhe se çfarë zakonesh personale dhe shoqërore ju ndodhin.


JU DUHET TA NJIHNI KËTË NJERI !


Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit


Enciklopedia angleze pohon:


"... një shumë detajesh nga burime të hershme tregojnë se ai ishte njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili kish fituar respektin dhe besnikërinë e të tjerëve që ishin po njerëz të ndershëm dhe të drejtë." (Vol. 12)


BERNARD SHO tha për atë: "Ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do të merrte përsipër drejtimin e botës moderne, ai do t’ia dilte mbanë në zgjidhjen e problemeve të tij rrugës që do të sillte paqen dhe lumturinë e nevojshme (Islami i vërtetë, Singapor, vol. 1, V.8.1976)


Ai predikoi një fe, krijoi një shtet, ndërtoi një komb, shtroi një kod moral, filloi një numër reformash sociale e politike, vendosi një shoqëri të fuqishme dhe dinamike, që të praktikonte dhe paraqiste mësimet e tij dhe në mënyrë të plotë revolucionarizoi botën e mendimit dhe sjelljes njerëzore për çdo kohë që vinte.


"EMRI I TIJ ËSHTË MUHAMMED"


Paqja e Zotit qoftë me të!


I lindur në Arabi në vitin 570, nisi misionin e tij të predikimit të Besimit të Fesë islame (përulje vetëm ndaj një Zoti) në moshën 40


١


vjeçare dhe u largua nga kjo botë kur ishte 63 vjeç.


Gjatë kësaj periudhe të shkurtër 23 vjeçare të pejgamberisë, ai ndryshoi Gadishullin Arab nga paganizmi dhe idhujtaria në adhurimin e një Zoti të vetëm, nga grindjet dhe luftërat fisnore në solidarizimin (bashkimin) dhe kohezionin e kombit, nga dehja dhe shthurja në mendjekthjelltësi dhe mëshirë, nga paligjshmëria dhe anarkia në një disiplinë të gjallë, nga falimentimi i plotë në standardet më të larta të moralit të shkëlqyer. Historia njerëzore kurrë s’ka njohur më parë një transformim kaq të plotë të një populli ose të një vendi – dhe mendoni të gjitha këto mrekulli të pabesueshme (pikërisht në dy dhjetëvjeçarë).


Lamartini, historian i njohur, duke folur për mrekullitë thelbësore të madhështisë njerëzore thotë:


"Në qoftë se madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimeve dhe rezultatet befasuese janë tre kriteret e gjeniut njerëzor, kush do të mund të guxonte të krahasonte çdo njeri të madh në historinë njerëzore me Muhammedin? Njerëzit më të famshëm krijuan vetëm armët, ligjet dhe perandoritë. Ata themeluan, nëse asgjë më tepër, jo më shumë se materiale të fuqishme të cilat shpesh u thërrmuan përpara syve të tyre. Ky njeri zhvendosi (lëvizi) jo vetëm armët, legjislacionet perandorake, popujt dhe dinastitë, por edhe miliona njerëz me 1/3 e atyre në botën a pabanuar dhe më tepër se kjo ai ndryshoi altarët, perënditë, fetë, idetë, besimet dhe shpirtrat... durimi i tij në fitoren, ambicia e tij e cila ishte plotësisht e devotshme për një ide dhe në njëfarë mënyre orvatje për një perandori, lutjet e tij të pafundme, bisedimet e tij mistike me Zotin, vdekja e tij dhe triumfi i tij pas vdekjes, të gjitha këto vërtetojnë jo për një mashtrim por për një bindje të fortë, e cila i dha atij fuqinë për të rivendosur një besim. Ky besim ishte dypalësh, uniteti i Zotit dhe jomaterializmi i Zotit; treguesi i mëparshëm tregon se çfarë është Zoti, treguesi i mëvonshëm se çfarë Zoti nuk është: përmbysës i perëndive false me shpatë, vendosës ideje me fjalë.


Filozof, orator, apostull, ligjvënës, luftëtar, pushtues i ideve, formulues i dogmave të arsyeshme, i një kulti pa imazhe, themeluesi i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore, ky është MUHAMMEDI.


٢


Në lidhje me të gjitha standardet me të cilat Madhështia njerëzore mund të matet, më duhet t’ju pyes: A ka ndonjë njeri më madhështor se ai? (Lamartini, "Historia e Turqisë", Paris, 1854, vol. II, faqe 276-277).


Bota ka pasur pjesën e personaliteteve të mëdha. Por kjo ishte njëra anë e figurave që shquheshin vetëm në një ose dy fusha, në mendimin njerëzor ose udhëheqje ushtarake. Jeta dhe mësimet e këtyre personaliteteve të mëdha të botës janë fshehur në mjegullajën e kohës. Ka aq shumë spekulime rreth kohës dhe vendit të lindjes së tyre, mënyrës dhe stilit të jetës së tyre, natyrës dhe detajin e mësimeve të tyre dhe shkallës së madhësisë së suksesit apo dështimit (rënies) së tyre, saqë është e pamundur për njerëzimin të rindërtojë në mënyrë të përpiktë jetën dhe mësimet (veprat) e këtyre njerëzve.


Muhammedi u përkrye në mjaft fusha të ndryshme të mendimit njerëzor dhe u paraqit si një zjarr i madh në historinë njerëzore. Çdo detaj i jetës së tij private dhe deklaratat publike kanë qenë të dokumentuara saktësisht dhe të ruajtura me besnikëri për ditët tona. Autenticiteti i të dhënave kaq të ruajtura është vërtetuar jo vetëm nga besnikët vijues por edhe nga kritikat e tij të paramenduara.


Muhammedi ishte një mësues fetar, një reformator shoqëror, një udhëheqës moral, një kolos administrativ, një mik besnik, një shok i mrekullueshëm, një burrë i devotshëm (bashkëshort), një baba i dashur – gjithçka ishte ai. Asnjë njeri tjetër në histori s’e kaloi ose s’u barazua me të në çdo aspekt të ndryshëm të jetës, pasi ishte vetëm qëndresa e personalitetit të Muhammedit që arriti kaq përkryerje të pabesueshme.


Mahatma Gandi, duke folur për karakterin e Muhammedit, thotë tek "Young India" (India e Re):


"Do të dëshiroja të njihja nga më të mirët e atyre që mbajnë sot pushtet të padiskutueshëm mbi miliona zemrash të njerëzimit... Unë u binda se nuk ishte shpata ajo që fitoi një vend për Islamin në këto ditë intriga të jetës. Ishte thjeshtësia e plotë e Të Dërguarit, devocioni i fortë i tij për miqtë e vet dhe ithtarët, guximi i tij, besimi i tij absolut tek Zoti dhe me misionin e tij. Kjo


٣


dhe shpata mbajtën çdo gjë lart përpara tyre dhe kapërcyen çdo pengesë.


Kur unë mbarova vëllimin e 2-të (të jetëshkrimit të Pejgamberit), më erdhi keq se për mua nuk kishte më asgjë për të treguar për jetën e madhe.


Tomas Karlail tek vepra e tij "Heronjtë dhe të admiruarit", u habit mjaft se "si një njeri i mbajtur thjesht, mundi të bashkonte me kujdes fiset dhe beduinët endacakë në një komb mjaft të fuqishëm e të civilizuar për më se dy dhjetëvjeçarë."


Divën Çend Sharmë shkruan: "Muhammedi ishte shpirti i mirësisë dhe ndikimi i tij u ndie dhe kurrë nuk do të harrohet nga njerëzit përreth tij." (D.C. Sherma, The prophets of the East", Arlicuto, 1935, fq. 12).


Eduart Gibën dhe Simon Oklei duke folur për shfaqjen e Islamit, shkruajnë se: "Unë besoj tek një Zot dhe Muhammedi, I Dërguari i Tij", është shfaqja e thjeshtë dhe e pandryshueshme e Islamit.


Imazhet intelektuale të Parisit s’kanë qenë degraduar nga çfarëdo idhull i dukshëm; nderimi i Të Dërguarit kurrë s’e ka shkelur madhështinë e virtyteve njerëzore; dhe porositë e tij kanë penguar (kontrolluar) mirënjohjen e dishepujve të tij brenda kufijve të arsyes dhe fesë." (Historia e Perandorisë Saraçene, Lander 1870, f. 54).


Muhammedi nuk ishte aspak më tepër ose më pak se një qenie njerëzore. Pra, ai ishte një njeri me një mision fisnik, i cili ishte për bashkimin e njerëzimit në adhurimin e Një dhe vetëm të një Zoti dhe t’ua mësonte atyre rrugën e jetës së ndershme e të drejtë sipas porosive të Zotit. Gjithmonë e paraqiste veten si "një shërbyes dhe emisar i Zotit" dhe me të vërtetë, çdo veprim i tij shpallet i faktuar.


Duke folur për aspektin e barazisë përpara Zotit në Islam, poetja e famshme indiane, Sarajini Naidu, thotë: "Është feja e parë që predikoi dhe praktikoi demokracinë, sepse në xhami kur dëgjohej thirrja për t’u lutur dhe adhuruesit grumbulloheshin, demokracia e


٤


Islamit mishërohej pesë herë në ditë, kur fshatarët dhe mbreti gjunjëzoheshin pranë-pranë dhe proklamonin: "Vetëm Zoti është më i Madh."


"Kam qenë e befasuar sa herë e më tepër nga ky bashkim i padukshëm i Islamit që e bën njeriun instinktivisht një vëlla." (S. Naidu, "Idealet e Islamit").


Në fjalët e profesor Hurgronje: "Lidhja e kombeve themeluar nga I Dërguari i Islamit, vendosi parimet e unitetit ndërkombëtar dhe vëllazërimin njerëzor me themele kaq universale saqë u tregon dritën (qiriun) kombeve të tjera."


Ai vazhdon: "Është e vërtetë se asnjë komb në botë nuk mund të shfaqë një krahasim me atë çfarë Islami ka bërë përpara realizimit të idesë së Lidhjes së Kombeve."


Bota nuk ka hezituar së ngrituri lart hyjnitë, individët që jeta dhe misioni i të cilëve ka humbur nëpër legjenda.


Çdo përpjekje e tij ishte për qëllimin e vetëm të bashkimit të njerëzimit për adhurimin tek një Zot i vetëm, vendosur kjo sipas kodit moral. Muhammedi ose pasuesit e tij, në çdo kohë, kurrë s’kanë pretenduar se ai ka qenë pasardhësi i Zotit ose mishëruesi i Zotit ose njeri hyjnor – por përherë ka qenë dhe është konsideruar edhe sot vetëm si një emisar i zgjedhur nga Zoti.


Michael M. Hart në veprën e tij për njerëzit e famshëm që kontribuan në dobi dhe ngritjen morale të njerëzimit, shkran: "Zgjedhja ime për Muhammedin si kryesor i listës së personave më me ndikim në botë, do të habisë ndoshta disa lexues dhe do të pyetem nga të tjerë, por ai ishte i vetmi njeri në histori që ishte në mënyrë madhështore i suksesshëm njëkohësisht në besimet fetare dhe nivelet shekullore (M.H. Hart, "100: Lista e personave më me ndikim në histori." New York, 1978, f. 35).


Sot, pas një intervali prej 14 shekujsh, jeta dhe mësimet e Muhammedit kanë mbijetuar pa humbjet më të vogla, pa ndryshime ose interpohime. Ato afrojnë të njëjtën shpresë të pavdekshme për trajtimin e mbarë njerëzimit të sëmurë (që ishte kur ai ishte gjallë). Kjo nuk është një kërkesë e pasuesve të Muhammedit, por


٥


konkluzioni i pashkëputur theksuar nga një histori kritike dhe e paanshme.


Së fundi, ju do të mund të ndaleni një çast së menduari për qenien njerëzore dhe t’i thoni vetvetes:


"A munden këto pohime të tingëllojnë në mënyrë kaq të jashtëzakonshme dhe të jenë të vërteta? Dhe mendoni, nëse ato të jenë të vërteta dhe ju nuk e njihni MUHAMMEDIN ose nuk keni dëgjuar për atë, a nuk është koha që ju t’i përgjigjeni kësaj sfide të tmerrshme dhe të bëni përpjekje për ta njohur atë?


Nuk do t’ju kushtojë asgjë, por duhet të provoni që të jeni në fillim të një epoke të re në jetën tuaj.


Ne ju ftojmë që të bëni një njohje ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm, Muhammedit (paqja qoftë mbi të), ngjashmëria e të cilit kurrë s’ka ekzistuar dhe nuk do të jetë në periudhat e zhvillimit të kësaj bote.


جمعية تبليغ الإسلام


Conveying Islamic Message Society


 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL