Pyetja: Sa ishte sipërfaqja e xhamisë së parë të cilën e ndërtoi
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
Dhe a kishte mihrab? Mundësisht të shoqërohet përgjigja me
argumente.
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ...
Së pari: Xhaminë e parë të cilën e ndërtoi Pejgamberi (sallAllahu
alejhi ue sel-lem) është xhamia e Kubasë në Medinën e
ndritshme.
Ibn Kajimi në librin e tij “Zad El Mead” (3/58) kur e përmend
hyrjen e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:
“Muslimanët thoshin tekbire në shenjë gëzimi për ardhjen e tij dhe dolën ta
takonin atë ... Ai vazhdoi të ecte deri sa arriti në Kuba, tek vendbanimi i fisit
Beni Amr b. Avf. Ai qëndroi te ta katërmbëdhjetë natë dhe e ndërtoi
xhaminë e Kubasë, e cila është xhamia e parë që është ndërtuar pas shpalljes.”
Dijetari Muhamed El Emin Esh Shenkiti (Allahu e mëshiroftë)
ka thënë: “Për sa i përket çka është ndërtuar së pari kjo është
relative: “Xhamia e Shenjtë – Qabeja është e para xhami e ndërtuar si
faltore për njerëzit. Ndërsa xhamia e Kubasë është xhamia e parë të cilën e
ndërtuan myslimanët. Qabenë e ka ndërtuar Ibrahimi (alejhis selam) ndërsa
xhaminë e Kubasë e ka ndërtuar Vula e Profetëve (sal-lAllahu alejhi ue sellem).
Si dhe vendin për ndërtimin e Qabesë ishte me përzgjedhjen e Allahut, e
ngjashëm me këtë është edhe rasti i vendit ku është ndërtuar xhamia e
Kubasë.” (Advaul Bejan: 8/326)
Dhe ne nuk dimë asgjë për madhësinë e sipërfaqes së saj kur
është ndërtuar. Vendndodhja e saj është në jug të Medinës por,
ndërtimi i saj tash është bashkëkohor dhe nuk gjendet ndonjë
gjurmë treguese nga ndërtimi i vjetër.
Myslimanët kanë shprehë interesim për xhaminë e Kubasë gjatë
shekujve të kaluar. Ajo u meremetua nga Uthman b. Af-fani
(Allahu qoftë i kënaqur me të), pastaj Umer b. AbdulAzizi ...
Kalifët vazhduan njëri pas tjetrit duke e zgjeruar apo rindërtuar
derisa ndodhi zgjerimi i fundit i saj në vitin 1406 h.
3
Vetëm sipërfaqja e vendit të përcaktuar për falje është 5035 m2.
Ndërsa sipërfaqja e tërësishme të cilën e përfshin ndërtesa e
xhamisë duke ia shtuar anekset përcjellëse të saj arrin në 13500 m2.
Së dyti: Janë transmetuar disa hadithe nga Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) të cilat flasin për
vlerën e namazit në xhaminë e Kubasë.
1. Transmetohet nga Ibn Umeri se ka thënë: “Pejgamberi vinte
deri tek xhamia e Kubasë çdo të shtune qoftë si këmbësor apo i hipur
në deve.” 1
2. Dhe në një transmetim te Muslimi shënohet: “Pejgamberi
vinte deri tek xhamia Kuba në këmbë apo i hipur mbi kafshë bartëse
dhe i falte në të dy rekate.”
3. Usejd b. Dhuhejr i cili ishte prej shokëve të Pejgamberit
trasnmeton se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të!) ka thënë: “Namazi në xhaminë e Kubasë është si një
umre.” 2
4. Sehl b. Hanif transemton se Pejgamberi (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ai që del gjersa të
vjen te kjo xhami – xhamia e Kubasë –dhe falet në të kjo për të është e
barabartë me kryerjen e një umre.” 3
Së treti: Ndërsa për sa i përket mihrabit. Në xhami nuk kishte
mihrab kur u ndërtua herën e parë. Dijetarët e kanë përmendur se
ndërtimi i mihrabeve në xhamia ka filluar në shekullin e dytë.
E Allahu e dinë më së miri.
1 Buhariu me nr: 1193 dhe Muslimi me nr: 1399.
2 Shejh Albani e konsideron të saktë në Sahih Et Timidhi.
3 Nesaiu me nr: 699 dhe Shejh Albani e konsideron të saktë në Sunen En Nesaijj.