Veprat që shpijnë për në Xhenet
Ky rast i pyetjes së Muadhit të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja
e Allahut qofshin mbi të, nga një transmetim tjetër mësohet se ka
qenë rruga e tyre duke shkuar për në luftën e Tebukut. Dhe një
ditë, thotë Muadhi, ndërsa ishim duke ecur, na shpërndau vapa e
madhe dhe në një rast të Dërguarin, lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të, kisha njeriun më afër. Aty iu afrova dhe e
pyeta "O i Dërguar i Allahut! Më trego për...!" deri në fund të kësaj
bisede mes tyre.
Transmetojnë imamët: Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe nga
Muadh b. Xhebeli, i cili ka thënë: "Isha me të Dërguarin, lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, në një udhëtim dhe një ditë,
ndërsa po ecnim, qëllova afër tij, i shkova pranë dhe i thashë: “O i
Dërguar i Allahut! Më trego për ndonjë vepër që më shpie në Xhenet
dhe më largon nga Zjarri!”
I Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tha:
"Tanimë më ke pyetur për një gjë madhështore, mirëpo ajo është e
lehtë për atë që ia ka lehtësuar Allahu; të adhurosh Allahun dhe të
mos i shoqërosh Atij askënd, të falësh Namazin, të nxjerrësh Zekatin
(e pasurisë), të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh Haxhillëkun."
Pastaj vazhdoi dhe tha: "A nuk dëshiron të të shpie në dyert e
hairit? "Agjërimi është mburojë. Lëmosha e shuan mëkatin ashtu
sikur e shuan uji zjarrin. Namazi i njeriut në fillimin e 1/3 së fundit të
natës..., pastaj lexoi ajetet: "Ata ngrihen prej shtretërve, duke e lutur
Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa, dhe nga ajo që Ne u kemi
dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di
askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre
si shpërblim." (Es-Sexhde, 16 dhe17)
Pas kësaj i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të, më tha: "A nuk dëshiron të të informoj për bazën e çdo gjëje,
3
shtyllën e saj dhe gjënë më të lartë të saj?" Gjithsesi o i dërguar i
Allahut – iu përgjigja.
"Baza e çdo gjëje është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse gjëja
më e lartë e saj është Xhihadi."
"A nuk do të të tregojë për brumosjen e gjithë kësaj?" - më tha pastaj i
Dërguari.
"Posi jo, o i dërguar i Allahut" - i thash
E kapi gjuhën e tij dhe më tha: "Përmbaje këtë!"
O i dërguar i Allahut, ne fajësohemi për atë që flasim? – e pyeta.
Mbettë nëna pa ty o Muadh! E kush i përmbys njerëzit në zjarr me
fytyrat e tyre apo me vrimat e hundëve të tyre, përveç produkteve të
gjuhëve të tyre (fjalëve të kota)."
- Përmbajtja e hadithit
Në këtë hadith shihet qartë se çfarë ishte brenga dhe
preokupimi më kulmor i shokëve të Muhamedit, sal-lallahu alejhi
ve selem. Ata nuk u thelluan shumë të pyesin se si arrihet
mirëqenia në këtë botë, duke e ditur sa e shkurtë është ajo.
Ky rast i pyetjes së Muadhit të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi të, nga një transmetim tjetër mësohet se ka
qenë rruga e tyre duke shkuar për në luftën e Tebukut. Dhe një
ditë, thotë Muadhi, ndërsa ishim duke ecur, na shpërndau vapa e
madhe dhe në një rast të Dërguarin, lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të, kisha njeriun më afër. Aty iu afrova dhe e
pyeta "o i Dërguar i Allahut! Më trego për...!" deri në fund të kësaj
bisede mes tyre.
Ky rast të lë të mendosh se Muadhi është ndierë i pasigurt në
kohë që e pyet të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi të, gjerë e gjatë për gjëra të shumta, që kanë
mundur t'i interesojnë, nga frika se mos po angazhohet Muhamedi,
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me dikë tjetër në atë
rrugë prej 700 kilometrash, të cilën, siç dihet, e kanë kaluar duke
4
ecur këmbë. Kjo vërehet edhe me pyetjen e madhe që shtrohet në
mënyrë shumë të drejtpërdrejt. Po ashtu, për këtë argumentojnë
edhe mësimet shtesë të të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të, për ta pyetur për to Muadhi, por duke i pranuar me
shumë kureshtje. Nga kjo mënyrë, prej hadithit mësohet se si
duhet të shfrytëzohet rasti, atëherë kur të jepet ai, për të mësuar
gjërat madhore të jetës, kur vetmohesh me atë, prej të cilit mund të
përfitosh dije, ashtu siç ka vepruar Muadhi me mësuesin e
njerëzimit Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
të.
- Pyetja e madhe, por praktika e lehtë
Pasi i tërë angazhimi i myslimanit gjatë jetës së tij është për të
shpëtuar veten nga zjarri i xhehenemit dhe ambicia e tij për të hytë
në xhenet, Muadhi pyet: "O i Dërguar i Allahut! Më trego për ndonjë
vepër që më shpie në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!"
Është fare e qartë se Muadhi po pyet për gjëra madhore, por
derisa është obligim i myslimanit të punojë për këtë synim të
madh, është e logjikshme të pyetet për veprat që shpijnë deri tek ai
synim. Andaj edhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të, përgjigjet me këto fjalë: "Tanimë më ke pyetur për
një gjë madhështore, mirëpo ajo është e lehtë për atë që ia ka
lehtësuar Allahu..."
Ke pyetur për një gjë shumë të madhe, por jo e pamundshme, e
sidomos nëse ta lehtëson Allahu është shumë e lehtë. Për këtë
njeriu duhet vetëm të angazhojë veten që ta kërkojë dhe të jetë i
zellshëm në kërkimin e këtij synimi madhor dhe pastaj do të jetë jo
vetëm se i arritshëm, por madje edhe i lehtë. Në një hadith kudsij
Allahu thotë: "O robërit e Mi! Të gjithë jeni të devijuar, përveç atyre
që i kam udhëzuar. Andaj kërkoni udhëzim nga unë, ju Udhëzoj."
Vazhdon i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve selem, duke i treguar
veprat që shpijnë në xhenet dhe të ruajnë nga zjarri duke thënë: "Të
adhurosh Allahun dhe të mos i shoqërosh Atij askënd, të falësh
Namazin, të nxjerrësh Zekatin (e pasurisë), të agjërosh Ramazanin
dhe të kryesh Haxhillëkun."
5
Shtyllat e Islamit të përmbledhura në këtë sqarim të shkurtër si
forma të adhurimit gjithnjë e më shumë bëhen të qarta edhe më
tepër duke parë rolin e tyre në trajtimin e njeriut. Allahu i ka bërë
obligim për myslimanin dhe janë e vetmja mundësi për t’u afruar
tek Allahu. Në një hadith tjetër kudsij, Allahu i Lartësuar thotë:
"Gjërat më të dashura për Mua, me të cilat më afrohet robi Im janë
obligimet që ia kam shtruar..."
Pra nga hadithi, shihet qartë vlera e adhurimeve të përmendura;
namazit, zekatit, agjërimit dhe haxhillëkut, gjithnjë duke i paraprirë
besimi i pastër dhe adhurimi i çiltër, duke iu larguar të gjitha
formave të mundshme të shoqërimit dhe ortakërisë (shirkut) së
Allahut të Lartësuar. Pra këto gjëra janë çelës i përcaktimit të
statusit të njeriut në Ditën e Gjykimit, banor i xhenetit të jetë apo i
xhehenemit.
- Të dhëna shtesë për rrugën e gjatë
Duke parë kureshtjen e Muadhit për të mësuar veprat e rrugës
së xhenetit, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
të, vazhdoi duke i thënë:
"A nuk dëshiron të të shpie në dyert e hairit? "Agjërimi është mburojë.
Lëmosha e shuan mëkatin ashtu sikur e shuan uji zjarrin. Namazi i
njeriut në fillimin e 1/3 së fundit të natës..." Pastaj lexoi ajetet: ""Ata
ngrihen prej shtretërve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga
shpresa, dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të
zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim." (Es-Sexhde,
16 dhe17)
I Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, i përmend veprat e njëjta
siç duket në shikim të parë. Pra, agjërimin, lëmoshën dhe namazin
e natës. Porse tani, synimi është të ndriçojë veprat vullnetare
ndihmëse, gjegjësisht nafilet. Në vazhdim të hadithit kudsij të
lartpërmendur, Allahu thotë: "... dhe robi Im vazhdon të më afrohet
edhe më tepër me vepra vullnetare (nafile), nga lloji i farzeve, deri sa
ta Dua." Vazhdon hadithi.
6
Agjërimi është mburojë. është mburojë nga zjarri i xhehenemit
padyshim, por është mburojë edhe nga mëkatet, që të mbron nga
zjarri edhe në mënyrë të tërthortë. Agjëruesi s’ka dyshim që e
thyen epshin e tij duke abstenuar nga ushqimet dhe pijet. Ai është
në gjendje edhe më të favorshme që të thyejë edhe më tepër epshet
e tija për të bërë mëkate, andaj agjërimi është mburojë nga mëkatet
dhe zjarri i xhehenemit.
Zgjatja e dorës të varfrit, skamnorit, të vobektit etj. në mënyrë
vullnetare duke i dhënë lëmoshë është gjest human dhe i dashur
tek Allahu, aq sa ta shlyejë ndonjë mëkat aq sigurt sikur që e shuan
uji zjarrin.
Po ashtu edhe namazi i natës i shlyen mëkatet. Namaz ky, që
nuk është obligim, por kohën e ka në mes të namazit të jacisë dhe
atij të sabahut. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të, i lexoi këto dy ajete ku Allahu përshkruan robërit e
Tij se si braktisin gjumin e tyre në pjesën e tretë të natës nga motivi
i frikës nga zjarri i xhehenemit dhe i shpresës për xhenet dhe
përshkruan shpërblimin e tyre. Në vazhdën e tregimit të të
Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për veprat
dhe ndikimin e tyre, pra agjërimi është mburojë dhe lëmosha
shlyen mëkatin, për namazin në 1/3 e fundit të natës nuk flet asgjë.
Disa dijetarë kanë mendimin se është fjala në vazhdim të lëmoshës.
Pra edhe namazi në 1/3 e fundit të natës shlyen mëkatin ashtu siç
e shuan uji zjarrin. Disa thonë se kallëzuesi i kësaj kryefjale është
fjalia "simbol i njerëzve të mirë". Pra namazi në 1/3 e fundit të
natës është simbol i njerëzve të mirë.
- Shkurt e qartë
Vazhdon Muadhi në tregimin e tij lidhur me mësimet e të
Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe thotë:
Pas kësaj i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të, më tha: "A nuk dëshiron të të informoj për bazën e çdo gjëje,
shtyllën e saj dhe gjënë më të lartë të saj?" Gjithsesi, o i dërguar i
Allahut – iu përgjigja.
7
"Baza e çdo gjëje është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse gjëja
më e lartë e saj është Xhihadi."
I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të, në këtë mesazh të drejtuar atyre që kanë ambicien e
përcaktimit për xhenet dhe frikën që të mos jenë nga banorët e
xhehenemit, tregon se si të ruhen këto vlera të adhurimit, duke
treguar se baza e ndërtimit të këtyre është besimi, shtylla në të cilën
mbahen është namazi, kurse kulmari i mbrojtjes së këtyre
adhurimeve është xhihadi.
Baza e çdo gjëje është Islami. Këtu është fjala për dëshmitë se
nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi
është rob dhe i dërguar i tij. do vepër e mirë ndonëse është e tillë,
nëse nuk i paraprin besimi i pastër është e kotë, sepse e mira dhe e
keqja vlerësohen nga Allahu i Lartësuar, të Cilin duhet besuar si
dhe duhet besuar atë që e komunikoi shpalljen e Allahut.
Namazi është shtyllë e Islamit. Pra, baza e çdo gjëje është
besimi. Mirëpo boshti kurrizor i besimit është namazi. Shihet
mirëfilli se namazi përmendet për të tretën herë në këtë hadith,
andaj lexuesi i këtij hadithi duhet ta meditojë mirë këtë çështje dhe
ta kuptojë thellësisht rëndësinë e namazit. (këto janë dy boxe)
Xhihadi është kulmari i besimit. është mënyra e mbrojtjes dhe e
avancimit të besimit. Kjo ndërtesë e përbërë prej bazës së fortë, që
ishte besimi, e ndërtuar me shtyllën më të fortë, namazin, ka
nevojë të mbrohet nga pika, që të mos depërtojë e t'i rrezikojë
edhe themelet. Andaj ky kulm, i cili pengon "erërat", rrëmujat,
stuhitë, reshjet atmosferike etj. siguron jetën e gjatë të ndërtesës, e
cila shërben për udhëtarët e xhenetit. Allahu na bëftë prej tyre!
- Fortifikimi i rrugës
"A nuk do të të tregojë për brumosjen e gjithë kësaj?" – më tha pastaj i
Dërguari.
"Posi, jo o i dërguar i Allahut" - i thashë.
E kapi gjuhën e tij dhe më tha: "Përmbaje këtë!"
8
O i dërguar i Allahut, ne fajësohemi për atë që flasim? – e pyeta.
Mbettë nëna pa ty o Muadh! E kush i përmbys njerëzit në zjarr me
fytyrat e tyre apo me vrimat e hundëve të tyre, përveç produkteve të
gjuhëve të tyre (fjalëve të kota)."
Shumë i çuditshëm në këtë rast është fakti se e gjithë kjo rrugë
e kalimtarëve të Ahiretit, që synojnë jetën e xhenetit duke iu
shmangur zjarrit të xhehenemit, edhe pse është e lehtë për ata që
Allahu ua ka lehtësuar dhe se detyrat, që duhet kryer nuk janë të
vështira, megjithatë ekziston mundësia që njeriu besimtar,
namazfalës, zekatdhënës, agjërues e haxhi të hidhet në zjarr me
fytyrën e tij për shkak të mos kontrollimit të tij ndaj gjuhës së tij. I
dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të,
tërheq vëmendjen në mëkatet e mëdha dhe të vogla duke sqaruar
se rreziku nga fjalët e kota, përçmuese, tendencioze, lënduese etj.
është i madh sa lehtë mund ta hedhin njeriun në zjarr me fytyrën e
tij.
"Mbettë nëna pa ty" është një shprehje që përdoret për qortim duke
mos ia dëshiruar vdekjen realisht, por për t'ia tërhequr vëmendjen
se gjëja për të cilën bisedohet duhet të jetë shumë e qartë.