Artikuj




Pyetja: Kam dëgjuar shumë herë se kur të lindë një fëmijë


mysliman therren me këtë rast dy kurbana ndërsa therret vetëm një


nëse i porsalinduri është femër. Kjo a është synet apo


vaxhib(obligim)? E nëse është vaxhib, atëherë cili është qëllimi prej


kësaj? Dhe si e ka sqaruar këtë i Dërguari i Allahut (paqja dhe


mëshira e Allahut qofshin mbi të)?


Realisht këtë gjë e kam dëgjuar nga disa motra por, nuk e kam


vërtetuar ..


Përgjigja:


Falënderimi i takon Allahut ..


Së pari: Ky kurban i cili therret për shkak të lindjes së foshnjes


quhet ‘Akika’. Dijetarët kanë mospajtim rreth normës së tij, disa


nga ata ndajnë mendimin se ajo është vaxhib ndërsa të tjerë thonë


se ajo është synet i fortë.(shumë i preferuar të zbatohet)


Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva kanë thënë:


“Akika është synet i fortë. Për foshnjen mashkull duhet të therren dy dele dhe


secila nga ato llogaritet si kurban ndërsa për foshnjen femër duhet therrur një


dele të vetme. Akika therret ditën e shtatë e nëse e vonon pas ditës së shtatë


lejohet ta therrë atë në çdo kohë dhe nuk konsiderohet mëkatar nëse e vonon


atë por, më mirë është ta kryen këtë sa ma parë.


Prej Allahut vjen i tërë suksesi dhe paqja e mëshira qofshin mbi të


Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.”


Ekziston një mendim i dobët se akika është vepër e urrejtur.


Ibn Kajjimi thotë: “Imam Ahmedi sipas transmetimit të


Hanbelit thotë: “Disa nga ata që e kanë llogaritur mekruh kanë


thënë se ajo ka qenë prej traditës së injorancës, e Imam Ahmedi


tha: Kjo për shkak dijes së tyre të pakët dhe mosnjohjes së


transemtimeve. I Dërguari i Allahut ka prerë Akika për Hasanin


dhe Husejnin dhe këtë e kanë vepruar edhe shokët e tij, ndërsa


këta e llogarisin nga veprat e periudhës së injorancës paraislame.


Akika është synet i të Dërguarit të Allahut dhe ai ka thënë: “Fëmiju


është peng i akikas së tij”. Ky hadith është transmetuar me zinxhir


transmetimi të mirë. Ai transmetohet prej Ebu Hurejres (Allahu


qoftë i kënaqur me të) nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e


Allahut qofshin mbi të). Ndërsa në transmetimin e Ethremit prej


Imam Ahmedit thuhet: Për çështjen e Akikas janë transmetuar


3


hadithe nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi


të) si dhe nga shokët e tij dhe tabiinët. E këta thanë: Ajo është


vepër e periudhës së injorancës paraislame!! E buzëqeshi i


habitur.” 1


Së dyti: Ndërsa qëllimi prej therrjes së akikas bëhet i qartë nga


kuptimi i fjalës së të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e


Allahut qofshin mbi të): “Çdo fëmijë është peng i akikas së tij”.


Dijetarët kanë mospajtim rreth kuptimit të këtij hadithi:


- Disa thonë se: Nëse nuk prehet akika për të dhe vdes si


fëmijë i ndalohet ndërmjetësimi për prindërit e tij.


- Disa kanë thënë se: Akika është shkak për ta shpëtuar fëmiun


nga djalli dhe për ta mbrojtur atë prej tij.


- Apo ndoshta fëmija e humb ndonjë të mirë për shkak të


mangësisë së prindërve në këtë edhe pse ai nuk e ka vepruar


këtë. Sikurse që gjatë marrëdhënieve intime nëse prindërit e


tij e thonë bismil-lahin, djalli nuk e dëmton fëmijën e tyre, e


nëse e lë bismil-lahin fëmija nuk e arrin këtë ruajtje. 2


Së treti: Ndërsa se si e ka sqaruar këtë i Dërguari i Allahut


(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kjo bëhet e qartë në


hadithet vijuese:


1. Selman b. Amir Ed Dabij transmeton se Pejgamberi (paqja dhe


mëshira e Allahut qofshin mbi të):


“Së bashku me foshnjen duhet therrë një akika andaj derdhni për të


gjak dhe ia largoni atij mbeturinat (janë për qëllim t’i qethen flokët


me të cilat ka lindur).” 3


2. Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se


Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):


“I ka urdhëruar të presin për djalin dy dele të barabarta dhe për vajzën


të therrin një dele.” 4


1 Tuhfetul Mevdud: 45-46


2 Shiko Zad El Mead: 2/325 dhe Esh Sherh El Mumti: 7/535.


3 Buhariu me nr: 5154.


4 Transmeton Tirmidhiu me nr: 1513 dhe thotë: Hasen Sahih dhe Ibn Maxhe me nr:


3163 dhe Albani e ka përmendur në ‘Sahih Tirmidhi’ me nr: 1221.


4


3. Umu Kerz transemton se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut


(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për akikan, e ai ka


thënë:


“Për djalin duhet therrë dy dele ndërsa për vajzën një dele dhe nuk


çonë peshë nëse janë meshkuj apo femra.”5


4. Semure b. xhundub transmeton se Pejgamberi (paqja dhe


mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Çdo fëmijë është peng i


akikas së tij. Ajo i therret atij ditën e shtatë, i qethen flokët dhe


emërtohet.” 6


E Allahu e dinë më së miri.


5 Transmeton Tirmidhiu me nr: 1516 dhe ka thënë: Hasen Sahih, Nesaiu me nr: 4217,


Ebu Davudi me nr: 2835 dhe Ibn Maxhe me nr: 3162, pa këtë shtesën e fundit. Shiko:


Sahih Ebi Davud me nr: 2460.


6 Transmeton Tirmidhiu me nr: 1522 dhe ka thënë: Hasen Sahih, Ibn Maxhe me nr:


3165 dhe Albani në Sahih Ibn Maxhe me nr:2563.



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL