TEVESULI (AFRIMI)
Përkufizimi:
Gjuhësisht, fjala teuessul (توسّل ) rrjedh nga fjala uesile (وسيلة ) që në shqip domethënë mënyrë, e cila në thelb nënkupton diçka nëpërmjet së cilës arrijmë ose afrohemi te një gjë.
Fjala tevesul në terminologjinë fetare nënkupton marrjen e shkaqeve të lejuara, që na afrojnë te Allahu Fuqiplotë.
Llojet e tevesulit:
1. Tevesul i ligjësuar (توسّل مشروع ).
2. Tevesul i ndaluar (توسّل ممنوع ).
Tevesuli i ligjësuar:
Tevesuli i ligjësuar është tri llojesh:
1. Tevesuli (afrimi te Allahu) nëpërmjet emrave dhe cilësive të Allahut.
2. Tevesuli që e bën lutësi nëpërmjet ndonjë vepre të mirë që e ka bërë.
3. Tevesuli, afrimi i robit te Allahu nëpërmjet duasë së ndonjë njeriu të mirë, i cili është i gjallë.
Tevesuli i ndaluar:
Çdo tevesul që nuk bën pjesë në ndonjërën nga tri llojet e tevesulit të ligjësuar, të cilat i përmendëm më lart, është i ndaluar. Këtu bëjnë pjesë:
1. Afrimi te Allahu nëpërmjet hakut dhe privilegjit të ndonjë personi.
2. Zotimi që bëhet për të dashurit e Allahut, njerëzit e mirë dhe duaja që u drejtohet atyre.
3. Therja e kurbanit për hir të të dashurve të Allahut dhe adhurimi që bëhet te varret e tyre.
Tevesuli
1. Teberruku (kërkimi i bereqetit) nëpërmjet qenies së Pejgamberit Muhamed dhe
nëpërmjet asaj që shkëputet nga trupi i tij. Ky lloj i teberrukut është i veçantë për kohën
kur ka qenë gjallë Pejgamberi , pra ka qenë i lejuar vetëm në atë kohë.
2. Kërkimi i bereqetit me fjalë dhe vepra të ligjësuara, të cilat kur i bën njeriu ka hajr
dhe bereqet, siç janë leximi i Kuranit, përmendja e Allahut, prania në vende ku mësohet
feja etj.
3. Kërkimi i bereqetit në ato vende që i ka bërë Allahu të bereqetshme, siç janë xhamitë
dhe vendet si Meka, Medina dhe Shami.
Me kërkim të bereqetit në këto vende kemi për qëllim bërjen e veprave të mira dhe
adhurimin e Allahut në to, duke bërë vepra të ligjësuara e jo duke i prekur muret a
shtyllat që gjenden në to.
4. Kërkimi i bereqetit në kohë që i ka veçuar Allahu me vlerë dhe bereqet, sikurse që
janë muaji i ramazanit, dhjetë ditët e muajit dhul-hixhxhe, Nata e Kadrit, pjesa e tretë
e natës etj.
Kërkimi i bereqetit në këto kohë bëhet duke i shtuar punët e hajrit dhe duke e adhuruar
Allahun me vepra të ligjësuara.
Teberruku 2
5. Kërkimi i bereqetit nëpërmjet ushqimeve që i ka bërë Allahu të bereqetshme, siç
janë vaji i ullirit, mjalti, qumështi, fara e zezë dhe uji i zemzemit.
Teberruku i ndaluar:
1. Kërkimi i ndaluar i bereqetit nëpërmjet vendeve ose sendeve:
Shembuj:
a. Prekja dhe fërkimi i mureve të atyre vendeve, bereqeti i të cilave është vërtetuar
sheriatikisht, po ashtu edhe puthja e dritareve dhe shtyllave të atyre vendeve, si dhe
kërkimi i shërimit nëpërmjet dheut të tyre.
b. Kërkimi i bereqetit nëpërmjet varreve të njerëzve të mirë dhe tyrbeve.
c. Kërkimi i bereqetit nëpërmjet vendeve që kanë të bëjnë me ngjarje historike, siç janë
vendi i lindjes së Pejgamberit Muhamed , shpella “Hira”, shpella “Theur” etj.
2. Kërkimi i bereqetit nëpërmjet kohëve:
Bërja e veprave që nuk janë të ligjësuara sipas sheriatit dhe ibadeteve të shpikura në
ato kohë, bereqeti i të cilave është vërtetuar sheriatikisht.
Kërkimi i bereqetit nëpërmjet atyre kohëve, bereqeti i të cilave nuk është vërtetuar
sheriatikisht:
Këtu hyjnë mevludi i Pejgamberit , nata e israsë dhe mi’raxhit, nata e mesit të muajit
shaban dhe po ashtu ditët dhe netët e ngjarjeve historike.
3. Kërkimi i ndaluar i bereqetit nëpërmjet qenieve të njerëzve të mirë dhe gjurmëve
të tyre:
Kërkimi i bereqetit nëpërmjet qenies së ndonjë njeriu është i ndaluar. Kjo ka qenë e
lejuar të bëhet vetëm me qenien e pejgamberit Muhamed gjatë kohës sa ishte gjallë.
Rregulla të rëndësishme lidhur me teberrukun:
1. Teberruku (kërkimi i bereqetit) është ibadet, ndërsa ibadetet, në thelb, janë të
ndaluara, derisa të vijë ndonjë argument që dëshmon se ato janë të ligjësuara.
2. I tërë bereqeti vjen vetëm nga Allahu, Ai është Pronari dhe Ai që e dhuron atë, për
këtë arsye nuk bën të kërkohet bereqeti nga askush tjetër pos Allahut.
Teberruku 3
3. Kërkimi i bereqetit nëpërmjet atyre gjërave, bereqeti i të cilave është vërtetuar
sheriatikisht, u bën mirë vetëm besimtarëve të vërtetë në Allahun dhe në të Dërguarin
e Tij.
4. Kërkimi i bereqetit nëpërmjet atyre gjërave, bereqeti i të cilave është vërtetuar
sheriatikisht, duhet të bëhet në mënyra të ligjësuara dhe të mos shpiken mënyra që
nuk i kanë bërë selefët (të parët tanë të devotshëm).
Teberruku
Zotimi për dikë tjetër pos Allahut 1
ZOTIMI PËR DIKË TJETËR POS ALLAHUT
Përkufizimi:
Fjala zotim në arabisht quhet nedhër ( نذر ) dhe gjuhësisht domethënë detyrim.
Kurse, në terminologjinë fetare zotim domethënë: Kur njeriu, që është i ngarkuar
sheriatikisht, ia bën detyrë vetes kryerjen e një vepre të mirë, që është vullnetare, duke
madhëruar atë për të cilin zotohet.
Zotimi është ibadet për Allahun:
Dije se zotimi është ibadet, i cili duhet t’i kushtohet vetëm Allahut, prandaj kushdo që
ia kushton atë dikujt tjetër pos Allahut bie në shirk të madh. Allahu i Madhërishëm
thotë:
Ata e zbatojnë premtimin.1
Por, nëse zotohet ndokush për dikë tjetër pos Allahut, nuk i lejohet atij njeriu ta
përmbushë atë zotim.
Kur është zotimi shirk?
Zotimi është shirk kur njeriu ia bën vetes detyrë një gjë për hir të dikujt tjetër pos
Allahut, në shenjë madhërimi e afrimi.
Shembuj kur zotimi është shirk:
1. Kur njeriu zotohet duke thënë: “Nëse e shëron Allahu të sëmurin tim, do të flijoj për
varrin e filan-evliasë kaq dele ose kaq pasuri”.
2. Kur thotë: “Nëse më lind ndonjë fëmijë, do të ther kurban për filan-evlianë, te varri
i tij”.
3. Kur thotë: “Zotohem se do t’i flijoj tri bagëti për filan-evlianë ose për filan-xhinin”.
4. Po ashtu zotimi që bëhet për idhuj.
5. Gjithashtu edhe zotimi që bëhet për Diellin ose Hënën.
1 Sureja el-insan, 7.
Zotimi për dikë tjetër pos Allahut 1