Pyetja: Çfarë shpërblimi ka te Allahu gruaja fetare e cila e bën
burrin e saj të lumtur. E donë, e ruan, e përkëdhel dhe sillet me të
sikur të jetë fëmija i saj i vogël, me plot dashuri dhe bën çdo gjë
për ta bërë të lumtur si dhe e respekton në çdo gjë. Edhe ai është
shumë i lumtur me të dhe gjithmonë lutet që Allahu të jetë i
kënaqur ndaj saj. Si dhe cili është shpërblimi i burrit nëse e trajton
gruan e tij njësoj?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ...
E lusim Allahun e lartësuar që t’ua zgjas afërsinë, dashurinë dhe
lumturinë dhe t’i mbush shtëpitë e myslimanëve me atë që e ka
begatuar shtëpinë tuaj prej shoqërimit dhe sjelljes së mirë.
Dhe të përgëzoj – motër muslimane – me përgëzime të shumta
me të cilat na ka lajmëruar Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qoftë mbi të) ku ka shpjeguar shpërblimin e gruas së njëjtë
me atë që e ke përshkruar:
Abdurrahman b. Avfi (Allahu qoftë i kënaqur me të)
transmeton se Pejgamberi (lavdërimi dhe mëshira e Allahut
qofshin mbi të) ka thënë: “Nëse gruaja falë pesë kohët e namazit,
e agjëron Ramazanin, e ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj,
i thuhet: Hyn nga cilado derë e xhenetit që dëshiron.”1
Enes b. Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se
Pejgamberi (lavdërimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka
thënë: “A doni t’ju tregoj për burrat e juaj në xhenet? I thanë: Po, o
i Dërguar i Allahut. Ai tha: Pejgamberi hynë në xhenet, besniku
hynë në xhenet, njeriu i cili e viziton shokun e tij në anën e
skajshme të vendit vetëm për hirë të Allahut, është në xhenet. A
t’ju tregoj për gratë tuaja në xhenet: I thamë: Po, o i Dërguar i
Allahut? Ai tha: Gruaja e afërt dhe që lind shumë, e cila kur të
1 E transmeton Ahmedi (1/191) dhe recenzuesit e Musnedit thonë se është: Hasen li
gajrihi. Dhe Shejh Albani e ka konsideruar hasen në librin e tij: “Sahihut Tergibi vet-
Terhib” me nr: 1932.
3
hidhërohet apo t’i bëhet keq, apo hidhërohet burri i saj thotë: Ja
kjo është dora ime mbi dorën tënde, nuk do të flej përderisa të jesh
i kënaqur me mua.”2
Husajn b. Mihsan (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton
nga halla e tij: “Se ajo kishte shkuar te Pejgamberi (lavdërimi dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi të) për një nevojë dhe pasi i
ndihmoi ta kryente, i th asaj: A ke burrë? Ajo i tha: Po. Ai i tha: Si
sillesh ti me të? Ajo tha: I shërbej vazhdimisht përveç nëse nuk
kam mundësi ta bëj atë? Ai tha: Ke kujdes si sillesh me të sepse ai
është xheneti dhe xhehnemi për ty.”3
Munavi në librin e tij “Fejdul kadir” 3/60 thotë: “D.m.th. Ai
është shkak i hyrjes tënde në xhenet me pëlqimin e tij ndaj teje dhe shkak i
hyrjes tënde në xhehnem me hidhërimin e tij ndaj teje kështu që sillu mirë me
të dhe mos e kundërshto urdhrin e tij nëse nuk është mëkat.”
Ndërsa përgëzimi i cili ka ardhur për burrin i cili e trajton gruan
me mirësi ndaj gruas së tij është se Pejgamberi (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka dëshmuar për të se e ka
imanin e plotë i cili e obligon hyrjen në xhenet dhe se ka përparësi
ndaj njerëzve tjerë.
Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i
Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe mëshira e Allahut qofshin
mbi të) ka thënë: “Besimin më të plotë mes besimtarëve e ka ai që
ka moralin më të mirë dhe më të mirët prej jush janë ata që janë
më të mirët ndaj grave të tyre për nga morali.”4
E Allahu e dinë më së miri
2 E transmeton Taberaniu në librin e tij “El Evsat” 2/206 gjithashtu është
transmetuar edhe nga një grup sahabësh tjerë për këtë Shejh Albani e konsideron
Hasen në librin e tij “Es Silsiletus Sahiha” me nr: 3380 dhe në “Sahihut Tergib” me nr:
1942.
3 E transmeton Ahmedi 4/341 dhe recensuesit e “Musnedit” kanë thënë: Zinxhiri i
transmetimit mund të konsiderohet hasen. E Mundhiriu thotë: Zinxhiri i
transmetimit është xhejjid. Hadithin e ka konsideruar të saktë Hakimi në
“Mustedrek” 6/383 dhe Albani në “Sahihut Tergib” me nr: 1933.
4 E transmeton Tirmidhiu me nr: 1162 dhe ka thënë hadithi është: Hasen Sahih.
Shejh Albani e konsideron të saktë në librin e tij “Sahihut Tirmidhi”.