Pyetja: Të gjithë ne kemi dëgjuar për atë që vepruan
perëndimorët kur përqeshën Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sellem)
dhe u tallën me të, por cili duhet të jetë qëndrimi ynë për
këtë? Dhe si ta mbrojmë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem)?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut të lartësuar ..
Së pari: Jemi ndjerë të ofenduar sikur që është ndjerë çdo
mysliman xheloz për fenë e tij, për atë që kanë vepruar këta
mendjelehtë dhe kriminelë prej përqeshjes me pejgamberin tonë,
Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Ai është njeriu më i
mirë që ka ecur mbi sipërfaqen e tokës, zotëria i të parëve dhe i të
pasmëve, lavdërimet dhe mëshira e Zotit tim qofshin mbi të.
Kjo paturpësi nuk është e çuditshme të ndodhë prej tyre, sepse
kjo pritet nga ata.
Ky krim i shëmtuar – edhe pse i çan zemrat e tona nga mërzia
dhe i mbush me mllef dhe hidhërim dhe ngjall dëshirën të flijojmë
për të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) veten tonë
– megjithëkëtë është një përgëzim për shkatërrimin e tyre dhe
afërsinë e fundosjes së shtetit të tyre. Allahu i lartësuar thotë: “S'ka
dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,” (El Hixhr: 95)
E Allahu i mjafton Pejgamberit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sellem)
përballë përqeshësve kriminelë. Allahu i lartësuar thotë: “E
s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.” (El Kevther: 3) D.m.th. I
përbuzur, i shëmtuar dhe i privuar nga çdo e mirë.
“Myslimanët kur rrethonin banorët e ndonjë kalaje dhe iu vinte vështirë
hapja e saj, e më pas i dëgjonin duke cenuar nderin e Pejgamberit (sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem) dhe duke e ofenduar atë, e përgëzonin njëri tjetrin për afërsinë
e ditës së fitores. Dhe me të vërtetë, nuk kalonte kohë e gjatë dhe Allahu i
lartësuar ua sillte fitoren prej Tij në shenjë hakmarrjeje për të Dërguarin e Tij
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).” (Es Sarimul Meslul: fq. 116 – 117)
3
Dëshmitë nga historia janë të shumta për shkatërrimin dhe
turpërimin e atyre që janë tallur me pejgamberin Muhamed (sallAllahu
alejhi ue sel-lem).
Athua pse kanë urrejtje këta ndaj zotërisë së njerëzimit
Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?
E urryen për shkak se ka thirrur në monoteizëm – njësimin e
Allahut, e ata nuk besojnë në monoteizëm.
Kanë urrejtje ndaj tij për shkak se ka madhëruar Zotin e tij –
qoftë i lartësuar - dhe e ka pastruar nga gënjeshtrat e këtyre
shpifësve. E ata i mveshin Atij grua dhe fëmijë.
E urryen për shkak se kishte thirrur në normat e larta të moralit
dhe lënien e moraleve të këqija. Ai thirri në virtyte dhe
parandalimin e çdo të shëmtuare. Ndërsa ata dëshirojnë kaos
moral dhe liri seksuale të tejskajshme.
Dëshirojnë të zhyten në moçalet e epsheve dhe shthurje morale?
Dhe ata e kanë realizuar atë që e kanë dëshiruar!
E urryen atë sepse është i Dërguar i Allahut!! Por, Allahu i
lartësuar është Ai që e zgjodhi atë mes njerëzve dhe e veçoi me
mesazhin dhe shpalljen e Tij.
Argumentet për profetësinë e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
janë më shumë se sa mund të përkufizohen.
A nuk kanë dëgjuar për ndodhinë e ndarjes së hënës në dy pjesë?
A nuk kanë dëgjuar për rrjedhjen e ujit prej gishtave të tij (sallAllahu
alejhi ue sel-lem) sa e sa herë?
A nuk kanë dëgjuar për argumentin e tij më të madh e që është
Kurani Fisnik, fjala e Zotit të botëve. Të cilin Allahu e ka ruajtur
dhe nuk kanë pas mundësi devijuesit dhe keqdashësit të zgjasin
duart e tyre për ta ndryshuar atë. Ndërsa librat e tyre të cilat iu
zbritën Pejgamberëve të tyre i kanë devijuar në masë të madhe.
Allahu i lartësuar thotë: “Është shkatërrim për ata që me duart e
4
veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej Allahut!, e për
të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për
ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo
çka fitojnë.” (El Bekare: 79)
Bile ndër argumentet më të mëdha për vërtetësinë e
Pejgamberit tonë Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është
ekzistimi i fesë së tij tërë këta shekuj të gjatë, e triumfuar dhe e
ndihmuar. Kauza e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) gjatë
jetë së tij vetëm sa forcohej dhe ngritej mbi armiqtë e tij. Urtësia e
Allahut të lartësuar refuzon t’i mundësojë një gënjeshtari ndaj Tij
dhe fesë së Tij që për një kohë kaq të gjatë të mbizotërojë në tokë.
Bile në librat e tyre, të cilat i kanë fshehur dijetarët e tyre apo i
kanë devijuar, shënon se një gënjeshtar – profet i rremë nuk ka
mundësi të mbisundojë vetëm se tridhjetë vjet apo ngjashëm me
to, e pastaj çështja e tij humbet.
“Sikurse që është përmendur për një nga mbretërit e tyre i cili e solli një
njeri nga feja e tyre (e krishterë) i cili e ofendonte Pejgamberin (sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem) dhe e akuzonte për gënjeshtër. Mbreti i mblodhi dijetarët e
fesë së tij dhe i pyeti ata? Për sa kohë mbijeton një profet i rremë? Ata i
thanë: Kaq dhe kaq, tridhjetë vjet apo të ngjashme me këtë. Atëherë, mbreti
tha: Ja kjo është feja e Muhamedit ka zgjatur më tepër se pesëqind vite apo
gjashtëqind vite (d.m.th. gjer në ditët e sundimit të këtij mbreti) dhe është
triumfuese, e pranuar dhe e pasuar. Si ka mundësi të jetë ai profet i rremë? E
pastaj ia hoqi këtij njeriu kokën!!” 1
A nuk e dinë se shumë prej njerëzve të urtë, mbretërve dhe
dijetarëve të tyre kur iu ka arritur thirrja islame e pastër dhe
kthjellët nuk kanë mundur vetëm se të pohojnë për vërtetësinë
e kësaj feje dhe e kanë lavdëruar Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem). E shumë prej tyre edhe e kanë shpallë përqafimin e
fesë së tij.
Mbreti i Etiopisë – Nexhashiu e ka pohuar këtë dhe e ka
përqafuar Islamin.
1 Në librin “Sherh El Akidetul Asfehanijjeh” të Shejhul islam Ibn Tejmijes.
5
Kur Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ia dërgoi
mesazhin Herakliut - mbretit të Romakëve - ku e thirri atë ta
përqafonte Islamin, Herakliu pohoi vërtetësinë e shpalljes së tij dhe
deshi ta shpallë Islamin e tij dhe shpresoi të shkonte te Pejgamberi
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe të ishte shërbëtor i tij. Por, ai u
frikësua për veten e tij nga bashkë fetarët e tij dhe qëndroi në kufër
dhe vdiq si jomysliman.
Vazhdimisht edhe shumë shkencëtarë bashkëkohorë nga ata e
publikojnë këtë:
1. Majkëll Hart në librin e tij “100 të përjetshmit” fq:13. Pasi që e
ka vendosur në krye të 100 – ve pejgamberin tonë - Muhamedin
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “E kam zgjedhur Muhamedin
në krye të kësaj liste ... ngase Muhamedi është njeriu i vetëm në
histori që ka arritur sukses të plotë si në aspektin fetar ashtu edhe
në atë jetësor.”
2. Bernard Sho, shkencëtari anglez. Ai ka një libër të titulluar
Muhamedi. Pushteti britanik e ka djegur këtë libër, në të thotë:
“Bota më së shumti ka nevojë për një njeri që mendon sikurse
Muhamedi. Kisha mesjetare, si rezultat i injorancës apo fanatizmit,
i kanë përshkruar fesë së Muhamedit një pamje të errët. E
llogaritnin atë armik të krishterimit por, unë kam lexuar rreth
çështjes së këtij njeriu dhe e kam hasur si një çudi mahnitëse. Kam
arritur në përfundim se nuk ka qenë armik i krishterimit,
përkundrazi duhet të quhet si shpëtimtar i njerëzimit. Sipas
mendimit tim po ta merrte sundimin e botës sot në duart e tij do të
kishte sukses në zgjidhjen e problemeve tona në atë formë që do të
garantonte paqen dhe lumturinë të cilën e synojnë njerëzit.”
3. Annie Besant thotë: “Është e pamundur për çdo person që e
studion jetën dhe personalitetin e profetit të arabëve, të madh dhe
e dinë se si ka jetuar ky njeri dhe si i ka mësuar njerëzit, e të mos
ndjejë respekt për këtë profet të madh, një nga të dërguarit e
mëdhenj të Allahut.”
6
4. Shabrak, shkencëtari austriak. “Njerëzimi lavdërohet që atij i
përket një njeri sikurse Muhamedi, i cili edhe përkundër që ishte
analfabet arriti që para më shumë se dhjetë shekujve të vinte me
një legjislacion, që ne evropianët do ishim më të lumturit nëse e
arrijmë majën e tij.”
5. Dr. Zwemer, orientalist kanadez. “Vërtet Muhamedi ishte një
reformator i respektuar, elokuent dhe i qartë, i guximshëm dhe
trim si dhe mendimtar i madh. Neve nuk na lejohet t’i mveshim
atij diçka që bie në kundërshtim me këto atribute. Dhe ja para nesh
kemi Kuranin me të cilin është dërguar dhe historinë e tij që
dëshmojnë për vërtetësinë e këtij pretendimi.”
6. Filozofi anglez Tomas Karlil, i cili e mori çmimin nobel, thotë
në librin e tij “Heronjtë”: “Është bërë turpi më i madh për secilin
person që flet në këtë shekull t’i bindet asaj që thuhet se feja
Islame është gënjeshtër dhe se Muhamedi është mashtrues dhe
falsifikues.
E kemi vërejtur se gjatë gjithë jetës së tij ka pas parime të larta,
vendosmëri të sinqertë, fisnik dhe i mirë, i butë, i çiltër, i
virtytshëm, i lirë, burrë, shumë i vendosur, i sinqertë megjithëkëtë
ai ishte i sjellshëm, me karakter të butë, gjithmonë i buzëqeshur
dhe fytyrë hapur, i lavdëruar në mesin e shokëve të tij dhe i ëmbël
gjatë shoqërimit të tij e ndoshta ndonjëherë edhe lozte dhe bënte
shaka.
Ishte i drejtë, fisnik në qëllimin e tij, mendjemprehtë,
zemërgjerë, i mençur, i kthjellët, sikurse para tij të kishte fanarë që
ndriçojnë çdo natë të errët, i mbushur përplot dritë, njeri
madhështor për nga natyrshmëria e tij. Atë nuk e arsimoi ndonjë
shkollë e as nuk e edukoi ndonjë mësues bile ai as që kishte nevojë
për diç të tillë.”
7. Gote, letrari gjerman, thotë: “Ne evropianët me tërë
botëkuptimet tona nuk kemi arritur ende aty ku ka arritur
Muhamedi. Atij nuk do të mund t’ia kalon askush. Kam kërkuar në
histori për një shembull të lartë të njeriut dhe kam gjetur atë në
profetin Muhamed. Kësisoj patjetër u desh të triumfonte e vërteta
dhe të ngjitej lart sikurse që pati sukses Muhamedi i cili e nënshtroi
7
tërë botën me fjalën e Tevhidit (njëshmërisë së Allahut të
lartësuar.”
E nëse e vërteta është kështu, atëherë është obligim i tërë botës
– dhe nuk kanë rrugëdalje nga kjo – që respekti ndaj Muhamedit
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mes njerëzve të jetë më i larti dhe
vlerësimi i tij të jetë mbi çdo vlerësim tjetër. Duhet që e gjithë bota
të besoj në mesazhin e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
dhe se ai është vula e profetëve të ndershëm.
Ne e shfrytëzojmë këtë rast për t’i thirrur këta në Islam, ngase
atë që e kanë vepruar me duart e tyre nuk e fshinë asgjë tjetër pos
Islamit. E nëse tregohen kokëfortë, mendjemëdhenj dhe
ngulmojnë të këtë gjendje, le ta përgëzojnë njëri tjetrin me dënimin
e zjarrit ku do të jenë të përjetshëm në të. Allahu i lartësuar thotë:
“Sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka
bërë haram) atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk
ka ndihmës.” (El Maide: 72) Dhe thotë: “E, kush kërkon fe tjetër
përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën
tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran: 85)
Si dhe Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Pasha
atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit, nuk dëgjon për mua
askush prej këtij populli - qoftë jehudi apo i krishterë - e pastaj vdes
dhe nuk i beson asaj me të cilën jam i dërguar, e që të mos jetë prej
banorëve të zjarrit.” (Muslimi me nr: 153)
Së dyti: Allahu i lartësuar është i urtë dhe nuk përcakton diçka
që është keq në tërësi por, patjetër duhet të ketë në të dobi për
robërit e Tij besimtarë, sado që u duket njerëzve se ajo është e
keqe. Të vërtetën e ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sellem)
i cili thotë: “Është çudi me çështjen e besimtarit, vërtetë çështja
e tij është e tëra për të e mirë dhe kjo nuk i përket askujt tjetër vetëm
se besimtarit. Nëse i ndodhë një e mirë që e gëzon, ai falënderon për të
dhe kjo është mirë për të. E nëse e godet ndonjë fatkeqësi, ai duron
dhe kjo është e mirë për të.” (Muslimi me nr: 2999)
Në ndodhinë e “Shpifjes” - e cila është e njohur – Allahu i
lartësuar thotë: “S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup
prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo
8
do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas
pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të
shpifjes) i takon dënim i madh.” (En Nur: 11)
Këto janë disa nga të mirat të cilat rrjedhin si pasojë nga ky
krim mëkatar:
1. Shfaqja e asaj që fshehin në zemrat e tyre prej mërisë dhe
urrejtjes ndaj myslimanëve te këta kriminelë edhe pse paraqiten në
shumë raste se janë paqësorë. Allahu i lartësuar thotë: “Urrejtja
kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjokset tyre,
është edhe më e madhe.” (Ali Imran: 118)
2. Zbulimi i falsifikimit të perëndimit në standardet e tij. Me
njërën anë argumentohen me lirinë e të menduarit, e çdo i mençur
e dinë se liria e pretenduar e të menduarit duhet të ndalet me
rastin e cenimit të nderit të tjerëve dhe akuzimit të tyre. Ata janë
gënjeshtarë në pretendimin e tyre rreth lirisë menduarit, sepse të
gjithë ne na kujtohet se kur para pak vitesh kur një qeveri në
vendis e saj i theu idhujt dhe putat, e kanë ngritur në këmbë tërë
botën.!! Ku ishte liria e pretenduar e të menduarit?! Pse nuk e
llogaritën edhe këtë prej lirisë së menduarit.?!
3. Në këtë ngjarje është bërë e qartë kotësia e asaj që thirrin në të
disa properëndimor në mesin tonë: “Mos i thoni jo myslimanëve
‘Kuffar’ (pabesimtarë) por, thoni: ‘Të tjerët’ ashtu që të mos e
ndizni zjarrin e luftës mes neve dhe atyre.” Veni re! Le ta dinë të
gjithë se kush e urren tjetrin dhe nuk e respekton shenjtërinë e tij
dhe i shpall luftë kurdo që i jepet shansi.
4. Kotësia e pretendimit të tyre me të cilin e kanë mbushur botën
rreth “Dialogut të civilizimeve” i cili ngritët mbi respektin e tjetrit
dhe mos armiqësimin e tij!! Çfarë dialogu dëshirojnë? Çfarë
respekti e pretendojnë? Ata dëshirojnë t’i respektojmë, t’i
nderojmë dhe t’i madhërojmë bile edhe t’iu përkulemi në ruku dhe
sexhde, ndërsa ata nuk shtojnë për çdo ditë vetëm se përqeshje,
përbuzje dhe mizori.!!!
9
5. Ndezja e gacës së imanit – besimit në zemrat e myslimanëve. E
kemi parë reagimin e myslimanëve që tregon për ngulitjen e
besimit në zemrat e tyre dhe sa ata e duan Pejgamberin (sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem). Sa që edhe dikush që ka mangësi në kryerjen e
disa obligimeve fetare është ngritur në mbrojtje të Pejgamberit
tonë fisnik (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
6. Bashkimi i radhëve të myslimanëve. Kemi parë – dhe e
falënderojmë Allahun – solidaritetin e myslimanëve dhe
përqafimin e një qëndrimi të vetëm, me gjithë ndryshimin në
gjuhët apo vendet e tyre.
7. Dalja në pah e unitetit të perëndimit kundër Islamit. Vetëm sa
ka kërkuar ndihmë ai shtet nga Unioni i tyre kur menjëherë janë
rreshtuar të gjithë në krah të tij dhe kriminelët kanë motivuar njëri
tjetrin t’i publikojnë këto foto në gazetat e tyre, në mënyrë që t’ua
bëjnë të qartë myslimanëve se të gjithë janë në një hendek dhe që
të mos kemi mundësi të përballemi me të gjithë.
8. Kujdesi i disa myslimanëve për t’i thirrur këta në Islam dhe
sqarimin e pamjes të ndritshme dhe reale të kësaj feje. I kemi parë
myslimanët se si garonin të botonin libra në gjuhët e këtyre ashtu
që të heqim perden nga sytë e tyre e ndoshta shohin të vërtetën.
9. Dalja në shesh e suksesit të bojkotit të cilin e ndërmorën
myslimanët ndaj prodhimeve të atyre që u sillën armiqësisht ndaj
Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Shteti i tyre nuk lëvizi
nga qëndrimi i tij edhe pas kërkesave zyrtare dhe politike edhe pse
u drejtuan nga nivelet më të larta. Por, nuk kaluan vetëm disa ditë
nga bojkoti e që të mos ngutej gazeta mëkatare dhe kryeredaktori i
saj e të kërkonin falje dhe të ndryshonin metodën e kontakteve
dhe t’i zbusnin ato deri diku me myslimanët.
E me këtë u shfaq një armë e re e myslimanëve e që mund ta
përdorin kundër armiqve të tyre dhe t’i dëmtojnë ata.
10. Dërgimi i mesazhit të qartë perëndimit se ne – myslimanët –
nuk pajtohemi assesi të cenohet feja jonë dhe të ofendohet apo të
cenohet nderi i të Dërguarit tonë (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),
sepse të gjithë ne flijohemi për të.
Duhet ta dinë se babai dhe gjyshi im si dhe nderi im janë të
flijuar për mbrojtjen e nderit të Muhamedit nga ju.
10
Së treti: Roli ynë në tërë këtë është:
1. E kemi obligim t’i denoncojmë këto akte me ashpërsi. Secili me
atë që ka mundësi, qoftë nëpërmjet dërgimit të një letre apo
artikulli, apo thirrje telefonike drejtuar qeverisë, ministrisë së
punëve të jashtme dhe gazetave të tyre.
2. Kërkimi nga këta që të kërkojnë falje seriozisht dhe qartë dhe jo
përmes mashtrimit dhe arsyetimit të krimit të cilin e quajnë
arsyetim. Nuk dëshirojmë kërkim faljeje nga nënçmimi i
myslimanëve por, dëshirojmë pohim të gabimit dhe kërkim faljeje
për këtë gabim.
3. Të kërkohet nga ata t’i dënojnë kriminelët për krimin e tyre.
4. Të kërkohet nga ata që qeveritë e tyre të ndalen së armiqësuari
Islamin dhe myslimanët.
5. Përkthimi i librave që i thërrasin këta në Islam, në gjuhën e tyre.
Librat të cilat i njoftojnë me Islamin dhe profetin e Islamit si
publikimin e jetëpërshkrimit të tij të bukur.
6. Marrja me qira e disa orëve nëpër televizione dhe radio përmes
të cilat e mbrojmë Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe e
mbështesim atë. Në të thirren për mysafirë njerëz të aftë dhe të
dijshëm dhe të cilët dinë se si t’i drejtohen bindshëm logjikës së
perëndimorëve. E falënderojmë Allahun se numri i tyre është i
madh.
7. Shkrimi i artikujve të fortë dhe të punuar mirë që të publikohen
në revistat, gazetat dhe ueb faqet në gjuhë të ndryshme.
8. Për sa i përket bojkotit së prodhimeve të tyre, nëse ky bojkot ka
ndikim te ta – dhe kjo është realitet -, atëherë pse të mos e
përdorim atë dhe të kërkojmë si zëvendësim firma të cilat i
posedojnë myslimanët.
9. Të përballurit me këtë ekspeditë të ashpër e cila cenon Islamin
dhe Pejgamberin e tij, duke e treguar mirësinë e Islamit dhe
pajtueshmërinë e tij me logjikën e drejtë dhe duke iu kundërvënë
me fakte dyshimeve të kriminelëve.
10. Të kapurit për synetin dhe pasimi i udhëzimit të Pejgamberit
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në çdo gjë dhe durimi gjatë sprovave.
11
Allahu i lartësuar thotë: “Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe
ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të t'u dëmtojë aspak.” (Ali
Imran: 120)
11. Kujdesi për t’i thirrur këta në Islam, ngase ne edhe pse i
shikojmë këta me syrin e hidhërimit, urrejtjes dhe mllefit,
megjithatë në anën tjetër gjithashtu i shikojmë me mall, ngase ata
së shpejti do të vdesin dhe do të jenë prej banorëve të zjarrit nëse
vdesin në gjendjen e tyre. Për këtë i thërrasim në Islam dhe
shpëtim nga mëshira dhe dhembshuria që e ndjejmë për ta.
E lusim Allahun e lartësuar ta ngritë lartë fenë e vet, t’i ndihmon
miqtë e Tij dhe t’i përbuzë armiqtë e Tij. “Allahu është mbizotërues
i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e
çështjeve).” (Jusuf:21), e lavdërimi dhe mëshira qofshin për
Pejgamberin Muhamed.
Allahu e dinë më së miri.