Artikuj




Përqendrimi në namaz


Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili na ka urdhëruar t’i


kërkojmë ndihmë me durim dhe namaz për vështirësitë e ndryshme.


Gjithashtu, na ka treguar se kjo është një çështje shumë e madhe vetëm


për të devotshmit (ata që e kanë frikë Allahun). I ka cilësuar Allahu


besimtarët me cilësinë e të përqendruarit në namaz, si dhe e bëri këtë


cilësinë kryesore të tyre. Allahu thotë në suren Muminun ajeti 1-2: “Me të


vërtetë, kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët në namazin e tyre janë të


përqendruar (të frikësuar)”. E falënderoj dhe e madhëroj Atë me më të


lartin dhe me më të mirin madhërim. Dëshmoj se nuk e meriton askush


tjetër me të drejtë adhurimin veç Allahut, i cili është i Vetëm dhe nuk


nevojë për ortak. Dëshmoj se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)


është njeri, i dërguar, ftues për në kënaqësinë e Allahut. Paqja, mëshira


dhe begatia e Allahut qoftë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë ata


që ndjekin rrugën e tij deri ne Ditën e fundit.


O ju njerëz! Kini frikë Allahun dhe dijeni se përqendrimi në namaz


është ai që e lartëson dhe e bën atë të vlefshëm. Allahu i ka cilësuar


profetët dhe njerëzit e Tij vepër mirë duke thënë për ta në Kuran: “...Ata


përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u


frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh”. (Enbija,90) Po kështu dhe në suren


Fatir ajeti 28, thuhet: “Dijetarët janë ata të cilët i frikësohen më tepër


Allahut nga robërit e Tij.” Si dhe në suren Isra ajeti 107-109: “...atyre të


cilëve u është dhënë dijeni para tij, kur u lexohet atyre, ata bien me fytyrë


duke bërë sexhde. Dhe thonë: ‘I Lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit


tonë është i realizuar, dhe duke qarë bien me fytyra ( kur e dëgjojnë


Kuranin) dhe ai ua shton edhe më tepër devotshmërinë (khushunë).”


Baza e të përqendruarit është butësia e zemrës, qetësia dhe modestia e


saj. Nëse përqendrohet zemra, menjëherë përqendrohen dhe gjymtyrët e


gjithë trupit, sikurse thotë dhe hadithi i Muhamedit (alejhi selam): “Me të


vërtetë, në trupin e njeriut është një copë mishi, nëse rregullohet ajo, atëherë


është i rregullt i gjithë trupi, e ajo është zemra.” (Buhariu dhe Muslimi)


Nëse dikush e ka përqendrimin vetëm në gjymtyrë e jo dhe në zemër, ky


është përqendrim hipokrizie.


3


Një ditë Umeri pa një djalë i cili e mbante kokën ulur dhe i tha: “O ti,


ngrije kokën, sepse frika (khushja) nuk tregohet me uljen e kokës dhe se


ky veprim nuk ia shton përqendrimin zemrës, por frika e cila arrin në


zemër është vetëm ajo e cila arrihet me njohjen e madhështisë së Allahut.


Kush e njeh Allahun më shumë i frikësohet më tepër Atij.” Ndër shkaqet


kryesore për të arritur frika në zemër është të thelluarit në të kuptuarit e


fjalëve të Allahut (Kuranin). Allahu i Lartësuar thotë në suren Hashër,


ajeti 21: “Sikur Ne ta zbrisnim këtë Kuran në ndonjë kodër do ta shihje atë të


strukur e të çarë nga frika e Allahut.”


Allahu i Lartësuar i ka cilësuar besimtarët e librave të mëparshëm me


fjalën, të frikësuar, të përqendruar kur i dëgjonin ajetet e Kuranit. Këtë e


vërteton fjala e Allahut në suren Isra ajetet 107-109, ku thuhet: “...atyre të


cilëve u është dhënë dijeni para tij, kur u lexohet, ata bien me fytyrë duke


bërë sexhde. Dhe thonë: ‘I Lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë


është realizuar, dhe duke qarë bien me fytyra ( kur e dëgjojnë Kuranin) dhe


ai ua shton dhe më tepër devotshmërine (khushunë).” Allahu i ka qortuar


ata që i kanë zemrat e tyre të ngurta ndaj ajeteve të Kuranit. Allahu thotë


në suren Hadid ajeti 16: “A nuk është koha që zemrat e atyre të cilët besuan


të zbuten me përkujtimin e Allahut dhe me atë të vërtetë që zbriti, e të mos


bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e


tyre u shtangen, e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” Si dhe ajeti 22 në


suren Zumer: “...Të mjerët ata që i kanë zemrat e tyre të ngurta nga


përkujtimi i Allahut, ata janë në një hubmje të qartë”.


Profeti (alejhi selam) i kërkonte mbrojtje Allahut prej zemrës e cila


nuk frikësohet. Transmeton Muslimi se i dërguari (alejhi selam) ka bërë


këtë dua: “O Allah, unë të kërkoj mbrojtje nga dija e cila nuk ka dobi prej


saj, nga zemra e cila nuk frikësohet, nga vetja e cila nuk ka të ngopur dhe


nga duaja e papranueshme!”


Allahu i Lartësuar i ka obliguar robërit e Tij me obligime ku të shfaqet


përqendrimi i zemrës dhe i gjymtyrëve. Ndër më të mëdhatë e këtyre


është namazi. Prandaj dhe i ka lavdëruar ata të cilët në namazin e tyre


janë të përqendruar duke thënë: “Me të vërtetë, kanë shpëtuar besimtarët,


ata të cilët në namazin e tyre janë të përqendruar.” (Muminun,1-2) Thotë


Muxhahidi, një komentues i Kuranit nga tabiinët: “Kur ndonjeri nga


dijetarët çohej për të falur namazin, kishte frikë prej Allahut të çonte


4


shikimin në diçka, të kthente kokën, të luante me guralecë apo të


mendonte në diçka nga çështjet e dynjasë, vetëm se në harresë, deri sa të


ishte në namaz.”


Muslimi vërteton një hadith nga Othmani se i dërguari (alejhi selam)


ka thënë: “Nuk ka ndonjë mysliman që kur vjen koha e namazeve farze, e


merr abdesin në mënyrën më të mirë, e shton përqendrimin (khushunë), e


përmirëson rukunë, vetëm se Allahu ia fal të gjitha përveç gjynaheve të


mëdha, e kjo është e gjithë koha (periudha e shkruar).”


O robërit e Allahut!


Përqendrimi në namaz ka disa shkaqe, prej të cilave më kryesoret


janë:


 Përkujtimi i madhështisë së Allahut para të Cilit po qëndron,


përkujtimi se Allahu është afër robit të Tij, e sheh dhe e dëgjon atë,


di se ç’ka në zemrën dhe ndërgjegjen e tij, si dhe turpërimi nga Zoti i


Tij.


 Shkaqe të tjera që ndikojnë në përqendrimin në namaz është dhe


vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën dhe vendosja e të dyjave


mbi gjoks në shenjë nënshtrimi përpara Allahut të Madhëruar. Kur


është pyetur Imam Ahmedi për këtë veprim u përgjigj se kjo paraqet


nënshtrimin para Krijuesit të Madhëruar.


 Prej shkaqeve të përqendrimit në namaz është dhe eliminimi i


lëvizjeve që s’janë pjesë e namazit. Një nga besimtarët e mëparshëm


kur shikonte dikë që i lëvizte duart e tij jashtë lëvizjeve të duhura i


tha: “Sikur të ishte e përqendruar zemra jote do të ishin të


përqendruara dhe gjymtyrët e tua.” Këtë fjalë e kishte dëgjuar nga i


Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Ka disa njerëz që


kur falen i lëvizin së tepërmi këmbët, duart apo fërkojnë hundët, sa


që shqetësojnë edhe të tjerët, e kjo tregon për jopërqendrim në


namaz.


 Gjithashtu, nga shkaqet e përqendrimit në namaz është dhe


prezantimi i zemrës në të dhe moszënia e saj me çështjet e dynjasë


5


dhe problemet e saj. Pra qëndrimi përpara Allahut me zemër të


frikësuar dhe të larguar nga diçka jashtë namazit. Largimi i


vëmendjes nga namazi është i ndaluar.


Shpërqendrimi nga namazi, sipas dijetarëve është dy llojesh:


1. Shpërqendrimi i zemrës nga Allahu duke e zënë atë me punët e


dynjasë, duke mos e përqendruar atë në Allahun e Madhëruar.


Transmeton Muslimi në librin e saktë të tij një hadith nga Muhamedi


(alejhi selam) ku flitet për mirësinë e abdesit: “... e nëse ai falet, e


falënderon Allahun, e nderon dhe e madhëron Atë me atë që Ai e meriton,


pastaj e largon zemrën e tij nga çdo gjë tjetër, pastrohet nga gjynahet


sikurse ka qenë në ditën kur e ka lindur nëna.”


2. Shpërqendrimi duke e hedhur shikimin majtas ose djathtas duke e


ditur se mbajtja e shikimit në vendin e sexhdes ndikon për përqendrimin


në namaz dhe për mos shkëputjen e vëmendjes tek objektet që na


rrethojnë.


Muslimi transmeton se Aishja e pyeti të dërguari (sal-lAllahu alejhi ue


sel-lem) se ç’është shpërqendrimi nga namazi, ai iu përgjigj:


“Shpërqendrimi është vjedhje me të cilën shejtani mundohet t’ia pakësojë


sevapet njeriut.”


Ahmedi dhe Tirmidhiu transmetojnë një hadith nga Harith el Esharij


nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ai ka thënë:


“Allahu e udhëzoi Jahjan, të birin e Zekerijas me pesë fjalë që të punonte me


to dhe të urdhëronte beni israilët që të punonin me to, përmendi prej tyre:


Allahu ju urdhëron të falni namazin, sepse me të vërtet, Allahu vazhdon ta


mbajë shikimin në fytyrën e robit të Tij, derisa njeriu të mos shpërqendrohet


nga namazi, prandaj kur të faleni mos e largoni vëmendjen prej tij.”


Ahmedi transmeton nga Ebu Dherri se i dërguari (sal-lAllahu alejhi ue


sel-lem) ka thënë: “Allahu vazhdon të qëndrojë përball robit të Tij kur është


në namaz, deri sa të mos shpërqendrohet nga namazi, e nëse e largon


vëmendjen prej tij, atëhereë edhe Allahu e largon shikimin nga robi i Tij.”


6


O robër të Allahut!


Me të vërtetë, namazi me të gjithë pjesët përbërëse të tij, si: qëndrimi


në këmbë, në sexhde, dhikri që bëhet në këto pozicione është nështrim


ndaj Allahut të Madhëruar.” Në suren Bekare ajeti 238, thuhet: “... dhe


ndaj Allahut të jeni respektues (në namaze)”. Si dhe ajetin 43, po në suren


Bekare: “... dhe bini në ruku (përkuluni) me ata që e bëjnë rukunë”. Sepse


me te vërtetë rukuja (përkulja) është bindje ndaj Allahut dhe nënshtrim


para Tij me gjithë trupin. Prandaj dhe mendjemëdhenjtë refuzuan t’i


përkulen Allahut të Madhëruar për këtë arsye iu tërhoq vëmendja duke u


thënë: “Dhe kur u thuhej atyre: ‘Përkuluni!’, ata nuk përkuleshin. Atë ditë


është mjerim për ata që përgënjeshtruan.” Po kështu dhe sexhdja është një


prezantim më i madh i nënshtrimit që robi i bën Zotit të tij. Kur njeriu


vendos pjesët e tij më të nderuara në tokë, duke e nënshtruar dhe zemrën


e tij për Allahun e Lartësuar në shenjë modestie dhe frike ndaj krijuesit të


tij. Një veprim i tillë e bën besimtarin të jetë më afër Zotit të tij, siç ka


thënë dhe i dërguari (alejhi selam): “Me të vërtetë, njeriu është më afër


Zotit të tij kur është në sexhde.” Allahu i Lartësuar ka thënë të Dërguarit


(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “... vazhdo me sexhde dhe afrohu Zotit tënd!”


Iblisi pasi refuzoi t’i bënte sexhde Ademit (alejhi selam) meritoi


mallkimin dhe përçmimin e Allahut. Politeistët dhe politeistet refuzuan t’i


bënin sexhde Allahut në këtë botë, për këtë arsye nuk do t’u mundësohet


rënia në sexhde ditën kur do ta takojnë Zotin e tyre, siç thonë edhe ajetet


42-43 në suren Kalem: “Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në


Kiamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden. Shikimet e


tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë


të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata talleshin).” Buhariu


transmeton nga Ebu Seid el Hudri se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut


duke thënë: “Kur shfaq Zoti ynë Kërcirin e Këmbës së Tij, i bien në sexhde të


gjithë besimtarët dhe besimtaret, mbetet vetëm ai që ka rënë në sexhde në


këtë botë sa për t’u dukur dhe t’u dëgjuar, kur shkon për t‘i bërë sexhde


Allahut shpina e tij transformohet në një pjesë të vetme (e palëvizshme).”


Ibn Kethiri thotë se ky është një hadith i njohur të cilin e transmetojnë


Buhariu, Muslimi dhe të tjerë veç tyre.


Ndër shkaqet që ndikojnë në përqendrimin në namaz është dhe


përkujtimi i cilësive të larta të Allahut të Lartësuar si, i Lartësuari, i


7


Madhëruar kur të jesh në sexhde apo ruku. Kur kujton këto cilësi duket


sikur thua: O Allah, unë ndaj teje jam i nështruar dhe i bindur ndërsa Ti


je i Madhëruar i Lartësuar, prandaj dhe duhet thënë në ruku “Subhane


Rabi el adhijm” (larg nga të metat është Zoti im i Madhëruar), në sexhde


të themi “Subhane Rabi el ala” (larg nga të metat je o Zoti im i


Lartësuar).


O myslimanë!


Të menduarit në kënaqësinë dhe në sevapin që merr njeriu gjatë


namazit të tij, e bën atë t’ia ndiejë lezetin (ëmbëlsinë) namazit. I Dërguari


(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “E arrij qetësinë time në namaz.”


Allahu thotë në suren Bekare ajeti 45: “Kërkoni ndihmë me durim dhe


namaz, vërtetë, ajo është një çështje e madhe (vështirë), por jo për ata që


kanë frikë (Zotin)”. Në suren Ankebut thuhet: “... e fal namaz, me të


vërtetë, namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat...”. Por kur njeriu


e harron shpërblimin dhe kënaqësinë e namazit, i duket sikur është në


burg dhe mezi pret të dalë prej tij. Këtë e tregojnë dhe lëvizjet e shumta


si dhe parakalimi i imamit në veprime. Kush i gjen këto në veten e tij ai


del nga namazi pa përfituar asgjë dhe nuk ka dëshirë të falet përsëri, por


falet vetëm për hir të zakonit ose për qejf.


Kini frike Allahun në namazin tuaj, o robërit e Allahut sepse ai është


shtylla e Islamit, të ndalon nga veprat e shëmtuara dhe gjynahet, si dhe


është gjëja e fundi për të cilën ka porositur i dërguari (sal-lAllahu alejhi ue


sel-lem) para shkëputjes nga dynjaja.


O robërit e Allahut, namazi është gjëja e fundit që i mbetet njeriut nga


feja e nëse e lë dhe namazin nuk ka më fe.


I kërkoj mbrojtje Allahut të Madhëruar të më ruaj nga shejtani i


mallkuar: “Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët në namazin e


tyre janë të përqendruar.” 1-2 “Ata janë trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë


Firdeusin dhe aty janë përgjithmonë.”(Muminun, 10-11)


Allahu më begatoftë mua dhe ju me Kuranin madhështor!



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL