Artikuj




1 Një mesazh i vetëm


Zoti është Një (Një mesazh i vetëm) Libër i bazuar në citime nga Teurati, Ungjilli dhe Kurani Dr. Naxhi ibën Ibrahim Erfexh


2 Një mesazh i vetëm


Titulli i origjinalit: Risaletun Uahidetun Autori: Naxhi Ibrahim Erfexh Përktheu: Bledar Tefik Haxhiu Redaktoi: Erion Sula E drejta e ribotimit është e kufizuar vetëm se me leje paraprake nga botuesi.


3 Një mesazh i vetëm


Parathënie


Këtë libër e kemi nxjerrë për auditorin në


mënyrë që të gjejë përgjigjen e duhur nëpërmjet


një mesazhi të ndërtuar në baza të qëndrueshme,


të sigurta e të pakontestueshme.


Nga qëllimet e librit është bërja e qartë se cili


është sensi i jetës dhe si duhet të jetë i orientuar


besimi ynë në Zot.


Të vejë në dukje një gabim të madh tek i cili


bien shumica e njerëzve papushim dhe të japë


dritë mbi mesazhin e Profetëve rreth çështjes më


të madhe dhe më thelbësore, besimin në Zotin


një.


Ky libërth synon në atë se të gjithë njerëzit


thonë se besojnë një Zot, porse në pjesën më të


madhe format se si ata e përkthejnë dhe


praktikojnë këtë nocion janë të gabuara.


Libërthi gjithashtu synon t‟u bëjë të qartë


njerëzve mbarë, se sa gjynah të madh bëjnë ata


4 Një mesazh i vetëm


në momentin që thonë se besojnë një Zot,


ndërkohë që ky besim i tyre është i përzier me


idhujtari.


Në fund libërthi përmban përgjigjen dhe


zgjidhjen e këtij problemi fatal (idhujtarisë),


duke përmbledhur në fletët e tij të pakta


mesazhin e të gjithë profetëve të dërguar nga


Zoti, të cilët nuk janë dërguar vetëm se me këtë


mesazh të vetëm: “Zoti juaj është një Zot i


vetëm! S‟ka zot tjetër (të denjë për adhurim),


përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit,


Mëshirëplotit!”1


1


Kuran, Surja Bekare: 163.


5 Një mesazh i vetëm


Dhuratë


 Për të gjithë ata që kërkojnë të


vërtetën me vendosmëri dhe


sinqeritet.


 Për të gjithë ata që posedojnë


logjikë të shëndoshë.


6 Një mesazh i vetëm


Përmbajtja e librit


Pyetje para leximit


Në brendësi të çështjes


Njësimi i Zotit në Dhiatën e Vjetër (Teurat)


Njësimi i Zotit në Dhjatën e Re (Ungjill)


Njësimi i Zotit (Allahut)2 në Kuranin Famëlartë


Përfundim


Mendimi i fundit


2 Allah, është një nga emrat më gjithpërfshirës dhe më kuptim plotë


të Zotit, me të cilin Ai e ka emërtuar vetveten dhe që ka kuptimin: Ai


që i meriton adhurimet me dashuri dhe nënshtrim.


7 Një mesazh i vetëm


Pyetje para leximit


1. Cili është qëllimi me këtë mesazh të vetëm?


2. Çfarë thotë Bibla3 për të?


3. Çfarë thotë Kurani për të?


4. Cili është mendimi yt pas gjithë kësaj?


3 Me Bibël këtu kemi për qëllim Dhjatën e vjetër dhe Dhjatën e re


(Teuratin dhe Ungjillin)


8 Një mesazh i vetëm


Në brendësi të çështjes


Pas krijimit të Ademit (Adamit)4, njerëzimit për gjatë


gjithë kohërave iu drejtua një mesazh i vetëm. Si shkak


që ata të përkujtoheshin me këtë mesazh dhe të


ktheheshin në rrugën e drejtë, Allahu, Një i vetëm, dërgoi


profetë dhe të dërguar; si shembulli i Ademit, Nuhut


(Noahut), Ibrahimit (Abrahamit), Musait (Mojsiut), Isait


(Jezusit) dhe Muhamedit (për ta qofshin paqja dhe


bekimet e Allahut!) për të përçuar tek njerëzit një mesazh


të vetëm.


4 Ademi është njeriu i parë që krijoi Zoti dhe babai i njerëzimit.


Zoti është Një i vetëm, ndaj


adhurojeni Atë!


9 Një mesazh i vetëm


Nuhu (Noahu) Allahu (Zoti) është Një


Ibrahimi (Abrahami) Allahu (Zoti) është Një


Musai (Mojsiu) Allahu (Zoti) është Një


Isai (Jezusi) Allahu (Zoti) është Një


Muhamedi Allahu (Zoti) është Një


Profetët Përcjellja e këtij mesazhi


10 Një mesazh i vetëm


Allahu dërgoi profetët e vendosur dhe të dërguarit e


tjerë, të cilët i njohim apo jo, për të kryer disa detyra të


rëndësishme:


1. Pranimin e shpalljes nga Zoti, më pas përcjelljen e


saj tek popujt dhe pasuesit e tyre.


2. T‟u mësonin njerëzve njësimin5 dhe sinqeritetin në


adhurimin e Allahut.


3. Personifikimin (Mishërimin) e shembullit të mirë në


fjalë dhe në vepra, në mënyrë që të merreshin shembuj


nga njerëzit në rrugën e tyre drejt Zotit.


4. Udhërrëfimin e pasuesve të tyre drejt devotshmërisë


ndaj Zotit, bindjen dhe zbatimin e urdhrave të Tij.


5. T‟u mësonin pasuesve të tyre çështjet e fesë dhe


moralin e mirë.


6. Udhëzimin e idhujtarëve6 dhe të gjithë gjynahqarëve


e të devijuarve.


Përcjellja tek njerëzit se ata do të ringjallen pas vdekjes


dhe se do të japin llogari Ditën e Gjykimit7 për punët e


tyre. Kështu që, kush beson në Allahun Një të vetëm dhe


5 Monoteizmin apo adhurimin e Zotit të vetëm pa e njollosur atë me


idhujtari.


6 Ata që besonin në statujat, varret, planetet, njerëzit e mirë e të


ngjashme me këto.


7 Dita e gjykimit, është dita kur Zoti do t‟i ringjalli të gjithë njerëzit


dhe do t‟i marrë në llogari për t‟i shpërblyer më pas sipas asaj që


kanë punuar, ku besimtarët do të jenë në Xhenet (Parajsë) dhe


jobesimtarët në Xhehenem (Ferr).


11 Një mesazh i vetëm


punon punë të mira, shpërblimi i tij do të jetë Xheneti,


dhe kush i bën shok Allahut dhe e kundërshton atë, do të


dënohet me zjarr.


Të gjithë profetët dhe të dërguarit janë krijuar dhe


dërguar nga një Zot i vetëm. Po ashtu, gjithësina dhe çka


në të prej krijesave, dëshmojnë për ekzistencën e Zotit


Krijues, sikurse dëshmojnë për njëshmërinë e Tij. Pra,


Zoti është Krijuesi i universit dhe çka në të prej njerëzve,


kafshëve dhe insekteve dhe Ai është që ka krijuar


vdekjen dhe jetën; jetën e kësaj bote të përkohshme dhe


jetën e botës tjetër të përhershme.


Librat e shenjtë tek hebrejtë (çifutët), të krishterët dhe


muslimanët dëshmojnë për ekzistencën e Allahut Një të


vetëm.


Nuk ka dyshim se kërkuesi i së vërtetës, nëse studion


botëkuptimin e Zotit me seriozitet dhe i sinqertë, qoftë në


Bibël apo në Kuran, mund të dallojë cilësitë me të cilat


veçohet Allahu dhe në të cilat nuk e shoqëron askush prej


zotave imagjinarë. Këtu ne do të përmendim disa prej


tyre:


Zoti i vërtetë është Krijues dhe nuk është i krijuar.


Zoti i vërtetë është Një i vetëm, nuk ka shok, nuk ka


ortak, nuk ka prindër e as fëmijë.


12 Një mesazh i vetëm


1. Zoti është i pastër nga imagjinatat e krijesave dhe Ai


nuk mund të shihet prej tyre në dynja8.


2. Allahu është i pafund, nuk vdes, nuk ndryshon dhe


as nuk shkrihet tek ndonjë prej krijesave të Tij.


3. Zoti është i Përkryeri, Vetekzistues, i Cili është i


panevojshëm për krijesat e Tij. Nuk ka nevojë për ta,


kështu që Ai nuk ka prindër e as bashkëshorte e fëmijë.


Ai nuk ka nevojë për ngrënie e as pirje, apo ndihmë nga


dikush, por krijesat e Tij janë në nevojë të vazhdueshme


për Të.


4. Allahu është i Cili meriton cilësitë e larta e të


përkryera, nuk e shoqëron në to askush, nuk i përngjet


Atij askush nga krijesat e Tij, ndaj dhe askush nuk është


si Ai.


Mundet që ne t‟i marrim parasysh këto veçori dhe cilësi


dhe t‟i përdorim për të refuzuar çdo zot imagjinar të cilin


e marrin njerëzit për adhurim.


Ndërsa tani më lejoni të kërkojmë mesazhin e vetëm


për të cilin ne folëm më sipër në tekstet e Biblës dhe


Kuranit të Lartësuar, të cilat vërtetojnë njësinë e Allahut.


Por, përpara se të vazhdojmë, unë kisha dëshirë gjatë


gjithë kësaj që të mendonit vazhdimisht rreth kësaj pike.


8 Jetën e kësaj bote.


13 Një mesazh i vetëm


Realiteti në të cilin kam arritur unë, si shkak i studimit


dhe leximit të shumtë rreth krishterimit dhe dialogjet që


kam kryer me të krishterët, kam gjetur se Zoti tek ata


(sipas përshkrimeve të tyre) përmbajnë këto gjëra:


1. Zoti at.


2. Zoti bir.


3. Zoti shpirti i shenjtë.


Logjika e thjeshtë e bën kërkuesin rreth kësaj çështjeje


që t‟i pyesë të krishterët:


Ndodh që mund të habiten disa të


krishterë e të thonë: “Është e


qartë se Zoti është Një dhe ne


besojmë në Zotin Një, atëherë ku


e keni qëllimin?


14 Një mesazh i vetëm


 Cili është kuptimi i fjalës suaj: “Zoti është Një”, kur


ju në të vërtetë na paraqisni ne tre zota?


 Mos vallë Zoti Një është shkrirë në tre, apo tre janë


shkrirë në një?


Përveç kësaj, shto dhe faktin i cili ndërtohet mbi disa


besime të krishterëve, se këto tre zota kanë tre funksione


dhe fusha veprimtarie të ndryshme si më poshtë:


1. Zoti at = Krijuesi


2. Zoti bir = Shpëtimtari


3. Zoti shpirti i shenjtë = Këshilltari


Pretendimi se Isai (Jezusi) është biri i Zotit, apo Zoti


vetë, apo një pjesë e Zotit, bie në kundërshtim të qartë me


atë që pohojnë tekstet e Teuratit dhe të Ungjillit, sepse


ato kanë pohuar se Zotin nuk mund ta shohë e ta dëgjojë


askush.


“Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua;


ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni


parë fytyrën e tij,” (Ungjilli sipas Gjonit 5: 37)


“Ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të


paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe


as mund ta shohë” (Letra 1 e Timoteut 6: 15)


15 Një mesazh i vetëm


“Dhe tha akoma: „Ti nuk mund të shikosh fytyrën time,


sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë‟.”


(Dalja 33: 20)


Duke u nisur nga këto tekste e të ngjashme me to, më


vjen habi dhe pyes me sinqeritet dhe besnikëri: si mund të


bashkojmë mes atyre që thonë se Isai (Jezusi) është Zot,


dhe teksteve të Biblës të cilat konfirmojnë e pohojnë se


nuk ka mundësi askush që ta shohë Zotin apo që të


dëgjojë zërin e Tij?!


 Çifutët të cilët gjendeshin dhe jetuan në kohën e Isait


(Jezusit), familja dhe pasuesit e tij, a nuk e panë dhe e


dëgjuan zërin e tij?


 Si ka mundësi që Teurati dhe Ungjili të pohojnë se


Allahun nuk mund ta shohë e dëgjojë askush, e më pas të


gjejmë njerëz të cilët besojnë se Isai (Jezusi), të cilin e


kanë parë dhe dëgjuar është Zoti, apo biri i Zotit? A mos


vallë ka këtu ndonjë të fshehtë që lidhet me realitetin e


Zotit?


Teurati pohon krejt të kundërtën e kësaj ku thotë për


Zotin:


“Unë nuk kam folur fshehtas në një cep të errët të


dheut; nuk u kam thënë pasardhësve të Jakobit: „Më


kërkoni kot‟. Unë, Zoti, them atë që është e drejtë dhe


deklaroj gjërat që janë të vërteta.” (Isaia 45: 19)


16 Një mesazh i vetëm


Atëherë, ejani që së bashku të bëjmë një udhëtim në


kërkim të realitetit të Zotit në Bibël dhe në Kuranin


Famëlartë, duke shpresuar që pasi të lexoni e të meditoni


në tekstet biblike dhe ajetet kuranore dhe në të gjithë këtë


libërth të më tregoni përshtypjet dhe mendimet tuaja rreth


tij.


Vallë cila është e vërteta?


Të lutem, lexoje tekstin e mësipërm disa herë


dhe medito në të gjatë!


Për të ruajtur objektivitetin, do të paraqes


argumentet dhe tekstet pa bërë sqarime në to, duke


shpresuar se ju do ta lexoni me syrin e objektivitet


të cilin nuk e trazojnë mendimet apo qëndrimet e


mëparshme.


17 Një mesazh i vetëm


Allahu Një i vetëm dhe i vërtetë në Bibël


(Dhiatën e Vjetër)


 “Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i


vetëm.” (Ligji i Përtërirë 6:4)


 “Dëshmitarët e mi jeni ju,- thotë Zoti, bashkë me


shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni


dhe të keni besim tek Unë, si dhe të merrni vesh që Unë


jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje


nuk do të ketë asnjë tjetër. Unë, unë jam Zoti dhe përveç


meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.” (Isaia 43: 10-11)


 “Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij,


Zoti i ushtrive: „Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe


përveç meje nuk ka Perëndi‟.” (Isaia 44: 6)


 “Vallë, nuk jam unë, Zoti? Nuk ka Perëndi tjetër veç


meje, një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë


veç meje.” (Isaia 45: 21)


A të kujtohen tekste të tjera të


ngjashme me këto?


18 Një mesazh i vetëm


Allahu Një i vetëm dhe i vërtetë në Bibël


(Dhiatën e Re)


 “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të


vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që Ti ke


dërguar.” (Ungjilli sipas Gjonit 17: 3)


 “Atëherë Jezusi i tha: „Shporru, Satan, sepse është


shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji


vetëm Atij‟.” (Ungjilli sipas Mateut 4: 10)


 "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi


Zot"….se ka vetëm një Perëndi dhe s`ka asnjë tjetër


përveç Tij;” (Ungjilli sipas Markut 12: 29-33)


 “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është


ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus


njeri.” (Letra 1 e Timoteut 2: 4)


 “Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ``Mësues i mirë,


çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?``.


Dhe ai tha: ``Pse më quan të mirë? Askush nuk është i


mirë, përveç një të vetmi: Perëndia” (Ungjilli sipas


Mateut 19: 16-17)


A ke mundësi të kujtosh


tekste të tjera që dëshmojnë e


pohojnë se Zoti është një i


vetëm


(E që nuk janë tre!)


19 Një mesazh i vetëm


Allahu Një i vetëm dhe i vërtetë në


Kuranin Famëlartë


 “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo


krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s‟ka


lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i


është i barabartë.” Ihlas, 1-4.


 “O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të


adhurohen zota të ndryshëm apo Allahun, Një të vetmin


ngadhënjimtar?” Jusuf, 39.


 “Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.” Safat,


4.


 “A mos ka zot tjetër pos Allahut? Thuaj: „Sillni


argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!‟” Neml, 64.


 “Gjithashtu mohuan (bënë mosbesim) ata që thanë:


„Allahu është i treti i treve‟. S‟ka në gjithësi tjetër pos një


Allahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zota),


do t‟i kapë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej


tyre. E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te Allahu


falje, kur Allahu dihet se falë shumë, është mëshirues?”


Maide, 73-74.


Në të vërtetë ky mesazh (njësimi i Allahut) është nga


çështjet kryesore të Kuranit


20 Një mesazh i vetëm


Përfundim


Këto tekste e qindra argumente të ngjashme me to që


gjenden në Bibël dhe Kuran, vërtetojnë në atë mënyrë e


cila nuk lë vend për dyshim se Zoti është Një e nuk ka


tjetër pos Tij, sikurse thotë dhe Bibla: “Dëgjo, o Izrael:


Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot"….se ka vetëm një


Perëndi dhe s`ka asnjë tjetër përveç tij” (Ungjilli sipas


Markut 12: 29-33)


Po ashtu Kurani thotë për çështjen e Allahut: “Thuaj:


Ai, Allahu është Një.” Ihlas, 1.


Bibla përveç se pohon se Zoti është Një i vetëm, pohon


edhe faktin se Ai është Krijuesi dhe Shpëtuesi i vetëm:


“Dëshmitarët e mi jeni ju,- thotë Zoti, bashkë me


shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni


dhe të keni besim tek Unë, si dhe të merrni vesh që Unë


jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje


nuk do të ketë asnjë tjetër. Unë, unë jam Zoti dhe përveç


meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.” (Isaia 43: 10-11)


Kështu ne na bëhet e qartë thënia se Isai (Jezusi) është


zot, apo shpirti i shenjtë është i tillë, nuk kanë bazë ku


mund të mbështeten, por ata janë thjesht si çdo krijesë


21 Një mesazh i vetëm


tjetër e Zotit të cilën nuk kanë asnjë kompetencë për


vetveten e tyre. Pra, ata nuk janë zota dhe as shndërrimi i


Zotit, sikurse nuk janë trupa e as përfytyrime të tij. Nuk i


përngjet Atij askush, sikurse e faktoi një gjë të tillë Bibla


dhe Kurani.


Zoti i Lartësuar u zemërua me çifutët, si shkak i


humbjes së tyre dhe adhurimit që ata i bënin zotave të


tjerë veç Tij: “Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër


Izraelit.” (Numrat 25:3) dhe e shkatërroi Musai (alejhi


selam) viçin e tyre prej ari që e adhuruan.


Nga ana tjetër Unitarianët (grup i krishterë që beson


Zotin Një dhe nuk beson se Isai është zot, porse vetëm


profet), kanë bartur mbi shpinën e tyre dënime dhe


vuajtje nga kisha, sepse besuan se Zoti është Një dhe nuk


pranuan që të ndryshonin mësimet e Isait (Jezusit) dhe që


njëkohësisht e kundërshtuan me forcë tezën e trinitetit, të


cilën e shfaqi Pali me pasuesit e tij.


Përmbledhja e gjithë asaj që thamë është se Allahu ka


dërguar Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Musain, Isain dhe


Muhamedin (për ta qoftë paqja dhe bekimi i Allahut!), që


t‟i ftonin njerëzit në besimin e Zotit, ta adhuronin Atë të


sinqertë e të mos i vinin ortak. Pra, ky ka qenë mesazhi i


tyre.


22 Një mesazh i vetëm


Meqenëse mesazhi i profetëve dhe i të dërguarve ka


qenë i njëjtë, atëherë patjetër edhe feja e tyre ka qenë e


njëjtë. Atëherë cila është feja e këtyre të dërguarve e


profetëve?


Nuk ka dyshim se esenca e mesazhit të tyre ngrihet mbi


“dorëzimin” ndaj Zotit, fjalë kjo e cila shpreh Islamin dhe


domethënien e Tij.


Gjejmë se në Kuranin e Lartë Islami përcaktohet si feja


e vërtetë e të gjithë profetëve dhe të dërguarve të Zotit,


dhe mundesh që një realitet kuranor nëse do të kërkosh e


gjen dhe në Bibël.


Si përfundim është detyrë për ne, nëse dëshirojmë që të


arrimë të vërtetën, që ta pranojmë këtë mesazh me besim


me sinqeritet dhe besnikëri, por duhet të dimë se vetëm


kjo nuk mjafton. Është detyrë për ne që të besojmë në të


gjithë të dërguarit dhe profetët e Zotit (një besim i cili


përfshin dhe profetin Muhamed (salallahu alejhi ue


Zoti i vërtetë është vetëm Një, ndaj


adhurojeni Atë të vetëm


23 Një mesazh i vetëm


selem)), të pasojmë udhëzimin e tyre dhe të veprojmë


sipas tij.


Kjo është rruga e duhur për një jetë të këndshme dhe të


lumtur.


O ti i cili kërkon të vërtetën me sinqeritet dhe që e do


sinqeritetin, ndoshta po mendon e mediton rreth kësaj


çështje përpara se të jetë shumë vonë, përpara se të të


gjejë vdekja e cila vjen ashtu fare pa pritur. E kush e di se


kur është ky moment?


24 Një mesazh i vetëm


Pasi që të mendosh e ta rishikosh këtë çështje kaq të


rëndësishme, me logjikë që kupton dhe zemër besnike, ke


shumë mundësi që të vendosësh se Zoti është Një i


vetëm, i Cili nuk ka fëmijë; kështu të besosh në të dhe ta


adhurosh Atë vetë. Po ashtu, të besosh se Muhamedi


është i dërguar dhe profet, sikurse Nuhu, Ibrahimi, Musai


dhe Isai.


 Dhe tani mundesh që të shqiptosh –nëse dëshironkëto


fjalë:


Kjo dëshmi është hapi i parë që merret në rrugën për në


një jetë të lumtur dhe ai padyshim është çelësi i vërtetë i


dyerve të Xhenetit (Parajsës).


Eshhedu en la ilahe il Allah ue eshhedu


ene Muhameden resulallah


(Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet tjetër veç Një


Zoti dhe se Muhamedi është i dërguar i Zotit)


25 Një mesazh i vetëm


“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me


shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj


mëshirës së Allahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha


mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”


Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuluni Atij para se t‟u


vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t‟ju ndihmojë.”


Zumer, 53-54.


Këtu ka dhe diçka tjetër….


Nëse vendose ta marrësh këtë rrugë, mund që të


kërkosh ndihmën e ndonjë miku ose komshiu


musliman, apo xhamisë më të afërt, sikurse mund


edhe të më shkruash në e-mailin tim (do të jetë


vërtet një gjë shumë e këndshme)


26 Një mesazh i vetëm


Mendimi i fundit


Do të mundohemi t‟i japim përgjigje pyetjeve të tilla në


librat e ardhshëm, me dëshirën e Zotit.


Pas leximit të këtij mesazhi të


vetëm me vëmendje dhe kujdes,


mund të na pyesin miqtë:


 Cila është e vërteta?


 Ku është gabimi?


 Si të veproj?


27 Një mesazh i vetëm


Libra dhe veprimtari të tjera të autorit


E para: Zinxhiri në kërkim të vërtetës.


1) Kush është ai?


2) Zoti në krishtërizëm, cila është natyra e tij?


3) Një mesazh i vetëm!


4) Cila është e vërteta?


5) Ku është gabimi?


6) Bukuria e Islamit.


7) Abëcëja e Islamit.


8) E çfarë ka tjetër?


E dyta: Libra të tjerë:


 Çelësat e kënaqësisë dhe lumturisë së përhershme.


 Mesazh për Zhanetën.


 Përse pikërisht ne?


E treta: Veprimtari të tjera.


 Programe televizive javore.


 Ligjërata të përgjithshme ndaj Islamit.


28 Një mesazh i vetëm


Kanë thënë për librin


“E kam lexuar këtë libër dhe më kanë lënë përshtypje


mënyrat që autori ka përdorur në të, ku e tërheq lexuesin


dhe e bën për vete.”


Ambasadori i Arabisë Saudite në Australi Pr. Dr. Abdullah bin


Muijn Kurdi


“Kërkojmë prej jush që ta botoni këtë libër, sepse ai


dallohet me shprehe të qarta e të lehta dhe mban në


vetvete besnikëri, ndaj shpresojmë që ju ta lejoni një gjë


të tillë.”


Drejtori i Zyrës së Bashkëpunimit Propagandistik Rijad Sulejman


bin Muhamed Sakër


“Besoj se ky libërth është shumë i përshtatshëm për të


krishterët… A mundeni që të më dërgoni disa kopje të


këtij libri?”


Motër: Jovana nënshtetase Amerikane e cila ka pranuar Islamin


para disa muajsh


“Libri “Një mesazh i vetëm” është shkruar me një


mënyrë shumë të qartë… Tani më është mbushur mendja


se nuk ka tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut


dhe se Isai është vetëm Profet…”


Meri Kastlo



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL