Gjërat që e nxjerrin njeriun nga Islami 1
GJËRAT QË E NXJERRIN NJERIUN NGA ISLAMI
Gjërat që e nxjerrin njeriun nga feja islame janë të shumta, mirëpo dhjetë nga to janë
më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Ato janë:
1. Shirku në adhurim ndaj Allahut:
Këtu bën pjesë: therja e kurbanit për dikë tjetër përveç Allahut, siç bëjnë ata që therin
kurban për xhinët dhe për varre.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e
tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.1
2.Ai që merr ndërmjetës mes tij dhe Allahut, i lut ata, kërkon prej tyre ndërmjetësim
ose u mbështetet atyre del nga Islami njëzëri.
3. Ai që nuk i konsideron mushrikët (politeistët) si jobesimtarë, dyshon në
mosbesimin e tyre ose e konsideron besimin e tyre si të vërtetë del nga feja.
4. Ai që beson se ndonjë udhëzim pos udhëzimit të Muhammedit është më i
përsosur a beson se gjykimi i ndokujt tjetër është më i mirë se gjykimi i tij, siç bëjnë
ata që parapëlqejnë gjykimet e tagutëve2 ndaj gjykimit të Pejgamberit Muhamed
është kafir (jobesimtar).
5. Ai që urren diçka me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut bën kufër (del nga
feja), edhe po qe se vepron sipas saj.
6. Ai që tallet me diçka që i takon fesë së Muhamedit ose me shpërblimin a
ndëshkimin e ndonjë vepre bën kufër (del nga feja).
Argument për këtë është thënia e Allahut:
1 Sureja en-nisa, 116.
2 Çdokush që adhurohet përveç Allahut dhe është i kënaqur me atë adhurim. Përkthyesi.
Gjërat që e nxjerrin njeriun nga Islami 2
Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?” Mos u
shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.3
7. Magjia.
Në të bën pjesë shndërrimi nga dashuria në urrejtje dhe anasjelltas4. Andaj, kushdo që
bën magji ose është i kënaqur me të del nga feja.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë
në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar a duke ushtruar magjinë)!”5
8. Përkrahja e jobesimtarëve kundër muslimanëve.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë
mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet,
Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.6
9. Ai që beson se ndokush mund të dalë jashtë suazave të sheriatit të Muhamedit
është kafir (jobesimtar).
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do
të jetë i humbur.7
3 Sureja et-teube, 65, 66.
4 Duke bërë që burri që e do gruan e tij ta urrejë atë ose anasjelltas dhe burri që nuk e do gruan e tij ta
dojë atë ose anasjelltas. Përkthyesi.
5 Sureja el-bekare, 102.
6 Sureja el-maide, 51.
7 Sureja al-Imran, 85.
Gjërat që e nxjerrin njeriun nga Islami 3
10. T’ia kthesh shpinën fesë së Allahut, duke mos e mësuar atë dhe duke mos punuar
sipas saj.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Kush është më i padrejtë se ai që, kur i përmenden shpalljet e Zotit të tij, nuk ua vë
veshin atyre? Vërtet, Ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve!8
Vini re:
Në të gjitha këto vepra që e nxjerrin njeriu nga feja nuk ka dallim mes atij që i vepron
ato qëllimisht, atij që i vepron duke bërë shaka ose atij që i bën nga frika, përveç atij
që është i detyruar.
Këto janë nga veprat më të rrezikshme që e nxjerrin njeriun nga feja dhe njëkohësisht
ndodhin më së shpeshti, andaj muslimani duhet të ruhet prej tyre dhe të ketë frikë nga
rënia në to.
8 Sureja es-sexhde, 22.
Gjërat që e nxjerrin njeriun nga Islami 1