Dëshmia “Muhammedun resulullah” 1
Dëshmia “Muhammedun resulullah”
Argumenti i kësaj dëshmie është fjala e Allahut:
﴾Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni
ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë
e i mëshirshëm me besimtarët.﴿ 1
Po ashtu fjala e Allahut:
﴾Allahu e di se ti je i dërguari i Tij,...﴿ 2
Domethënia e saj:
Vërtetim i plotë nga thellësia e zemrës, i cili përputhet me fjalët që i shqipton gjuha se
Muhamedi është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij tek të gjitha krijesat, njerëzit dhe xhinët.
Shtyllat e kësaj dëshmie:
1. Pranimi se Muhamedi është i dërguar i Allahut.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
﴾Muhamedi është i Dërguar i Allahut.﴿ 3
2. Besimi se Muhamedi është rob i Allahut.
Allahu e përshkroi atë si rob në çështjet më madhështore, ku bën pjesë çështja e thirrjes në
rrugën e Allahut, duke thënë:
1 Sureja et-teube, 128.
2 Sureja el-munafikunë, 1.
3 Sureja el-fet’h, 29.
Dëshmia “Muhammedun resulullah” 2
﴾Kur robi i Allahut (Muhamedi), u ngrit t’i lutej Atij, ata (xhinët) u tubuan rreth tij si
shtëllungë.﴿ 4
Pra, ai është i dërguar që nuk përgënjeshtrohet dhe rob që nuk adhurohet.
Kushtet e kësaj dëshmie:
1. Vërtetimi i çdo gjëje për të cilën na ka lajmëruar Muhamedi .
2. Bindja ndaj urdhrave të tij.
3. Shmangia nga ajo prej së cilës na ka ndaluar.
4. Adhurimi i Allahut vetëm në mënyrën që ai e ka ligjësuar.
Marrë nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”, Abdullah El-Huvejl
4 Sureja el-xhinn, 19.
Dëshmia “Muhammedun resulullah” 1