KONTRIBUTI I DIJETARËVE SHQIPTARË DHËNË SHKENCËS
SË HADITHIT
Bota Islame ka pasur muhadithinë të njohur nga të gjitha anët e saj. Edhe
në kohën e Pejgamberit sahabët vinin nga vendet e ndryshme dhe mësonin
prej tij, pastaj ato mësime ua transmetonin mesit ku jetonin. Në mesin e tyre
kishte romakë, persianë, etiopianë dhe të gjithë njiheshin sipas etnitetit të
tyre. Islami nuk njeh kufizime të racës, llojit apo shtetësisë. Shtetësia e tij
është besimi, i cili nuk njeh kufij e as ndarje në mes muslimanëve.
Imam Buhariu dhe shumë të tjerë nuk ishin arabë, por kontributi i tyre u
bë i pazëvendësueshëm. Pastaj gjatë shekujve pati dijetarë të mëdhenj dhe
secilit shekull i printe njëri prej tyre.
Zoti deshi që shkencës së Hadithit në këtë shekull t’i prijnë dijetarët
shqiptarë që i njeh tërë bota islame, i respekton, nderon dhe me veprat e tyre
kanë lënë histori që dëshmon për ta. Në realitet ka edhe shqiptarë të tjerë të
rangut të tillë, por këta të hadithit janë të nivelit më të lartë, ngase sipas
vlerësimeve Nasirudin Albani është dijetari numër një i shkencës së Hadithit
në tërë botën islame, dhe në shumë çështje kontestuese profesionale, fjala e
tij është përfundimtare. Në shenjë mirënjohjeje të kontributit të tyre do të
mundohemi që për ta t’i themi disa fjalë.1
NASIRUDIN ALBANI
Emri i tij është Muhammed Nasirudin el Albani, ndërsa në tërë botën
islame njihet si “Shejh Albani”. Ka lindur më 1914 në Shkodër dhe qysh kur
ishte fëmijë familja e tij emigroi në Siri ku u vendos në Damaskun e sotëm.
Aty i kaloi ditët e fëmijërisë dhe qysh herët nisi të merrej me dije. Mësoi nga
një numër i madh i dijetarëve të asaj kohe. Krahas kërkimit të dijes, merrej
edhe me një zeje të trashëguar. Punën e orëtarit e kryente me përvojë, andaj
këtu e zgjidhte problemin material për vete dhe familjen e tij. Babai kryente
detyrën e imamit dhe të gjithë shqiptarët që jetonin aty tuboheshin rreth tij.
Ndaj djalit të tij kishte kujdes shumë të madh, me shpresë se një ditë do ta
arrinte qëllimin.
1 Ky artikull është pjesë e librit “Suneti bazë e Sheriatit” i cli është shkruar gjatë kohës
kur të tre këta dijetarë ishin gjallë. Por, në kohën kur po publikohet ky artikull në
islamhouse.com prej tyre ka mbetur gjallë vetëm Shejh Shuajbi. Allahu e mëshiroftë
Shejh Albanin dhe Shejh AbdulKadrin dhe e lusim Allahun ta begaton Shejh Shuajbin
me mirësitë e Tij dhe ta ruan atë.
3
Me kalimin e kohës Nasirudini me vendosmëri të madhe merrej me
studime. Kërkimet në bibliotekën e Damaskut ishin bërë përditshmëri e tij,
posaçërisht kishte interesim rreth dorëshkrimeve. Ditë të tëra nuk dilte
jashtë dhe mund të themi se ajo ishte shtëpia e tij e dytë. Thonë se
bibliotekën e Damaskut “Edh-Dhahirie” që është nga më kryesoret në botën
islame nuk e njeh askush më shumë se Nasirudini dhe gjithë përmbajtjen e
saj e ka të regjistruar në kokën e tij. Kjo u bë shkak që më vonë rreth vetes
të ketë numër të madh të nxënësve që mësonin nga dija e tij.
Më vonë u largua nga Siria dhe shkoi në Medinë ku ishte themeluar
Universiteti Islam në krye me dijetarin Abdullah bin Baz, i cili e ftoi
Nasirudinin që të vijë si mësimdhënës në këtë Universitet. Ftesën e pranoi
me kënaqësi, ngase aty mësonin nxënës nga të gjitha anët e botës.
Dëshmitarët thonë se ato ditë Medina i ngjante kohës kur jetonin sahabët e
Pejgamberit. Dijetarët më të mëdhenj të kohës kishin vërshuar Medinën,
kurse Xhamia e Pejgamberit ishte shndërruar në Universitet Popullor dhe
vrujonte nga dija.
Nga Arabia Saudite kaloi në Jordan ku vazhdoi një jetë të lirë pa farë
obligimi zyrtar. Tërë kohën e kalonte në studim dhe kurorëzoi shumë vepra
të mëdha. Vetë nuk jetoi në Shqipëri, por shqipen nuk e kishte harruar, fliste
rëndë, por mund të kuptohej.
Gjatë fjalimit të tij të bënte të bindesh se një det i mirëfilltë i dijes po
derdhej nga goja e tij. Ngjallte kujtesën e dijetarëve të mëhershëm. Veprat e
tij në historinë islame do të mbesin të paharruara.
Veprat që i shkroi janë të shumta. Kryesisht ka shkruar në lëndën e
Hadithit dhe shkencat e saj. Me punën që e bëri është krah për krah me
dijetarët më të mëdhenj të shkencës së Hadithit, andaj me të drejtë nga ana e
kompetentëve është vlerësuar si muhadithi numër një i këtij shekulli.
Sipas vlerësimeve, ka më tepër se njëqind vepra të botuara, disa prej tyre
voluminoze. Nga më të rëndësishmet “Irvaul Galil”, ku ka bërë studimin
kritik të haditheve me të cilat ka argumentuar njëri nga dijetarët e
medh’hebit hanbeli në librin “Menarus-sebil”.
Vlerësimet e tij janë bazë për të gjithë studiuesit e sotëm. Gjithashtu mr
rëndësi të madhe është edhe seria e haditheve të vërteta “Silsiletul
Ehadithi Es-Sahiha” dhe seria tjetër e haditheve të dobëta (daife). Me këtë
bëri një punë që nuk e ka bërë askush para tij. Seria ka disa vëllime të
botuara dhe të tjera të pabotuara. Është në vazhdim e sipër projekti rreth
vlerësimeve të haditheve të katër suneneve dhe shumë të tjera. Pasi numri i
tyre është shumë i madh, ne cekëm vetëm disa nga më të rëndësishmet.
4
Thonë se ajo që ka mbetur në dorëshkrim është më tepër nga ajo që është
botuar.
Në vlerësimet e haditheve që i bën Nasirudini mbështeten dijetarët më
eminentë.
ABDULKADËR ARNAUTI
U lind në fshatin Vrellë të komunës së Istogut në vitin 1928, ndërsa
familja e tij u shpërngul në Siri, Damaskun e sotëm në vitin 1931 dhe aty e
kaloi tërë jetën. Edhe sot jeton në Damask ku ka një shtëpi dhe kalon jetë
mesatare. E gjithë familja e tij flet bukur gjuhën shqipe, bile Abdulkadri
është në gjendje të ligjërojë me një gjuhë të ëmbël popullore. Lidhja me
vendlindjen ia bëri të mundur ta ruajë gjuhën e nënes.
Disa herë ka vizituar Kosovën dhe të afërmit e tij në istog. Kjo i ka
ndihmuar që për së afërmi t’i njohë problemet tona, andaj gjatë vizitave që ia
bënim interesohej shumë për gjendjen në trojet tona.
Vizitat që i bënte në Kosovë i shfrytëzonte për takim me masën ku i
këshillonte dhe mbante hutbe në xhami apo aty ku e shihte të nevojshme.
Pas rënies së komunizmit para pak vitesh, me qëllim thirrjeje në fe,
vizitoi Shqipërinë ku mbajti shumë ligjërata dhe vizitoi disa qytet. Bile ishte
thirrur që të mbetet për një kohë, por për çështje shëndetësore nuk mundi të
vazhdojë. Disa herë ishte deleguar që të vëzhgojë gjendjen e muslimanëve në
Kosovë dhe raportet e tij janë shënuar në revista të ndryshme shkencore.
Abdulkadri është shembull në sjellje dhe moral, takvallëku i tij është për
lakmi, sinqeriteti dhe modestia veçori të pandashme. Ishte shumë dorëlirë,
ndonëse kishte obligime si mbajtës i familjes, prapëseprapë gjente mjete të
ndihmonte nevojtarët, e sidomos nxënësit tanë që mësonin në Damask.
Nuk ka pasur pozita zyrtare shtetërore. Një kohë ishte hatib në një xhami
dhe kishte një masë të madhe përkrahësish. Ata që donin të dëgjonin hutben
e tij, shkonin për të zënë vend në xhami disa orë më parë. Me vendosmëri
luftonte novatoritë në fe dhe ishte i vendosur para sekteve të ndryshme. Në
këtë aspekt edhe shkroi. Detyrën e hatibit e kreu disa vite me radhë derisa u
ndalua nga ana e pushtetit. Në ndërkohë në një shkollë ligjëronte lëndën e
terminologjisë së Hadithit dhe me të kthyer vazhdonte punën në bibliotekën
personale.
Ka shkruar një numër të madh librash dhe ka më se gjashtëdhjetë tituj të
botuar. Nga më kryesoret llogaritet studimi dhe shtojcat që ia bëri librit
5
“Xhamiul usul” të Ibn Ethirit, por edhe në ditët e sotme nuk ndalet së
shkruari me gjithë shëndetin e lig që po e përcjell dhe kufizimet nga ana e
pushtetit.
SHUAJB ARNAUTI
Është lindur në Shkodër dhe qysh në vegjëli familja e tij është
shpërngulur të jetojë në damaskun e sotëm. Aty u rrit dhe filloi jetën në
shërbim të shkencës. Një kohë të gjatë ka bashkëpunuar me AbdulKadrin
(Arnautin) dhe kanë qitur në dritë disa vepra shumë me rëndësi, në mesin e
të cilave studimin që ia bënë librit “Zadul mead” të Ibn Kajimit, që nga
njohësit e mirë është cilësuar si mund shumë i suksesshëm.
Më vonë Shuajbi ka kaluar të jetojë në Jordan (Aman). Aty një shtëpi
botuese i ka caktuar një lokal të posaçëm ku ka edhe ekipin e vet. Në të
kalon ditë dhe natë të tëra pa u lodhur. Lirisht mund të themi se nga vëllimi i
madh i punëve nuk ka orar të caktuar. Lokali ka disa dhoma të mbushura me
libra që i shërbejnë vetëm ekipit studiues, ndërsa Shuajbi udhëheq punën e
tërësishme.
Si rezultat i punës së palodhshme, kanë parë dritën shumë libra, të cilët
që shumë vite kishin mbetur në rafte si dorëshkrime. Puna e tij kryesisht
është përqendruar në studimin e dorëshkrimeve të vjetra e që llogariten nga
literatura islame. Në këtë aspekt ka arritur sukses të konsiderueshëm, andaj
me të drejtë sot llogaritet si njohësi më i mirë i dorëshkrimeve islame dhe
mbështetja është në verifikimet e tij. Pastaj shumë libra të tillë mund të
gjenden vetëm në bibliotekën e tij.
Veprat e tij janë projekte të mëdha, në disa vëllime. Më voluminozja ndër
to është enciklopedia mbi personalitetet më të njohura deri në shekullin e
gjashtë hixhrij: “Sijer A’lam En-Nubela” që e shkroi Imam Dhehebiu.
Shuajbi shkroi parathënien dhe bëri redakturën, pastaj nga përmbajtja e
tekstit shkoqiti shumë çështje me rëndësi. Në ktë kategori bën pjesë edhe
nxjerrja në dritë e Sahihut të Ibn Hibbanit të quajtur “El Envau ve Et-
Tekasim” në disa vëllime.
Këta libra ishin pjesë e punës së Shuajbit, e titujt e shumtë të tyre është
vështirë të numërohen.
Sot jeton dhe vepron në Aman.