Dispozitat e vizitës së Xhamisë Pejgamberike
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Lavdërimi e
shpëtimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin dhe
mbi familjen e shokët e tij si dhe për ata që i ndjekin me bamirësi
deri në ditën e Gjykimit, e më pas:
Në të vërtetë, dispozitat e vizitës së xhamisë Pejgamberike dhe
namazit në të nuk janë të njohura për shumë njerëz dhe shumë të
tjerë gjatë qëndrimit të tyre në Medine bëjnë një numër shkeljesh;
Për këtë jam kujdesur që në këtë broshurë të sqaroj dispozitat dhe
të tërheq vërejtjen sipas asaj që është vërtetuar nga Pejgamberi
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe shokët e tij (Allahu
qoftë i kënaqur me ta), duke i prezantuar ato me një renditje dhe
metodologji të lehtë që i përshtaten njerëzve në përgjithësi.
- Këtu i ke këto dispozita:
Udhëtimi me qëllim të faljes në xhaminë e Pejgamberit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) është i ligjshëm
fetarisht në çdo kohë; Për shkak se është vërtetuar ajo që e ka
transmetuar Ebu Hurejre nga Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të), i cili ka thënë: “Një namaz në xhaminë time
është më i vlefshëm se njëmijë namaze në xhamitë tjera përveç
Xhamisë së Shenjtë – Qabesë.” .
Udhëtimi për shkak të namazit në xhaminë e Pejgamberit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) nuk është i ndërlidhur
me haxhin; Kjo nënkupton se vizita e saj nuk është prej suneteve të
haxhit apo veprave plotësuese, qoftë para haxhit apo pas tij.
Kur të hyn muslimani në xhaminë e pejgamberike i
preferohet ajo që i preferohet kur të hyj në çdo xhami e që është: të
hyjë me këmbën e djathtë dhe të thotë:
1 Tranmseton Buhariu dhe Muslimi.
“Bimil-lah ues salatu ues selamu ala resulil-lah. Allahum-meftah
li ebvabe rahmetike” (Me emrin e Allahut dhe lavdërimi e shpëtimi
qofshin për të dërguarin e Allahut. O Zot mi hap mua dyert e
mëshirës tënde)
“Eudhubil-lahiladhim ve bivexhhihil kerim ve Sultanihil kadim
minesh shejtanirr – rraxhim”. (Kërkoj mbrojtje nga Allahu i madh,
me Fytyrën e tij fisnike dhe sundimin e tij të përjetshëm nga shejtani i
mallkuar.)
Pastaj i falë dy rekate tehijjetul mesxhid.
Dhe pas namazit i preferohet të shkon te varri i Pejgamberit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe varri i dy shokëve
të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe i përshëndet ata me fjalët:
“Es-selamu alejkum ja resulAll-llah, ve rahmetull-llahi ve
berekatuhu.” (Paqja qoftë mbi ty o i Dërguar i Allahut dhe mëshira e
Allahut dhe bekimet e tij)
“Es selamu alejke ja Eba Bekr” (Paqja qoftë mbi ty o Ebu Bekr)
“Es selamu alejke ja Umer” (Paqja qoftë mbi ty o Umer)
E pastaj largohet dhe nuk ndalet. Kështu vepronte vepronte Ibn
Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) kur vinte nga udhëtimi. E nëse
shton edhe ndonjë lutje për ta duke mos iu përmbajtur
vazhdimisht, s’ka gjë inshAllah.
Preferohet për atë që është në Medine të merr abdes në
shtëpinë e tij dhe të shkon deri në xhaminë e Kubasë dhe të falë në
të dy rekate për shkak të fjalës së Pejgamberit (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Ai që merr abdes në shtëpinë e tij e
pastaj vjen në xhaminë e Kubasë dhe i falë në të dy rekate i takon
shpërblimi sikurse i umres.”3
I preferohet që të vizitoj varrezat ‘El Beki’ dhe varrezat e
dëshmorëve në Uhud ngase, Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) i vizitonte ata dhe lutej për ta, poashtu për
shkak të kuptimit të përgjithshëm të fjalës së Pejgamberit
2 Hadith i vërtetë të cilin e ka transmetuar Ahmedi, Nesaiu dhe të tjerët.
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Ua ndalova më parë të
vizitonit varrezat por, veni re! Tashmë ju mund vizitoni ato.”(
Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i
mësonte shokët e tij që kur të vizitonin varrezat të thonin:
“Es selamu alejkum Ehled Dijari minel Muminine vel Muslimin. Ve inna
inshallahu bikum lahikun, nes’elullahe lena ve lekumul afije.” 6
(Shpëtimi qoftë mbi ju banorë të varrezave besimtarë dhe muslimanë,
edhe ne, në dashtë Allahu, do t’ju bashkëngjitemi, e lus Allahun që të na
shpëtojë ne dhe ju.)
Duhet të dihet se ndërtimi mbi varreza i kupollave (tyrbeve)
dhe gjërave tjera apo ndërtimi i xhamive mbi varreza apo varrimi i
të vdekurve në xhamia është ndër ndalesat më të mëdha prej të
cilave ka tërhequr vërejtjen Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) në formë të prerë dhe atë në citate të shumta e
prej tyre:
a) Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë se: I Dërguari i
Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në sëmundjen
e cila e kishte kapluar dhe nuk u shërua prej saj kishte thënë:
“Allahu i mallkoftë jehudët dhe krishterët të cilët shndërruar varrezat
e pejgamberëve të tyre në xhamia.”
b) Aisheja gjithashtu transmeton se Ummu Habibe dhe Ummu
Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të dyja) ia kanë përmendur të
Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
një kishë të cilën e kishin parë në Etiopi dhe në të cilën kishte
piktura, e ai tha: “Ata kishin traditë që kur vdiste një njeri i mirë prej
tyre ndërtonin mbi varrin e tij një faltore dhe i pikturonin në të ato
piktura. Ata janë krijesat më të këqija te Allahu ditën e Gjykimit.”8
c) Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Pejgamberi
3 Transmeton Muslimi.
4 Transmeton Muslimi.
5 Transmeton Muslimi.
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka ndaluar që të lyhet varri
me gëlqere, uljen mbi të apo të ndërtohet diçka mbi të.” :
d) Ebi Merthed (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mos u uluni
mbi varrezat e as mos u falni drejt tyre.” ;
Ndërsa për sa i përket prezencës së varrit të Pejgamberit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në xhami; Pejgamberi
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) nuk ishte varrosur në
xhami por, është varrosur në dhomën e Aishes (Allahu qoftë i
kënaqur me të) e dhoma e saj ishte jashtë xhamisë dhe kësisoj
vazhdoi kjo çështje gjersa përfundoi epoka e Sahabëve në Medinë.
Pastaj u zgjerua xhamia në kohën sa ishte halife, El Velid b.
Abdul Melik dhe u fut në të edhe kjo dhomë.= Ka qenë obligimi që
zgjerimi të mos kryhej në anën e varrit të Pejgamberit (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) por, të ndodhte në të tri anët e
tjera kështu që të mbetet varri jashtë xhamisë, sikurse që ka
ndodhur me zgjerimin e xhamisë në kohën e Umerit dhe Uthmanit
(Allahu qoftë i kënaqur me të dy).
Gabime dhe vërejtje:
Shumë njerëz udhëtojnë drejt Medinës dhe për qëllim kanë
vizitën e varrit të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) por, kjo vepër nuk lejohet. Ajo që është legale është që
muslimani të synoj me vizitën e tij faljen e namazit në xhaminë
pejgamberike, për shkak të fjalës së Pejgamberit (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Nuk synohen me udhëtim vetëm se
tri xhami: Xhamia e shenjtë - Qabeja, xhamia ime dhe xhamia El
Aksa.”>
Vizita e varrit të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të), vizita e varrit të dy shokëve të tij dhe varrezave të
6 Transmeton Muslimi.
7 Transmeton Muslimi.
8 Mexhmuatul Fetava Ibn Tejmije: 323/27
9 Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Bekisë si dhe varrezave të tjera është e posaçme për burrat, ndërsa
grave nuk ju lejohet vizita e ndonjë varreze për shkak të fjalës së
Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Allahu i
mallkoftë ato gra që i vizitojnë shpesh varrezat.”.?
Askujt nuk i lejohet që ta fshijë veten e tij për minberin dhe as
për dhomën në të cilën është varri i Pejgamberit (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe dy shokëve të tij (Allahu qoftë i
kënaqur me ta) dhe as që t’i puthë ata apo të rrotullohet rreth tyre,
sepse tërë kjo është bidat i urryer.
Nuk i lejohet që të kërkoj nga Pejgamberi (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e as nga dikush tjetër kryerjen e
ndonjë nevoje, apo çlirimin nga ndonjë telashe, shërimin nga
sëmundja, të ndërmjetësojë për të në botën tjetër apo të ngjashme,
ngase kjo e tëra nuk kërkohet vetëm se nga Allahu i lartësuar dhe
kërkimi i tyre nga të vdekurit është shirk ndaj Allahut të lartësuar.
Prej veprave të shpikura është ajo që e veprojnë disa vizitorë
si ngritja e zërit te varri i tij (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të), qëndrimi i gjatë, kujdesi për të bërë dua te varri i tij. E
ndoshta kthehet drejt varrit, i ngritë duart dhe lutet apo viziton
varrin e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
pas çdo namazi, apo çdo herë që hynë në xhami apo del prej saj;
Tërë kjo është në kundërshtim me traditën e gjeneratave të para
të selefit prej shokëve të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) dhe atyre që i ndoqën ata me bamirësi, bile kjo është
bidat i shpikur.
Më lart kemi sqaruar se çka lejohet për atë që e viziton
Medinën dhe gjithçka tjetër pos kësaj nuk është e kërkuar fetarisht,
sikurse vizita e Shtatë xhamive, xhamisë së Kibletejnit dhe vende
të tjera gjithashtu shkuarja pas atyre që i quajnë “ciceronë”, e që ua
përcjellin haxhinjve lutjet e veçanta.
10 Hadith i vërtetë të cilin e transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh.