Pyetja: Cilat janë kushtet e Itikafit? A është agjërimi prej tyre? A i
lejohet atij që është në Itikaf të vizitoj një të sëmurë? Apo t’i përgjigjet
ftesës? Apo t’i kryen nevojat e familjes së tij? Apo të pasoj një xhenaze?
Apo të shkoj në punë?
Përgjigja:
Itikafi lejohet në një xhami në të cilën falet namazi me xhemat.
E nëse ai që ka hyrë në Itikaf është prej atyre që e ka obligim
namazin e Xhumasë dhe gjatë itikafit të tij i vjen koha e Xhumasë
atëherë për të është më mirë të hynë në itikaf në një xhami në të
cilën falet xhumaja.
Nuk është agjërimi kusht për Itikafin.
Dalja e mutekifit (atij që ka hyrë në Itikaf) e prish itikafin, ngase
itikafi është qëndrimi në xhami për ta adhuruar Allahun e lartësuar.
Përveç nëse del për ndonjë nevojë sikurse kryerja e nevojës, marrja
e abdesit, larja, prurja e ushqimit nëse nuk ka kush t’ia sjell
ushqimin. Dhe të ngjashme me këto çështje të cilat janë të
domosdoshme për të dhe nuk ka mundësi t’i kryen në xhami.
Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
“Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) kur ishte në
itikaf nuk hynte në shtëpi vetëm se për kryerjen e nevojës së njeriut.”1
Ibn Kudame (Allahu e mëshiroftë) thotë: “ Ajo e ka emërtuar
nevoja e njeriut por, qëllimi me nevojën e njeriut është urina apo
nevoja e madhe, sepse çdo njeri ka nevojë ta kryej atë. E në këtë
hyn edhe nevoja për të ngrënë dhe të pirë nëse nuk ka kush t’ia
sjell atij. Atij i takon të dalë nëse ka nevojë për të si dhe për çdo gjë
që është e domosdoshme për të dhe nuk ka mundësi ta kryen në
xhami. Dhe nuk i prishet Itikafi me daljen e tij përderisa nuk e
zgjatë.”2
E dalja e mutekifit për në punën e tij e kundërshton itikafin.
1 Buhariu me nr:2092 dhe Muslimi me nr: 297.
2 El Mugni:4/446.
3
Është pyetur Komisioni i përhershëm për Fetva3: A i lejohet
mutekifit ta vizitojë një të sëmurë apo t’i përgjigjet ftesës, apo të
kryej nevojat e familjes së tij, të pason xhenazet apo të shkon në
punë?
Është përgjigjur: Synet është që mutekifi të mos viziton ndonjë
të sëmurë gjatë itikafit të tij dhe as t’i përgjigjet ftesës, apo të kryej
nevojat e familjes së tij. E as të përcjell xhenazen apo të shkon në
punën e tij gjatë Itikafit. Për shkak të asaj që është transmetuar nga
Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) e cila thotë:
“Synet për mutekifin është të mos viziton të sëmurin, as të përcjell
xhenazen, të mos prekë apo lozë me gruan e tij dhe të mos del prej
itikafit vetëm se për diçka të domosdoshme.”4
Allahu e din më së miri.
3 Fetava El Lexhnetil Daime: 10/410.
4 E transmeton Ebu Davudi me nr: 2473 dhe Albani e konsideron të saktë në Irvaul
Galil: 1/139.
Pyetja: Cili është minimumi për kryerjen e Itikafit? A ka
mundësi të bëj itikaf për një kohë të shkurtër apo duhet patjetër të
bëj itikaf disa ditë?
Përgjigja: Dijetarët kanë mospajtim rreth kohës minimale për
itikafin.
Shumica e dijetarëve kanë mendimin se minimumi i tij është një
moment e ky është mendimi i Ebu Hanifes, Shafiut dhe Ahmedit.1
Imam Neveviu thotë: “Për sa i përket minimumit të Itikafit
mendimi më i saktë të cilin e përfaqëson shumica e dijetarëve është
se: Kushtëzohet për të qëndrimi në xhami dhe lejohet qëndrimi i
gjatë apo i pakët qoftë edhe një orë apo një moment.”2
E për këtë janë argumentuar me disa argumente:
1. Itikafi gjuhësisht d.m.th. qëndrim e kjo vlen qoftë për
distancën kohore të gjatë apo të shkurtër. E në fe nuk ka ardhur
diçka që e kufizon atë. Ibn Hazmi (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Itikafi në gjuhën e arabëve d.m.th. qëndrim. E çdo qëndrim në
një xhami të Allahut me qëllim të afrimit te Ai është itikaf qoftë
nëse qëndron pak kohë apo shumë, pasi që Kurani dhe Syneti
nukkanë veçuar një numër nga një kohë tjetër dhe një kohë nga një
kohë tjetër.”3
2. Ibn Ebi Shejbe transemton nga Jala b. Umejje i cili ka thënë:
“Unë qëndroj në xhami për disa çaste dhe nuk qëndroj vetëm se për të
bërë itikaf.” E me këtë është argumentuar Ibn Hazmi.4 Këtë
transmetim e ka përmendur Ibn Haxheri dhe ka heshtur. E “ora” e
përmendur është një pjesë e kohës e jo ora e njohur sot e cila ka
gjashtëdhjetë minuta.
Disa dijetarë kanë mendimin se minimumi kohor i itikafit është
një ditë dhe ky është transmetim i Ebu Hanifes dhe i disa
dijetarëve të medhhebit Malikijj.
1 Shiko: “Ed Durrul Muhtar”: 1/445, “El Mexhmu”: 4/689 dhe “El Insaf”: 7/655.
2 El Mexhmu: 6/514.
3 El Muhal-la: 5/179.
4 El Muhal-la: 5/179.
3
Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Itikafi është qëndrimi në
xhami për ta adhuruar Allahun qoftë kohëzgjatja e pakët apo e
shumtë. Për këtë – për sa di unë - nuk është transmetuar diçka që
e përkufizon qoftë me një ditë apo me dy e as me më shumë se
kaq. Itikafi është adhurim i lejuar përveç nëse zotohet për të (e bën
nedhr) atëherë shëndrrohet në obligim për shkak të zotimit. Në
adhurimin e Itikafit mashkulli dhe femra janë të njëjtë.5
E Allahu e dinë më së miri.