BETIMET – RREGULLA DHE SQARIME
Betimi ose të bërit be nënkupton përmendjen e një emri apo
cilësie të Allahut për ta siguruar dikë se themi të vërtetën, ose se
do të kryejmë një veprim patjetër. Në gjuhën arabe bëhet me
pjesëzat: “uav”, “ba” dhe “ta” që i përshtaten parafjalëve të gjuhës
shqipe: “për” dhe “pash”. Arabisht thuhet: vallahi, bilahi, tallahi
që do të thotë: pasha ose për Allahun. Si shembull betimi, duke
përmendur një cilësi të Zotit mund të sjellim një pjesë të hadithit,
ku thuhet: “Zjarri vazhdimisht do të përsëris: A ka më (njerëz për të
hyrë në të), derisa Zoti Krenar të vendosë këmbën e Tij në të e atëherë
do të thotë: pasha krenarinë Tënde, mjaft, mjaft”123
Sipas pikëpamjes së besimit islam ndalohet rreptësisht betimi te
dikush tjetër pos Allahut pa marrë parasysh, sa i shtrenjtë është ai
në të cilin betohemi, ngase i madhëruari i vetëm i denjë është
Allahu, kurse krijesat nuk mund të madhërohen deri në atë shkallë
saqë të betohemi në to. Mu për këtë i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Ka bërë kufër ose shirk ai që betohet në dikë tjetër pos Allahut”143.
Nga kjo kuptojmë se të gjitha betimet që i dëgjojmë aty-këtu, si:
për kokë të nënës, apo babait, apo fëmijëve, për besë, pasha
flamurin, për nderin e fraza tjera të shumta janë gabime që duhet
t’i mënjanojmë. Betim mëkatar apo i gabuar gjykohet edhe kur
përmendim një frazë pa pasur qëllim betimin, siç bëjnë disa njerëz,
të cilët shpeshherë betohen në Qabenë, Profetin, ndonjë të dashur
të tyre, edhe pse ai mund të mos ketë për qëllim betimin. Për të
kuptuar sa mëkat i madh është betimi në dikë tjetër pos Allahut do
të përmendim fjalën e Abdullah ibën Mesudit, që ka thënë: “Për
mua më e dashur është të betohem në Allahun rrejshëm, se sa në
dikë tjetër me sinqeritet.”193 :jo thënie e tij na tregon shumë,
sidomos nëse marrim parasysh se betimi në Allahun rrejshëm
është mëkat i madh. Përmendja e Allahut apo e ndonjë cilësie të Tij
i jep peshë betimit dhe për hir të kësaj duhet që të pranohet fjala e
shoqëruar me betim, sidomos kur argumentet mungojnë dhe
betimi vjen nga një njeri i drejtë. Buhariu dhe Muslimi na përcjellin
se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Isai i biri i
Merjemes kishte parë një njeri teksa po vidhte. I kishte thënë atij: A po
vjedh? Jo, pasha Atë pos të cilit zot të vërtetë nuk ka - ishte përgjigjur
ai. Isai i tha: Unë i besova Allahut dhe përgënjeshtrova syrin tim.”
Llojet e betimit:
Betimet janë tre lloje:
a) betimi i paqëllimtë (el-jemin el-legu),
b) betimi fundosës (el-jemin el-gamus)
c) betimi i plotfuqishëm (el-jemin el-mun’akide)
Betimi i paqëllimtë:
Më lart përmendëm se: nëse dikush betohet te dikush tjetër pos
Allahut, mirëpo pa pasur si qëllim betimin, kjo fjalë e tij gjykohet si
një mëkat që duhet mënjanuar. Tani kemi një situatë tjetër dhe
bëhet fjalë për atë shprehje që ka formën e betimit (në Allahun apo
në ndonjë cilësi të Tij), mirëpo nuk thuhet për t’u betuar, por
thjesht një fjalë goje me të cilën është mësuar gjuha. Ky betim nuk
sjell pasoja dhe detyrime ndryshe nga betimet e tjera, të cilat sipas
Legjislacionit Islam në raste kur ato shprehen bëhen detyra që
duhet kryer. Këtë do ta sqarojmë më poshtë, kur do të flasim për
dy llojet e betimeve, atë fundosës dhe të plotfuqishëm.
Betimi i paqëllimtë është i falur nga Allahu i Madhëruar. Ai në
Kuranin e Tij thotë: “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet
tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë
zemër. Allahu është i butë dhe fal shumë.”“Allahu nuk ju merr në
përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr
për ato që jeni betuar qëllimisht”1=3 Aishja, rad>allahu anha, thotë:
fjala e Allahut: “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi…” ka zbritur për
fjalët: vallahi jo, vallahi po…1?3.
Betimi fundosës (ose betimi i rremë):
Është betimi i rrejshëm, i cili nëpërkëmb të drejtat e njerëzve,
betim me të cilin synohet mëkati dhe tradhtia. Quhet “fundosës”,
ngase e fundos në mëkat pastaj në zjarr atë që e thotë.
Konsiderohet prej mëkateve më të mëdha dhe nuk ka shpagim të
caktuar, ngase nuk hyn në fuqi. Allahu i Madhëruar thotë: “Mos i
përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas
forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë), për shkak se penguat (të
tjerët) nga rruga e Allahut, e ju do të keni dënim të madh.”1A3 Imam
Taberiu duke komentuar këtë ajet mes të tjerash thotë: “Mos i bëni
betimet e juaja derë për mashtrim e tradhti, duke u munduar ta siguroni
palën tjetër, e në fakt fshihni mashtrimin.”[B3 )ë lidhje me këtë bu
Hurejra na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka
thënë: “-esë gjëra nuk ka shpagim për to./0 shirku, rasja pa të
drejtë, shpifja mbi besimtarin, ikja nga fronti dhe betimi që
domosdoshmërish ia merr pasurinë tjetrit pa të drejtë.”12C3
Betimi i plotfuqishëm:
Është betimi i drejtë që bëhet me këmbëngulje për të vërtetuar
veprimin apo mosveprimin e diçkaje. )ëse e çon në vend betimin
e tij, atëherë s’ka gjë për të, në të kundërtën ai detyrohet me
shpagim. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu nuk ju merr në
përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i
bëni qëllimisht me gjithë zemër…”1223 hpagimi për thyerjen e
betimit është i përcaktuar në Kuranin Famëlartë. Allahu thotë:
“Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta
(për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i
tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të arfër me ushqim
mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i eshur ata (të dhjetë),
ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të
agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i thyeni ato.
Ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ju sqaron dispozitat e eta, ashtu
që të jeni mirënjohës.”1243
D.m.th. kush thyen betimin e tij ai zgjedh mes tre shpagimeve:
. ushqimi i dhjetë të ngratëve
". veshja e tyre
$. lirimi i një robi
)ëse nuk mund t’i bëjë këto, atëherë ai agjëron tre ditë, pra,
pika e katërt mund të zgjidhet vetëm nëse nuk mund të bëjë
asnjërën prej tri të parave.
Disa rregulla:
2. Betimi vlerësohet në bazë të n>etit të at> që betohet, d.m.th.
kush betohet për diçka, mirëpo dëgjuesi kupton diçka tjetër,
vlerësimi bëhet në bazë të nijetit të atij që është betuar, nëse nuk
cenon të drejtën e dikujt, përndryshe rregulli themelor është se
betimi vlerësohet në bazë të asaj që kupton kërkuesi i betimit, siç
ka thënë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem: “Betimi merret në
bazë të nijetit të atij që e kërkon atë.”1293 Argument për të parën
është rasti që na përcjell uvejd ibën Handhali, i cili thotë: U nisëm
për tek i Dërguari i Allahut e me ne ishte Vail ibën Huxhri, të cilin e
rrëmbeu një armik. Unë u betova se ai ishte vëllai im dhe e lëshuan,
ndërkohë që të tjerët ngurruan (sepse në fakt nuk ishte vëllai i tij). Kur u
takuam me të Dërguarin e Allahut dhe i treguam për ngurrimin e tyre
dhe se unë isha betuar se e kam vëlla, më tha: “Ke thënë të drejtën,
muslimani është ëlla i muslimanit.”12E3
4. Është i falur ai që e thyen betimin e t> gabimisht ose në
harresë, Allahu i madhëruar thotë: “Zoti ynë, mos na dëno nëse
harrojmë ose gabojmë”.12=3
9. )ëse ndonjëri gjatë betimit bën përjashtimin, duke thënë
“inshaAllah – nëse do Allahu”, për të nuk ka thyerje betimi.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush betohet për
diçka duke thënë “nëse do Allahu” është i lirë ta përmbushë betimin
apo ta lërë atë.”12?3
E. “Kush betohet për një gjë, pastaj sheh diçka më të mirë, le ta bëjë
më të mirën dhe le të shpaguaj betimin e tij të parë.”12A3
=. Kush betohet se do t’ia ndalojë vetvetes diçka që e ka të
lejuar, ajo gjë nuk i ndalohet dhe betuesi ngarkohet me shpagim.