Artikuj




VLERAT E AGJËRIMIT


Hyrje Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënde-rojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kër-kojmë, kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe veprave tona, atë kë udhëzon Allahu s’ka kush që e devijon dhe atë kë devijon Allahu nuk ka kush që e udhë-zon, dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, salavatet e Allahut qof-shin mbi të, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën e Tij deri në Di-tën e Gjykimit, Lësho mëshirë dhe shpëtoji ata. Ema ba’d (e në vijim): Në këtë broshurë të shkurtër kam shkruar për vlerat e agjërimit, ku kam sqaruar kupti-min e agjërimit në aspektin gjuhësor dhe atë sheriatik-fetar, pastaj vlerat e agjërimit dhe ve-çoritë e tij, dobitë e agjërimit dhe mirësitë e tij, vlera e muajit të ramazanit, agjërimi gjatë këtij muaji, falja gjatë tij, veçoritë e tij dhe të gjitha këto me argumentet përkatëse.


4


E lus Allahun që ta bëjë këtë vepër të vogël të bereqetshme, të sinqertë vetëm për Allahun, dhe që të më bëjë dobi kjo vepër gjatë jetës dhe pas vdekjes sime, e t’i bëjë dobi çdo lexue-si. Allahu është Ai, të cilit i lutemi, më Bujarit në shpresë ndaj Tij, Ai na mjafton neve dhe tek Ai mbështetemi, nuk ka lëvizje e as forcë përveç se me Allahun, më të Lartin, më të Ma-dhin, salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij bes-nikun në shpalljen e Tij, dhe krijesa më e mirë ndaj të gjithë krijesave të tjera, i dërguari ynë Muhamedi, biri i Abdullahut, mbi familjen, shokët, ndjekësit e tij të mirë deri në Ditën e Gjykimit. Ebu Abdurahman Seid Ibn Ali Ibn Vehf El-Kahtani E mbaroi natën e enjte me 26.5.1427 Hixhri


5


Një: Kuptimi i agjërimit në teminologjinë gjuhësore dhe fetare


1- Kuptimi gjuhësor i agjërimit “Esaum” apo “Sijam” - në gjuhën arabe do të thonë: abstenim nga çdo gjë, thuhet “Same nehar” – abstenoi dielli, d.m.th. kur perëndon dielli. Allahu thotë për Merjemen, paqa e Allahut qoftë mbi të:


“Unë jam zotuar në të Gjithëmëshirshmin se do të abstenoj.”1 Pra, nga të folurit, këto fjalë Merjemja i ka thënë në kontekstin e të folurit, ky është ko-mentimi i fjalës së Allahut:


“Dhe nuk do ti flas sot asnjë njeriu.”2 Poeti En-Abigatu Edh-ibjani ka thënë: Qëndron kali i abstenuar apo jo Në mejdan të luftës vrapon e nuk ndalet “Sijam” është infinitiv i “Same, jesumu, sa-umen, sijamen”


2 - Agjërimi në kuptimin e terminologjisë islame: Është thënë për të, se është abstenim


1 Merjem, 26. 2 Po aty


6


nga diçka e caktuar, gjegjësisht abstenim nga të ngrënit, të pirit, si dhe marrëdhënieve inti-me prej mëngjesit deri në perëndim të diellit, me nijet. Po ashtu është thënë: Është abstenim prej disa gjërave të caktuara në kohë të caktuara. Po ashtu është thënë: Abstenim i veçantë në kohë të caktuar, në mënyrë të caktuar, nga gjëra të caktuara. Është thënë: Abstenim nga ushqimi në më-nyrë të caktuar. Është thënë: Abstenim me nijet nga ushqi-mi dhe marrëdhëniet intime në kohë të caktu-ar, nga persona të caktuar. Është thënë gjithashtu: Abstenim nga të ngrënit dhe të pirit dhe marrëdhënieve intime në suaza të sheriatit (ligjit islam) gjatë ditës, në mënyrë legjislative.


Përkufizimi më i saktë i agjërimit në aspek-tin islam është: Adhurim për Allahun, duke u larguar me nijet nga ngrënia, pirja dhe gjërat e tjera, të cilat e prishin agjërimin, nga agimi i dytë (imsak) deri në perëndim të diellit, nga persona të caktuar, me kushte të caktuara.3


3 Shiko: Sherh-mumti, Ibn Uthejmini 6/310.


7


Dy: Vlera e agjërimit dhe veçoritë e tij


Agjërimi në Islam ka vlera të mëdha dhe dallohet nga veçori të ndryshme, ku prej tyre do të përmendim disa, si në vijim: 1 - Agjërimi është një vepër për të cilën Allahu premton falje mëkatesh (magfiret) dhe shpërblim të madh. Allahu thotë: “Nuk ka dyshim se për myslimanët, besimtarët e be-simtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakadhë-nësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjë-rueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e Allahut e shumë përmen-dëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (më-katesh) dhe shpërblim të madh.”(Ahzab, 35).


2 - Agjërimi është gjëja më e mirë për muslimanin, sikur ta dite ai këtë çështje! Sepse Allahu thotë: “(Jeni të detyruar për) Di-të të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të de-tyruar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo


8


është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se dini agjërimi është më i mirë për ju.”(Bekare,184). 3 - Agjërimi është një nga shkaqet e arrit-jes së devotshmërisë , sepse Allahu thotë:” O ju që besuat, agjërimi ju është bërë detyrim si-kurse që ishte detyrim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare,183).


4 - Agjërimi është mburojë, me të cilën mbrohet robi musliman nga zjarri i xhehene-mit, siç na përcjell Xhabiri radijallahu anhu, se Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem ka thë-në: “Zoti ynë ka thënë:Agjërimi është mburojë, me anë të së cilës mbrohet robi nga zjarri (i xehene-mit), agjërimi është i Imi dhe Unë shpërblej për të.” Gjithashtu na përcjell Kab Ibn Uxhre radij-allahu anhu dhe thotë: Më tha i Dërguari Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: “Lus Allahun që të ruajë, o Ka’b Ibn Uxhre prej prijësve të cilët do të vijnë pas meje, kush shkon tek ata dhe iu be-son gënjeshtrave të tyre dhe i ndihmon në padrejtë-sitë që bëjnë, ai nuk është nga unë dhe unë nuk jam i tij, dhe ky person nuk më gjen mua tek haudi4, ndërsa ai i cili shkon tek ata apo duke mos shkuar nuk beson në gënjeshtrat e tyre, nuk i ndihmon në padrejtësi, ky është i imi dhe unë jam me të, ky per-


4 Lumë në xhenet, kush pi nga ai nuk etet asnjëherë.


9


son më gjen mua tek haudi, o Ka’b Ibn Uxhre: na-mazi është argument, agjërimi mburojë si kalaja, kurse sadakaja i shlyen mëkatet siç e shuan uji zja-rrin, O Ka’b Ibn Uxhre nuk hyn në xhenet një nje-ri që është rritur me haram, për të zjarri është shu-më afër, O Ka’b Ibn Uxhre njerëzit kur zgjohen ja-në dy llojesh: e blen veten e tij dhe e liron atë, apo e shet veten e tij dhe e dënon atë.”5


Gjithashtu Osman Ibn Ebil-Asi radijallahu anhu thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-Allahu alejhi ve selem duke thënë: “Agjërimi është mburojë, sikurse mburoja e ndo-njërit prej jush në luftë.” Pastaj Osmani vazh-don e thotë: Fjala e fundit me të cilën më kë-shilloi Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem kur më dërgoi në Taif ishte:” O Osman, mos e zgjat shumë namazin, sepse në xhemat pas teje ke pleq dhe nevojtarë.” Në një transmetim tjetër:" Agjërimi është mburojë prej zjarrit, sikurse mbu-roja e ndonjërit prej jush në luftë."6


5 Tirmidhiu, 614 Albani e ka bërë hadithin (të saktë) në sahihu Tirmidhi 1/336. 6 Ahmedi në Musned 26/202, me numër 6273, klasifikuesit e musnedit të imam Ahmedit zinxhirin e këtij hadithi e kanë cilësuar të saktë 29/433 me numër 17902.


10


5 - Agjërimi është fortifikatë, e cila të mbron nga zjarri (i xhehenemit), siç na për-cjell Ebu Hurejra radijallahu anhu, se Pejgam-beri sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Agjë-rimi është mburojë dhe fortifikatë, e cila të mbron nga zjarri.”7


6 - Agjërimi është mburojë që të mbron nga epshi, na përcjell Abdullah Ibn Mesudi radijallahu anhu dhe thotë: Na ka thënë Pej-gamberi sal-Allahu alejhi ve selem: “O ju të rinj, kush ka mundësi prej jush të martohet (ka epsh), le të martohet, sepse kjo e ruan atë që të mos shikojë haram dhe ia ruan organin e tij më mirë, ndërsa ai që nuk ka mundësi të martohet, le të agjë-rojë, sepse kjo për të do të jetë mburojë (që e mbron nga epshi)”.8


7 - Ai që agjëron një ditë në rrugë të Allahut (xhihad), Allahu e largon zjarrin e xhehene-mit prej atij personi 70 vjet. Siç transmetohet në hadithin e Ebi Seid El-Hudriut radijallahu anhu, i cili thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-Allahu alejhi ve selem duke thë-


7 Ahmedi 15/123 klasifikuesit e Musnedit të imam Ahmedit zinxhirin e këtij hadithi e kanë cilësuar të saktë. Albani e ka bërë hasen ligajrihi në Sahih tergib ve terhib 1/578. 8 Mutefekun-alejhi.


11


në: “Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut, me këtë Allahu e largon zjarrin e xhehenemit nga fyty-ra e këtij personi shtatëdhjetë vjeshta (vjet).”9


8 - Kush e agjëron një ditë në rrugë të Allahut, Allahu këtë person do ta largojë nga zjarri i xhehenemit aq sa është largësia ndër-mjet tokës dhe qiellit. Në hadithin e Umame El-Bahiliut radijallahu anhu qëndron se Pej-gamberi sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë:” Kush e agjëron një ditë në rrugë të Allahut, Allahu xhele shanuhu do të vendosë ndërmjet tij dhe zja-rrit të xhehenemit një hendek (gropë), aq sa është largësia ndërmjet tokës dhe qiellit.”10


Imam Kurtubiu në lidhje me hadithin: “Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut,…” thotë: Kush agjëron me respekt ndaj Allahut, që do të thotë: duke synuar me atë vepër fytyrën e Allahut, mes të tjerash thuhet: se në rrugë të Allahut e ka kuptimin: xhihadi në rrugë të Allahut. Kurse Neveviu e komenton hadithin në këtë mënyrë: Në hadith tregohet vlera e agjërimit në rrugë të Allahut, atëherë kur agjë-rimi nuk të bën dëm, nuk ia humb forcën në


9 Mutefekun-alejhi. 10 Tirmidhiu me numër 1924, Albani thotë në Sahih sunen Tirmidhi 2/223 hadithi është i hasenu-sahih, shi-ko në Silsile ehadithu sahiha me numër 563.


12


luftë, nuk e dobëson luftën dhe qëllimet e saj, kurse fjala e Resulullahut sal-Allahu alejhi ve selem: “E largon nga zjarri” ka si qëllim, e ruan Allahu atë person nga zjarri, kurse shtatëdhje-të vjeshta në hadith ka si qëllim shtatëdhjetë vitet. E kam dëgjuar hoxhën tim Ibën Bazin, Allahu e mëshiroftë duke thënë: Disa dijetarë e kanë komentuar fjalën e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem: “Në rrugë të Allahut” në xhihad në rrugë të Allahut, dhe kjo vërehet qartë se është mendimi i autorit (e ka si qëllim Buhariun), në qoftë se agjërimi nuk e mundon atë, disa të tjerë kanë thënë: Fi Sebili-Lah e ka qëllimin: në respekt të urdhrave të Allahut në përgjithësi.


9 - Agjërimi është porosi e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem, nuk ka përngja-sues e as barazues. Ebu Umame radijallahu anhu na përcjell dhe thotë: Thashë: O i Dërgu-ari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) më trego një vepër, e cila do të më bëjë dobi,- më tha: “Të këshilloj të agjërosh, sepse nuk ka asgjë të barabartë me të.” Në disa transmetime të tjera qëndron: se Ebu Umameja e ka pyetur të Dër-guarin e Allahut sal-Allahu alejhi ve selem: Cila vepër është më e mira? Tha: “Të këshilloj të agjërosh, sepse nuk ka vepër që barazohet në


13


shpërblim me të.” Në një transmetim tjetër qën-dron, se Ebu Umame ka thënë: i thashë: O i Dërguari i Allahut më urdhëro të bëj ndonjë punë? Tha: “Të këshilloj të agjërosh, sepse nuk ka diçka paralele me të.”11 Kurse Ibn Hibani përcjell në Sahihun e tij si në vijim: Ebu Umame thotë: i Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ve selem përgatiti një ushtri, ndërsa unë iu afrova dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut, lute Allahun për mua të vdes si shehid. Ai tha: “O Allah, ru-aji dhe pasuroji me plaçkë lufte,” ne luftuam, u kthyem shëndoshë e mirë dhe fituam plaçkë, kështu në të njëjtën mënyre veproi tre herë, pastaj i thashë: O i Dërguari i Allahut kam ar-dhur tek ti tre herë radhazi, duke kërkuar që ta lutësh Allahun të vdes si shehid, kurse ti the: “O Allah ruaji këta dhe pasuroji me plaçkë lufte.” e ne u kthyem shëndoshë e mirë, dhe fi-tuam plaçkë. O i Dërguari i Allahut më urdhë-ro me një vepër me anë të së cilës do të hyj në xhenet.- Ai tha: “Të këshilloj të agjërosh, sepse nuk ka si ai.” Pas kësaj në shtëpinë e Ebu Uma-mes gjatë ditës nuk vërehej tym (zjarr), vetëm


11 Nesaiu me numër 2220, 2221, 2222, 2223, ndërsa Albani të gjitha këto transmetime i ka bërë të vërteta 2/122, ndërsa në Silsile sahiha me numër 1934.


14


kur i vinte ndonjë mik, kur shihnin tym në shtëpinë e Ebu Umames gjatë ditës e dinin se i kanë ardhur miq.12


10 - Agjërimi është shkak për të hyrë në xhenet nga dera Rejjan, sepse Sehl Ibn Sadi radijallahu anhu thotë: I Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Në xhenet është një derë që quhet Rejjan, prej së cilës hyn agjëruesit Ditën e Gjykimit, s’ka mundësi të hyjë askush në të përpos tyre. Do të thuhet: Ku janë agjëruesit? Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të hyjë askush tjetër përpos tyre, e kur të hyjnë të gji-thë mbyllet dhe askush më nuk mund të hyjë.”13 Në një transmetim tjetër qëndron:“ Xheneti ka tetë dyer, në të ka një derë, e cila e ka emrin Rejjan, në të nuk mund të hyjë askush përpos agjërues-ve.”14 Ebu Hurejra radijallahu anhu përcjell, se Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem ka thë-në:” Ai që shpenzon dy lloje pasurish në rrugën e Allahut do të thirret nga gjitha dyert e xhenetit: O rob i Allahut kjo është e mira jote, ai që është prej


12 Sahih ibn Hiban me numër 3425, Shuajb Arnauti thotë zinxhiri i këtij hadithi është në kushtet e Muslimit, po ashtu Albani e ka bërë hadithin të saktë në Sahih tergib ve terhib 1/580. 13 Mutefekun-alejhi. 14 Buhariu me numër 1152.


15


namazlive thirret nga dera e namazit, ai që është nga muxhahedinët (luftëtarët) do të thirrën nga de-ra e xhihadit, ai që është nga agjëruesit do të thirret nga dera e Rejjanit, ai që është nga ata që japin sa-daka, do të thirret nga dera e sadakasë.” - Atëherë Ebu Bekri tha: O i Dërguari i Allahut, nënë e babë i flijofsha për ty, nuk ka dëm për asnjë prej cilësdo derë që thirret, por a thirret ndo-njëri nga të gjitha ato dyer? Tha:” Po dhe shpre-soj që ti të jesh një prej tyre.”15 Në një transme-tim tjetër të Buhariut qëndron: “Kush shpenzon dy lloje pasurish në rrugë të Allahut, do ta thërra-sin atë rojet e xhenetit, çdo roje në derën e tij i tho-të: O filan urdhër...”16 Në një transmetim tjetër të Buhariut qëndron: “Kush shpenzon dy lloje pasurish në rrugë të Allahut, prej çfarëdo lloji të pasurisë nga gjërat e tij në rrugë të Allahut...”17


11 - Agjërimi është njëra prej cilësive të para me anë të së cilës fitohet xheneti. Ebu Hurejra na përcjell dhe thotë: I Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush prej jush agjëron sot?” Ebu Bekri tha: Unë! Tha: “Kush prej jush sot e ka përcjellë një xhe-naze?” Ebu Bekri tha: Unë! Tha: “Kush prej jush


15 Mutefekun-alejhi. 16 Buhariu me numër 2841. 17 Buhariu me numër 3666.


16


sot e ka ushqyer një të varfër?” Ebu Bekri tha: Unë. Tha: “Kush prej jush sot e ka vizituar një të sëmurë?” Ebu Bekri tha: Unë. Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem tha:” Kush i praktikon prej jush këto punë brenda një dite hyn në xhe-net.”18 Ndërsa teksti i Buhariut në Edebul Mufred është: “Kush i bën këto gjëra brenda një dite do të hyjë në xhenet.”19


12 - Agjërimi i shlyen mëkatet. Hudhejfeja radijallahu anhu përcjell, se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Sprovat të cilat i ndodhin njeriut në fa-milje, pasuri, fëmijët dhe fqinjin e vet i shlyen: na-mazi, agjërimi, sadakaja, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.”20 Kjo është një nga begatitë e mëdha nga Allahu xhele shanuhu, si shkak për faljen e mëkateve me anë të namazit, agjërimit, sadakasë, urdhërimit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja, që nënkuptohet se besimtari është më se i nevojshëm, që t’i për-vetësojë këto veti. Këtu në hadith ka si qëllim shlyerjen e mëkateve të vogla, kurse për më-katet e mëdha duhet të pendohet sinqerisht,


18 Muslimi me numër 1028 19 Buhariu në Edebul mufred me numër 515, Albani e ka bërë hadithin sahih në Sahih Edebul mufred fq. 195. 20 Mutefekun-alejhi.


17


me kushtet e teubes, të cilat i kanë saktësuar dijetarët. 13 - Agjëruesit shpërblehen nga ana e Allahut pa llogari (pa kufij). 14 - Agjëruesi ka dy gëzime: njëra është në dynja kurse tjetra në ahiret.


15 - Aroma e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se aroma e parfumit. Për këto tre veçori të agjërimit aludojnë hadithet e Pej-gamberit sal-Allahu alejhi ve selem. Një prej tyre është hadithi, të cilin e transmeton Ebu Hurejra radijallahu anhu, i cili thotë: I Dërgua-ri i Allahut sal-Allahu alejhi ve selem ka thë-në: Allahu teala thotë: Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të, agjërimi është mburojë (nga zjarri i xhehenemit), kur të jetë i agjërueshëm ndonjëri prej jush le të mos flasë fjalë të pista, as mos të zihet me askënd duke e ngritur zërin e tij, edhe në qoftë se dikush e fyen, apo kërkon të zihet me të, le t’i thotë: unë jam i agjërueshëm, pasha atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit, aroma e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e dashur se aroma e parfumit, agjëruesi ka dy gëzime me anë të cilave ai gëzohet: kur çel iftar, dhe kur e takon Allahun gëzohet me agjërimin e tij.” Në një trans-metim tjetër të Buhariut qëndron: “Agjërimi


18


është mburojë, agjëruesi të mos flasë fjalë të pista, dhe të mos veprojë vepra të injorantëve dhe në qoftë se dikush e fyen apo kërkon që të zihet me të le t’i thotë: Unë jam agjërueshëm (dy herë), pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit, aroma e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se aroma e parfumit, e ka lënë ngrënien, pirjen dhe marrëdhëniet me gratë e tij për mua, agjërimi është i Imi dhe Unë e shpërblej për të, kurse ai që e bën një vepër të mirë shpërblimin e ka sa dhjetë vepra të mira.” Në një transmetim të Muslimit qën-dron:“ Çdo vepër e birit të Ademit dyfishohet në shpërblim, kurse një vepër e mirë, vlen sa dhjetë të mira në shpërblim nga ana e Allahut deri në shta-tëqind.”, gjithashtu Allahu xhele shanuhu thotë: Përveç agjërimit ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të, sepse e ka lënë epshin e tij, ushqimin e tij për Mua. Agjëruesi ka dy gëzime: gëzimi i parë: gëzohet kur çel iftar dhe gëzimi i dytë: kur e takon Zotin e tij, era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e parfumit.”


Në një transmetim tjetër të imam Muslimit i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Agjëruesi gëzo-het me dy kënaqësi: kur han iftar kënaqet me


19


ngrënien e iftarit dhe kur e takon Zotin e tij gëzo-het me agjërimin e tij.”21


16 – Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetë-sojnë Ditën e Gjykimit për pronarët e tyre. Abdullah ibn Amri na përcjell, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin Ditën e Kiametit. Agjëri-mi do të thotë: O Zot, e kam ndaluar nga ngrënia dhe epshet e tij gjatë ditës më lejo të jem ndërmjetë-sues i tij, Kurani gjithashtu do të thotë: E kam ndaluar nga gjumi gjatë natës më lejo të jem ndër-mjetësues i tij.”22


17 – Agjërimi është shkak që ndikon në largimin e vesveseve, urrejtjes, gënjeshtrave nga gjoksi i besimtarit, sepse na përcjell Ibnu Abasi, se i Dërguari i Allahut paqja dhe më-shira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Agjë-rimi i muajit të durimit dhe tre ditë gjatë çdo mu-aji i largojnë të këqijat e zemrës.”23


21 Mutefekun-alejhi. 22 Ahmedi në Musned 2/174, ndërsa Albani në Sahihu tergib ve terhib1/579 thotë se hadithi është hasenu-sahih. 23 Bezari me numër 1057, ndërsa Albani në Sahihu tergib ve terhib thotë se hadith është hasenu-sahih 1/599.


20


18 – Agjërimi është derë nga dyert e mirë-sisë. Muadh Ibni Xhebeli radijallahu anhu përcjell, se i Dërguari i Allahut paqja dhe më-shira e Allahut qofshin mbi të i ka thënë: “A dëshiron të tregoj për dyert e mirësisë?” – i tha-shë: Posi jo, o i Dërguari i Allahut! - më tha: “Agjërimi është mburojë nga zjarri, sadakaja dhe namazi i njeriut në terrin e natës i fshin mëkatet, ashtu siç e shuan uji zjarrin.” dhe lexoi ajetin:”I tërheqin trupat e tyre nga krevatet e tyre du-ke e lutur Zotin e tyre…”24 25


19 – Kush vdes duke qenë agjërueshëm me sinqeritet ndaj Allahut ka si shpërblim xhenetin. Hudhejfeja na përcjell e thotë: U mbështet i Dërguari i Allahut tek unë dhe tha: “Kush thotë se s’ka Zot përveç Allahut duke kërkuar me këtë fjalë fytyrën e Allahut dhe jeta e tij mbaron në këtë gjendje hyn në xhenet, dhe kush agjëron një ditë duke pasur si qëllim fytyrën e Allahut dhe jeta e tij mbaron në këtë gjendje hyn në xhenet.”26


24 Sexhde, 16-17. 25 Tirmidhiu me numër 2616, Albani në Sahihu tergib ve terhib thotë se hadithi është sahih li-gajrihi 1/578. 26 Ahmedi në Musned, Albani në Sahihu tergib ve terhib e ka bërë hadithin të saktë 1/579.


21


Nga Abdullah ibn Mesudi na përcillet, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Me të vërtetë ndo-njëri prej jush do të bëjë vepra të banorëve të zja-rrit derisa të mbetet mes jetës së tij dhe exhelit një bërryl (njësi matëse), por do të ngadhënjejë ajo që është e shkruar dhe ai do të bëjë vepra të banorëve të xhenetit dhe do të futet në të, kurse dikush prej jush do të bëjë vepra të banorëve të xhenetit derisa të mbetet mes tij dhe exhelit një bërryl, por do të ngadhënjejë ajo që është shkruar dhe ai do të bëjë vepra të banorëve të xhehenemit dhe do të futet në të.”27 Në një transmetim të Ahmedit thuhet: “Me të vërtetë ndonjëri prej jush do të bëjë vepra të banorëve të zjarrit derisa të mbetet mes jetës së tij dhe exhelit një bërryl (njësi matëse), por do të ngadhënjejë ajo që është e shkruar pastaj përfundon me përfundim të banorëve të xhenetit pastaj hyn në të.”28


20 – Allahu ka përgatitur dhoma të mëdha në xhenet për ata që e vazhdojnë agjërimin edhe pas Ramazanit, i ushqejnë të tjerët, fla-sin me butësi dhe falen kur njerëzit flenë. Për këtë transmetohet nga Ebu Malik el-Esha-riu, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira


27 Muslimi me numër 2643. 28 Ahmedi në Musned 1/125, me numër sipas klasifiku-esve 3624.


22


e Allahut qofshin mbi të ka thënë:” Në xhenet ka dhoma të cilat nga jashtë duken çfarë ka brenda dhe nga brenda duket se çfarë ka jashtë. Allahu i ka përgatitur ato për ata që i ushqejnë të varfrit, flasin me njerëzit me butësi, vazhdojnë agjërimin edhe pas Ramazanit, shpërndajnë selamin dhe falen na-tën kur të tjerët janë në gjumë.”29


Ai që i bën këto punë të cilat u cekën në këtë hadith fiton si shpërblim këto dhoma. Fjala “Gurfeh” është shumësi i fjalës “Guref”, që do të thotë: dhoma të larta me pamje shu-më të bukur, shumë të pastra, dhoma të tej-dukshme, ku të mundësohet të shohësh çfarë ka jashtë, janë të posaçme për ata që kanë sje-llje të mirë me njerëzit e posaçërisht për ata që flasin fjalë të mira, sepse këta janë robërit e Mëshiruesit, të cilët ecin në tokë me modesti e kur injorantët u drejtohen atyre, këta u përgji-gjen me fjalën selam-paqe. E gjithë kjo vlen për ata që i ushqejnë të tjerët pa marrë para-sysh a janë familjet e tyre, të varfrit, miqtë e kështu me radhë. Këto dhoma janë edhe për ata të cilët agjërojnë vazhdimisht edhe jashtë muajit të Ramazanit, së paku agjëron tre ditë


29 Ahmedi në Musned 5/343.Tirmidhiu 2527, ndërsa Albani e ka bërë hadithin të mirë në Sahih Tirmidhi 3/7


23


në muaj madje janë edhe për ata të cilët falen natën në kohën kur të gjithë i ka kapluar gju-mi. Vlen të theksohet këtu fakti, se ata besim-tarë që falen natën dhe janë larg syve të nje-rëzve, tek këta njerëz syefaqësia- rijaja është larg çka do të thotë, se kush vepron në këtë mënyrë e ruan nijetin e tij, që ai të jetë sa më i sinqertë për Allahun. Gjithashtu këto dhoma janë për ata që e përhapin selamin, atyre që i njohin dhe atyre që nuk i njohin, pra, në të njëjtën kohë ky ha-dith i nxit besimtarët të stolisen më këto cilësi apo vepra të larta, shpërblimi i të cilëve janë dhoma të larta e të bukura në xhenet.


21 – Lutjet e agjëruesit nuk refuzohen de-risa të çelë iftar. Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të na përcjell dhe thotë se i Dër-guari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Tre personave nuk u refuzohen lutjet: Prijësit të drejtë, agjëruesit derisa të çelë iftar, atij që i është bërë padrejtësi. Allahu e ngre këtë lutje mbi retë dhe ia hap dyert e qiellit dhe Zoti thotë: Pasha Krenarinë time, do ta ndih-moj edhe pas një kohe të gjatë.”30


30 Ibn Maxheh me numër 1752, Albani e ka cilësuar hadithin si të saktë në Sahih Ibn Maxheh 2/86.


24


22 – Gjithashtu nuk refuzohen lutjet e agjëruesit duke çelur iftar. Na përcillet nga Abdullah Ibni Ebi Melijke Allahu qoftë i këna-qur me të, i cili thotë: I Dërguari i Allahut paq-ja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Me të vërtetë lutjet e agjëruesit gjatë çeljes së iftarit nuk refuzohen.” Ibni Ebi Melijke thotë: E kam dëgjuar Abdullah ibn Amrin Allahu qoftë i kënaqur me të kur çelte iftar duke thë-në: “O Allah, të lutem Ty me mëshirën Tënde me anë të së cilës ke përfshirë çdo gjë të më falësh mua.”31


Në disa transmetime të tjera të Tirmidhiut, që u cek para kësaj pike thuhet: “Tre personave nuk u refuzohen duatë: Prijësit të drejtë, agjëruesit kur çel iftar dhe duaja e atij që i është bërë padrej-tësi.”32


Këtë hadith e përforcon hadithi i Ebu Uma-mes, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira


31 Ibn Maxheh nr. 1753, Hakimi 1/422, Ibn Haxheri e ka bërë të mirë në Futuhatu rabanije 4/342, ndërsa Albani e ka bërë të mirë në Sahihul Xhami me numër 4554, si dhe në Mishkatu misbahu po ashtu me numër 1993, ndërsa në Irvau galil e bën të dobët me numër 921, si dhe në Daif Sunen Ibn Maxheh fq. 137. 32 Tirmidhiu me numër 2526, 3598 kaloi më parë klasifikimi i tij.


25


e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Allahu i Lartësuar gjatë çdo iftarit i liron (shpëton) disa njerëz nga zjarri i xhehenemit.”33


23 – Përgatitja e ushqimit për agjëruesit ka shpërblim të madh. Zejd ibnu Halid el-Xhuheni Allahu qoftë i kënaqur me të, na për-cjell se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Ai që i of-ron iftar agjëruesit ka shpërblim njësoj si shpërbli-mi i agjëruesit, duke mos u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.”34 24 – Për shkak të vlerës së madhe që ka Allahu e ka bërë shkak agjërimin për faljen e mëkateve, siç do ta përmendim në vijim:


A- (Fidjetul – edha) Ruajtja e kokës në ih-ram gjatë Haxhit, kompensimi i kësaj është: Allahu thotë në Kuran: “E mos i ruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani në vendin e cak-tuar, por kush është i sëmurë prej jush, ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensi-


33 Ahmedi në Musned me numër 22202 klasifikuesit e musnedit të musnedit të imam Ahmedit zinxhirin e këtij hadithi e kanë cilësuar të saktë (sahih li gajrihi) 36/539. 34 Tirmidhiu me numër 807, Albani e ka bërë të saktë në Sahih sunen Tirmidhi 1/424.


26


mi është agjërimi, sadaka ose Kurban.”35 (Bekare: 196). B– Kush nuk ka të holla për të therur kur-ban gjatë Haxhit, si kompensim agjëron tre ditë në haxh dhe shtatë ditë kur kthehet në vendlindje.


Siç ka thënë Allahu: “Ai që e bën umren para haxhit duhet të therë kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka le të agjërojë tre ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të kthehet në shtëpi, këto janë dhjetë ditë të plota, kjo vlen për ata persona të cilët nuk janë mekas (që nuk banojnë afër shtëpisë së shenjtë Qabe-së).”36


C– Shpagimi i gabimit në vrasjen pa që-llim, sepse Allahu thotë në Kuran: “E në qoftë se i mbyturi është nga ai popull që keni marrë-veshje me të, atëherë është detyrim shpagimi i gjakut që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar, e kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob) le të agjërojë dy muaj rresht, si pendim për Allahun, Allahu është më i Dituri, Ligjdhënësi më i drejtë.”37


35 Bekare, 196. 36 Bekare, 196. 37 Nisa, 92.


27


D - Shpagimi gjatë zotimit, sepse Allahu në Kuran thotë: “Allahu nuk do t’ju ndëshkojë ju për ato gjëra të paqëllimshme në betimet tuaja, por Ai do t’ju ndëshkojë për betimet me qëllim dhe për të shlyer një betim (të qëllim-shëm), ushqeni dhjetë të varfër në atë masë sa keni ushqyer edhe familjet tuaja, ose i vishni ata, ose çlironi një skllav. Por kushdo që nuk mund ta përballojë këtë, atëherë ai duhet të agjërojë tri ditë. Kjo është shlyerja për beti-met e bëra dhe ruani betë tuaja (mos u betoni shumë).”38


E– Dëmshpërblimi për atë që gjuan, duke qenë në ihram gjatë Haxhit, sepse Allahu ka thënë: “O ju që besuat, mos e vrisni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e vret atë me qëllim, atëherë dënimi është therja e një kaf-she shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që ka vrarë. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e bërë atë kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërim, këtë për ta shijuar të keqen e punës së tij. Allahu e ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri (gabimin)


38 Maide, 89.


28


Allahu e dënon ashpër. Allahu mbizotëron (çështjet), hakmerret (me dënim)..”39


F- Kompensimi i Dhiharit (t’i thuash gru-as shpina jote është si shpina e nënës time për mua), argument për këtë është fjala e Allahut: “Ata që krahasojnë (me nënat) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të detyruar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni, e Allahu është i njohur hollësisht me atë që ju punoni. E kush nuk gjen (rob për lirim), atëhe-rë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kon-taktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetuar, se ju besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e Allahut. Ndërkaq mohuesit kanë dënim të rëndë.”40


39 Maide, 95. 40 Muxhadele, 3-4.


29


Tre: Dobitë e agjërimit, urtësitë e mëdha dhe dispozitat e tij


Agjërimi ka vlera, dobi dhe urtësi të shum-ta, ku prej tyre janë:


1 – Agjërimi është shkak për të arritur de-votshmërinë, sepse epshi kur ndalohet nga ushqimi hallall me shpresën për të arritur kë-naqësinë e Allahut dhe si pasojë e frikës prej dënimit të Tij të rreptë, atëherë pa dyshim që besimtari do të largohet nga haramet, që nën-kupton se agjërimi është shkak i arritjes së de-votshmërisë, për këtë vlen të përmendet fjala e Allahut: “O ju që besuat, agjërimi ju është bë-rë detyrim sikurse ishte detyrim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të de-votshëm.”41


Kurse i Dërguari i Allahut paqja dhe më-shira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Kush nuk e lë fjalën e rrejshme dhe punën me të, si dhe injorancën Allahu nuk ka nevojë që ky person ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.”42


2 – Agjërimi është ai që e bën njeriun të jetë falënderues i begative, sepse të ndaluarit


41 Bekare, 183. 42 Buhariu, nr. 1903.


30


e vetes nga epshi, të ushqyerit, të pirit dhe gjërat të tjera, të cilat e prishin agjërimin është prej begative të mëdha, meqë vlerën e diçkaje robi e kupton kur ajo i mungon për një kohë të caktuar e kështu kur i kujtohet robit gjatë ko-hës kur ai i disponon, atëherë ai bëhet falënde-rues ndaj Allahut, ai e shijon gjatë hapjes së iftarit freskinë e ujit, i shijon ushqimet e shum-ta. Për këtë falënderim aludon edhe fjala e Allahut në fund të ajetit, ku flitet për agjëri-min e thotë: “…me qëllim që ju të jeni shumë mirënjohës e falënderues ndaj Tij.”43


3 – Agjërimi i paraprin natyrës njerëzore, duke e larguar nga epshet e këqija, për shka-ku se njeriu kur ngopet, atëherë dëshiron që t’i plotësojë të tërë dëshirat dhe epshet e tij, mirëpo kur është i uritur nuk e ndjek dot ep-shin e tij, njësoj si kur është i ngopur. Nisur nga kjo i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “O ju të rinj kush ka mundësi të martohet, le të martohet, sepse kjo e ruan syrin nga shikimet në haram dhe ia mbron pjesët e turpshme. Ai që nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi është


43 Bekare, 185.


31


mburojë për të.”44 Pra, agjërimi është një nga shkaqet, i cili e frenon birin e Ademit nga rë-nia në mëkate. 4 – Agjërimi mundëson hapjen e zemrës, që kur ta përmendë Allahun dhe të meditojë për Allahun t’i nënshtrohet vetëm kësaj gjëje me përkushtim, sepse njeriu kur e tepron me gjëra të lejuara zemrën e kaplon gafleti (pakuj-desia ndaj të përmendurit të Allahut) dhe ndoshta ndonjëherë i ngurtësohet zemra dhe verbohet për të kuptuar të vërtetën. 5 – Me anë të agjërimit i pasuri arrin t’i kuptojë begatitë e Allahut ndaj tij, ngaqë ndoshta shumica e njerëzve në këtë pikë janë neglizhentë. 6 – Agjërimi të ndihmon në përmbajtjen e vetvetes dhe që ta sundosh atë, derisa të këtë mundësi muslimani ta udhëheqë veten e tij në këtë botë dhe në ahiret. 7 – Me Agjërim e përmban veten dhe pa-kësohet mendjemadhësia.


8 – Nëpërmjet agjërimit kupton, se duhet t’i mëshirojmë dhe të sillemi mirë me të varf-rit, meqë agjëruesi e shijon urinë dhe etjen, dhe kjo e bën që zemrën e tij ta mbulojë më-


44 Mutefekun-alejhi.


32


shira ndaj atyre, që janë shpesh në këtë gjend-je e si pasojë kjo e bën atë që t’u bëjë mirë të varfërve, dhe me këtë të arrijë kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut. 9 – Agjëruesi me agjërimin e tij barazohet për një kohë të caktuar me të varfrit dhe vu-an ashtu siç vuajnë ata, me këtë arrihen shpër-blime të mëdha nga ana e Allahut.


10- Agjërimi i ngushton venat e gjakut, këtë e shkakton uria dhe etja e kjo nga ana tje-tër është shkak që edhe shejtanit t’i ndalet qarkullimi përmes gjakut të njeriut. I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Me të vërtetë shejtani qarkullon tek njeriu, ashtu siç qarkullon gjaku në trupin e tij.”45


11 – Agjërimi i përmbledh në vetvete të gjitha llojet e durimit, pra, ai përmbledh në vetvete: Durim në respektimin e urdhrave të Allahut, sikurse janë gjërat që e prishin agjëri-min. Durim ndaj asaj që ka caktuar Allahu, si-kurse janë uria dhe etja përmes të cilave agjë-ruesi arrin ta fitojë shpërblimin e durimtarëve,


45 Mutefekun-alejhi.


33


madje për to Allahu thotë: “…ndërsa durimta-rëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë.”46


12 – Agjërimi rezulton me dobi shëndetë-sore, si pasojë e pakësimit të ushqimit dhe lën-gjeve, kjo ia lehtëson punën stomakut e në kë-të mënyrë Allahu i largon nga njeriu shumë sëmundje të rrezikshme për shëndetin e tij.47 13 – Agjërimi është gjëja me anë të së cilës del në pah kush ka qenë rob i Allahut dhe kush pasues i epshit. Me anë të agjërimit nje-riu tregon se sa frikësohet prej Allahut, se sa i sinqertë është me Allahun kudo që të jetë. Këtë e kanë dëshmuar më mirë besimtarët në të kaluarën, kur janë rrahur apo burgosur që të prishin agjërimin e tyre pa arsye dhe ata nuk e kanë bërë këtë gjë, e pa dyshim se kjo është prej urtësive më të mëdha të agjërimit.


46 Zumer, 10. 47 Shiko: Meusuatul-fikhije, 28/8.


34


Katër: Vlera e muajit të Ramazanit dhe veçoritë e tij


Muaji i Ramazanit ka vlerë të madhe dhe veçoritë me të cilat dallohet prej tyre janë:


1 – Në këtë muaj ka zbritur Kurani. Allahu i Madhëruar thotë: “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, udhëzues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të mirës nga e keqja.”48 Allahu e ka veçuar këtë muaj nga muajt e tjerë me zbritjen e Kuranit. Kjo ka ndodhur saktësisht natën e Kadrit e më mirë me thënë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, Allahu i Madhëruar tho-të: “Ne e kemi zbritur atë (Kuranin) natën e Kadrit.”49 Gjithashtu Allahu ka thënë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në një natë të bekuar, Ne dëshiruam me këtë t’ua tërheqim njerëzve vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.”50


2 – Gjatë Ramazanit kanë zbritur librat qiellorë, siç transmetohet në hadithin e Vathi-le ibnul Eskasë, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka


48 Bekare, 185. 49 Kadr, 1. 50 Duhan, 3.


 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL