Rëndësia e teuhidit
1. Teuhidi shtylla më madhështore islame
Teuhidi është shtylla kryesore e Islamit dhe njeriu nuk mund të hyjë në fenë
islame pa e dëshmuar atë, gjegjësisht pa ia kushtuar tërë adhurimin vetëm Allahut
dhe askujt tjetër.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ka thënë: "Islami është ndërtuar mbi pesë
shtylla: Dëshmia se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet
dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e
zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit."1
2. Teuhidi gjëja më e rëndësishme dhe obligimi i parë
Për shkak të rëndësisë së tij, Teuhidit duhet t’i jepet përparësi ndaj të gjitha
çështjeve tjera të rëndësishme.
Teuhidi është çështja e parë në të cilën duhet ftuar njerëzit, siç i tha i Dërguari
i Allahut, Muhamedi Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur e dërgoi për
në Jemen: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të librit, prandaj le të jetë
gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh dëshmia se askush dhe asgjë përveç
Allahut nuk meriton të adhurohet”, ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “që ta
njësojnë Allahun në adhurim”2.
3. Pa Teuhid nuk pranohen ibadetet
Teuhidi është kusht për vlefshmërinë e ibadeteve dhe bazë për pranimin e tyre.
Ibadetet nuk mund të quhen ibadete pa Teuhid, sikundërqë namazi nuk mund të
quhet namaz pa pasur abdes. Pra, shirku3, që është e kundërta e Teuhidit,
shkatërron çdo ibadet që e shoqëron ai, sikurse hadethi4 që e prish abdesin. Ibadeti
1 Muttefekun alejhi.
2 Muttefekun alejhi.
3 Shirk domethënë: T’i shoqërosh Allahut dikë a diçka në adhurim. Përkthyesi.
4 Hadethi është papastërti kuptimore dhe ndahet në hadeth të madh dhe të vogël. Hadeth i
madh quhet papastërtia kuptimore për të cilën jemi të detyruar të bëjmë gusël, ku hyjnë:
xhunubllëku, lehonia dhe të përmuajshmet, kurse hadeth i vogël quhet papastërtia kuptimore
për të cilën jemi të detyruar të marrim abdes. Përkthyesi.
Rëndësia e teuhidit 2
që bëhet pa Teuhid shndërrohet në shirk, i cili i shkatërron të gjitha veprat, madje
atë që bie në shirk e bën prej banorëve të përhershëm të zjarrit të Xhehenemit.
4. Teuhidi shkak për siguri dhe udhëzim në këtë dhe në botën tjetër
Argument për këtë është fjala e Allahut:
﴿ الَّذِينَ آمَنُواْ وَلََْ يَ لْبِسُواْ إِيمَانَ هُم بِظُلْمٍ أُوْلَئِكَ لََمُُ الأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ ﴾
Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi
(zullum), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.5
Fjala padrejtësia që përmendet në këtë ajet nënkupton shirkun, siç na e ka
sqaruar këtë i Dërguari i Allahut, Muhamedi .
Ibën Kethiri, në komentimin e këtij ajeti, thotë: “Domethënë ata që ia
kushtojnë tërë adhurimin vetëm Allahut, i Cili është i Vetëm dhe s’ka rival, duke
mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim do të jenë të sigurt në Ditën e Kijametit
dhe të udhëzuar në dunja dhe në ahiret. Ai që e jetëson Teuhidin në mënyrë të
plotë do të ketë siguri dhe udhëzim të plotë dhe do të hyjë në Xhenet pa u
ndëshkuar.”
Shirku është padrejtësia më e madhe, kurse Teuhidi është kulmi i drejtësisë.
5. Teuhidi shkak për të hyrë në Xhenet dhe për të shpëtuar nga Zjarri
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ka thënë: “Kush dëshmon se askush dhe
asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet, i Cili është i Vetëm, pa rival dhe
se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, dhe njëherazi dëshmon se Isai është
robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij, se është fjala e Allahut që ia dërgoi Merjemes
dhe një prej shpirtrave që i krijoi Ai dhe dëshmon gjithashtu se Xheneti është i
vërtetë dhe se Xhehenemi është i vërtetë do ta fusë Allahu në Xhenet me aq vepra
që ai i ka bërë.”6
I Dërguari i Allahut po ashtu ka thënë: “Allahu ia ka ndaluar Zjarrit ta djegë
atë që thotë “la ilahe il-lallah” duke kërkuar kënaqësinë e Allahut.”7
6. Teuhidi shpëtim nga brengat e dunjasë dhe të ahiretit
Ibën Kajjimi ka thënë: “Teuhidi është strehimi i miqve dhe armiqve të vet”.
5 Sureja el-en’am, 82.
6 Muttefekun alejhi.
7 Muttefekun alejhi.
Rëndësia e teuhidit 3
a. Është strehim për armiqtë e vet, sepse i shpëton ata nga brengat dhe
vështirësitë e kësaj dunjaje, siç thotë Allahu në Kuran:
﴿فَإِذَا رَكِبُوا فِِ الْفُلْكِ دَعَوُا ا ه للََّ مُُْلِصِينَ لََُ الدِّينَ فَلَ ه ما نََهاهُمْ إِلَ كُِونَ
الْبََِّ إِذَا هُمْ يُشْْ ﴾
Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por
kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (në
adhurim).8
b. Ndërsa miqtë e vet i shpëton nga brengat dhe vështirësitë e kësaj bote dhe
të botës së amshueshme. Ky është ligj i Allahut për robërit e Tij. Asgjë nuk i
largon vështirësitë e dunjasë sikurse Teuhidi, për këtë arsye duaja e vështirësisë
është e lidhur drejtpërdrejt me Teuhid dhe po ashtu duaja e Junusit me të cilën
kushdo që lutet kur gjendet në vështirësi Allahu do t’ia largojë vështirësinë.9
Asgjë nuk e çon njeriun në vështirësi të mëdha përveç shirkut dhe asgjë nuk e
shpëton atë nga to përveç Teuhidit, ngase Teuhidi është strehim, mburojë dhe
shpëtim për të gjitha krijesat.
7. Teuhidi urtësia e krijimit të njerëzve dhe xhinëve
Allahu i Madhërishëm thotë:
﴿ هِ ن وَالإِنسَ إِلاه لَِِعْبُدُونِ
ْ
وَمَا خَلَقْتُ الْ ﴾
Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.10
Domethënë: i kam krijuar për të Më njësuar (veçuar) në adhurim.
Dërgimi i pejgamberëve, zbritja e librave, hartimi i kushtetutave dhe krijimi i
krijesave, të gjitha këto i bëri Allahu vetëm që të adhurohet vetëm Ai dhe askush
tjetër.
Marrë nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”
8 Sureja el-ankebut, 65.
9 Duaja e vështirësisë është kjo: “La ilahe il-lallahu el-‘adhijmul-halijm, la ilahe il-lallahu
rabbus-semauati ue rabbul-erdi ue rabbul-‘arshil-kerijm” [muttefekun alejhi], e cila në shqip
domethënë: “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Madhështorit dhe të Butit, nuk
ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të arshit
fisnik.
Kurse, duaja e Junusit, alejhis-selam, të cilën e bëri sa ishte në barkun e balenës është: “La
ilahe il-la ente, subhaneke, innij kuntu minedh-dhalimijn” [Tirmidhiu] që në shqip domethënë:
“S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje, Ti je i patëmeta, ndërsa unë i bëra zullum
vetvetes”. Përkthyesi.
10 Suretu edh-dharijat, 56
Rëndësia e teuhidit
1