A është arabishtja gjuha e banorëve të Xhenetit?
Pyetja: Duam ta dimë se cila është gjuha e banorëve të Xhenetit
dhe a është kjo gjuhë arabishtja?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ..
Nuk është transmetuar në Kuranin Fisnik apo Synetin autentik –
me sa dimë ne – sqarimi për gjuhën të cilën e flasin banorët e
Xhenetit përveç një hadithi nga Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) por, që është i dobët dhe disa fjalë (Athar) të
dijetarëve.
Taberaniu në librin e tij ‘El Evsat’ si dhe Hakimi dhe Bejhekiu në
Librin e tij ‘Shuabul Iman’ dhe të tjerë, kanë transmetuar nga Ibn
Abasi i cili ka transmetuar nga Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Duani arabët për tri gjëra: Për atë se
unë jam arab, Kurani është arab dhe gjuha e banorëve të xhenetit është
gjuha arabe.” Këtë hadith e ka gjykuar Ibn El Xhevzi si të shpifur dhe ka
thënë për të Imam Dhehebiu: “Mendoj se ky hadith është i shpifur” si dhe
Shejh Albani në librin e tij “Es Silsiletud Daife” me nr: 160, ka thënë: ”I
shpifur”
Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kësisoj
edhe transmetimi nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili
ka transmetuar nga i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) se ka thënë: “Duani arabët për tri gjëra: Për
atë se unë jam arab, Kurani është arab dhe gjuha e banorëve të xhenetit
është gjuha arabe.” El Hafidh Es Silefij ka thënë: “Ky është hadith i
mirë” por, nuk e di a ka pasur për qëllim që zinxhiri i transmetimit të
tij është i mirë sikurse që është metodologjia e dijetarëve të hadithit
apo, se teksti i tij është i mirë siç është terminologjia e përgjithshme,
ndërsa Ebul Ferexh Ibnul Xhevzij e ka përmendur këtë hadith në
librin e tij “El Mevduat”, ku ka përmbledhur hadithet e shpifura, dhe
ka thënë: “Thalebi ka thënë: “Nuk ka bazë”, ndërsa Ibn Hibbani ka
thënë: “Jahja b. Jezid ngatërron zinxhirin apo tekstin kur transmeton
4
nga transmetuesit e besueshëm, për këtë nuk argumentohet me
hadithin e transmetuar nga ai.” Allahu e dinë më së miri.”0F
1
Taberaniu ka transmetuar nga Ebu Hurejre në librine tij “El
Evsat”, i cili transmeton se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Unë jam arab, Kurani është arab dhe
gjuha e banorëve të xhenetit është gjuha arabe.” Shejh Albani në librin
e tij “Es Silsiletud Daife” me nr: 161, ka thënë: “I shpifur.”
Rezyme: Nuk është transmetuar ndonjë argument autentik i cili e
sqaron se cila është gjuha të cilën e flasin banorët e Xhenetit. Për këtë
duhet që kjo çështje të heshtet dhe të mos diskutohet dhe t’ia
mbështesim dijen për këtë Allahut të lartësuar, si dhe të merremi me
veprat që na bëjnë dobi në botën tjetër.
Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) është pyetur:
Çfarë gjuhe flasin njerëzit ditën e ringjalljes? Allahu i lartësuar, a ju
adresohet atyre në gjuhën arabe? Dhe a është i vërtetë transmetimi se
gjuha e banorëve të xhehnemit është persishtja, ndërsa e banorëve të
xhenetit është arabishtja?
Ai u përgjigj: “E falënderoj Allahun, Zotin e Botëve. Nuk dihet se
me çfarë gjuhe flasin njerëzit atëbotë si dhe me çfarë gjuhë e dëgjojnë
fjalimin e Zotit të lartësuar, ngase Allahu i lartësuar nuk na ka
lajmëruar për këtë e as i Dërguari i Tij (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qoftë mbi të).
Gjithashtu, nuk është vërtetuar se gjuha persishte është gjuha e
banorëve të xhehenemit e as që arabishtja është gjuha e banorëve të
xhenetit dhe për këtë çështje, me sa dimë ne, nuk ka mospajtim mes
sahabëve, përkundrazi të gjithë përmbaheshin nga diskutimi, ngase
diskutimi rreth kësaj çështje është diskutim steril, i padobishëm ... në
të vërtetë mospajtimi është shfaqur më vonë. Disa kanë thënë: Flasin
mes vete në gjuhën arabe, ndërsa disa të tjerë thonë: Banorët e
xhehenemit përgjigjen në gjuhën persishte, e që është gjuha e tyre në
zjarr. Disa të tjerë thonë: Ata flasin në Sirjanije, ngase ajo është gjuha
e Ademit dhe prej saj janë degëzuar gjuhët tjera. Disa thanë: Përveç
banorëve të xhenetit të cilët flasin në gjuhën arabe.
1 Iktidaus Siratul Mustekim: 1/158.
5
Për të gjitha këto mendime, ata që i shprehën, nuk posedojnë argumente nga logjika apo shpallja por, në të vërtetë janë pretendime të zhveshura nga faktet. Allahu i lartësuar është më i Ditur dhe më i Urtë.”1F2 Allahu e dinë më së miri.
2 Mexhmu’ul Fetava: 4/299