PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
2
Parathënie
Falënderimi i takon vetëm Allahut, salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin, sal Allahu alejhi ue selem, pas të cilit nuk ka më të dërguar.
Më pas...
Është afruar stina e dimrit, dhe prej pyetjeve që më shumti i parashtrojnë njerëzit, janë rreth çështjeve të mes’hit, kurse unë do t'i paraqes çështjet më të rëndësishme për të cilat shpeshtohen pyetjet rreth saj, duke i përmbledhur shkurtimisht dhe duke ua përshtatur gjendjeve dhe rasteve.
Duke kërkuar mbrojtje prej Allahut dhe duke u mbështetur te Ai, do t'i paraqes pesëdhjetë çështje, dhe me këtë duke synuar fillimisht përkujtimin e vetes dhe pastaj vëllezërit e mi.
Dituria ngjallet (ndihmohet) duke e përsëritur, duke e medituar, duke e ligjëruar, dhe duke krijuar debate rreth saj.
Jeta me dituri është ajo jetë madhështore, është më e këndshmja, më e lezetshmja, më e larta dhe më e shkëlqyeshmja, për atë të cilit i është rregulluar nijeti (qëllimi) dhe i është pastruar shpirti.
Ky libër është vazhdim i vargut të rezymesë fik’hore, kurse origjina e saj është si pasojë e mesazheve nëpërmjet ''Whats App-it''.
Kush e grumbullon diturinë dhe përsëritë atë ... i përmirësohet jeta dhe ahireti i tij,
Kapu fort pas diturisë duke e përsëritur atë ... sepse gjallërimi i saj është në përsëritje.
Lusim Allahun ta pranojë prej nesh si vepër të mirë, të sinqertë, të pranuar, të bereqetshme e të dobishme, të cilin e dhuroj sadaka për prindërit e mi, për familjen time, për hoxhallarët dhe për nxënësit e mi.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
3
E titullova me emrin: ‘’Përmbledhja e shkurtër mbi rregullat e mes’hit’’
Çështja e parë: Cila është veshja mbi të cilin lejohet mes’hi ?
Përgjigje: Në mesin e dijetarëve, Allahu i mëshiroftë, kjo çështje është e polemizuar.
Mendimi i parë: Lejohet mbi çdo mbulues të këmbëve, qofshin ato çorape tërësisht nga lëkura apo vetëm pjesa e poshtme e tyre. Kjo është doktrina e Ebu Hanifes dhe një prej mendimeve në doktrinën Shafi'ite
Mendimi i dytë: Nuk lejohet, veç nëse e tëra është punuar prej lëkurës. Dhe kjo është doktrina Malikite.
Mendimi i tretë: Lejohet mes’hi mbi çorape (që nuk janë të punuar prej lëkurës), kjo është doktrina e dy nxënësve të Ebu Hanifes dhe gjithashtu është transmetuar nga vet Ebu Hanifja të jetë kthyer në këtë mendim. Gjithashtu është doktrina e Shafi'itëve, Hanbelive, Is'hakut, ndërsa Tirmidhiu thotë: ''Kështu thonë Sufjan Eth-Theuriju, Ibnu Mubareki, Ahmedi, Is'haku: Merret mest mbi çorape edhe nëse ato nuk janë prej lëkure por janë të trashë.
Mendimi i përzgjedhur: është mendimi i tretë, si pasojë e asaj që vijon:
1) Është transmetuar nga Thubani, radiAllahu anhu, i cili thotë: Pejgamberi sal Allahu alejhi ue selem, ka dërguar një prej delegacioneve, kurse ata i ka goditur koha e ftohtë, pasi janë kthyer te Pejgamberi, sal Allahu alejhi ue selem, janë ankuar te ai nga ajo që i ka goditur prej kohës së ftohtë, kurse ai (Pejgamberi, sal Allahu alejhi ue selem) i ka urdhëruar që të
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
4
marrin mes’h mbi ''El-Asaib'' dhe ''Et-Tesakhijn'' (Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi)
El-Asaib: Çallmë etj.
Et-Tesakhijn: Çorape, dhe thuhet që origjina e këtij emri përdoret për çdo send që i jep ngrohtësi (e mbulon) këmbës, siç janë mestet, çorapet etj.
2) Mes'hi mbi çorape është transmetuar nga një numër i sahabëve siç janë: Ibnu Mes'udi, Enesi, Bera'u, Aliu, Ebu Umameh, Bilali, Sehl Ibnu Sa'di - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre - gjithashtu është transmetuar nga një numër prej tabi'inëve, prej tyre: Saijd Ibnu Musejib, Hasani, Dahaku, Ibnu Xhubejri, se të gjithë kanë marrë mes'h mbi çorape. Këtë e transmeton Abdurrezaku në musenefin e Ibnu Ebi Shejbes.
3) Sepse për kushtin që i tëri (çorapi) të jetë prej lëkurës nuk ka argument të saktë, në origjinë mes'hi është e lejuar mbi çdo send derisa ajo mban emrin mest (çorapë etj), sepse qëllimi final prej gjithë kësaj është largimi i vështirësisë për nevojën e shfaqur, gjë e cila është e pranishme në të gjitha gjërat që i mbulojnë këmbët.
4) Për këtë çështje nuk ka pajtueshmëri (ixhma) të dijetarëve, që kundërshtuesi i saj të quhet polemizues i ndarë nga të gjitha mendimet me të cilat nuk lejohet të argumentohet fare.
Nëse thuhet: Si ka mundësi ta kundërshtoni shumicën e dijetarëve? Themi:
1) Nëse paraqitet diversiteti, gjykimi kthehet në argumentin e saktë dhe të qartë prej Kuranit dhe Sunetit dhe kuptimit të Sahabëve.
2) Fjala e shumicës së dijetarëve, vetvetiu, nuk është argument.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
5
3) Nuk është e thënë që e vërteta çdoherë të jetë me shumicën e dijetarëve, edhe nëse fjala e tyre është burim i të qëlluarit.
4) Ka thënë Ibnu Mundhiri në Eusat'in e tij: Ka thënë Ahmedi: E kanë vepruar shtatë apo tetë prej sahabëve të Pejgamberit, sal Allahu alejhi ue selem, ndërsa Is’haku ka thënë: Ka vazhduar suneti i Sahabëve të Pejgamberit, sal Allahu alejhi ue selem, dhe atyre pas tyre prej tabi'inëve që mes'hu të jetë mbi çorape, duke mos pasur polemikë në mesin e tyre për këtë.
Degëzim:
Dallimi mes Mesteve dhe Çorapeve.
Mestet: janë prej lëkure.
Çorapet: janë prej leshi, pëlhure, pambuku etj.
Çështja e dytë: Mes’hi mbi gjërat e paqëndrueshme është i lejuar unanimisht, qoftë në udhëtim apo në vend.
Këtë çështje e kanë kundërshtuar havarixhët dhe rafiditë duke e refuzuar. Ky kundërshtim i tyre nuk merret parasysh, por e përmendim nga këndi i sqarimit, dhe jo që merren në konsideratë.
Çështja e tretë: Obligohet që mestet (çorapet etj) të jenë mbulese e këmbëve, gjë e cila është më pajtueshmëri të dijetarëve.
Çështja e katërt: Gjykimi i mes’hit mbi këpucët sportive të cilat janë ndër nyjën e këmbëve.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
6
Kjo çështje i ka dy ndarje :
Nëse nuk ka të veshur meste (çorape etj), apo i ka të veshura, mirëpo janë poshtë nyjës, atëherë kjo është çështje e polemizuar në mesin e dijetarëve, Allahu i mëshiroftë!
Mendimi i parë: Nuk lejohet, sepse ajo nuk e mbulon këmbën të tërën, kjo është doktrina e katër medh'hebeve dhe Ibnu Tejmijes i cili ka sjellë pajtueshmëri, duke sqaruar këtë siç vijon:
1.1. Lehtësimi për mes’hin mbi meste (çorapë etj) ka ardhur mbi mestet të cilat e mbulojnë pjesën e obliguar, dhe është e obligueshme të ndalemi në parimin e lehtësimit.
1.2. Nëse nuk mbulohet pjesa e obliguar, për pjesën që ngelet e pambuluar duhet të gjykohet me larje dhe pjesa e cila mbulohet të gjykohet me mes’h, pra nuk lejohet bashkimi i larjes dhe mes’hit pa nevojë, kështu që mbizotëron larja, njëjtë sikur këmbët të jenë të dukshme.
1.3. Pjesa e obliguar e cila nuk mbulohet i ngjason sandaleve, për të cilat nuk merret në konsideratë lehtësimi.
1.4. Nuk quhen meste (çorape etj).
Mendimi i dytë: Lejohet, dhe kjo është doktrina e Euzaiut të cilën e ka zgjedhur Ibnu Hazmı dhe e kanë përcjellë El-Merdaviu dhe Ibnu Muflihi nga Ibnu Tejmije me argumentim të përgjithshëm ndaj mesteve (çorape etj) pa asnjë sasi dhe pa asnjë kusht.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
7
- Mendimi më i afërt: nëse themi se mos-mbulimi i nyjave të këmbës e pezullon emërtimin mest (çorape etj) atëherë më e sigurt është braktisja e saj.
Mirëpo nëse është dallimi mes grisjes se mestit (çorapit etj) në vendin e nyjës apo në ndonjë vend tjetër atëherë duhet më shumë sqarim dhe shqyrtim, nëse grisja është diçka e vogël apo e lehtë.
- Dhe tjetra: nëse mban meste (çorape etj) që mbulojnë nyjat dhe ai merr mest mbi to, i zbathë këpucët kurse gjykimi ngel mbi meste.
Çështja e pestë:A lejohet mes’hi mbi meste të grisura?
Ka dy gjendje:
1. Nëse e grisura është mbi nyjat e këmbës, nuk dëmton sepse ajo është jashtë vendit të obliguar.
2. Nëse e grisura është ndër nyjat e këmbës atëherë kjo çështje është e polemizuar në mesin e dijetarëve, Allahu e mëshiroftë!
2.1. Lejohet, kjo është doktrina e Theuriut, Ibni Mubarekut, Ibnu Ujejnes, Ibnu Mundhirit, gjithashtu është mendim i Shafi'iut në medh'hebin e tij të vjetër, i Ibnu Hazmit, Ibnu Tejmijes dhe Esh-Shenkitit.
2.2. Nuk lejohet, kjo është doktrina e Shafi'ijve dhe Hanbelive.
2.3. Lejohet në grisjet e lehta dhe nuk lejohet në ato të mëdhatë, kjo është doktrina e Hanefive dhe Malikive.
Mendimi më i afërt: Është mendimi i tretë, prova e kësaj është në veçimin e grisjes së vogël dhe grisjes së madhe, të njohur në traditë.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
8
Çështja e gjashtë: A lejohet mes’hi mbi mestet e tejdukshme dhe të holla?
Kjo çështje është e polemizuar në mesin e dijetarëve, Allahu i mëshiroftë!
Mendimi i parë: Lejohet, dhe kjo është doktrina e Davudit, Is'hakut, gjithashtu është transmetuar nga Ebu Jusufi dhe Muhamedi, dhe kjo është fjala e doktrinës Shafi'ite dhe Hanbelive, të cilin e ka zgjedhur Ibnu Tejmije dhe Ibnu Uthejmini, sepse ajo quhet mest. Ka thënë Imam Neveviu: Është transmetuar nga Omeri, Aliu Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mesti mbi çorapet e holla.) dhe ka thënë: ''Janë argumentuar ata të cilët e kanë lejuar mestet edhe nëse ato kanë qenë të holla, me hadithin e Mugirës, radiAllahu anhu, se Pejgamberi, sal Allahu alejhi ue selem, ka marrë mest mbi çorapet e tij dhe sandalet e tij”, dhe e njëjta nga Ebi Musa, duke e ngritur hadithin deri te Pejgamberi, sal Allahu alejhi ue selem.
Mendimi i dytë: Nuk lejohet, kjo është doktrina e Hanefive, Malikive, Shafi'ive dhe Hanbelive, sepse çorapet e Sahabëve kanë qenë të trasha.
Mendimi më i afërt: Nga ajo që na parapriu, mendimi më i afërt është mendimi i parë, sepse çështja nuk ka unanimitet të dijetarëve, që të thuhet për kundërshtuesin se ka sjellë fjalë të pabazë që nuk punohet me të.
Këto janë fjalët e doktrinave fikhore, kur paraqitet diversiteti, gjykimi për çështjet bëhet me argument të saktë, të qartë prej Kuranit, Sunetit dhe kuptimit të Sahabëve.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
9
Sepse këtu nuk është për qëllim shfaqja e imtësive të dukjes së jashtme, meqë nuk është për qëllim gjykimi i mbulimit të auretit (pjesës së turpshme) etj, porse qëllimi kryesor është t'i lehtësohet të ngarkuarit. Për arsye se është gjetur diversitet në mesin e sahabëve dhe nuk lejohet të paraprihet fjala e njërit mbi tjetrin, pos me argumente të qarta. Pra me argument të saktë, të qartë prej Kuranit, Sunetit dhe kuptimit të Sahabëve. Ndërsa Allahu e di më së miri.
Çështja e shtatë: Nuk lejohet mes’hi mbi sandale, kjo është mendimi i katër medh'hebeve, sepse sandalet nuk janë mbulues të këmbëve.
Çështja e tetë: Nuk është i detyruar mes'hi për këmbën artificiale (industrial) nëse mbi të ka mest, sepse në origjinë nuk obligohet për të larja e saj.
Çështja e nëntë: Nëse në njërën këmbë ka veshur mestin (çorape etj) kurse tjetra është e zhveshur, nuk lejohet të bëhet dallimi mes tyre, pra; njëra të lahet kurse në tjetrën të merret mest mbi të, sepse të dy këmbët janë sikur një organ i vetëm. Këtë e ka transmetuar Neveviu pa asnjë polemikë.
Çështja e dhjetë: Nëse njeriu ka vetëm një këmbë, lejohet të merret mest mbi të, sepse ai nuk e ka tjetrën.
Çështja e njëmbëdhjetë: Nëse ndodh që njëra këmbë të jetë e sëmurë, dhe nuk mundet ta pastrohet me ujë e as të merret mes’h mbi të, kurse këmba tjetër e shëndoshë, atëherë e shëndosha pastrohet fillimisht me ujë, vishet mesti dhe pastaj lejohet të merret mes’h mbi të.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
10
Çështja e dymbëdhjetë: Kushtëzohet për marrjen e mes’hit të vishen pasi të pastrohen këmbët, pra; abdest, me unanimitet të dijetarëve.
Çështja e trembëdhjetë: Lejohet mes’hi në mestet edhe nëse ata janë të ndaluara (haram) sikur: të jenë prej mëndafshi, apo të veshura në kohën e haxhit (duke qenë në ihram), ose të kenë fotografi të ndaluara. Kjo është mendimi i shumicës së dijetarëve, sepse këto gjëra të përmendura janë gjëra të ndara njëra prej tjetrës.
Çështja e katërmbëdhjetë: Nëse dëshiron t'i veshësh mestet (çorape etj), a duhet t'i veshësh pasi të pastrohet këmba e majtë?
Kjo çështje është e polemizuar në mesin e fukahave, Allahu i mëshiroftë:
Mendimi i parë: I vesh ato pasi ta pastron këmbën e majtë, sepse kjo është pastërtia e plotë, kjo është doktrina e shumicës së fukahave, duke u bazuar në fjalën e përgjithshme të Pejgamberit, sal Allahu alejhi ue selem: ''Lëri ata sepse unë i kam veshur në gjendjen e tyre të pastër, pastaj mori mes’h mbi ta.''(Muttefekun alejhi)
Mendimi i dytë: Lejohet pasi të pastrohet këmba e djathtë, e vesh mestin (çorapen etj) e këmbës së djathtë pasi ta pastrojë atë, dhe të majtës pasi ta pastroj atë. Kjo është doktrina e Hanefive dhe një mendim te Malikitë, gjithashtu një transmetim te Hanbelitë dhe doktrinë e Dhahirive. Ka thënë Ibnu Hazmi: ''Ky është mendim Jahja Ibnu Ademit, Ebi Theurit dhe Muzeniut, gjithashtu këtë mendim e ka zgjedhur Ibnu Tejmije.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
11
Kurse kjo çështje mban mundësinë e saktësisë së të dy mendimeve ngase ka mundësi argumentim për të dyjat.
Kurse mendimi më i afërt: Është mendimi i parë, për shkak të qartësisë së hadithit nga pamja e saj e jashtme.
Çështja e pesëmbëdhjetë: Nuk obligohet nijeti në çastin e veshjes së tyre sepse me vetë veshjen e tyre ai synon mes’hin mbi to, pra lejohet mes’hi edhe nëse nuk ka bërë nijetin e lartpërmendur, sikur veshja e rrobave për namaz etj.
Çështja e gjashtëmbëdhjetë: Mënyra e marrjes së mes’hit është e polemizuar në mesin e dijetarëve:
Mendimi i parë: Nëse fillon me mes’hin, fillon prej këmbës së djathtë pastaj të majtën, kjo është doktrina e Hanbelive sikur tek abdesti.
Mendimi i dytë: Fillon mes’hin në mënyrë të barabartë në të dy këmbët sikur me abdestin, nga doktrina e Hanefive, Shafi'ive dhe një prej mendimeve të Hanbelive.
Mendimi më i afërt: Të gjitha këto lejohen, cilido prej mendimeve që përdoret, lejohet, si pasojë e mospasjes së argumentit të qartë për shpjegimin e mënyrës dhe cilësisë së saj, kurse më e mira është mendimi i parë.
Çështja e shtatëmbëdhjetë: Nëse e fillon mes’hin nga ana e majtë pastaj të djathtën, kjo lejohet me unanimitet të dijetarëve, sepse të paraprihet e djathta sipas ixhamsë është e pëlqyeshme.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
12
Çështja e tetëmbëdhjetë:Cilësia e mes’hit është e polemizuar në mesin e dijetarëve Allahu i mëshiroftë:
Mendimi i parë: Sasia e kërkuar është tre gishta me gjatësinë dhe sipërfaqen e tyre. Kjo është doktrina e Hanefive.
Mendimi i dytë: Ai merr mes’h në sipërfaqen e saj të jashtme. Kjo është doktrina e Malikive.
Mendimi i tretë: Ai merr mes’h, në sasinë aq sa të emërtohet me emrin mest në kornizat e obligimit. Kjo është doktrina e Shafi'itëve.
Mendimi i katërt:Merr mes’h në sipërfaqen më të madhe të mestit. Kjo është doktrina e Hanbelive.
Mendimi më i afërt: Është mendimi i katërt, sepse sipërfaqja e saj është rëndë të përfshihet dhe në të ka vështirësi, pastaj ndoshta ndodhë të kesh cytje dhe dyshim, si pasojë e vështirësisë që e përmendëm. Andaj ai merr mes’h pjesët e dukshme të mestit deri në pjesën e poshtme të këmbës, dhe kjo është doktrina e shumicës së fukahave.
Çështja e nëntëmbëdhjetë: Nuk është e lejuar përsëritja e mes’hit mbi njërin mest, pra; të kalojë me dorë mbi mestin tri herë sikur në abdest, gjë për të cilën aludon unanimiteti i dijetarëve, dhe mospasja e argumentit për të kundërtën e saj.
Çështja e njëzetë: Nëse e pastron këmbën me ujë duke e pasur mestin e veshur (larjen e këmbës në këtë gjendje), mesti i tij në këtë rast është i saktë por njëkohësisht e urryer. Kjo është doktrina e shumicës së fukahave,
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
13
sepse ai ka sjellë gjënë e kërkuar duke ia shtuar shtesën nga ana e tij, këtë duke e krahasuar me larjen e kokës në vend të mes’hit, gjë e cila është e pranuar.
Çështja njëzet e një: Fillimi i kohës së mestit është e polemizuar në mesin e dijetarëve Allahu i mëshiroftë:
Mendimi i parë: Mesti i parë fillon pas papastërtisë, kjo është transmetim nga medh'hebi i Hanbelive të cilin e ka zgjedhur Ibnu Mundhiri dhe Neveviu.
Mendimi i dytë: Mesti i parë fillon prej papastërtisë së parë pas veshjes së mesteve. Kjo është doktrina e Hanefive, Shafi'ive dhe Hanbelive.
Përzgjedhje: Mendimi i parë, sepse fjala e Pejgamberit sal Allahu alejhi ue selem thotë: ''Merr mes’h udhëtari'' këtu çështjen e ka ndërlidhur me mes’hin dhe jo me papastërtinë.
Çështja njëzet e dy:Ai i cili i vesh mestet, dhe bëhet i papastër duke qenë vendas, pastaj del në udhëtim (fillon udhëtimin), atëherë i tilli (udhëtari) dhe vendasi lejohet të marrin mes’h, dhe kjo është doktrina e shumicës së fukahave, sepse ai ka filluar mes’hin duke qenë udhëtarë.
Çështja njëzet tre: Ai i cili i vesh mestet duke qenë vendas, pastaj udhëton, ai në të dyja gjendjet mer mest me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.
Çështja njëzet e katërt: Ai i cili i vesh mestet, pastaj bëhet i papastër dhe merr mes’h mbi to duke qenë vendas, pas kësaj fillon udhëtimin para se
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
14
ta plotësojë një ditë dhe një natë, atëherë kjo çështje është polemizuar në mesin e dijetarëve, Allahu i mëshiroftë:
Mendimi i parë: Ky udhëtar merr mes’h, dhe kjo është doktrina e Hanefive dhe një transmetim nga Hanbelitë dhe Ibnu Hazmi.
Mendimi i dytë: Merr mes’h vetëm duke qenë vendas, dhe kjo është doktrina e Shafi'ive dhe Hanbelive.
Mendimi më i afërt: Mendimi i parë, sepse këtij udhëtari, i takojnë lehtësimet e udhëtarit.
Çështja njëzet e pesë: Ai i cili i vesh mestet duke qenë udhëtarë, mbaron udhëtimin dhe bëhet vendas duke mos e plotësuar një ditë e një natë, atëherë i tilli merr mes’hin e vendasve, dhe kjo është doktrina e shumicës së dijetarëve.
Çështja njëzet e gjashtë: Nëse ndonjëri fillon mestin duke qenë udhëtarë, pastaj futet në vendin e vet (bëhet vendas), nëse tek ai prej ditës që ka marrur mest i kanë ngelur më pak se një ditë dhe natë, atëherë vazhdon të merr mes’h, e nëse ka mbaruar koha e caktuar atëherë ndalet nga marrja e mestit, sepse rrjedhimisht tek ai ka mbaruar gjykimi i të qenët udhëtarë.
Çështja njëzet e shtatë:A i i cili vesh mestet, apo në njërën këmbë mest kurse te tjetra çizme, apo diçka që e mbulon këmbën, gjendja e tillë ndahet në:
1.1 Nëse në njërën këmbë vesh mestin pastaj bëhet i papastër pas kësaj e vesh këmbën tjetër dhe mer mes’h mbi to, fillimi i të cilit bëhet njëjtë
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
15
me të parin, kjo është doktrina e Malikive dhe medh'hebi i vjetër i Shafi'iut, dhe thuhet (mendim i dobët): Nuk lejohet, kjo doktrinë është e shumicës së dijetarëve.
1.2 Ai vesh njërin mest pastaj vesh tjetrin para se të bëhet i papastër merr mes’h në pjesën më të lartë, kjo është doktrina e shumicës së dijetarëve.
1.3 Nëse vesh në njërën këmbë mestin, pastaj bëhet i papastër, pas kësaj vesh në këmbën tjetër mestin para se të marrë abdest, atëherë i tilli merr mest mbi këmbën e parë dhe jo në të dytën, sepse veshja e saj është bërë jo në gjendje pastërtie, dhe kjo është doktrina e katër medh'hebeve.
1.4 Nëse vesh dy meste njërën mbi tjetrën, pastaj merr mes’h mbi të dytën, pas kësaj largon njërën (dmth të dytën) mund të vazhdojë të merr mest mbi të parën, dhe kjo është doktrina e Hanefive dhe Malikive, sepse këta dy (meste) nuk kanë ndërlidhshmëri mes vete.
Mendimi më i afërt: Është mendimi i parë, sepse mes’hi zëvendëson larjen e këmbës në largimin e papastërtisë, dhe kështu veshja e tyre është bërë në gjendje pastërtie.
Çështja njëzet e tetë: Anuluesit e mesteve janë sikurse vijon:
Hadithi më i madh, dhe mbi të është ndërtuar ixhmaja, ka thënë Safuan Ibnu Asal, radiAllahu anhu: ''Na ka urdhëruar - Pejgamberi sal Allahu alejhi ue selem - që të marrim mes’h mbi meste, me kusht nëse i kemi veshur ato duke qenë të pastër, tri ditë nëse udhëtojmë, dhe një ditë e një nat nëse jemi vendas, dhe mos t'i zhveshim pos nëse bëhemi xhunub (të
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
16
papastër).'' (Transmeton Ahmedi, Ibnu Khuzejmeh, Tirmidhiu, Nesaiu, e kanë saktësuar.)
Kurse largimi i mesteve është polemizuar në mesin e dijetarëve Allahu i mëshiroftë:
Mendimi i parë: Largimi i mesteve pezullon gjykimin e mesteve mbi to, dhe kjo është doktrina e katër medh'hebeve, gjithashtu e ka përzgjedhur këtë mendim Ibnu Bazi.
Mendimi i dytë: Nuk e pezullon përderisa njeriu vazhdon të jetë i pastër, dhe kjo është përzgjedhja e Ibnu Hazmit, Ibnu Tejmijes, dhe Ibnu Uthejminit.
Ka thënë Ibnu Mundhiri në Eusatin e tij: Transmetohet nga En-Nekhaiju, Hasan El-Basriu, Atau, Ebi Alijeh, Katadeh, dhe Sulejman Ibnu Harbi; ka thënë Ibnu Abdil Berr në Temhidin e tij: '' Ka thënë Ibnu Ebi Lejla, nëse i zhvesh mestet, ai falet me këmbët zbathur dhe nuk i obligohet larja e këmbëve e as përsëritja e abdestit.'' Ka thënë En-Neveviu në Mexhmuin e tij: ''Ky mendim është mendimi i përzgjedhur dhe është më i fuqishëm.''
Mendimi më i afërt: Është mendimi i dytë, ngase anuluesi i tyre duhet të bëhet me argument, sepse origjina e saj është pastërtia dhe ajo nuk bëhet e papastër pos me bindje, dhe kjo është gjendje që parimisht është e pashmangshme. Kurse largimi i mesteve nuk e largon pastërtinë e atij që ka marrë mes’h, sikur ai i cili e ka rruar kokën pasi që ka marrë abdest.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
17
Çështja njëzet e nëntë: Çka duhet të bëjë ai i cili i zhvesh mestet te doktrina e katër medh'hebeve të cilët e besojnë pezullimin e mestit me zbathjen e tyre. Kjo çështje është e polemizuar në mesin e tyre, Allahu i Mëshiroftë:
1. Lahen vetëm këmbët pastaj falet dhe nuk obligohet përsëritja e abdestit dhe kjo është doktrina e Hanefive dhe një prej mendimeve të Shafi'iut në medh'hebin e tij të ri dhe një transmetim nga Ahmedi.
2. Lahen këmbët menjëherë pasi ti zhveshë mestet e nëse pas zbathjes së mesteve kalon kohë e gjatë atëherë përsëritet abdesti dhe kjo është doktrina e Malikive dhe një transmetim nga Ahmedi.
3. Prishet abdesti në tërësi dhe kjo është mendim i Shafi'iut në medh'hebin e tij të vjetër dhe është medh'hebi i Hanbelive.
Mendimi i përzgjedhur: Nuk prishet abdesti. Detyrimi i larjes së këmbëve si pasojë e zhveshjes së mesteve për shkak se abdesti i tij në këmbët e tij është prishur apo larguar kurse ka mbetur në pjesët e tjera të trupit, ky dallim në këtë formë nuk është i saktë; ose do të thuhet abdesti i tij është i saktë ose do të thuhet abdesti i tij është i pasaktë, kurse përpjesëtimi i abdestit në këtë formë është i kotë, siç ka thënë Ibnu Hazmi.
Degëzim: A është e njëjtë zbathja e një pjese të mestit sikur zbathja e tij në tërësi?
Përgjigje: Kjo çështje është e polemizuar në medh'hebin e Hanbelive.
Çështja ndërlidhet në mbarimin e kohës, dhe është sikur çështja paraprake në gjykimin dhe polemikën e saj.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
18
Çështja e tridhjetë: Nese zhvesh mestin në periudhën apo kohën kur vlen ende mesti pastaj përsëri i vesh ato.
Kjo çështje është e polemizuar:
1. Nuk e prish gjykimin e mestit sepse veshja e tyre është bërë në gjendje të pastër.
2. Nuk lejohet, sepse nuk i ka veshur pasi është pastruar me ujë (abdest, gusëll).
Të dy mendimet mund të jenë të sakta kurse përzgjedhja e njërës prej tyre duhet të bëhet me kujdes.
Çështja tridhjetë e një:A mund të përsëritet koha e mestit prej në fillim?
Përgjigje: Po, nëse vërtetohet saktësia e përsëritjes së veprës.
Çështja tridhjetë e dy: Ai i cili merr mes’h me harresë pasi t'i ketë mbaruar koha e caktuar, obligohet që ta përsërisë namazin edhe pse pastërtia nuk prishet me harresë. [Megjithatë obligohet përsëritja e namazit sepse kjo çështje i përket kaptinës së urdhrave].
Çështja tridhjetë e tre: Atij të cilit i futet dyshimi në fillimin e kohës së mestit, bindjen e tij e ndërton në më të përafërtën tek e cila nuk ka dyshim, sikur ai i cili dyshon se a duhet ta falë drekën apo ikindinë, e fal ikindinë sepse ajo është bindja e tij e sigurt.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
19
Çështja tridhjetë katër: Periudha e mes’hit është e polemizuar në mesin e dijetarëve, Allahu i mëshiroftë:
1. Vendasi merr mes’h një ditë dhe një natë kurse udhëtari tri ditë dhe tri net dhe kjo është mendimi i shumicës së fukahave dhe një transmetim nga Maliku.
2. Nuk ka kohë të caktuar dhe kjo është medh'hebi i Malikut si dhe mendim i Shafi'iut në medh'hebin e tij të vjetër.
3. Bie periudha e caktuar në gjendje të jashtëzakonshme dhe kjo është përzgjedhja e Ibnu Tejmijes.
Mendimi i përzgjedhur: Është mendimi i parë, sepse Aliu radijall-llahu anhu, ka thënë: Pejgamberi sal-laAllahu alejhi ue sel-lem ka caktuar tri ditë dhe tri net për udhëtarin dhe një ditë e një natë për vendasin.
(Transmeton Muslim dhe të tjerët, gjithashtu është transmetuar nga Ibni Omeri, Ibni Mes'udi dhe Ibni Abbasi radiAllahu anhum sikur që e transmeton Abdurrezaku)
Neve i përgjigjemi hadithit të Ukbetu Ibnu Amirit radiAllahu anhu se ai ka marrë mes’h prej xhumasë deri në xhumanë e ardhshme, kurse Omer Ibnu Hattabi i ka thënë: "E ke qëlluar sunnetin".
Transmeton Darekutni dhe Hakimi sikur që vijon:
a) Hadithet të cilat aludojnë në caktimin e kohës janë më shumë dhe më të sakta dhe ato të transmetuara në tërësi nga Pejgamberi, sal-laAllahu alejhi ue sel-lem, kurse hadithi i Pejgamberit është më parësor se fjala e sahabiut. Caktimi i kohës gjithashtu është transmetuar nga Omeri radijall-
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
20
llahu anhu, kjo është më e njohura dhe e cila pajtohet me sunnetin dhe i jepet përparësi.
b) Fjala ‘’prej sunnetit’’ është e veçantë (nga të gjitha mendimet) sikur që ka thënë Darakutni.
c) Po të supozojmë se një gjë e tillë vërtetohet, atëherë bartet në gjendjet e jashtëzakonshme, në gjendjet kur nuk ka mundësi të gjejë ujë.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
21
Mesti mbi çallmë dhe shami
Çështja tridhjetë e pesë: A lejohet mes’hi mbi çallmë?
Kjo çështje është e polemizuar në mesin e dijetarëve, Allahu i mëshiroftë:
Mendimi i parë: Nuk lejohet, dhe ky është mendimi i shumicës së fukahave, sepse nuk ka argument.
Mendimi i dytë: Lejohet, me kusht që gjatësia e çallmës të jetë deri në pjesën e fytit, dhe gjithashtu për gruan mesti mbi shami, me kusht që gjatësia e saj të jetë deri në pjesën e fytit. Është mendimi i Hanbelive dhe Ibnu Hazmit, sepse Pejgamberi sal Allahu alejhi ue selem ka marrë mes’h mbi pjesën e përparme të kokës mbi çallmë dhe mbi meste. (transmeton Muslimi) dhe gjithashtu është transmetuar nga Ummu Selemete radiAllahu anha se ajo ka marrë mes’h mbi shami. (transmeton Abdurrezaku)
Mendimi më i afërt: Lejohet, nga këndi i largimit të vështirësive sikur që e kemi përmendur, duke krahasuar dhe bartur me mes’hin mbi mest, dhe si pasojë e mospasjes argument për këtë gjë, nuk obligohet gjatësia e përmendur.
Çështja tridhjetë gjashtë: Nuk është kusht veshja e çallmës apo shamisë të jetë pas pastërtisë, dhe kjo është transmetim nga Ahmedi, të cilin e ka zgjedhur Ibnu Hazmi dhe Ibnu Tejmije.
Është thënë (mendim i dobët): Kushtëzohet, dhe është mendim i Hanbelive sikur te mestet.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
22
Mendimi më i saktë: Është mendimi i parë, sepse nuk ka argument për kushtëzim, dhe rrjedhimisht origjina kthehet në mosveprim.
Çështja tridhjetë e shtatë: Në mendimin më të saktë të dijetarëve, për çallmat dhe shamitë nuk ka kohë të caktuar, sepse nuk ka argument për një gjë të tillë. Pejgamberi, sal Allahu alejhi ue selem, ka marrë mest mbi çallmë dhe nuk ka caktuar kohë për të.
Çështje tridhjetë e tetë: Zhveshja e çallmës dhe shamisë nuk e prishë mestin, dhe kjo është më e sakta. Këtë mendim e ka zgjedhur Ibnu Hazmi, Ibnu Tejmije, sepse nuk ka argument për një gjë të tillë.
Çështja e tridhjetë e nëntë: Nuk lejohet mes’h mbi ''Shimag'' (Shall i kuq i meshkujve në saudi) e as mbi ''Takijeh'' apo ajo që në gjuhën e fukahave quhet me emrin ''Kubba'ah'' dhe '' Kalansuveh'' (Kapuç i bardhë prej leshi), dhe kjo është doktrina e shumicës së fukahave, sepse në largimin e tyre nuk ka vështirësi.
Çështja e katërdhjetë: Merr mes’h mbi kapuçin i cili e mbulon kokën, veshët dhe qafën, sepse në zhveshjen e tyre ka vështirësi, sikur çallma e njohur tek arabët. Mirëpo nëse nuk gjen vështirësi në zhveshjen e tyre, më e mira është braktisja e mestit mbi ta.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
23
Mesti mbi allçi
(pluhur i bardhë prej gjipsi të pjekur, që ngurtësohet pasi njomet me ujë)
Çështja katërdhjetë e një: Mes’hi mbi allçi lejohet. Dhe kjo është doktrina e Ebu Jusufit, e Hanefive, Malikive, Mendim i Shafi'ive në medh'hebin e tij të vjetër dhe mendim i Hanbelive, duke krahasuar sikur mbi meste dhe çallmë, kurse ajo që është transmetuar prej argumenteve të mes’hit mbi fashat që mbulojnë gërvishtjet apo prerjet, argumentet e tilla duhet të shqyrtohen.
Çështja katërdhjetë e dy: Nuk kushtëzohet për allçit të vendosen (vishen) pas pastërtisë, kjo është medh'hebi i Hanefive dhe Malikive.
Është thënë (mendim i dobët): Kushtëzohet, dhe kjo është mendim i Shafi'ive dhe Hanbelive.
Mendimi më i afërt: Është mendimi i parë, sepse nuk ka argument për të kundërtën e saj, dhe se nuk është krahasimi valid me mestet e këmbës, ngase mes tyre dyjave ka dallim.
Çështja katërdhjetë e tre: Merr mes’h mbi allçi qoftë në pa pastërinë e vogël (nevojë e madhe dhe e vogël) apo në papastërtinë e madhe (xhunubllëku), dhe kjo me pajtueshmërinë e katër medh'hebeve, sepse mes’hi mbi allçi është i domosdoshëm, kurse në domosdoshmëri nuk ka dallim mes papastërtisë së vogël dhe të madhes, përdallim nga mes’hi mbi mestet e këmbës, sepse kjo është për lehtësim.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
24
Çështja katërdhjetë e katër: Obligohet mes’hi duke e përfshirë allçinë në tërësi, dhe kjo është mendim i Hanefive dhe Medh'hebi i Malikive, Shafi'ive dhe Hanbelive.
Është thënë (mendim i dobët): Nuk obligohet, dhe kjo është mendim i Shafi'ive.
Mendimi i përzgjedhur: Mendimi i parë, sepse për këtë aludon hadithi i njeriut të plagosur, dhe ajo është fjala: ''Merr mes’h mbi të.'' (transmeton Ebu Davudi, kurse saktësia e hadithit është e polemizuar). Kjo përmbledh çdo allçi në çdo kënd.
Çështja katërdhjetë e pesë: Nëse allçia është e vendosur në këmbë, a duhet të trajtohet sikur mesti i thjeshtë apo sikur allçi?
Ajo trajtohet sikur allçi.
Çështja katërdhjetë e gjashtë: Mes’hi mbi allçi nuk ka kohë të caktuar, por merret mes’h mbi të derisa të shërohet, dhe kjo çështje është me pajtueshmëri të katër medh'hebeve, sepse nuk ka argument për veçimin e ndonjë kohe të caktuar.
Çështja katërdhjetë e shtatë: Mes’hi mbi allçi, me pajtueshmëri të dijetarëve, bëhet vetëm njëherë, sepse është sikur mes’hu mbi kokë, mestet e këmbës, dhe se është pastërti e lehtë.
Çështja katërdhjetë e tetë: Në ditët e sodit fashat të cilët vendosen pas operacioneve, ose lidhjet sikur mbështjellës (ngjason fashave)
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
25
apo shirita që në gjuhën e mjekëve quhet ''Allçi mjekësore'' etj. Të gjitha këto, aludojnë për lejimin e mes’hit mbi to, krahasohen me allçinë e lartpërmendur (të njohur).
Çështja katërdhjetë e nëntë: A prishet abdesti me largimin e allçisë?
Gjykimi i saj është sikur gjykimi i zhveshjes së mesteve, me gjithë mospajtimet dhe fjalët e përzgjedhura që janë aty, sikur që i kemi përmendur.
Çështja e pesëdhjetë: A lejohet mes’hi mbi duart që janë me këna?
Kjo çështje është e polemizuar në mesin e dijetarëve, Allahu i mëshiroftë:
Mendimi i parë: Nuk lejohet, dhe kjo është doktrina e Malikive, Shafi'ive dhe Hanbelive.
Mendimi i dytë: Mes’hi mbi to lejohet. Ky është medh'hebi i Hanefive, gjithashtu këtë mendim e ka zgjedhur Ibnu Bazi e Ibnu Uthejmini, Allahu i mbuloftë me rahmetin dhe faljen e Tij, janë argumentuar me atë që është transmetuar nga Hafsa, radiAllahu anha, që ka thënë: I thashë Pejgamberit, sal Allahu alejhi ue selem: Çka është puna e njerëzve që janë zhveshur prej ihramit kurse ti ende nuk e ke kryer umren? Tha: Unë e kam dërguar kurbanin tim (për t'u therur), e kam rruar (dhe lyer) kokën time, nuk zhvishem nga ihrami im derisa ta kryej haxhin. (transmeton Muslimi)
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
26
kurse te Ebu Davudi shënon (e ka rruar kokën dhe e ka lyer me mjaltë) mirëpo në këtë transmetim ka dobësi).
Gratë e Pejgamberit, sal Allahu alejhi ue selem, i kanë lyer kokat (fytyrat) e tyre me këna, dhe nuk është transmetuar prej tyre se janë urdhëruar ta largojnë atë për abdest, me gjithë nevojën e madhe që paraqitet, sepse detyrimi i tyre për një gjë të tillë shfaq vështirësi, në shumicën e rasteve ato ndjejnë nevojë për t'u zbukuruar me të, andaj pastërtia e kokës, si pasojë e papastërtisë së vogël, është e ndërtuar mbi lehtësim, dhe rrjedhimisht mjaftohet duke marrë mest mbi të, dhe nuk obligohet larja e saj. Kjo është ajo që aludon për këtë çështje.
Kurse unë përgjigjem për hadithin e përmendur duke thënë: Me këtë hadith argumentimi bëhet në rastet e domosdoshme, sikur që kanë cituar për këtë Malikitë.
Çështja pesëdhjetë një: Gjithashtu kanë gjykimin të njëjtë sikur që e përmendëm më lartë, Xhelet (lëngjet e mpiksura) dhe ngjitëset e ndryshme, dhe të ngjashmet me to.
Çështja pesëdhjetë e dy: Nëse ndodh që plaga mos të ketë allçi, çka duhet të bëhet?
E para: Nëse pamundësohet marrja e gusllit, atëherë merret tejemum, dhe kjo është doktrina e Shafi'ive dhe Hanbelive.
E dyta: Nëse pamundësohet marrja e gusllit, atëherë merret mes’h, e nëse vazhdon të pamundësohet atëherë merret tejemum, kjo është përzgjedhja e hoxhës tonë Ibnu Uthejminit.
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
27
Mendimi më i afërt është: Mendimi i dytë, sepse fjala e Lë lartësuarit thotë: ''Kini frikë Allahun sa të keni mundësi.''
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
28
Përfundim
Lusim Allahun të na jep kuptimë në fe, dhe sukses në pasimin e Pejgamberit, sal Allahu alejhi ue selem, kërkojmë prej Tij mirësi dhe pastërti për zemrat tona dhe zemrat e familjeve tona, krenari dhe fitore për Islamin dhe muslimanët e shtypur, vetëm Ai na mjafton, e sa mbështetës i mirë që është!
Ai që mjaftohet me të Dashurin e tij, vetëm se e ka fituar qëndrimin dhe i ka mjaftuar, i ka ndihmuar dhe i ka dhënë fitore Ai. E sa Mbikëqyrës e Ndihmës i mirë është Ai!
PËRMBLEDHJA E SHKURTËR MBI RREGULLAT E MES’HIT
29
Titulli i Librit:Përmbledhja e shkurtër mbi rregullat e mes’hit
Autor:Fehd Ibnu Jahja El-Amarij
Përkthyes:Abdulkadir Musa